{"id":253178,"date":"2022-04-22T19:14:57","date_gmt":"2022-04-22T17:14:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=253178"},"modified":"2022-04-22T19:14:57","modified_gmt":"2022-04-22T17:14:57","slug":"gjekmarkaj-i-shkruan-flamur-nokes-nga-amerika-te-kane-zili-se-je-supi-ku-doktori-mbeshtetet-ruhu-se-ti-je-babaxhan-e-se-ve-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjekmarkaj-i-shkruan-flamur-nokes-nga-amerika-te-kane-zili-se-je-supi-ku-doktori-mbeshtetet-ruhu-se-ti-je-babaxhan-e-se-ve-re\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj i shkruan Flamur Nok\u00ebs nga Amerika: T\u00eb kan\u00eb zili se je supi ku doktori mb\u00ebshtetet! Ruhu se ti je babaxhan e se v\u00eb re"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr kolegut t\u00eb tij Flamur Noka nga Amerika, ku i k\u00ebrkon t\u00eb ket\u00eb kujdes pasi shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb zili q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb supi ku Berisha mb\u00ebshtetet.<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb e Gjekmarkajt:<\/p>\n<p>I dashur Flamur e shoh q\u00eb n\u00eb keto kohe jallane po lodhesh shum\u00eb! Her\u00eb pas here pusho se pushimi \u00ebsht\u00eb bereqet. Koha iken, vitet shkimen, trupi plaket ndaj dhe rehatia s\u2019ka \u00e7mim.<\/p>\n<p>E di do me thuash partia dhe vatani kan\u00eb derte dhe ato mbivendosen ndaj halleve t\u00eb tjera. Te jesh supi ku doktori mbeshtetet, syri me t\u00eb cilin ai sheh , goja me t\u00eb cilen ai flet nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb. Shum\u00eb ta kan\u00eb zili. Ata do t\u00eb donin t\u00eb ishin n\u00eb vendin t\u00ebnd ! E do Tritani, e do Aldo, e do Albana e do Mondi\u00a0 e plot t\u00eb tjer\u00eb vendin t\u00ebnd po nuk e kan\u00eb ! Ja ata t\u00eb shohin n\u00eb sy si shef gjith\u00eb endje e respekt por edhe me zili t\u00eb fsheht\u00eb. Ruhu nga zilia se ti je njeri babaxhan e se ve re.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb bezdisja me k\u00ebt\u00eb leter nga larg\u00a0 se ke pune operative n\u00ebse nuk do lexoja debatet e zbardhura n\u00eb mbledhjen e grupit t\u00eb PD-s\u00eb! Mbase jan\u00eb t\u00eb cunguara , mbase jo krejt t\u00eb verteta dhe m\u00eb shkon letra d\u00ebm , po b\u00ebma hallall e kabull se helbete largesia ca gj\u00ebra na i zmadhon , qimen na e b\u00ebn tra\u00a0 e ca na i zvoglon psh Doktorin na e b\u00ebn njeri ! Ndjesa \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb hazer e reflektimi i dobishem.<\/p>\n<p>Lexova q\u00eb i thoje Enkeled Alibeajt -\u201cpusho lidhe gjuhen -mos i fol Doktorit ashtu \u2013 ke q\u00ebn\u00eb ushtar i tij mbaje rradhe per ta takuar\u201d ! M\u00eb b\u00ebn\u00eb pershtypje ato fjal\u00eb zemre. E di q\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb per Doktorin gjith\u00e7ka t\u00eb del nga shpirti edhe kercenimi per koleget. Po kjo e kercenimeve\u00a0 nj\u00eb refren q\u00eb kthehet her\u00eb pas here n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb ku turma t\u00eb gabueshme dhe individ \u00ebnde m\u00eb t\u00eb gabueshem shfaqen para Doktorit q\u00eb nuk gabon kurr\u00eb n\u00eb keto 32 vjet si faji vet\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kjo m\u00eb b\u00ebri pershtypje kjo puna e ushtarve dhe e radhes. Nuk e di si \u00ebsht\u00eb sjelle Alibeaj kur ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb kabinetin e Doktorit dhe as m\u00eb duhet shum\u00eb! Por un\u00eb t\u00eb besoj ty se e di q\u00eb je i vertete. Besoj q\u00eb Doktori ka patur shum\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb 32 vjet tani shum\u00eb m\u00eb pak por ka \u00ebnde, e di rradha p\u00ebr n\u00eb paradhomen e tij ka q\u00ebne e gjat\u00eb. Un\u00eb e kam takuar tre here n\u00eb opozit\u00eb dhe\u00a0 jam kenaqur me bisedat dhe respektin.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb\u00a0 e kam gjetur bosh paradhomen. I dashur Flamur kjo puna e ushtarve e ka ndyr\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Shqiperi, kjo rradhe e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb takuar liderin na ka pegerur\u00a0 krenarin\u00eb dhe dinjitetin. T\u00eb dyja bashk\u00eb e kan\u00eb reduktuar PD-n\u00eb n\u00eb repart ushtarak ku gara \u00ebsht\u00eb jo per ide po per t\u00eb tundur koken pas mendimeve t\u00eb liderit. Kjo atmosfer\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb PD-n\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo puna e ushtarve Flamur po i largon shum\u00eb njerez dinjitoz nga PD dhe nga Shqiperia. Kjo radha e tyre nuk po i l\u00eb rradhe askujt q\u00eb t\u00eb afrohet dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb karrier\u00eb normale t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb ike pa e konsideruar tragjedi. Ushtaret rrin\u00eb aty prej 32 vitesh , ata nuk kan\u00eb mosh\u00eb, disa as turp po kan\u00eb mirqene e benefite. Sali Berisha meriton shum\u00eb respekt per gjith\u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb dhe ka plot gj\u00ebra q\u00eb ai ka b\u00eb mir\u00eb si\u00e7 ka dhe plot t\u00eb tjera q\u00eb nuk na b\u00ebjn\u00eb aspak nder. Shum\u00eb prej veseve q\u00eb ka tranzicioni yn\u00eb, politika jon\u00eb\u00a0 mbushur me ushtar\u00eb e me rradha t\u00eb gjata prej tij i kemi peshqesh.<\/p>\n<p>\u201cBesniket e Doktorit\u201d q\u00eb sillen si pasdaranet e Ajatollah Komeinit nuk duan as bashkim, as hapjen\u00a0 as PD-n\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe por repartin dhe bunkerin per beteja t\u00eb reja. E duan t\u00eb vogel, per at\u00eb e per vete, tragji-komike ne gjuhe e sjellje! E di vertete q\u00eb ti e ke nga dashuria dhe mir\u00ebnjohja pa kushte per Doktorin se ka q\u00ebn\u00eb i mire me ty po \u00e7a te b\u00ebj un\u00eb q\u00eb nuk di t\u00eb jem mir\u00ebnjohes, asnjeher\u00eb ushtar e mbi t\u00eb gjitha i neveritur nga radhat. Si ti, edhe une malesor me vese e virtyte aspak frikacak! Te fala nga Washingtoni!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr kolegut t\u00eb tij Flamur Noka nga Amerika, ku i k\u00ebrkon t\u00eb ket\u00eb kujdes pasi shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb zili q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb supi ku Berisha mb\u00ebshtetet. Letra e plot\u00eb e Gjekmarkajt: I dashur Flamur e shoh q\u00eb n\u00eb keto kohe jallane po lodhesh shum\u00eb! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":253179,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-253178","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253178\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}