{"id":252654,"date":"2022-04-20T18:41:17","date_gmt":"2022-04-20T16:41:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=252654"},"modified":"2022-04-20T18:41:17","modified_gmt":"2022-04-20T16:41:17","slug":"do-te-rikthehet-ne-syte-e-shqiptareve-si-engjell-gjiknuri-i-pergjigjet-berishes-do-mbahesh-mend-si-arkitekti-i-kolapsit-financiar-ne-sektorin-energjetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/do-te-rikthehet-ne-syte-e-shqiptareve-si-engjell-gjiknuri-i-pergjigjet-berishes-do-mbahesh-mend-si-arkitekti-i-kolapsit-financiar-ne-sektorin-energjetik\/","title":{"rendered":"\u201cDo t\u00eb rikthehet n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve si engj\u00ebll\u201d, Gjiknuri i p\u00ebrgjigjet Berish\u00ebs: Do mbahesh mend si arkitekti i kolapsit financiar n\u00eb sektorin energjetik\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Damian Gjiknuri i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb ish-kryeministit Sali Berisha, i cili tha se qeveria merr \u201czarfe\u201d nga kompanit\u00eb importuese t\u00eb gazit dhe nuk b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr diverzifikimin e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjiknuri me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, shkruan se Berisha do t\u00eb mbahet mend si arkitekti i kolapsit financiar me sektorin energjetik, me humbjet mbi 45%.<\/p>\n<p>Skretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS e quan nj\u00eb sukses reform\u00ebn n\u00eb energji t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d, teksa shkruan se n\u00eb 5 vitet e para t\u00eb qeverisjes, u p\u00ebrgjysmuan humbjet n\u00eb energji, u dyfishuan ark\u00ebtimet dhe se u rikthyen asetet e kompanis\u00eb n\u00eb duart e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Masterplani i Gazit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Identifikimi i Projekteve Potenciale kan\u00eb nisur t\u00eb hartohen n\u00eb vitin 2014 dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb 2016, n\u00eb bashk\u00ebpunim me BE dhe Bank\u00ebn Evropiane t\u00eb Investimeve. Kjo p\u00ebr Gjiknurin \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb se si qeveria ka pjes\u00eb s\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb saj gazifikimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kthimin n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme energjetike<\/p>\n<p>E plot\u00eb nga Damian Gjiknuri:<\/p>\n<p>Gati 9 vite pasi na la n\u00eb duar \u201ckufom\u00ebn energjetike\u201d, Sali Berisha tentoi sot t\u00eb rikthehet n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve si \u00ebngj\u00ebll ndon\u00ebse gjith\u00ebsecili prej nesh e di se maska e \u00ebngj\u00ebllit nuk rri mbi fytyr\u00ebn e varrmih\u00ebsit t\u00eb sektorit energjetik. Do apo nuk do, i p\u00eblqen apo nuk i p\u00eblqen, ai do t\u00eb mbahet mend si arkitekti i kolapsit financiar me sektorin energjetik, me humbjet mbi 45%, zinxhirin e borxheve mes kompanive mbi 1 miliard USD dhe lakun e falimentit n\u00eb qaf\u00eb fal\u00eb privatizimit t\u00eb d\u00ebshtuar e korruptiv t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb shp\u00ebrndarjes.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb energji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej sukseseve m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d dhe pse jo nj\u00eb prej arritjeve q\u00eb si ish-minist\u00ebr m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjehem krenar. N\u00eb vet\u00ebm 5 vitet e para t\u00eb qeverisjes son\u00eb ne arrit\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjysmonim humbjet n\u00eb energji, dyfishuam ark\u00ebtimet, rikthyem asetet e kompanis\u00eb n\u00eb duart e shtetit shqiptar, i dham\u00eb fund abuzimit ndaj qytetar\u00ebve n\u00eb faturim, k\u00ebput\u00ebm zinxhirin e borxheve mes kompanive dhe sh\u00ebndosh\u00ebm financiarisht sektorin.<\/p>\n<p>Investuam mbi 600 milion euro nga kompanit\u00eb publike n\u00eb prodhim, transmetim dhe shp\u00ebrndarje. Kapacitetet gjeneruese? Mjafton q\u00eb kushdo t\u00eb hap\u00eb raportin e ERE-s p\u00ebr vitin 2013 dhe ta krahasoj\u00eb me raportin e vitit 2021. Kishim 1,878 M\u00cb kapacitete t\u00eb instaluara publike\/private nd\u00ebrsa sot kemi 2,605 M\u00cb mes t\u00eb cilave edhe shum\u00eb kapacitete t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme duke i sh\u00ebrbyer diversifikimit t\u00eb burimeve energjetike.<\/p>\n<p>Dy fjal\u00eb dhe p\u00ebr gazin. Sali Berisha n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb pa favorshme ku i vetmi p\u00ebrfitim ishte kalimi i tubacionit t\u00eb TAP-it n\u00eb territorin shqiptar. Asnj\u00eb tarif\u00eb kalimi n\u00eb favor t\u00eb shtetit, asnj\u00eb sasi gazi t\u00eb siguruar, asnj\u00eb kapacitet transmetimi t\u00eb rezervuar. Kompania Albpetrol aplikoi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb 2014 p\u00ebr t\u00eb rezervuar kapacitetet e gazit. Nuk kishte nj\u00eb sasi t\u00eb disponueshme gazi sepse ajo ishte e rezervuar tashm\u00eb q\u00eb n\u00eb 2013 nga vende t\u00eb tjera t\u00eb cilat kishin ditur t\u00eb negocionin m\u00eb mir\u00eb se qeveria e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse t\u00eb vendosur n\u00eb kushte t\u00eb pafavorshme nga kontrata e trash\u00ebguar e Sali Berish\u00ebs, n\u00eb arrit\u00ebm t\u00eb siguronim nga TAP nj\u00eb paket\u00eb prej mbi 80 milion euro p\u00ebrfitime shtes\u00eb mes t\u00eb cilave rritjen e investimeve n\u00eb komunitetet ku kalonte tubacioni, asistenc\u00ebn teknike n\u00eb sektorin e gazit natyror dhe ofrimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb TAP n\u00eb faz\u00eb operacionale nga pala shqiptare p\u00ebrmes Albgaz.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, ndryshe nga sa g\u00ebnjen Sali Berisha, Masterplani i Gazit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Identifikimi i Projekteve Potenciale kan\u00eb nisur t\u00eb hartohen n\u00eb vitin 2014 dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb 2016 fal\u00eb nj\u00eb financimi t\u00eb Bashkimit Evropian prej 1.1 milion Euro p\u00ebrmes Bank\u00ebs Evropiane t\u00eb Investimeve. Ky dokument strategjik orienton t\u00eb gjith\u00eb procesin dhe strategjin\u00eb p\u00ebr gazifikimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kthimin n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme energjetike.<\/p>\n<p>Kriminalistika e shpjegon qart\u00eb fenomenin e rikthimit t\u00eb autorit tek vendi i krimit ndaj \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm tundimi i Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur rreth sektorit energjetik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Damian Gjiknuri i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb ish-kryeministit Sali Berisha, i cili tha se qeveria merr \u201czarfe\u201d nga kompanit\u00eb importuese t\u00eb gazit dhe nuk b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr diverzifikimin e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb. Gjiknuri me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, shkruan se Berisha do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":252655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-252654","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=252654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252654\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/252655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=252654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=252654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=252654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}