{"id":252710,"date":"2022-04-21T07:48:55","date_gmt":"2022-04-21T05:48:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=252710"},"modified":"2022-04-21T07:48:55","modified_gmt":"2022-04-21T05:48:55","slug":"krishti-u-ngjall-kryepeshkopi-anastas-janullatos-mesazh-ne-javen-e-madhe-te-pashkeve-dashuria-do-ta-mposhte-perfundimisht-urrejtjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krishti-u-ngjall-kryepeshkopi-anastas-janullatos-mesazh-ne-javen-e-madhe-te-pashkeve-dashuria-do-ta-mposhte-perfundimisht-urrejtjen\/","title":{"rendered":"\u201cKrishti u ngjall\u201d, Kryepeshkopi Anastas Janullatos mesazh n\u00eb Jav\u00ebn e Madhe t\u00eb Pashk\u00ebve: Dashuria do ta mposht\u00eb p\u00ebrfundimisht urrejtjen"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 24 prill, besimtar\u00ebt ortodoks kremtojn\u00eb fest\u00ebn e Pashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbr\u00ebmjen e djeshme, n\u00eb Jav\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madhe t\u00eb Pashk\u00ebve, ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb mesazh. Ai shkruan se dashuria do t\u00eb triumfoj\u00eb p\u00ebrfundimisht, duke e  leht\u00ebsuar k\u00ebshtu dhimbjen dhe plag\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb mesazhin e gjat\u00eb, kryepeshkopi Anastas Janullatos p\u00ebrmend edhe luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, teksa shkruan \u201cn\u00eb dit\u00ebt tona, kur hidh\u00ebrimi, dhembja dhe p\u00ebshtjellimi, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs v\u00ebllavras\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, e kan\u00eb p\u00ebrmbytur mendimin dhe shpirtin ton\u00eb, ndoshta duket e \u00e7uditshme q\u00eb t\u2019i referohemi dashuris\u00eb. Lufta agresive p\u00ebrb\u00ebn cenimin dhe mohimin m\u00eb tragjik e mizor t\u00eb saj. Por, n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb dhimbshme \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb v\u00ebmendja jon\u00eb, duke k\u00ebrkuar rrug\u00ebdalje, t\u00eb kthehet drejt vlerave themelore t\u00eb besimit ton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me d\u00ebnimin e krimeve, mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb fuqizohet brenda dhe p\u00ebrreth nesh fuqia e dashuris\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do mendje. Vet\u00ebm kjo mund t\u00eb mposht\u00eb p\u00ebrfundimisht fuqin\u00eb arrogante t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb siguroj\u00eb lidhjen ton\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb e paqes dhe t\u00eb pajtimit.<\/p>\n<p> \u201cNjeriu q\u00eb fitoi dashurin\u00eb, fitoi vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, sepse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri\u201d, na thot\u00eb sh\u00ebn Maksim Konfesori (Kapitujt rreth dashuris\u00eb, 4\u2019,100)\u201d.<\/p>\n<p>E plot\u00eb nga Kryepiskopi Anastas:<\/p>\n<p>Krishti u ngjall!<\/p>\n<p>Dashuria do t\u00eb triumfoj\u00eb p\u00ebrfundimisht, duke na e leht\u00ebsuar dhimbjen dhe plag\u00ebt. K\u00ebt\u00eb mesazh ngush\u00ebllues na p\u00ebr\u00e7on n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diakronike e kremtja shk\u00eblqimprur\u00ebse e Ngjalljes s\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>Ardhja e Birit dhe e Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb bot\u00eb, marrja e natyr\u00ebs njer\u00ebzore dhe lart\u00ebsimi i saj me P\u00ebsimin dhe Ngjalljen e Tij, jan\u00eb ngjarje kulmore t\u00eb dashuris\u00eb brenda historis\u00eb bot\u00ebrore. Besimi i krishter\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb themelore: \u201cPer\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri; dhe ai q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb dashuri, q\u00ebndron n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe Per\u00ebndia n\u00eb at\u00eb\u201d (1Jn. 4:16). Ngjallja dhe dashuria nd\u00ebrlidhen midis tyre. Fitorja mbi vdekjen me Ngjalljen e Krishtit realizohet me an\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb: \u201cNe e dim\u00eb se kemi shkuar prej vdekjes n\u00eb jet\u00eb, sepse duam v\u00ebllez\u00ebrit\u201d (1 Jn. 3:14). Zhvendosja nga vdekja n\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbushet me an\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjer\u00ebsia dhe thell\u00ebsia e dashuris\u00eb s\u00eb krishter\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb tekstet biblike dhe zbulojn\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb figur\u00ebn e Birit dhe t\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb mish\u00ebruar t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb Jisu Krishtit. Ai \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i dashuris\u00eb. \u201cAi shkonte vend m\u00eb vend duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb dhe duke sh\u00ebruar\u201d, u p\u00ebrplas me padrejt\u00ebsin\u00eb dhe djall\u00ebzin\u00eb, me g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe urrejtjen, u p\u00ebrball me armiq\u00ebsin\u00eb dhe shpifjet. Zbuloi madh\u00ebshtin\u00eb e dashuris\u00eb, duke falur edhe ata q\u00eb E kryq\u00ebzuan. Me Ngjalljen e Tij, Ai shpalli triumfin e dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Dashuria e pafund e Per\u00ebndis\u00eb u nd\u00ebrthur me p\u00ebrul\u00ebsi, vuajtje t\u00eb pamas\u00eb, me \u201ckenoz\u00ebn\u201d. Jisu Krishti, Biri i Per\u00ebndis\u00eb, \u201czbrazi veten e tij duke marr\u00eb form\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori\u201d. Edhe pse ishte Per\u00ebndi \u201ce zbrazi veten, mori form\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori dhe u b\u00eb njeri. Dhe nd\u00ebrsa ishte njeri i v\u00ebrtet\u00eb, u p\u00ebrul me vullnetin e Tij deri n\u00eb vdekje kryqi. Prandaj edhe Per\u00ebndia e p\u00ebrmbilart\u00ebsoi dhe i fali emrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se \u00e7do em\u00ebr, q\u00eb emrit t\u00eb Jisuit t\u2019i p\u00ebrkulet \u00e7do gju\u2026 dhe \u00e7do gjuh\u00eb t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb se Jisu Krishti \u00ebsht\u00eb Zot, p\u00ebr lavdi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb At\u00eb\u201d (Filip. 