{"id":254409,"date":"2022-04-27T13:45:08","date_gmt":"2022-04-27T11:45:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254409"},"modified":"2022-04-27T13:45:08","modified_gmt":"2022-04-27T11:45:08","slug":"detajet-e-koncensionit-5-mln-usd-te-butrintit-gjysma-e-fondit-privat-vetem-per-nje-godine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/detajet-e-koncensionit-5-mln-usd-te-butrintit-gjysma-e-fondit-privat-vetem-per-nje-godine\/","title":{"rendered":"Detajet e koncensionit 5 mln USD t\u00eb Butrintit: Gjysma e fondit privat vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Koncesioni prej 5 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr menaxhimin e Butrintit mbulohet me hije dyshimi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, q\u00ebllimin real t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Gjysma e fondit q\u00eb do t\u00eb investoj\u00eb privati do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine t\u00eb vetme, me nj\u00eb kosto t\u00eb ekzagjeruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritjeje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb biletave dhe numrit t\u00eb vizitor\u00ebve n\u00eb vit, del q\u00eb shpenzimet p\u00ebr menaxhimin e saj nxirren nga turizmi, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb panevojshme k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Ministrja e Kultur\u00ebs, Elva Margariti, refuzoi t\u00eb jepte n\u00eb parlament, detaje p\u00ebr marr\u00ebveshjen financiare me Fondin p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit, e cila ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb koncension t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa shifra konkrete gjenden n\u00eb Planin e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Butrintit, i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim dhe Ministria e Kultur\u00ebs dhe i hartuar nga kompania britanike \u201cPrince &amp; Pearce\u201d. Fondacioni do t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb bord me 5 an\u00ebtar\u00eb, dy nga Ministria e Kultur\u00ebs, dy nga Fondi Amerikan p\u00ebr Zhvillim dhe nj\u00eb pozicion i pest\u00eb, i cili i \u00ebsht\u00eb rezervuar Ri\u00e7ard Hodges, nj\u00eb k\u00ebshilltar i vjet\u00ebr i Edi Ram\u00ebs kur ka qen\u00eb Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Fondacioni privat do ta marr\u00eb n\u00ebn administrim Butrintin p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p>Menaxhimi do t\u00eb realizohet me shpenzimet e Fondacionit dhe qeveris\u00eb shqiptare. Fondacioni p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit do t\u00eb alokoj\u00eb shum\u00ebn prej 5 milion\u00eb dollar\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa e shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Plani parashikon nd\u00ebrhyrje n\u00eb sajtin arkeologjik, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, disa shpenzime duken t\u00eb ekzagjeruara.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve nga Fondacioni, rreth 2.5 milion\u00eb dollar\u00eb, do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb q\u00ebndreje p\u00ebr vizitor\u00ebt. Godina do t\u00eb jet\u00eb me dy kate, me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimi 700 metra katror\u00eb, pra p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim prej rreth 3700 dollar\u00eb ose 3500 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, rreth 10 her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se kostot mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e financimit t\u00eb Fondit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr shpenzime operative, p\u00ebrfshir\u00eb trajnime t\u00eb stafit apo zyra p\u00ebr menaxher\u00ebt.<\/p>\n<p>Plani parashikon q\u00eb Fondacioni i Menaxhimit t\u00eb Butrintit do t\u00eb mbuloj\u00eb financimet e tij me t\u00eb ardhurat nga shitjet e biletave, t\u00eb cilat do t\u00eb variojn\u00eb nga 7 deri n\u00eb 11 dollar\u00eb. Termat financiare t\u00eb Marr\u00ebveshjes mbulohen nga hije dyshimi dhe financimi i jasht\u00ebm duket i panevojsh\u00ebm ose pa leverdi ekonomike. Agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cHorwath HTL\u201d raportoi se Butrinti u vizitua n\u00eb vitin 2018, nga mbi 200 mij\u00eb vizitor\u00eb dhe deri n\u00eb vitin 2023, kjo shif\u00ebr pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 300 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Bileta aktuale p\u00ebr hyrjen n\u00eb Butrint \u00ebsht\u00eb 1 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Pra, prej vitit 2023, vet\u00ebm nga vizitor\u00ebt, Parku Arkeologjik do t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb rreth 3 milion\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb ark\u00ebn publike. Kjo shif\u00ebr e shnd\u00ebrron n\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm financimin nga fondacioni privat, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi q\u00ebllimin real t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje me element\u00eb koncensioni. \/<\/p>\n<p>Koncesioni prej 5 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr menaxhimin e Butrintit mbulohet me hije dyshimi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, q\u00ebllimin real