{"id":252130,"date":"2022-04-18T14:14:49","date_gmt":"2022-04-18T12:14:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=252130"},"modified":"2022-04-18T14:27:16","modified_gmt":"2022-04-18T12:27:16","slug":"dylgjeri-fuga-te-na-sqaroje-ciles-propagande-gjermane-i-ngjason-agjencia-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dylgjeri-fuga-te-na-sqaroje-ciles-propagande-gjermane-i-ngjason-agjencia-e-tij\/","title":{"rendered":"Dylgjeri: Fuga t\u00eb na sqaroje cil\u00ebs propagande gjermane i ngjason Agjencia e Tij?"},"content":{"rendered":"<p>Endri Fuga, drejtor i agjencis\u00eb kontroverse p\u00ebr Median dhe Informacionin, q\u00eb njihet ndryshe edhe si Ministria e Propagand\u00ebs, deklaroi para pak dit\u00ebsh se ky institucion bazohet te modeli gjerman.<\/p>\n<p>Edi Rama ka vendosur t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb Ministri t\u00eb Propagand\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur liria e medias n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb dhe qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kritika p\u00ebr munges\u00eb transparence.<\/p>\n<p>Agjencia EurActiv, versioni gjermanisht, thot\u00eb se pretendimi i Fug\u00ebs se duan t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb agjenci sipas modelit gjerman, nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>Lidhur me kt\u00eb ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook shkruan q\u00eb EurActiv ka 100% t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se Agjencia shqiptare nuk p\u00ebrngjet aspak me at\u00eb gjermane teksa i k\u00ebrkon Endri Fug\u00ebs t\u00eb sqaroj se cil\u00ebs propagande gjermane i ngjason agjencia e tij.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb nga Ylli Dylgjeri:<\/p>\n<p>Euroactiv ka 100% te drejte kur thote se Agjencia shqiptare nuk perngjet me ate gjermane.<\/p>\n<p>Po, Agjencia e Propagandes e krijuar nga Rama nuk ka ngjashmeri me ate gjermane sot. Ka tjeter permase lire e kriteresh Agjencia gjermane e lajmeve. Nese kerkon krahasim mund te na sqaroj se<\/p>\n<p>ngjashmerine e ka, por me thelle ne historine e gjermanise. Pikat e takimit te saj sot jane me Ministrine e Propagandes Gebelsiane.<\/p>\n<p>Pra, jo te\u00a0 gjermanise sotme.<\/p>\n<p>Pse do me thoni ?<\/p>\n<p>Me ardhjen e Rames ne pushtet<\/p>\n<p>u centralizua edhe propaganda. U lidh fjala. Ngriu. Vetem Kryeministri del ne publik e flet pa fund. Ministrat u frenuan, drejtoret u ngrine. U larguan nga administrata e larte specialistet per 4 vargje te shkruara ne FB. U denua nga Kryeministri me 60 dite ngrirje gazetarja pse e pyeste Ate.<\/p>\n<p>Media pesoj deformimet e veta me lirine e fjales.<\/p>\n<p>TV e me pas me shtypin i shkruar shkoj drejt falimentit nese nuk informonte si Qeveria. U centralizua gjithshka. U blene analistet.<\/p>\n<p>Cdo kush sot e sheh kete centralizim te Top Channel, te Klan, te Vizion Plus, Report TV, etj, etj.<\/p>\n<p>Na kujtohen me ironi pershendetjet e djeshme te Rames: &#8220;Te fala Sandrit&#8221;, dhe me pas binjakezimi me te kur Ai erdhi ne qeverisje. Na kujtohet kujdesi permanent per emrime i\u00a0 gazetareve te Topit\u00a0 dhe drejtuesve te Tij ne sektoret dhe institucionet shtetrore, per te vazhduar me pas me banaqet e blinduara ne TV-te\u00a0 shqiptare me sejmenet e Rames.<\/p>\n<p>Mjaftojne keto per te kuptuar rivendosjen tinez dhe me pas hapur te fjales propagande ne Mardhenjet Publike. E fjales popull ne vend te fjales publik.<\/p>\n<p>Edi Rama punoi ne keto vite tinezisht me agjitpropin e Tij.<\/p>\n<p>Kudo ne Ministrite e linjes drejtuesit e mardhenieve publike miratoheshin me pare nga zyra e propagandes se Kryeministrit per te filluar pune. Po ashtu edhe lajmi qe trasmetonin ishte i diktuar e miratuar. Radikalizimi kaloi cdo prag. U ble media nga kompanite mafioze te inceneratoreve. Shifrat e honorareve dhe pagesave me bordero nga to, jane maramendese. Drejtuesit e larte te Administrates\u00a0 Publike u zhduken nga komunikimi ne media me Publikun.<\/p>\n<p>Ne Kryeministri u shkri Drejtoria e Informacionit Shtypit dhe Letrave e perbere nga 12 punonjes te sherbimit civil e me\u00a0 pas u atashua prane ATSH-se. Ishte kjo levizje tranzite e zyres qe<\/p>\n<p>u zevendesua sot me nje Agjenci ne format Ministrie me 69 punonjes militante me &#8220;gjak Fuge&#8221;. Kjo shihet ne mbulimin, markimin e lajmit te portaleve dhe informacionit te politizuar e te pergjysmuar, qe pergenjeshtrohet me pas nga mediat serioze nderkombetare. Jane keto pergenjeshtrime qe sot nxjerrin zbuluar lajmin fake te Kryeministrit dhe idealizmin e deklaruar te Fuges.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Endri Fuga, drejtor i agjencis\u00eb kontroverse p\u00ebr Median dhe Informacionin, q\u00eb njihet ndryshe edhe si Ministria e Propagand\u00ebs, deklaroi para pak dit\u00ebsh se ky institucion bazohet te modeli gjerman. Edi Rama ka vendosur t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb Ministri t\u00eb Propagand\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur liria e medias n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb dhe qeveria \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":252135,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-252130","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=252130"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252130\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/252135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=252130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=252130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=252130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}