{"id":253825,"date":"2022-04-25T14:00:41","date_gmt":"2022-04-25T12:00:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=253825"},"modified":"2022-04-25T14:00:41","modified_gmt":"2022-04-25T12:00:41","slug":"komisioni-hetimor-per-ceshtjen-bechetti-zbardhet-vendimi-i-kushtetutes-ceshtja-u-rrezua-per-manovra-proceduriale-si-u-ndane-4-3-gjyqtaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/komisioni-hetimor-per-ceshtjen-bechetti-zbardhet-vendimi-i-kushtetutes-ceshtja-u-rrezua-per-manovra-proceduriale-si-u-ndane-4-3-gjyqtaret\/","title":{"rendered":"Komisioni hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBechetti\u201d, zbardhet vendimi i Kushtetut\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja u rr\u00ebzua p\u00ebr manovra proceduriale (Si u ndan\u00eb 4-3 gjyqtar\u00ebt)"},"content":{"rendered":"<p>Fax News ka zbardhur vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb lidhje me ankimimin e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebr komisionin hetimor parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Bechetti, nj\u00eb e drejt\u00eb kjo q\u00eb iu mohua me shumic\u00eb votash demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>VENDIMI:<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga: Vitore Tusha, Kryetare,Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, P\u00ebrparim Kalo, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, an\u00ebtar\u00eb, me sekretare Enina Kotoni, n\u00eb dat\u00ebn 10.03.2022 mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare publike, \u00e7\u00ebshtjen nr. 3 (N) 2021 t\u00eb Regjistrit Themeltar, q\u00eb u p\u00ebrket:<\/p>\n<p>K\u00cbRKUES: NJ\u00cb GRUP PREJ JO M\u00cb PAK SE NJ\u00cb E KAT\u00cbRTA E DEPUTET\u00cbVE T\u00cb KUVENDIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb (36 deputet\u00eb), p\u00ebrfaq\u00ebsuarme autorizim ngaGazment Bardhi, Arbi Agalliu dhe Marash Logu.<\/p>\n<p>SUBJEKTE T\u00cb INTERESUARA:<\/p>\n<p>KUVENDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar me autorizim nga Erind M\u00ebrkuri.<\/p>\n<p>K\u00cbSHILLI I MINISTRAVE, p\u00ebrfaq\u00ebsuar me autorizim nga Embro Ahmetaj.<\/p>\n<p>OBJEKTI:\u00a0\u00a0 Zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet jo m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimi i vendimit nr. 80\/2021 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor t\u00eb Kuvendit p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe funksionar\u00ebve publik\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb vendimin e arbitrazhit \u201cBecchetti dhe t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\u201d\u201d,si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>BAZA LIGJORE:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nenet 7, 77, 78, 131, pika 1, shkronja \u201c\u00e7\u201d dhe 134, pika 1, shkronja \u201cc\u201d, t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Kushtetuta); neni 25 i Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; nenet 54, 55 dhe 56 t\u00eb ligjit nr.8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, t\u00eb ndryshuar (ligji nr. 8577\/2000); ligji nr. 8891, dat\u00eb 02.05.2002 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore t\u00eb Kuvendit\u201d, i ndryshuar (ligji nr. 8891\/2002).<\/p>\n<p>GJYKATA KUSHTETUESE,<\/p>\n<p>pasi d\u00ebgjoi relatoren e \u00e7\u00ebshtjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi pretendimet e k\u00ebrkuesit, nj\u00eb grup prej jo m\u00eb pak se nj\u00eb e kat\u00ebrta e deputet\u00ebve (36 deputet\u00eb) t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb(Kuvendi), i cili ka k\u00ebrkuar pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs, prap\u00ebsimet e subjekteve t\u00eb interesuara, Kuvendit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave,t\u00eb cilat kan\u00eb k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs, si dhe diskutoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi,<\/p>\n<p>V \u00cb R E N<\/p>\n<p>Rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup prej 39 deputet\u00ebsh t\u00eb Kuvenditka depozituar n\u00eb Kuvendk\u00ebrkes\u00ebn nr. 2226, dat\u00eb 01.10.2021 p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor me q\u00ebllim kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe funksionar\u00ebve publik\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb vendimin e arbitrazhit \u201cBecchetti dhe t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Sipas tyre, shteti shqiptar, bazuar n\u00eb vendimin p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve pran\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore (ICSID), duhet t\u2019i paguaj\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse shum\u00ebn prej 120 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Ky komision hetimor kishte si objekt: a) verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb