{"id":254461,"date":"2022-04-27T14:51:45","date_gmt":"2022-04-27T12:51:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254461"},"modified":"2022-04-27T14:51:45","modified_gmt":"2022-04-27T12:51:45","slug":"inxhinieri-nako-petro-koncesioni-i-pompave-te-naftes-tregu-nuk-monitorohet-gjobiten-bizneset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/inxhinieri-nako-petro-koncesioni-i-pompave-te-naftes-tregu-nuk-monitorohet-gjobiten-bizneset\/","title":{"rendered":"Inxhinieri Nako Petro: Koncesioni i pompave t\u00eb naft\u00ebs, tregu nuk monitorohet, gjobiten bizneset"},"content":{"rendered":"<p>Nako Petro, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt inxhinier\u00eb t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb del publikisht p\u00ebr t\u00eb vendosur pikat mbi \u201ci\u201d. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mbytur n\u00eb terr informativ, n\u00eb munges\u00eb ekspertize shum\u00eb t\u00eb nevojshme edhe pse ekspert\u00ebt jan\u00eb aty; kur askush nuk kujtohet t\u00eb marrin ndonj\u00eb mendim, inxhinier Nako, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmet z\u00ebra q\u00eb del sa n\u00eb nj\u00eb ekran n\u00eb tjetrin, sa n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb jet\u00ebn q\u00eb pas studimeve n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs ia ka kushtuar n\u00ebntok\u00ebs shqiptare. E njeh vendin p\u00ebll\u00ebmb\u00eb m\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Ndihet keq kur sheh sesa e sa naft\u00ebtar\u00eb jan\u00eb hedhur rrug\u00ebve. Ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb foli p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e rafinerive t\u00eb naft\u00ebs, gjith\u00eb atyre pasurive q\u00eb u deshen vite t\u00eb t\u00ebra pun\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoheshin. Dhe i sheh tek shkat\u00ebrrohen sa hap e mbyll syt\u00eb, pa r\u00ebn\u00eb dielli i pasdites.<\/p>\n<p>Or\u00ebt e gjata t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb kantieret e naft\u00ebs dhe gazit, ia kan\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr profesionin. K\u00ebt\u00eb profesion q\u00eb p\u00ebr inxhinierin \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi, sepse Shqip\u00ebria, sikurse ai e di, sikurse e din\u00eb dhe pjesa m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb vend dhe jasht\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendburim nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb Shqip\u00ebri. E pik\u00ebrisht kur ekzistojn\u00eb k\u00ebto kushte dhe rrethana, Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm vuan munges\u00ebn e prodhimeve t\u00eb bollshme t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs s\u00eb vet, por p\u00ebrballet me nj\u00eb rritje galopante \u00e7mimesh ndikuar kjo m\u00eb s\u00eb fundi dhe nga zhvillimet bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr revist\u00ebn NEWSBOMB.AL, inxhinieri flet p\u00ebr koncesionin e pompave.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb sipas tij 25 mij\u00eb pompa n\u00eb karburantet n\u00eb vend, dhe kontrolli i tyre, tani ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e privatit. Q\u00eb jo vet\u00ebm nuk e kryen k\u00ebt\u00eb si\u00e7 duhet, por edhe abuzon, madje duke u folur tani edhe p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit. Dikur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kryente shteti. Profesori nuk di t\u00eb thot\u00eb pse nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e till\u00eb iu hoq struktur\u00ebs shtet\u00ebrore q\u00eb kishte gjith\u00eb kapacitetet dhe iu dha privatit. E thot\u00eb, se asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimet e duhura. Profesor Petro, p\u00ebrse, sipas jush, koncesionari i koncesionit t\u00eb kontrollit t\u00eb pompave t\u00eb naft\u00ebs ka k\u00ebrkuar nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave?<\/p>\n<p>Kontrolli i pompave t\u00eb naft\u00ebs funksionon p\u00ebr t\u00eb garantuar sakt\u00ebsin\u00eb e karburantit q\u00eb shitet p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe entet shtet\u00ebrore e private. Ai njihet si proces n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe zakonisht kryhet nga struktura t\u00eb specializuara shtet\u00ebrore mat\u00ebse, si dhe inspektuese. Tek ne, deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2019, ky sh\u00ebrbim kryhej nga shteti dhe p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Inspektorati Shtet\u00ebror Teknik dhe Industrial (ISHTI) dhe pastaj nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Metrologjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018, sh\u00ebrbimi iu kalua privatit me nj\u00eb kontrate koncesionare. N\u00eb gjykimin tim, kontrata koncesionare mbart probleme. Kompania koncesionare private ka fituar t\u00eb drejta p\u00ebr t\u00eb gjobitur bizneset abuzuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me ligj k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb e kan\u00eb organe shtet\u00ebrore dhe vet\u00eb procesi i sanksioneve duhej t\u00eb kalonte n\u00eb filtra shtet\u00ebror\u00eb. Inspektoratit Shtet\u00ebror t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut (ISHMT), ku ndodhet Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Metrologjis\u00eb, i \u00ebsht\u00eb hequr e drejta e bllokimit t\u00eb instrumentit mat\u00ebs, pasi verifikimet dhe kontrollet kryhen vet\u00ebm nga koncesionari.