t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Gjysma e fondit q\u00eb do t\u00eb investoj\u00eb privati do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine t\u00eb vetme, me nj\u00eb kosto t\u00eb ekzagjeruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritjeje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb biletave dhe numrit t\u00eb vizitor\u00ebve n\u00eb vit, del q\u00eb shpenzimet p\u00ebr menaxhimin e saj nxirren nga turizmi, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb panevojshme k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Ministrja e Kultur\u00ebs, Elva Margariti, refuzoi t\u00eb jepte n\u00eb parlament, detaje p\u00ebr marr\u00ebveshjen financiare me Fondin p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit, e cila ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb koncension t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa shifra konkrete gjenden n\u00eb Planin e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Butrintit, i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim dhe Ministria e Kultur\u00ebs dhe i hartuar nga kompania britanike \u201cPrince &amp; Pearce\u201d. Fondacioni do t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb bord me 5 an\u00ebtar\u00eb, dy nga Ministria e Kultur\u00ebs, dy nga Fondi Amerikan p\u00ebr Zhvillim dhe nj\u00eb pozicion i pest\u00eb, i cili i \u00ebsht\u00eb rezervuar Ri\u00e7ard Hodges, nj\u00eb k\u00ebshilltar i vjet\u00ebr i Edi Ram\u00ebs kur ka qen\u00eb Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Fondacioni privat do ta marr\u00eb n\u00ebn administrim Butrintin p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p>Menaxhimi do t\u00eb realizohet me shpenzimet e Fondacionit dhe qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Fondacioni p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit do t\u00eb alokoj\u00eb shum\u00ebn prej 5 milion\u00eb dollar\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa e shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Plani parashikon nd\u00ebrhyrje n\u00eb sajtin arkeologjik, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, disa shpenzime duken t\u00eb ekzagjeruara.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve nga Fondacioni, rreth 2.5 milion\u00eb dollar\u00eb, do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb q\u00ebndreje p\u00ebr vizitor\u00ebt. Godina do t\u00eb jet\u00eb me dy kate, me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimi 700 metra katror\u00eb, pra p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim prej rreth 3700 dollar\u00eb ose 3500 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, rreth 10 her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se kostot mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e financimit t\u00eb Fondit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr shpenzime operative, p\u00ebrfshir\u00eb trajnime t\u00eb stafit apo zyra p\u00ebr menaxher\u00ebt. Plani parashikon q\u00eb Fondacioni i Menaxhimit t\u00eb Butrintit do t\u00eb mbuloj\u00eb financimet e tij me t\u00eb ardhurat nga shitjet e biletave, t\u00eb cilat do t\u00eb variojn\u00eb nga 7 deri n\u00eb 11 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Termat financiare t\u00eb Marr\u00ebveshjes mbulohen nga hije dyshimi dhe financimi i jasht\u00ebm duket i panevojsh\u00ebm ose pa leverdi ekonomike. Agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cHorwath HTL\u201d raportoi se Butrinti u vizitua n\u00eb vitin 2018, nga mbi 200 mij\u00eb vizitor\u00eb dhe deri n\u00eb vitin 2023, kjo shif\u00ebr pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 300 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Bileta aktuale p\u00ebr hyrjen n\u00eb Butrint \u00ebsht\u00eb 1 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Pra, prej vitit 2023, vet\u00ebm nga vizitor\u00ebt, Parku Arkeologjik do t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb rreth 3 milion\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb ark\u00ebn publike. Kjo shif\u00ebr e shnd\u00ebrron n\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm financimin nga fondacioni privat, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi q\u00ebllimin real t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje me element\u00eb koncensioni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koncesioni prej 5 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr menaxhimin e Butrintit mbulohet me hije dyshimi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, q\u00ebllimin real t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Gjysma e fondit q\u00eb do t\u00eb investoj\u00eb privati do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine t\u00eb vetme, me nj\u00eb kosto t\u00eb ekzagjeruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritjeje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb biletave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":254410,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254409","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254409"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254409\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254410"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}