{"id":254336,"date":"2022-04-27T12:15:13","date_gmt":"2022-04-27T10:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254336"},"modified":"2022-04-27T12:15:13","modified_gmt":"2022-04-27T10:15:13","slug":"po-sikur-ne-vend-te-ambasadores-kim-te-largojme-berishen-dhe-ramen-mentor-kikia-nxjerr-prapaskenat-dhe-plas-deklaraten-e-forte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/po-sikur-ne-vend-te-ambasadores-kim-te-largojme-berishen-dhe-ramen-mentor-kikia-nxjerr-prapaskenat-dhe-plas-deklaraten-e-forte\/","title":{"rendered":"\u201cPo sikur n\u00eb vend t\u00eb ambasadores Kim t\u00eb largojm\u00eb Berish\u00ebn dhe Ram\u00ebn?\u201d, Mentor Kikia nxjerr prapaskenat dhe plas deklarat\u00ebn e fort\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Mentor Kikia ka dal\u00eb me nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb n\u00ebn rrjetet sociale n\u00eb lidhje me peticionin q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar nga Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij kund\u00ebr ambasadores Yuri Kim, me pretekstin se ajo mb\u00ebshtet Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Kikia shkruan se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb godasin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kryeministrin Rama t\u00eb cilin e akuzojn\u00eb si t\u00eb korruptuar, ata po sulmojn\u00eb ambasadoren e cila nj\u00eb dit\u00eb do largohet nga vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Po sikur n\u00eb vend t\u00eb Ambasadores Kim t\u00eb largojm\u00eb Berish\u00ebn dhe Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Dua ta them q\u00eb n\u00eb fillim se ky peticion m\u00eb duket veprim jo serioz dhe jo i dobish\u00ebm. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ai nuk pritet t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb efekt, pasi nj\u00eb ambasador i huaj largohet nga nj\u00eb vend me t\u00eb tjera procedura, me akte t\u00eb posa\u00e7me qeveritare. Edhe pse ka nj\u00eb num\u00ebr modest njer\u00ebzish q\u00eb e kan\u00eb firmosur at\u00eb, shija e nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb rrall\u00eb si kjo, \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebsesi e hidhur, pasi n\u00eb fund t\u00eb fundit po k\u00ebrkohet largimi i ambasadorit t\u00eb nj\u00eb vendi jo thjesht\u00eb mik, si SHBA.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb rikthehet arkivi i historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdhenieve mes dy vendeve. Por, referuar vet\u00ebm faktit se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi me forcat e armatosura dhe armatimet m\u00eb modeste n\u00eb rajon, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto raporte shnd\u00ebrrohen n\u00eb domosdoshm\u00ebri dhe jo thjesht\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por a jan\u00eb c\u00ebnuar marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve nga t\u00eb tilla l\u00ebvizje? Un\u00eb mendoj se shqet\u00ebsimi i disa z\u00ebrave se, \u201ck\u00ebta\u201d po na prishin me Amerik\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb aspak real. Sepse marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve p\u00ebrcaktohen nga politikat zyrtare dhe jo nga l\u00ebvizje \u201ct\u00eb nj\u00eb grushti njer\u00ebzish\u201d. Dhe, n\u00eb aspektin zyrtar, k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e tyre kulmore.<\/p>\n<p>Ka disa, mes atyre q\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb ngjarje(peticionin), q\u00eb thon\u00eb se q\u00ebndrimet e ambasadores Kim kan\u00eb nxitur nj\u00eb frym\u00eb anti-amerikane, pasi ajo po sillet si guvernatore. Madje ky p\u00ebrcaktim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb zyrtar nga ana e z.Berisha dhe eksponent\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt Shqip\u00ebria ka vite q\u00eb \u201cvuan\u201d nga tutela e institucioneve dhe diplomat\u00ebve t\u00eb huaj. Dhe k\u00ebt\u00eb e ka k\u00ebrkuar vet\u00eb, pasi \u00e7do marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb arritur vet\u00ebm nga negocimi, nd\u00ebrmjet\u00ebsimin dhe presioni i tyre, n\u00eb kushtet kur pal\u00ebt politike nuk binin dot n\u00eb ujdi. P\u00ebr vite e vite m\u00eb radhe, ambasadat e huaja kan\u00eb g\u00ebzuar m\u00eb shum\u00eb besueshm\u00ebri sesa vet\u00eb institucionet e vendit, duke filluar nga qeveria, parlamenti e gjykatat.