2:6-11).<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrgjegjen e krishter\u00eb, Kryqi dhe Ngjallja p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb unitet organik. Si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, Ngjallja nuk vjen pas Kryqit. Ngjallja ndodhet brenda Kryqit, kur e pranojm\u00eb si Krishti nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Ata q\u00eb e pasuan dhe u b\u00ebn\u00eb gjymtyr\u00eb t\u00eb Trupit t\u00eb Tij mistik, e din\u00eb se Kryqi dhe Ngjallja p\u00ebrcaktojn\u00eb ecurin\u00eb e jet\u00ebs m\u00eb Krishtin. Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb e p\u00ebrmbledh me elokuenc\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: \u201cPer\u00ebndia i t\u00ebr\u00ebmir\u00eb dhe i shum\u00ebm\u00ebshirsh\u00ebm ka emra t\u00eb shumt\u00eb dhe t\u00eb ndrysh\u00ebm. Quhet edhe Drit\u00eb, edhe Jet\u00eb, edhe Ngjallje. Por emri kryesor i Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe quhet Dashuri\u201d.<\/p>\n<p>**<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt tona, kur hidh\u00ebrimi, dhembja dhe p\u00ebshtjellimi, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs v\u00ebllavras\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, e kan\u00eb p\u00ebrmbytur mendimin dhe shpirtin ton\u00eb, ndoshta duket e \u00e7uditshme q\u00eb t\u2019i referohemi dashuris\u00eb. Lufta agresive p\u00ebrb\u00ebn cenimin dhe mohimin m\u00eb tragjik e mizor t\u00eb saj. Por, n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb dhimbshme \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb v\u00ebmendja jon\u00eb, duke k\u00ebrkuar rrug\u00ebdalje, t\u00eb kthehet drejt vlerave themelore t\u00eb besimit ton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me d\u00ebnimin e krimeve, mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb fuqizohet brenda dhe p\u00ebrreth nesh fuqia e dashuris\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do mendje. Vet\u00ebm kjo mund t\u00eb mposht\u00eb p\u00ebrfundimisht fuqin\u00eb arrogante t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb siguroj\u00eb lidhjen ton\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb e paqes dhe t\u00eb pajtimit.<\/p>\n<p> \u201cNjeriu q\u00eb fitoi dashurin\u00eb, fitoi vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, sepse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri\u201d, na thot\u00eb sh\u00ebn Maksim Konfesori (Kapitujt rreth dashuris\u00eb, 4\u2019,100).<\/p>\n<p>Sot, shpesh d\u00ebgjojm\u00eb urimin q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb. Urimi ngjall\u00ebsor na nxit t\u00eb jemi gjithmon\u00eb n\u00eb an\u00ebn e dashuris\u00eb, si\u00e7 Krishti na e zbuloi me an\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit, jet\u00ebs, sakrific\u00ebs dhe Ngjalljes s\u00eb Tij. Dashuria \u00ebsht\u00eb antidoti i egocentrizmit \u2013 etnik, racor, fetar \u2013 i cili e helmon bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore t\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb popujve.<\/p>\n<p>Dashuria shprehet si l\u00ebvizje mistike e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr te njeriu dhe e njeriut p\u00ebr te Per\u00ebndia dhe njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Ajo i mban n\u00eb kohezion t\u00eb gjitha qeniet logjike; \u00ebsht\u00eb energji Per\u00ebndie q\u00eb nuk mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet.<\/p>\n<p>Shpresa kryqngjall\u00ebsore se dashuria do t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrfundimisht, le t\u00eb ngush\u00eblloj\u00eb dhe paqtoj\u00eb shpirtin ton\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet u ngjall Zoti!                <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 24 prill, besimtar\u00ebt ortodoks kremtojn\u00eb fest\u00ebn e Pashk\u00ebs. Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbr\u00ebmjen e djeshme, n\u00eb Jav\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madhe t\u00eb Pashk\u00ebve, ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb mesazh. Ai shkruan se dashuria do t\u00eb triumfoj\u00eb p\u00ebrfundimisht, duke e leht\u00ebsuar k\u00ebshtu dhimbjen dhe plag\u00ebt. N\u00eb mesazhin e gjat\u00eb, kryepeshkopi Anastas Janullatos p\u00ebrmend edhe luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":252712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-252710","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=252710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252710\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/252712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=252710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=252710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=252710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}