Kryeministrit, kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, si dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb; b) verifikimin e nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre veprimeve me veprimet procedurale t\u00eb marra nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb kulmuar me sekuestrimin e Agonset; c) verifikimin e veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Administrimin e Aseteve t\u00eb Sekuestruara, t\u00eb cilat kan\u00eb sjell\u00eb shkat\u00ebrrimin e plot\u00eb t\u00eb Agonset;<\/p>\n<p>Konferenca e Kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 04.10.2021 ka shqyrtuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe k\u00ebrkes\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor dhe ka vler\u00ebsuar se nisma e paraqitur nga k\u00ebrkuesi i plot\u00ebsonte elementet formale t\u00eb k\u00ebrkuara nga nenet 5 dhe6 t\u00eb ligjit nr.8891\/2002.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb dat\u00ebs 12.10.2021 pal\u00ebt kan\u00eb diskutuar p\u00ebr objektin e hetimit t\u00eb komisionit t\u00eb k\u00ebrkuar. Sipas procesverbalit t\u00eb k\u00ebsaj mbledhjeje rezulton se Avokatura e Shtetit, me shkres\u00ebn nr. 2282 prot., dat\u00eb 06.10.2021, ka k\u00ebrkuar mosngritjen e komisionit hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBecchetti\u201d ose shtyrjen e ngritjes s\u00eb tij pas shterimit t\u00eb mjeteve t\u00eb mbrojtjes dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Avokatura e Shtetit ka evidentuar n\u00eb shkres\u00ebse n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut(GJEDNJ)\u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me aplikant shoq\u00ebrin\u00eb Agonsetn\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilitjan\u00eb paraqitur dokumente t\u00eb prodhuaranga procesi i arbitrazhitp\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00ebk\u00ebrkuar t\u00eb mos jen\u00eb objekt publikimi, duke qen\u00eb se ky proceskarakterizohet nga konfidencialiteti. P\u00ebr k\u00ebto arsye,GJEDNJ-ja ka vendosur t\u00eb mos lejohet asnj\u00eb publikim i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb procesit t\u00eb arbitrazhit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Avokatura e Shtetit, n\u00eb shkres\u00eb,ka shprehur shqet\u00ebsimin se investimi i Kuvendit p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij komisioni hetimor parlamentar do t\u00eb shfryt\u00ebzohej si nj\u00eb prov\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb favor t\u00eb aplikantit p\u00ebr t\u00eb demonstruar si n\u00eb proceset ekzistuese, ashtu edhe n\u00eb ato potenciale se Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.K\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shumic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb lartp\u00ebrmendur, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e grupit t\u00eb deputet\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisionit hetimor(pakic\u00ebs parlamentare), jan\u00eb shprehur p\u00ebr mospranimin e k\u00ebrkesave t\u00eb paraqitura nga Avokatura e Shtetit,duke theksuar se ato jan\u00eb t\u00eb pabazuara. Q\u00ebndrimi i tyre ka qen\u00eb kund\u00ebr shtyrjes n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ngritjes s\u00eb komisionit hetimor, duke argumentuar se jo vet\u00ebm q\u00eb procedura e arbitrazhit ka p\u00ebrfunduar, por q\u00ebllimi i komisionit hetimor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe i p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb personave q\u00eb mbajn\u00eb detyra publike gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre. Pas diskutimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje rezulton,gjithashtu,se nuk \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konsensus nga pal\u00ebt p\u00ebr sa i p\u00ebrket objektit t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Konferenca e Kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, me vendimin nr. 4, dat\u00eb 12.10.2021, ka vendosur shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 14.10.2021 dhe me urdhrin nr. 13, dat\u00eb 12.10.2021 t\u00eb Kryetares s\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb parashikuar shqyrtimi i saj n\u00eb rendin e dit\u00ebs s\u00eb asaj seance plenare.<\/p>\n<p>Kuvendi, me vendimin nr. 80\/2021, dat\u00eb 14.10.2021, ka vendosur \u201cMosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor t\u00eb Kuvendit p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe funksionar\u00ebve publik\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb vendimin e arbitrazhit \u201cBecchetti dhe t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb procesverbalin e seanc\u00ebs plenare, ngritja e komisionit hetimor nuk \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr arsye se k\u00ebrkesa cenonte: (i) t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, konkretisht parimin e konfidencialitetit t\u00eb procesit t\u00eb arbitrazhit n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrues p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb; (ii) parimin e ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve, p\u00ebr arsye se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje ekzistojn\u00eb procese penale dhe civile n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e brendshme; (iii) si dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, interesat e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb procedur\u00eb akoma n\u00eb proces.