{"id":253186,"date":"2022-04-22T19:22:47","date_gmt":"2022-04-22T17:22:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=253186"},"modified":"2022-04-22T19:22:47","modified_gmt":"2022-04-22T17:22:47","slug":"negociatat-e-edi-rames-per-te-mos-u-shpallur-non-grata-nga-ilir-levonja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/negociatat-e-edi-rames-per-te-mos-u-shpallur-non-grata-nga-ilir-levonja\/","title":{"rendered":"Negociatat e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos u shpallur non grata &#8211; Nga Ilir Levonja"},"content":{"rendered":"<p>Esht\u00eb nj\u00eb zigzage e tmerrshme t\u00eb futesh n\u00eb vorbull\u00ebn e rrug\u00ebtimit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Nj\u00eb absurditet q\u00eb kurr\u00eb nuk i duhej Shqip\u00ebris\u00eb. Madje shum\u00eb shpejt do vij\u00eb dita ku shqiptar\u00ebt do mallkojn\u00eb po veten, si\u00e7 ndodhi me Enverin, edhe p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Ky absurditet fillon me deviz\u00ebn e tij hajduti b\u00ebrtet kapni hajdutin. Ai \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i p\u00ebrpunimit t\u00eb vokacionit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb naiv i madh p\u00ebrball\u00eb opinionit europian e me gjer\u00eb. Kur them m\u00eb gjer\u00eb, kam para syve, Amerik\u00ebn dhe jo Afrik\u00ebn, tregun e art\u00eb t\u00eb Vladimir Putinit. I ka futur shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb dehje totale me emrin e presidentit. Shqiptar\u00ebt gum\u00ebzhijn\u00eb. Edhe pse e din\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit ata q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr presidentin jan\u00eb Taulant Balla, Erion Bra\u00e7e, Elisa Spiropali, jo ata vet\u00eb. Madje n\u00eb delir e sip\u00ebr u flet sikur t\u00eb jet\u00eb ambasadori n\u00eb detyr\u00eb i Amerik\u00ebs, jo kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I vuri edhe kusht opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me emrin e presidentit por edhe m\u00eb tej. Foli plot\u00ebsisht si kuad\u00ebr i lart\u00eb i Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb Ballkan, tha se, nuk bashk\u00ebpunojm\u00eb me ju n\u00ebse zgjidhni Sali Berish\u00ebn kryetar etj. Megjith\u00ebse dikush nga qoshja mund t&#8217;i thoshte at\u00eb batut\u00ebn e filmit, t\u00eb Ko\u00e7o Devoles, q\u00eb mos e shtyj at\u00eb der\u00eb more bir. Mos u fut tek ajo der\u00eb. Por ai si mjesht\u00ebr i p\u00ebrpunimit t\u00eb vokacionit t\u00eb shqiptar\u00ebve, e ka gjetur. Non grata, emri i presidentit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vdesin shqiptar\u00ebt. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi ekonomia apo tregu strategjik mes dy shteteve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimit sllav, sa opinioni i shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqardhje e madhe p\u00ebr naivitetit e shtetarit t\u00eb par\u00eb nga vendi am\u00eb n\u00eb lidhje me Ballkanin e hapur. Memet nga kufiri me Serbine, me makinat e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me dyer t\u00eb shpuara, i dedikohen atij.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb dhe kreu i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb mandatin e tret\u00eb, me nj\u00eb pushtet absolut ku vet\u00eb vendos dhe vet\u00eb vulos&#8230; Sado lukut dhe takave, pudr\u00ebs apo markave, n\u00eb PS ka vdekur vota e forumeve, ka vdekur debati. Aty, ai flet dhe ai vendos. Por edhe p\u00ebr raportet e Departamentit t\u00eb Shtetit apo edhe t\u00eb Freedom House, ku Shqip\u00ebria del e nxir\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb etj. N\u00eb nj\u00eb vend ku pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime kap shifrat 28% deri 30%. Gjykojeni vet\u00eb indiferenc\u00ebn apo faktin se sa e suksesshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri. Shkurt kur ky i imponohet edhe opozit\u00ebs, duhet t\u00eb themi me dhimbje, jo keqardhje, se, kemi kapur fundin.<\/p>\n<p>Do ta quaja di\u00e7ka normale sikur n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ishte shpallur non grata vet\u00ebm Sali Berisha. Por jan\u00eb shum\u00eb. Madje p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, m\u00eb t\u00eb shumtit jan\u00eb n\u00eb krahun e kryeministrit. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u shpall non grata edhe nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, babai i nj\u00eb deputeti nga partia e tij. Opinioni publik priste p\u00ebrjashtim apo t\u00ebrheqjen, por nuk ndodhi. Madje shqiptar\u00ebve iu tha me qet\u00ebsi se, vendimet e t\u00ebrheqjes jan\u00eb personal\u00eb. Kurse tek rasti i kund\u00ebrshtarit politik, nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebrjashtime katagorik\u00eb.<\/p>\n<p>Fati i Edi Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, por po ai i aradh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb damkosur me non grata-n. M\u00eb mir\u00eb nga kushdo tjet\u00ebr e di ai vet\u00eb, por po luan n\u00eb distanc\u00eb, po k\u00ebrkon marr\u00ebveshje. Ju kujtoni se at\u00eb e shqet\u00ebson Sali Berisha, &#8221;i vdekuri&#8221; politik etj. E ha malli se k\u00eb doni ju t\u00eb zgjidhet president etj. Jo, or jo, ka hallin e vetes. Por nuk ka p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar. Shum\u00eb shpejt do t\u00eb d\u00ebgjoni edhe emrin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esht\u00eb nj\u00eb zigzage e tmerrshme t\u00eb futesh n\u00eb vorbull\u00ebn e rrug\u00ebtimit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Nj\u00eb absurditet q\u00eb kurr\u00eb nuk i duhej Shqip\u00ebris\u00eb. Madje shum\u00eb shpejt do vij\u00eb dita ku shqiptar\u00ebt do mallkojn\u00eb po veten, si\u00e7 ndodhi me Enverin, edhe p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Ky absurditet fillon me deviz\u00ebn e tij hajduti b\u00ebrtet kapni hajdutin. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":253187,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-253186","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}