<\/p>\n<p>Gjithkush do t\u00eb surprizohej n\u00ebse Ambasada e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte publike ankesat e qytetar\u00ebve shqiptare p\u00ebr problemet q\u00eb nuk marrin zgjidhje nga institucionet e shtetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, ambasadori Xhejms Xhefri, u detyrua t\u00eb dilte publikisht me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pasi kishte marr\u00eb denoncime p\u00ebr nj\u00eb band\u00eb kriminale q\u00eb shantazhonte nd\u00ebrtues duke u marr\u00eb prona me dhun\u00eb. \u201cNe e dim\u00eb kush jeni dhe ku fshiheni. Ne nuk do lejojm\u00eb m\u00eb q\u00eb ju t\u00eb vazhdoni\u201d. Pas k\u00ebsaj deklarate, policia nd\u00ebrhyri dhe i dha fund nj\u00eb prej bandave kriminale m\u00eb fam\u00ebkeqe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do parregullsi n\u00eb zgjedhje, pala e humbur i \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb m\u00ebnyra dhe kanale pik\u00ebrish ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ne i kemi drejtuar syt\u00eb nga ambasadat e huaja, sepse nuk kemi b\u00ebr\u00eb dot shtetin ton\u00eb funksional, drejt\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Dhe sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, akuzojm\u00eb ambasadoren Kim se mb\u00ebshtet Ram\u00ebn, \u201cnj\u00eb kryeminist\u00ebr i korruptuar dhe q\u00eb ka kapur drejt\u00ebsin\u00eb\u201d. Por, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ngrihemi, t\u00eb zem\u00ebrohemi dhe t\u00eb d\u00ebbojm\u00eb kryeministrin ton\u00eb nga zyra, duam t\u00eb d\u00ebbojm\u00eb ambasadoren.<\/p>\n<p>A nuk kemi qen\u00eb ne, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive kemi besuar, shpresuar dhe k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb huajt \u201ct\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb dhe ta na e heqin qafe kast\u00ebn e vjet\u00ebr politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e korruptuar dhe q\u00eb nuk i l\u00ebshon livadhet q\u00eb ka pushtuar\u201d? Pra, at\u00eb q\u00eb ne nuk e kemi b\u00ebr\u00eb dot me vot\u00eb, e kemi k\u00ebrkuar vazhdimisht t\u00eb na e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e dobishme, m\u00eb dinjitoze, m\u00eb serioze, sikur ne t\u00eb zem\u00ebroheshim me qeverin\u00eb dhe njer\u00ebzit e korruptuar, t\u00eb zem\u00ebroheshim me kast\u00ebn politike 30 vje\u00e7are, me oligarkin\u00eb politiko-financiare q\u00eb ka pushtuar tok\u00ebn, detin dhe ajrin.<\/p>\n<p>Zonja Kim nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ik\u00eb, dhe do t\u00eb na l\u00ebr\u00eb s\u00ebrish k\u00ebtu dhe k\u00ebshtu si\u00e7 jemi, ashtu si\u00e7 na kan\u00eb gjetur e na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para saj.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb Berisha dhe njer\u00ebzit e tij t\u00eb sulmojn\u00eb ambasad\u00ebn e SHBA, aq m\u00eb shum\u00eb qeveria do t\u00eb fshihet pas flamurit amerikan.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb histori e vjet\u00ebr kjo.<\/p>\n<p>N\u00eb Prill 1924, plot 98 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Mamurras u vran\u00eb dy shtetas amerikan\u00eb, turist\u00eb. Qeveria e koh\u00ebs, me kryeminist\u00ebr Ahmet Zogun, shkoi n\u00eb litar disa njer\u00ebz dhe shtroi n\u00eb dru e mbylli n\u00eb burgje gjysm\u00ebn e opozit\u00ebs s\u00eb peshkopit Fan Noli, se kan\u00eb vrar\u00eb amerikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb na prishin me Amerik\u00ebn. Nd\u00ebrsa opozita, nga ana e saj, akuzonte se qeveria i ka vrar\u00eb vet\u00eb amerikan\u00ebt, q\u00eb t\u00eb na akuzojn\u00eb neve, q\u00eb t\u00eb na quaj\u00eb anti-amerikan\u00eb, e t\u00eb na prish\u00eb me Amerik\u00ebn. Nd\u00ebrsa t\u00eb dyja pal\u00ebt, \u00e7do m\u00ebngjes, shkonin p\u00ebr ngush\u00ebllime tek Rruga e Elbasanit, derisa nj\u00eb dit\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit, t\u00eb m\u00ebrzitur, u than\u00eb se nuk presin m\u00eb ngush\u00ebllime&#8230;<\/p>\n<p>Zogu u p\u00ebrmbys nga Noli. Pastaj Zogu erdhi s\u00ebrish dhe Noli iku p\u00ebr t\u00eb mos ardhur m\u00eb. Pastaj iku edhe Zogu p\u00ebr t\u00eb mos ardhur m\u00eb. Pak m\u00eb von\u00eb ik\u00ebn edhe amerikan\u00ebt, se erdhi Enveri me komunist\u00ebt. Komunist\u00ebt ik\u00ebn dhe amerikan\u00ebt erdh\u00ebn s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ne jemi po k\u00ebtu, vidh, akuzo, vrit e shaj nj\u00ebri-tjetrin dhe tund flamurin amerikan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Mentor Kikia ka dal\u00eb me nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb n\u00ebn rrjetet sociale n\u00eb lidhje me peticionin q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar nga Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij kund\u00ebr ambasadores Yuri Kim, me pretekstin se ajo mb\u00ebshtet Ram\u00ebn. Mir\u00ebpo Kikia shkruan se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb godasin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kryeministrin Rama t\u00eb cilin e akuzojn\u00eb si t\u00eb korruptuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":254337,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254336","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254336"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254336\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254337"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}