<\/p>\n<p>K\u00ebrkuesi, nj\u00eb grup prej 36 deputet\u00ebsh t\u00eb Kuvendit, n\u00eb dat\u00ebn 25.10.2021 i \u00ebsht\u00eb drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese (Gjykata), duke k\u00ebrkuar zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs midis tij dhe Kuvendit, si dhe shfuqizimin e vendimit nr. 80\/2021 t\u00eb Kuvendit p\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor.<\/p>\n<p>Kuvendi, n\u00eb parashtrimet e tij, i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs thirrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave si subjekt i interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim kushtetues. Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve, n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb nenit 39, pika 1, shkronja \u201cb\u201d, t\u00eb ligjit nr. 8577\/2000, me vendimin e dat\u00ebs 24.02.2022 ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Kuvendit p\u00ebr thirrjen eK\u00ebshillit t\u00eb Ministrave si subjekt i interesuar n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Pretendimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese<\/p>\n<p>K\u00ebrkuesi, jo m\u00eb pak se nj\u00eb e kat\u00ebrta e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit (36 deputet\u00eb), ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb cenuar e drejta e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor, p\u00ebr arsyet e parashtruara n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>P\u00ebr legjitimimin:<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn kushtetuese, nj\u00eb e kat\u00ebrta e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit legjitimohet n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb kompetencave q\u00eb kan\u00eb lindur p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjeve t\u00eb Kuvendit p\u00ebr komisionet hetimore. Sipas k\u00ebrkuesit,k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga numri i deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Gjykat\u00ebn, pasi \u00e7do deputet i pakic\u00ebs parlamentare q\u00eb ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, legjitimohet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs n\u00ebse rr\u00ebzohet k\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor dhe cenohet e drejta e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetenc\u00ebn e kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>P\u00ebr themelin e k\u00ebrkes\u00ebs:<\/p>\n<p>Kuvendi ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur, pavar\u00ebsisht se ajo i p\u00ebrmbushte kriteret kushtetuese p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe objektit t\u00eb hetimit parlamentar. Kuvendi ishte i detyruar t\u00eb miratonte ngritjen e komisionit hetimor, bazuar n\u00eb nenin 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e pakic\u00ebs parlamentare, e cila nuk mund t\u00eb kufizohet nga vullneti i shumic\u00ebs. Kuvendi nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje ose propozime p\u00ebr t\u00eb rishikuar objektin e k\u00ebrkes\u00ebs, por e ka kaluar k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb procedura t\u00eb zakonshme votimi pa ia n\u00ebnshtruar nj\u00eb analize t\u00eb thelluar shkall\u00ebn e respektimit t\u00eb parimeve kushtetuese n\u00eb veprimtarin\u00eb e komisionit hetimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Kuvendi, me vendimin nr. 80\/2021, ka mohuar kompetenc\u00ebn kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, duke krijuar nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kompetencash.<\/p>\n<p>Argumenti i shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr mbivendosjen e kompetencave midis organeve kushtetuese \u00ebsht\u00eb i pabazuar, pasi procedura e hetimit parlamentar u sh\u00ebrben q\u00ebllimeve t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb hetimit penal. Objekti i veprimtaris\u00eb s\u00eb komisionit hetimor nuk mbivendoset me veprimtarin\u00eb e prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr arsye se ky objekt p\u00ebrjashton shprehimisht mund\u00ebsin\u00eb e ngritjes s\u00eb akuzave apo marrjen e personave t\u00eb pandehur. K\u00ebrkesa kushtetuese p\u00ebr \u201c\u00e7\u00ebshtjen e ve\u00e7ant\u00eb\u201d p\u00ebrmbushet n\u00eb rastin konkret, pasi objekti i veprimtaris\u00eb s\u00eb komisionit hetimor p\u00ebrfshin \u00e7\u00ebshtje mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbrojtjes s\u00eb investimeve t\u00eb huaja dhe liris\u00eb s\u00eb medias, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb urgjente nxjerrja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale dhe vler\u00ebsimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Pretendimi i Kuvendit se k\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor shkel t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe parimin e konfidencialitetit \u00ebsht\u00eb i pabazuar, pasi shumica nuk ka identifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike traktatin, konvent\u00ebn ose marr\u00ebveshjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb cenohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Subjekti i interesuar, Kuvendi, ka prap\u00ebsuar si vijon:<\/p>\n<p>P\u00ebr legjitimimin:<\/p>\n<p>K\u00ebrkuesi nuk legjitimohet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs p\u00ebr arsye se 5 nga 36 deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur n\u00eb Gjykat\u00eb p\u00ebr inicimin e k\u00ebtij gjykimi kushtetues nuk e kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor. Pra, vet\u00ebm 31 nga 39 deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisionit hetimor e kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Gjykat\u00ebs. Kushtetuta i njeh nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve (35 deputet\u00eb) t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare,ndaj vet\u00ebm kjo pakic\u00eb parlamentare (t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt deputet\u00eb) legjitimohet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs p\u00ebr cenimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte. Nd\u00ebrsa nj\u00eb e pesta e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, sipas q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur nga Gjykata n\u00eb vendimin nr. 20, dat\u00eb 04.05.2007, nuk mund t\u2019i drejtohet asaj n\u00eb rastet e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb kompetencave q\u00eb lindin nga vendimmarrja e Kuvendit p\u00ebr komisionet hetimore, pasi vet\u00ebm nj\u00eb e kat\u00ebrta, pra 35 deputet\u00eb mund t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs n\u00eb k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>P\u00ebr themelin e k\u00ebrkes\u00ebs:<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me jurisprudenc\u00ebn kushtetuese, pakica parlamentare ka t\u00eb drejt\u00ebn e ngritjes s\u00eb nj\u00eb komisioni hetimor p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar. K\u00ebsaj t\u00eb drejte t\u00eb k\u00ebtij grupimi i korrespondon detyrimi i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb mos e diskutuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve t\u00eb mosrespektimit t\u00eb parimeve kushtetuese. Rregullimet ligjore dhe praktika gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e arbitrazhitkan\u00eb njohur parimin e konfidencialitetit si nj\u00eb parim kryesor, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit\u00a0 nuk lejohet b\u00ebrja publike dhe nxjerrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shk\u00ebmbyera gjat\u00ebarbitrazhit, duke p\u00ebrfshir\u00eb jo vet\u00ebm vendimin e dh\u00ebn\u00eb, por edhe \u00e7do dokument tjet\u00ebr t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb arbitrazhit.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar, n\u00ebp\u00ebrmjet disa marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara meakte ligjore(ligji nr. 7515\/1991)ka pranuar fuqin\u00eb dhe efektin e konvent\u00ebs ICSID n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe ka njohur autoritetin gjyq\u00ebsor t\u00eb arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ICSID. Sipas konvent\u00ebs ICSID (neni 54), vendimet e dh\u00ebna n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb konvent\u00eb do t\u00eb zbatohen nga \u00e7do shtet kontraktues sikur t\u00eb ishin vendime p\u00ebrfundimtare t\u00eb nj\u00eb gjykate n\u00eb at\u00eb shtet, prandajedhe \u00e7\u00ebshtja konkrete e vendosur nga arbitrazhi ICSID si \u201cvendim gjykate\u201d duhet t\u00eb respektohet nga ana e Kuvendit. N\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 180 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Republika e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb zbatoj\u00eb detyrimet q\u00eb rrjedhin nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare (pacta sunt servanda), pjes\u00eb e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe zbatimi i vendimeve t\u00eb arbitrazheve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00ebse Kuvendi do t\u00eb merrte vendim p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, kjo do t\u00eb sillte cenimin e parimeve kushtetuese, si dhe t\u00eb detyrimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, sidomos t\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ruajtjen e konfidencialitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndalim tjet\u00ebr p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen si rezultat i respektimit t\u00eb konfidencialitetit lidhur me \u00e7\u00ebshtjen \u201cAgonset kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d(aplikimi nr. 33104\/15), ende n\u00eb shqyrtim n\u00eb GJEDNJ, kujan\u00eb depozituar n\u00eb edhe aktet e arbitrazhit ICSID. P\u00ebrderisa GJEDNJ-ja ka vendosur mbajtjen konfidenciale t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, at\u00ebher\u00eb ky \u201cvendim gjykate\u201d duhet t\u00eb respektohet nga ana e Kuvendit.