{"id":255240,"date":"2022-05-01T12:06:44","date_gmt":"2022-05-01T10:06:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=255240"},"modified":"2022-05-01T12:06:44","modified_gmt":"2022-05-01T10:06:44","slug":"shuplaka-nga-holanda-nga-erion-dasho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shuplaka-nga-holanda-nga-erion-dasho\/","title":{"rendered":"Shuplaka nga Holanda- Nga Erion Dasho"},"content":{"rendered":"<p>PJESA 1: (\u00c7&#8217;)ORGANIZIMI<\/p>\n<p>Si\u00e7 e ka marr\u00eb vesh pjesa d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve, nj\u00eb shtetas holandez, k\u00ebshilltar nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, u aksidentua n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe k\u00ebrkoi kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Traum\u00ebs. Aty jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mori kujdes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb, por iu rrezikua edhe jeta.<\/p>\n<p>Pas kthimit n\u00eb Holand\u00eb dhe konsultimit me nj\u00eb mjek holandez, qytetari hartoi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr kryeministrin Rama ku listoi 9 gabime t\u00eb r\u00ebnda mjek\u00ebsore q\u00eb kishin ndodhur gjat\u00eb atyre pak or\u00ebve n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimi ndaj letr\u00ebs ishte politik dhe teknik. Ministrja Manastirliu n\u00eb parlament u mbrojt n\u00eb stilin &#8220;fajin e ka Saliu&#8221;, ku recitoi p\u00ebrrall\u00ebn e sukseseve gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb viteve n\u00eb pushtet dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;mrekulli&#8221; n\u00eb kaq pak koh\u00eb!!!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb mjek\u00ebt e spitalit t\u00eb traum\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze publikuan kartel\u00ebn mjek\u00ebsore t\u00eb pacientit, nj\u00eb veprim i d\u00ebnuesh\u00ebm, q\u00eb n\u00ebse ndiqet n\u00eb rrug\u00eb ligjore nga holandezi, mund t&#8217;i \u00e7oj\u00eb dyerve t\u00eb gjyqeve.<\/p>\n<p>Po si q\u00ebndron e v\u00ebrteta?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl shkrimesh do t\u00eb analizoj shqet\u00ebsimet q\u00eb ngre shtetasi holandez n\u00eb letr\u00ebn e tij duke nisur nga problematika e par\u00eb, mungesa e theksuar e organizimit.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri prej vitesh \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar themeli i \u00e7do sistemi dhe jo vet\u00ebm i atij sh\u00ebndet\u00ebsor: organizimi. Organizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kat\u00ebr shtyllat e menaxhimit sipas konceptit klasik, s\u00eb bashku me planifikimin, drejtimin dhe kontrollin.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, organizimi \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga maja e piramid\u00ebs deri n\u00eb baz\u00ebn e saj.<br \/>\nMinistria e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sot ka vet\u00ebm dy mjek\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb mosh\u00ebn e pensionit. Askush n\u00eb at\u00eb institucion nuk njeh qoft\u00eb edhe parimet baz\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs s\u00eb organizimit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Me shkrirjen e ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, shum\u00eb departamente u bashkuan mekanikisht me departamente t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve sociale dhe sot kur troket n\u00eb der\u00eb t\u00eb ministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problem, d\u00ebgjon punonj\u00ebsit t\u00eb ankohen p\u00ebr shefat:<\/p>\n<p>&#8211; Ai\/ajo nuk i njeh problemet se \u00ebsht\u00eb nga ata t\u00eb c\u00ebshtjeve sociale&#8230;<\/p>\n<p>Institucionet e var\u00ebsis\u00eb n\u00eb qarqe dhe ish-rrethet e dikurshme jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga disa struktura t\u00eb quajtura &#8220;operator\u00eb&#8221; t\u00eb cilat kan\u00eb centralizuar vendimmarrjen. Problem i madh i operator\u00ebve (si edhe n\u00eb rastin e ministris\u00eb) \u00ebsht\u00eb mbajtja larg tyre e mjek\u00ebve dhe specialist\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndetit publik, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me militant\u00eb, p\u00ebrfshi edhe ish-artis\u00eb dhe balerina.<\/p>\n<p>N\u00eb spitale p\u00ebrgjith\u00ebsisht drejtojn\u00eb &#8220;besnik\u00ebt e partis\u00eb&#8221;. Nj\u00eb konkurs i organizuar para disa vitesh sh\u00ebrbeu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb institucionalizuar t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e politik\u00ebs. Shembulli m\u00eb flagrant ishte QSUT &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221; ku kat\u00ebr mjek\u00eb elitar\u00eb u mund\u00ebn n\u00eb konkurrim nga nj\u00eb klarinetist.<\/p>\n<p>Pasojat e munges\u00ebs s\u00eb organizimit n\u00eb k\u00ebto nivele u pan\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb ku p\u00ebr shum\u00eb muaj ministria nuk arriti t\u00eb vendoste n\u00eb funksionim spitalet rajonal\u00eb dhe i p\u00ebrqendroi t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt n\u00eb dy spitalet universitare n\u00eb Tiran\u00eb. Amullia q\u00eb u krijua nga paaft\u00ebsia organizative ndikoi tek vdekjet n\u00eb mas\u00eb midis pacient\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nxiti edhe rrjepjen e tyre nga &#8220;Tiret&#8221;.