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, privati kontrollon pun\u00ebn e tij! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb drejt\u00ebn e bllokimit p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs administrative ndaj instrumentit mat\u00ebs n\u00eb rast t\u00eb shkeljeve, kontrata koncesionare ia ka njohur koncesionarit. P\u00ebrjashtimi q\u00eb i b\u00ebhet institucionieve shtet\u00ebrore nga ushtrimi i plot\u00eb t\u00eb funksionit t\u00eb inspektimit t\u00eb instrumenteve t\u00eb verifikuara prej koncesionarit, n\u00eb gjykimin tim, rrezikon t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm instrumentet mat\u00ebse t\u00eb karburantit dhe sh\u00ebrbimin e verifikimit metrologjik.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i metrologjis\u00eb ligjore p\u00ebr verifikimin e shp\u00ebrndar\u00ebsve t\u00eb karburantit dhe gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb deleguar tek koncesionari, pa ofruar siguri q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb monitoruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb struktura shtet\u00ebrore ka pasur nj\u00eb metodologji dhe manual mbi m\u00ebnyr\u00ebn e monitorimit. Tani nuk ka as manual, as metodologji. N\u00eb rastin e karburanteve dhe gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm, kjo qasje i b\u00ebn praktikisht t\u00eb pakontrollueshme instrumentet mat\u00ebs dhe cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit t\u00eb verifikimit q\u00eb ofrohet nga koncensionari.<\/p>\n<p>Ky koncesion u b\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb konsumatorit, por gjykoj se me t\u00eb tregu mbetet t\u00ebr\u00ebsisht i pamonitoruar. Nga ana tjet\u00ebr, mungon nj\u00eb ekspert metrolog p\u00ebr t\u00eb monitoruar zbatimin e kontrat\u00ebs. N\u00ebse fitimet e parashikuara nuk arrihen, shteti do t\u00eb mbaj\u00eb rreziqet financiare, nd\u00ebrsa koncesionari vet\u00ebm rrezikun e investimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrse kontrolli i pompave \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Profesor?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka rreth 25 mij\u00eb pompa n\u00eb stacionet e karburanteve. Rritja e tarif\u00ebs e r\u00ebndon drejtp\u00ebrdrejt barr\u00ebn mbi qytetar\u00ebt me t\u00eb pakt\u00ebn 3.4 milion\u00eb euro n\u00eb vit, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe efektin e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH). Do t\u00eb ishte e pamendueshme rritja e tarif\u00ebs n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve rekord t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb administrimit t\u00eb tregut t\u00eb karburanteve me borde, por n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr, kjo mund t\u00eb kryhet dhe do t\u00eb d\u00ebmtonte interesat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kosto e sh\u00ebrbimit t\u00eb kontrollit t\u00eb pompave n\u00eb stacionet e karburanteve aktualisht \u00ebsht\u00eb 14 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pomp\u00eb n\u00eb vit. Duke qen\u00eb se kjo tarif\u00eb paguhet nga shoq\u00ebrit\u00eb e karburanteve, ajo transferohet si kosto direkte tek konsumator\u00ebt p\u00ebrmes \u00e7mimit fundor. N\u00ebse, sikurse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur, rrezikohet t\u00eb dyfishohet tarifa e kontrollit, kjo do t\u00eb reflektohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar q\u00eb paguan konsum<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nako Petro, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt inxhinier\u00eb t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb del publikisht p\u00ebr t\u00eb vendosur pikat mbi \u201ci\u201d. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mbytur n\u00eb terr informativ, n\u00eb munges\u00eb ekspertize shum\u00eb t\u00eb nevojshme edhe pse ekspert\u00ebt jan\u00eb aty; kur askush nuk kujtohet t\u00eb marrin ndonj\u00eb mendim, inxhinier Nako, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":254466,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254461","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254461\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254466"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}