<\/p>\n<p>Subjekti i interesuar, K\u00ebshilli i Ministrave,ka prap\u00ebsuar si vijon:<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha proceset nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjen \u201cBecchetti\u201d mbulohen nga klauzola e konfidencialitetit dhe gjykatat n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb urdh\u00ebruar mospublikimin e asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebne q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendimin. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u201cAgonset kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim pran\u00eb GJEDNJ-s\u00eb, vet\u00eb aplikanti, ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ruajtjen e konfidencialitetit t\u00eb procesit. Po k\u00ebshtu, edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e arbitrazhit t\u00eb zhvilluar n\u00eb ICSID, para nisjes s\u00eb procesit, pala padit\u00ebse (Becchetti) ka k\u00ebrkuar mbajtjen e konfidencialitetit. Gjithashtu, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi pal\u00ebt nuk kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr publikimin e vendimit, \u00e7ka e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb vendim konfidencial. Ato kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje vet\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket publikimit t\u00eb urdhrave procedural\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja e komisionit hetimor n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave konfidenciale do ta vendosnin shtetin shqiptar n\u00eb konflikt me juridiksionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat Shqip\u00ebria i njeh dhe \u00ebsht\u00eb pal\u00eb konventore. Kjo do t\u00eb rezultonte n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Shqip\u00ebria ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebto organizata.Vet\u00eb konventa ICSID parashikon se Qendra nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb publikimin e vendimit n\u00ebse nuk ka konsensus nga pal\u00ebt. Gjithashtu, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete jan\u00eb kat\u00ebr vendime t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb q\u00eb e detyrojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb publike elemente t\u00eb procesit. I nj\u00ebjti q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe nga Avokatura e Shtetit dhe Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, t\u00eb cil\u00ebt nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebto procese n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb konfidencialitetit.<\/p>\n<p>Objekti i hetimit q\u00eb k\u00ebrkon \u201ckontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe funksionar\u00ebve\u201d del jasht\u00eb korniz\u00ebs kushtetuese dhe ligjore t\u00eb Kuvendit, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb merrte atributet e nj\u00eb organi procedues ose gjykues, duke cenuar parimin e ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve. Ngritja e komisionit hetimor me k\u00ebt\u00eb objekt mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e organeve t\u00eb pavarura, si gjykata dhe prokuroria, duke pasur parasysh se Francesco Becchetti \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar s\u00eb fundmi me 17 vjet burg nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb ende p\u00ebrfundimtar. Investimi i Kuvendit n\u00eb nj\u00eb drejtim hetimi t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb ka zhvilluar prokuroria do t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb individi i cili ka shkelur ligjin n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/p>\n<p>P\u00ebr legjitimimin e k\u00ebrkuesit<\/p>\n<p>K\u00ebrkuesi ka pretenduar se bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs, ai legjitimohet t\u2019i drejtohet asaj n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb kompetencave q\u00eb kan\u00eb lindur p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjeve t\u00eb Kuvendit p\u00ebrkomisionet hetimore. Gjithashtu, gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare ai ka pretenduar se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga numri i deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Gjykat\u00ebn. Sipas