{"id":251080,"date":"2022-04-13T14:36:48","date_gmt":"2022-04-13T12:36:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=251080"},"modified":"2022-04-13T14:36:48","modified_gmt":"2022-04-13T12:36:48","slug":"ben-blushi-si-mund-te-ndihmoje-ukraina-te-bashkohemi-me-kosoven-dhe-me-europen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ben-blushi-si-mund-te-ndihmoje-ukraina-te-bashkohemi-me-kosoven-dhe-me-europen\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: SI MUND T\u00cb NDIHMOJ\u00cb UKRAINA T\u00cb BASHKOHEMI ME KOSOV\u00cbN DHE ME EUROP\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari dhe botuesi Ben Blushi, p\u00ebrmes nj\u00eb analize t\u00eb gjat\u00eb shkruan p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai merr shkas nga lufta q\u00eb po zhvillohet prej gati dy muajsh n\u00eb Ukrain\u00eb dhe k\u00ebrkesa e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Donbasin dhe Luhanskun.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, analiza e plot\u00eb e tij:<\/p>\n<p>SI MUND T\u00cb NDIHMOJ\u00cb UKRAINA T\u00cb BASHKOHEMI ME KOSOV\u00cbN DHE ME EUROP\u00cbN<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy komplekset kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>E para, q\u00eb jemi t\u00eb vegj\u00ebl. Pra jemi nj\u00eb vend pa pesh\u00eb, q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb prokopi, s\u2019ka shpikur asgj\u00eb, s\u2019ka patur ekonomi t\u00eb fort\u00eb, nuk ka patur ushtri, nuk ka pushtuar dot nj\u00eb vend tjet\u00ebr, por vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb pushtuar dhe prandaj ka humbur territore dhe popullsi, e prandaj nuk ka patur mund\u00ebsi t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr fatet e veta e jo m\u00eb p\u00ebr ato t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kompleksi i territorit. Kompleksi i dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb kompleksi i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb. Megjith\u00ebse jemi europian\u00eb nuk jemi ndjer\u00eb pothuajse kurr\u00eb t\u00eb till\u00eb. Jemi pushtuar nga Lindja, jemi pushtuar nga Per\u00ebndimi, por asnj\u00ebra pal\u00eb nuk na ka njohur si europian\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb gjeneza e problemeve tona. \u00cbsht\u00eb n\u00ebna e t\u00eb gjitha problemeve. Ku jemi? A jemi ata q\u00eb mendojm\u00eb se jemi? A mendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt se ne jemi, ata q\u00eb nuk jemi? A jemi ata q\u00eb besojm\u00eb se jemi? Normalisht nj\u00eb vendi i duhen shekuj p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga komplekset q\u00eb ka dhe shekujt n\u00eb rastin ton\u00eb kan\u00eb kaluar. Por po ashtu, nj\u00eb vendi i duhet dhe pak fat, q\u00eb ne s\u2019e kemi patur.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse un\u00eb nuk kam shum\u00eb besim se mund t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb shpejt nga komplekset tona, ndoshta fati po na troket n\u00eb der\u00eb. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e fatit t\u00eb kthyesh\u00ebm. Sot Europa ka vet\u00ebm nj\u00eb shqet\u00ebsim. Si t\u00eb bashkohet, t\u00eb mblidhet rreth vetes, t\u00eb forcoj\u00eb kufinjt\u00eb p\u00ebr tu mbrojtur nga Rusia. Kjo krijon natyralisht nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb uniteti q\u00eb europian\u00ebt nuk e kan\u00eb shum\u00eb natyrale. Uniteti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virtyt europian, nd\u00ebrsa p\u00ebr\u00ad\u00e7arja \u00ebsht\u00eb vesi i tyre. E megjithat\u00eb, Europa sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr vende tampon n\u00eb kufi me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Finlanda, Ukraina, Balltiket, Ballkani n\u00eb pergjith\u00ebsi, jan\u00eb zona tampon. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb edhe n\u00ebse luftohet n\u00eb keto zona, nuk luftohet n\u00eb Gjermani, n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb Holland\u00eb apo Itali. S\u00eb fundi, Finland\u00ebs dhe Suedis\u00eb po u k\u00ebrkohet ti bashkohen Natos. Ajo q\u00eb mund t\u00eb parashikohet leht\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb se Europa mund t\u00eb shpejtoj\u00eb procesin e zgjerimit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Me Shqip\u00ebrin\u00eb, Maqedonin\u00eb dhe Malin e Zi. N\u00ebse ky gjykim kthehet n\u00eb aksion, Shqip\u00ebria ka shanse t\u00eb kapercej\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit pengesa t\u00eb cilat ia vuri vetes, apo t\u00eb tjer\u00ebt