{"id":254395,"date":"2022-04-27T13:31:24","date_gmt":"2022-04-27T11:31:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254395"},"modified":"2022-04-27T13:31:24","modified_gmt":"2022-04-27T11:31:24","slug":"kryetari-dhe-kryesia-e-pd-zgjidhet-deri-ne-fund-te-qershorit-flet-anetari-i-komisionit-te-rithemelimit-ja-vendimet-e-rendesishme-qe-do-marre-kuvendi-i-30-prillit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryetari-dhe-kryesia-e-pd-zgjidhet-deri-ne-fund-te-qershorit-flet-anetari-i-komisionit-te-rithemelimit-ja-vendimet-e-rendesishme-qe-do-marre-kuvendi-i-30-prillit\/","title":{"rendered":"\u201cKryetari dhe Kryesia e PD zgjidhet deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit\u201d- Flet an\u00ebtari i Komisionit t\u00eb Rithemelimit: Ja vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do marr\u00eb Kuvendi i 30 prillit"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama.al\u201d, an\u00ebtari i Komisionit t\u00eb Rithemelimit Enno Bozdo u shpreh se delegat\u00ebt e Kuvendit pritet q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb zgjatjen me 30 apo 45 dit\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb Komisionit t\u00eb Rithemelimit p\u00ebr t\u00eb drejtuar PD-n\u00eb deri n\u00eb zgjedhjen e kryesis\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto dy organe kryesore drejtuese, Bozdo u shpreh se i gjith\u00eb procesi, bashk\u00eb me zgjedhjen e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb PD-s\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit. N\u00eb vjesht\u00eb, sipas tij, nis procesi i primareve p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme lokale dhe koha \u00ebsht\u00eb e limituar, ndaj deri n\u00eb fund t\u00eb muajit qershorit, para se t\u00eb shkohet me pushime, duhet nj\u00eb parti funksionale. Nd\u00ebrsa na ndajn\u00eb edhe 3 dit\u00eb nga Kuvendi i PD-s\u00eb, Bozdo thot\u00eb se n\u00eb mbi 50% t\u00eb deg\u00ebve ka p\u00ebrfunduar edhe procesi i zgjedhjes s\u00eb kryesis\u00eb dhe delegat\u00ebve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<ol>\n<li>Bozdo, jemi vet\u00ebm pak dit\u00eb nga Kuvendi i 30 prilli, a \u00ebsht\u00eb gati Komisioni i Rithemelimit? Jemi n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb nivelin e strukturave sa i p\u00ebrket kryesis\u00eb s\u00eb deg\u00ebve dhe delegat\u00ebve. Jemi n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr punimet e Kuvendit t\u00eb dat\u00ebs 30 prill. Nuk ka p\u00ebrfunduar ende p\u00ebrzgjedhja e kryetar\u00ebve t\u00eb PD n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt, po n\u00eb ato ku ka p\u00ebrfunduar faza e par\u00eb, a jan\u00eb zgjedhur kryesit\u00eb?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb 50% t\u00eb deg\u00ebve ka p\u00ebrfunduar procesi i zgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kryesis\u00eb dhe delegat\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces votimi q\u00eb i p\u00ebrfshin t\u00eb dyja votimet. Kuvendi i deg\u00ebs voton p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb dhe p\u00ebr delegat\u00ebt n\u00eb dy fleta votimi q\u00eb hidhen n\u00eb kuti t\u00eb ndryshme. Kjo p\u00ebrfundon brenda 3 dit\u00ebsh. Pra do t\u2019i kemi brenda tri dit\u00ebsh emrat e t\u00eb gjith\u00eb delegat\u00ebve.<\/p>\n<p>Cila do t\u00eb jet\u00eb axhenda e Kuvendit t\u00eb dat\u00ebs 30 prill?<\/p>\n<p>Axhenda kryesore do jet\u00eb zgjedhja e K\u00ebshillit t\u00eb ri Komb\u00ebtar dhe ndryshimet statutore, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tilla. Un\u00eb n\u00eb fakt nuk pres q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndryshime thelb\u00ebsore, sepse statuti i miratuar me afro 5 mij\u00eb delegat\u00eb n\u00eb 11 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb statut q\u00eb e futi partin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb e past\u00ebr t\u00eb demokratizimit t\u00eb skajsh\u00ebm, duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe vot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partis\u00eb. Por mund t\u00eb ket\u00eb propozime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb statuti i drejton disi.<\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr ndryshim t\u00eb thelbit \u00ebsht\u00eb futja e mekanizmit \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mekanizmin vertikal t\u00eb partis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i statutit. Zvog\u00eblimi i kryetarokracis\u00eb dhe rritje e tagrit vendimmarr\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe kryesis\u00eb. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar tani do t\u00eb ket\u00eb 150 individ\u00eb, nd\u00ebrsa kryesia do t\u00eb ket\u00eb 27-28 individ\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, i kemi kthyer k\u00ebto institucione n\u00eb p\u00ebrmasa vendimmarr\u00ebse, sepse n\u00eb p\u00ebrmasat e m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb e pakt\u00eb t\u00eb thuash qesharake, por kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u00eb menaxhuar e jo m\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. I jemi kthyer piramid\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, duke sanksionuar konceptin \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb koncepti q\u00eb kan\u00eb edhe partit\u00eb e tjera t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e 11 dhjetorit u caktua se Komisioni i Rithemelimit do t\u00eb drejtoj\u00eb PD-n\u00eb deri n\u00eb kuvendin e ardhsh\u00ebm. Pas 30 prillit, kush do ta drejtoj\u00eb PD-n\u00eb? Nj\u00eb nga opsionet \u00ebsht\u00eb q\u00eb drejtimin ta marr\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar. Opsioni i dyt\u00eb ngelet p\u00ebr t\u2019u diskutuar, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjatje q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb mbyllen procedurat p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit dhe t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjatje me nj\u00eb muaj t\u00eb mandatit t\u00eb Komisionit t\u00eb Rithemelimit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shikohet se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme juridikisht. Komisioni i