k\u00ebrkuesit, \u00e7do deputet i pakic\u00ebs parlamentare q\u00eb ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, legjitimohet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs n\u00ebse rr\u00ebzohet k\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor dhe cenohet e drejta e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetenc\u00ebn e kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>Subjekti i interesuar, Kuvendi, gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare ka prap\u00ebsuar se k\u00ebrkuesi nuk legjitimohet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs p\u00ebr arsye se 5 nga 36 deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur n\u00eb Gjykat\u00eb p\u00ebr inicimin e k\u00ebtij gjykimi kushtetues nuk e kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn e depozituar n\u00eb Kuvend p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor. Konkretisht, vet\u00ebm 31 nga 39 deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisionit hetimor e kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kushtetuta i njeh nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve (35 deputet\u00eb) t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare,ndaj vet\u00ebm kjo pakic\u00eb parlamentare (t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt deputet\u00eb) legjitimohet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs p\u00ebr cenimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte.Sipas subjektit t\u00eb interesuar ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me deputet\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj k\u00ebrkese.Nga ana tjet\u00ebr, sipas subjektit t\u00eb interesuar, nj\u00eb e pesta e deputet\u00ebve, bazuar n\u00eb q\u00ebndrimin e mbajtur nga Gjykata n\u00eb vendimin nr. 20, dat\u00eb 04.05.2007, nuk mund t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs n\u00eb rastet e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb kompetencave q\u00eb lindin nga vendimmarrja e Kuvendit p\u00ebr komisionet hetimore.<\/p>\n<p>Nisur nga prap\u00ebsimet e subjektit t\u00eb interesuar, Kuvendit, p\u00ebr legjitimimin formal t\u00eb k\u00ebrkuesit, Gjykata v\u00ebren se ky i fundit si n\u00eb parashtrimet e tij n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, si edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare, mbajti q\u00ebndrimin se legjitimimi p\u00ebr k\u00ebrkesat p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb kompetencave q\u00eb kan\u00eb lindur p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjeve t\u00eb Kuvendit p\u00ebr komisionet hetimore, i p\u00ebrket nj\u00eb t\u00ebkat\u00ebrt\u00ebs s\u00ebdeputet\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebdrejt\u00ebs s\u00ebparashikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pakic\u00ebparlamentare p\u00ebr t\u00ebk\u00ebrkuar ngritjen e komisioneve hetimore sipas nenit 77, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kushtetuta n\u00eb nenin 77, pika 2, parashikon se Kuvendi ka t\u00eb drejt\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb caktoj\u00eb komision hetimor p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb interpretimin e k\u00ebtij formulimi kushtetues Gjykata ka vler\u00ebsuar se dispozita kushtetuese, duke parashikuar shprehjen \u201c\u00ebsht\u00eb i detyruar\u201d, jo vet\u00ebm q\u00eb e vendos Kuvendin n\u00eb nj\u00eb pozicion disi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar vendimmarrjen p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht institucionalizon nj\u00eb lloj tjet\u00ebr autoriteti kushtetues q\u00eb njihet si pushtet i pakic\u00ebs parlamentare (shih vendimet nr.57, dat\u00eb 23.07.2015;nr.30, dat\u00eb 16.05.2014;nr. 20, dat\u00eb 04.05.2007 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese).<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr legjitimimin e nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve (35 deputet\u00eb) n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr zgjidhjet e mosmarr\u00ebveshjeve s\u00eb kompetencave q\u00eb kan\u00eb lindur p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjeve t\u00eb Kuvendit p\u00ebr komisionet hetimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ajo ka theksuar se neni 77, pika 2, i Kushtetut\u00ebs i njeh pakic\u00ebs parlamentare kompetenc\u00eb hetimi, pengimi i s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn konflikt kushtetues kompetencash.<\/p>\n<p>Vendimi i Kuvendit p\u00ebr mosmiratimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar cenon k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare. Situata t\u00eb tilla, n\u00eb vler\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs, shkaktojn\u00eb n\u00eb realitet nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet pakic\u00ebs parlamentare (jo m\u00eb pak se nj\u00eb e kat\u00ebrta e deputet\u00ebve), nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Kuvendit, nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr ushtrimin e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kompetenc\u00eb kushtetuese (shih vendimet nr.57, dat\u00eb 23.07.2015;nr. 30, dat\u00eb 16.05.2014;nr. 20, dat\u00eb 04.05.2007 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese).<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete, Gjykata v\u00ebren se k\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor e depozituar n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga 39 deputet\u00eb. Referuar dokumenteve bashk\u00eblidhur k\u00ebrkes\u00ebs, n\u00eb Kuvend, gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dat\u00ebs 14.10.2021, kan\u00eb votuar pro ngritjes s\u00eb komisionit hetimorgjithsej 46 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave drejtuar Gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga 36 deputet\u00eb, 5 nga t\u00eb cil\u00ebt nuk rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor. Pra, vet\u00ebm 31 nga 36 deputet\u00eb q\u00eb i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00ebnshkruar edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, edhe pse k\u00ebrkesa drejtuar Gjykat\u00ebs formalisht plot\u00ebson numrin e k\u00ebrkuar nga neni 77, pika 2, i Kushtetut\u00ebs (35 deputet\u00eb), lista nominale e deputet\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebrkesat nuk p\u00ebrputhet.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur subjekti i interesuar, Kuvendi, n\u00eb seanc\u00eb plenare ngriti pretendime p\u00ebr legjitimimin formal t\u00eb k\u00ebrkuesit, Gjykata diskutoi n\u00ebse e drejta p\u00ebr t\u2019iu drejtuar asaj p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave n\u00eb lidhje me (mos) ngritjen e komisioneve hetimorei njihet nominalisht vet\u00ebm pakic\u00ebs parlamentare s\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve, q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00ebngritjen e komisioneve t\u00eb tilla, sipas kuptimit t\u00eb nenit 77, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, apo kjo e drejt\u00eb lidhet vet\u00ebm me numrin e deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Gjykat\u00ebn (35 deputet\u00eb), si dhe cili \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb pakica parlamentare konstituuohet n\u00eb krahasim me n\u00ebnshkrimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisionit, votimin n\u00eb Kuvend t\u00eb saj dhe paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga sa m\u00eb lart, Gjykata, pasi mori n\u00eb shqyrtim legjitimimin e nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje gjykimin kushtetues n\u00eb raport me nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisionit hetimor n\u00eb Kuvend, nuk arriti numrin e k\u00ebrkuar t\u00eb votave p\u00ebr vendimmarrje, sipas nenit 133, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb detajuar edhe n\u00eb nenin 72, pika 2, t\u00eb ligjit nr. 8577\/2000. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, duke qen\u00eb se nuk u formua shumica prej 5 gjyqtar\u00ebsh, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit73, pika 4, t\u00eb ligjit nr.8577\/2000, k\u00ebrkesa e nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve konsiderohet e rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>P\u00cbR K\u00cbTO ARSYE,<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 77,pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe t\u00eb neneve72 dhe 73, pika 4, t\u00eb ligjit nr.8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar,<\/p>\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar, i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e botimit n\u00eb FletorenZyrtare.<\/p>\n<p>Marr\u00eb m\u00eb 28.03.2022<\/p>\n<p>Shpallur m\u00eb 12.04.2022<\/p>\n<p>Votuan p\u00ebr legjitimimin e k\u00ebrkuesit gjyqtar\u00ebt Marsida Xhaferllari, P\u00ebrparim Kalo dhe Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Votuan kund\u00ebr legjitimimit t\u00eb k\u00ebrkuesit gjyqtar\u00ebt Vitore Tusha, Elsa Toska, Altin Binaj dhe Fiona Papajorgji.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fax News ka zbardhur vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb lidhje me ankimimin e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebr komisionin hetimor parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Bechetti, nj\u00eb e drejt\u00eb kjo q\u00eb iu mohua me shumic\u00eb votash demokrat\u00ebve. VENDIMI: Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga: Vitore Tusha, Kryetare,Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, P\u00ebrparim Kalo, Sonila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":253827,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-253825","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253825\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}