ia vun\u00eb asaj n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nevoja p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe mund ta favorizoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por m\u00eb von\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky do ishte nj\u00eb shp\u00ebrblim i madh p\u00ebr njer\u00ebz si un\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn nga komunizmi n\u00eb mosh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre sot, dhe mund t\u00eb b\u00ebhen formalisht europian\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb tyre dje. Megjith\u00ebse jam rritur me besimin, se p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se Europa, n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb vjet zhg\u00ebnjime, kam m\u00ebsuar di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb detyron t\u00eb jem nj\u00eb besimtar i t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Mos i beso kurr\u00eb Europ\u00ebs. Sa m\u00eb af\u00ebr duket, aq m\u00eb larg \u00ebsht\u00eb. N\u00ebse varka p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvendosur nga Mesdheu n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb Detin e Zi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi ne shqiptar\u00ebt do gjenim nj\u00eb ngush\u00ebllim. Sa her\u00eb rus\u00ebt zbresin n\u00eb Europ\u00eb, ne humbim di\u00e7ka. Shpresoj t\u00eb mos jet\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e kaluar, kur rus\u00ebt zbrit\u00ebn dhe luftuan n\u00eb Europ\u00eb, ne u b\u00ebm\u00eb nj\u00eb vend komunist. Ndoshta fati e do q\u00eb her\u00ebn e dyt\u00eb, kur ata kan\u00eb zbritur n\u00eb Ukrain\u00eb, ne mund t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb shtet europian. Si\u00e7 thash\u00eb, ndoshta mund t\u00eb jen\u00eb dy avantazhet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>E para, mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi m\u00eb shpejt, duke hequr qafe fjal\u00ebn e sh\u00ebmtuar integrim q\u00eb ngjan me ingranim. Sikur shtypesh nga nj\u00eb ingranazh dhe deformohesh. Ne nuk duam m\u00eb t\u00eb integrohemi. Ne duam t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi. Me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>N\u00ebse ukrainasit jan\u00eb vrar\u00eb edhe p\u00ebr ne, ua kemi borxh. Ukraina mund ta ket\u00eb nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga rivaliteti historik me Serbin\u00eb. Nj\u00eb dekret europian i pashkruar, q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb fuqi, thoshte se pa u zgjidhur \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs, as Shqip\u00ebria as Serbia nuk do mund t\u00eb hynin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Ukraina p\u00ebr h\u00ebr\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, mund ta ket\u00eb grisur k\u00ebt\u00eb dekret t\u00eb shkruar nga anglez\u00ebt, francez\u00ebt dhe rus\u00ebt, pas luft\u00ebrave me nj\u00ebri- tjetrin. Duke u rreshtuar me Per\u00ebndimin kund\u00ebr Rusis\u00eb, Shqip\u00ebria mund t\u00eb ket\u00eb avancuar n\u00eb gar\u00ebn e vjet\u00ebr me Serbin\u00eb. Nd\u00ebrsa, kjo e fundit pa dyshim q\u00eb ka humbur.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb europian\u00ebt kan\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kjo: A mund ti jepet e drejta e vot\u00ebs Serbis\u00eb, n\u00eb Bashkimin Europian, n\u00eb kushtet kur ajo nuk \u00ebsht\u00eb autonome nga Rusia? Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Putin t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vetos \u00e7do dit\u00eb n\u00eb vendimarrjen e Bashkimit Evropian. Ky tmerr p\u00ebr europian\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ferr. Edhe n\u00eb gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb betej\u00ebn e Ukrain\u00ebs, Serbia ka humbur jo vet\u00ebm n\u00eb raport me Shqiperin\u00eb por edhe me Kosov\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb avantazhi i dyt\u00eb n\u00eb qiellin europian t\u00eb Ukrain\u00ebs, ku Kosova mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb horizont m\u00eb i af\u00ebrt p\u00ebr ne. Kur flas p\u00ebr Kosov\u00ebn, nuk e kam fjal\u00ebn q\u00eb ky shtet, mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb diplomatikisht duke zgjeruar list\u00ebn e njohjeve.