Rithemelimit ka funksionuar si kryesi partie. N\u00ebse do t\u00eb hapet menj\u00ebher\u00eb gara p\u00ebr kryesin\u00eb e partis\u00eb dhe gar\u00ebn p\u00ebr kryesin\u00eb e PD-s\u00eb, duhet nj\u00eb trup\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shpalljes s\u00eb gar\u00ebs dhe menaxhimit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, por mund ta b\u00ebj\u00eb edhe Komisioni i Rithemelimit n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire kohore 30- ose 45-ditore deri n\u00eb zgjedhjen e organeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ka nj\u00eb dat\u00eb se kur do t\u00eb nis\u00eb gara p\u00ebr kryesin\u00eb apo edhe p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb? Un\u00eb mendoj q\u00eb zgjedhja e kryesis\u00eb, por edhe e kryetarit, bashk\u00eb me fushat\u00ebn me nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb, si procese do t\u00eb mbyllen maksimalisht deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb qershorit do t\u00eb kemi parti funksionale me organe t\u00eb reja dhe me kryetar. Sepse me ardhjen e vjesht\u00ebs, PD do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb procesin e primareve, p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar partie dhe zgjedhjet lokale q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb prill ose maj t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>A do t\u00eb nd\u00ebrhyni n\u00eb statut p\u00ebr t\u2019i futur \u201cex-oficio\u201d deputet\u00ebt n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Ka mendime t\u00eb tilla se mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb do ta vendos\u00eb kuvendi. Por gjithsesi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb tranzitore q\u00eb i p\u00ebrgjigjet realitetit politik ku ndodhet PD, sesa nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb edhe n\u00eb kuvendet e tjera. Principi do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar q\u00eb drejton partin\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn midis dy kuvendeve, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb trup\u00eb e zgjedhur me vot\u00ebn e 1100 delegat\u00ebve p\u00ebr 150 vet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb principi kryesor. Mund t\u00eb shikohet nj\u00eb periudh\u00eb tranzitore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk publikohet numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb procesin e votimit p\u00ebr kryetar\u00ebt e deg\u00ebve. Kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim u publikuan shifrat vet\u00ebm n\u00eb deg\u00ebt e para. Po mbahet e fsheht\u00eb pjes\u00ebmarrja? \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb q\u00eb ne t\u00eb japim pjes\u00ebmarrjen n\u00eb \u00e7do votim, sepse ajo q\u00eb i intereson partis\u00eb edhe si informacion p\u00ebr publikun, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb zyrtare e plot\u00eb. Sapo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procesi i zgjedhjes n\u00eb 72 deg\u00ebt e PDs\u00eb, do t\u00eb keni edhe nj\u00eb statistik\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, t\u00eb kandidat\u00ebve, sa p\u00ebr qind e tyre jan\u00eb gra. Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi shpallur fituesit duke dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebrqindjen e votave q\u00eb ka marr\u00eb fituesi. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbajtjes n\u00eb fsheht\u00ebsi. Ajo q\u00eb un\u00eb do t\u00eb ve\u00e7oja si shum\u00eb pozitive n\u00eb k\u00ebto votime, \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb prani e madhe e demokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar. Kjo ka ndodhur n\u00eb 95% t\u00eb deg\u00ebve.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj gjithashtu nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb numrit t\u00eb grave kryetare n\u00eb deg\u00ebt e PD-s\u00eb. Partia Demokratike vinte vet\u00ebm me nj\u00eb grua kryetare n\u00eb 92 deg\u00eb. Ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb rritur disa her\u00eb. T\u00eb dyja k\u00ebto i shoh si shum\u00eb pozitive. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtrat shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur riorganizimin e PD-s\u00eb n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb. Organizim q\u00eb nuk mbaron me zgjedhjen e organeve drejtuese.<\/p>\n<p>N\u00eb dijenin\u00eb tuaj, kan\u00eb konfirmuar deputet\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kuvendin e 30 prillit?<\/p>\n<p>Do t\u00eb thosha q\u00eb pavar\u00ebsish mendimeve ndryshe q\u00eb mund t\u00eb kemi, pavar\u00ebsish kriz\u00ebs q\u00eb ka kaluar PD, Kuvendi i dat\u00ebs 30 prill \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar PD. Ka pasur nj\u00eb bashkim t\u00eb ethsh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs. Mendoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans tjet\u00ebr. Risi tjet\u00ebr e k\u00ebtij statuti \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e fraksioneve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. PD b\u00ebhet e para n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb sanksionon n\u00eb statutin e saj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur ndryshe nga linja kryesore e partis\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama.al\u201d, an\u00ebtari i Komisionit t\u00eb Rithemelimit Enno Bozdo u shpreh se delegat\u00ebt e Kuvendit pritet q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb zgjatjen me 30 apo 45 dit\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb Komisionit t\u00eb Rithemelimit p\u00ebr t\u00eb drejtuar PD-n\u00eb deri n\u00eb zgjedhjen e kryesis\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Partis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto dy organe kryesore drejtuese, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":254403,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[297,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254395","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-eskluzive","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254395\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}