<\/p>\n<p>E \u00e7far\u00eb i duhet Kosov\u00ebs n\u00ebse e njohu Qipro apo jo? Dhe bashk\u00eb me Qipron Greqia apo Spanja? Fitoret diplomatike sot duken si qershi pa tort\u00eb. Pra nuk kan\u00eb vler\u00eb, sepse nuk t\u00eb ngopin. Kosova ka vet\u00ebm nj\u00eb dalje nga hallet e nj\u00eb vendi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pa det, me ekonomi modeste, me shum\u00eb emigracion dhe me aq shum\u00eb presion kufitar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. T\u00eb bashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky do ishte nj\u00eb shp\u00ebtim p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe natyrisht edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend m\u00eb i madh me 5 milion banor\u00eb, me det dhe me nj\u00eb diaspor\u00eb pothuajse 3 milion, e cila do energjizohej nga bashkimi komb\u00ebtar, do ishte nj\u00eb vend i fuqish\u00ebm dhe jo vet\u00ebm i respektuesh\u00ebm. Dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. N\u00ebse Dombasi dhe Luhansku i bashkohen Rusis\u00eb, pse jo Kosova t\u00eb mos i bashkohet Shqip\u00ebris\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb seminar, n\u00eb debatin diplomatik t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Kur Rusia k\u00ebrkon pavar\u00ebsi, p\u00ebr Dombasin dhe Luhanskun, dy territore t\u00eb Ukrain\u00ebs me shumic\u00eb ruse, ajo merr p\u00ebr shembull shk\u00ebputjen me dhun\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. Putini luftoi n\u00eb Krime dhe sot n\u00eb Dombas dhe Luhansk me flamurin e Kosov\u00ebs, pra duke marr\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Per\u00ebndimi, si shembull. Nga ana tjet\u00ebr, kur Per\u00ebndimi k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb rendin e ngurt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fuqi, sipas t\u00eb cilit, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb ndryshime kufinjsh, merr p\u00ebr shembull Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, q\u00eb rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar mos vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje, Kosova dhe Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb bashkohen. K\u00ebt\u00eb thot\u00eb Per\u00ebndimi dhe Rusia. Dhe ne e pranojm\u00eb. Por luft\u00ebrat b\u00ebhen q\u00eb rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Prandaj arsyet e vjetra kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Ose do bien.<\/p>\n<p>Kush ka sot nj\u00eb arsye bind\u00ebse, se pse Shqip\u00ebria me Kosov\u00ebn nuk duhet t\u00eb bashkohen? A mund ta pretendoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb gjerman? Jo. A mund ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb rus? Sigurisht q\u00eb jo. Po pse duhet ta thot\u00eb nj\u00eb grek apo nj\u00eb italian apo nj\u00eb belg? Absolutisht jo.Prandaj ka ardhur koha p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend m\u00eb i fort\u00eb dhe m\u00eb vital, hap\u00ebsirat dhe pasurit\u00eb e t\u00eb cilit na mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar k\u00ebtu dhe p\u00ebr t\u00eb mos ikur. Madje na mjaftojn\u00eb edhe p\u00ebr tu kthyer n\u00ebse kemi ikur. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori, nuk na ka ndodhur q\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt luftojn\u00eb ne fitojm\u00eb. Ndoshta \u00ebsht\u00eb ky rasti. Ka ardhur koha t\u00eb pengojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb na pengojn\u00eb t\u00eb zmadhohemi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ne vet\u00eb mund ta pengojm\u00eb bashkimin dhe mes nesh nuk ka pak q\u00eb do e b\u00ebjn\u00eb, kur ti vij\u00eb koha, por kjo frik\u00eb nuk mund ta sh\u00ebmtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr tu rritur. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr tu zmadhuar. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr tu bashkuar. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb europian\u00eb. Si\u00e7 jemi. Si\u00e7 duhet t\u00eb jemi. Si\u00e7 do jemi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari dhe botuesi Ben Blushi, p\u00ebrmes nj\u00eb analize t\u00eb gjat\u00eb shkruan p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai merr shkas nga lufta q\u00eb po zhvillohet prej gati dy muajsh n\u00eb Ukrain\u00eb dhe k\u00ebrkesa e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Donbasin dhe Luhanskun. M\u00eb posht\u00eb, analiza e plot\u00eb e tij: SI MUND T\u00cb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":251082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-251080","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251080\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/251082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}