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb ministria nuk arriti dot t\u00eb siguronte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mask\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr mjek apo infermier, kurse p\u00ebrgjigjet e testimeve vinin pasi pacienti ishte sh\u00ebruar ose kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa e organizimit vazhdon n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb institucioneve. Ajo e ka baz\u00ebn tek centralizimi ekstrem dhe mungesa e autonomis\u00eb. Kur gjith\u00e7ka vjen me urdh\u00ebr &#8220;nga lart&#8221;, kuptohet se nuk ka hap\u00ebsira p\u00ebr menaxhim autonom dhe as p\u00ebr organizim brenda institucional.<\/p>\n<p>Pasoja m\u00eb flagrante e \u00e7&#8217;organizimit jan\u00eb mungesat n\u00eb medikamente dhe materiale konsumi. Shpesh tenderat b\u00ebhen me vones\u00eb (vet\u00ebkuptohet se p\u00ebrse ka vonesa) dhe n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb spitalet funksionojn\u00eb me borxhe ndaj kompanive private.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse stafet jo-mjeksor\u00eb fryhen \u00e7do vit, n\u00eb spitalet tona mungojn\u00eb disa specialitete pa t\u00eb cil\u00ebt nuk ka menaxhim dhe organizim spitalor bashk\u00ebkohor, si p.sh., specialist\u00ebt IT dhe mir\u00ebmbajt\u00ebsit e pajisjeve mjeksore. Kjo b\u00ebn q\u00eb shum\u00eb pajisje, edhe kur jan\u00eb t\u00eb reja, nisin t\u00eb krijojn\u00eb probleme n\u00eb funksionim.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon \u00e7&#8217;organizimit t\u00eb praktik\u00ebs klinike, n\u00eb spitalet shqiptare ka &#8220;vdekur&#8221; prej koh\u00ebsh koncepti i pun\u00ebs n\u00eb ekip nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ende nuk kan\u00eb hyr\u00eb p\u00ebrafrime bashk\u00ebkohore si p.sh., ajo q\u00eb n\u00eb shqip mund t\u00eb p\u00ebrkthehet rrug\u00ebtimi i pacientit (patient pathways).<\/p>\n<p>Konsultat brenda sh\u00ebrbimit apo midis sh\u00ebrbimeve ja kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin &#8220;siloseve&#8221; dhe &#8220;principatave&#8221; ku mjek\u00ebt as q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb shohin p\u00ebrtej kat\u00ebr mureve t\u00eb kabinetit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrkeq\u00ebsuar m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn kan\u00eb menduar em\u00ebrimet politike. Mjek\u00eb, infermier\u00eb apo edhe sanitar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar &#8220;me mik&#8221; jan\u00eb shpesh m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se shefat dhe drejtor\u00ebt dhe refuzojn\u00eb t\u00eb marrin urdh\u00ebra prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb spitalet e rretheve (dhe, fatkeq\u00ebsisht, kjo tendenc\u00eb po prek tani edhe spitalet universitare) nuk kan\u00eb mbetur as mjek\u00eb dhe as infermier\u00eb p\u00ebr t&#8217;u menaxhuar, \u00e7ka i kufizon edhe m\u00eb tej drejtuesit e spitaleve n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy problemet e fundit i vendosin edhe vul\u00ebn kakofonis\u00eb n\u00eb drejtimin, organizimin dhe menaxhimin e institucioneve tona sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, p\u00ebr mua dhe njoh\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb thot\u00eb ministrja apo drejtori i Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs. Un\u00eb e besoj at\u00eb q\u00eb thot\u00eb pacienti holandez!<\/p>\n<p>\u300bE besoj sepse e di q\u00eb n\u00eb spitalin ton\u00eb t\u00eb traum\u00ebs nuk funksionojn\u00eb ekipet multidisiplinare.<br \/>\n\u300bE besoj sepse e di se aty nuk b\u00ebhet si duhet analiza e s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb dhe vdekshm\u00ebris\u00eb.<br \/>\n\u300bE besoj sepse aty tallen me programe dhe koncepte si cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit apo siguria e pacientit.<br \/>\n\u300bE besoj sepse tenderat e centralizuar b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shpesh spitali t\u00eb mbetet pa fasho dhe abuzimet b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shpesh edhe materialet e konsumit (p\u00ebrfshi gipsin) t\u00eb jet\u00eb t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb dob\u00ebt.<br \/>\n\u300bE besoj q\u00eb diagnoza mund t\u00eb dokumentohet gabim sepse askush nuk ka menduar n\u00eb piramid\u00ebn e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb koduar dhe standardizuar diagnozat, nd\u00ebrhyrjet dhe procedurat n\u00eb baz\u00eb t\u00eb terminologjis\u00eb s\u00eb pranuar nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\n\u300bE besoj q\u00eb epikriza mund t\u00eb jepet pa vul\u00eb e pa firm\u00eb sepse askush nuk i kushton v\u00ebmendje kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb integruar dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm (continuum of care).<\/p>\n<p>***<br \/>\nPrandaj zonja ministre dhe koleg\u00eb t\u00eb spitalit t\u00eb traum\u00ebs, ju nuk mund t&#8217;i thoni zotit Daans se ai e ka gabim kur deklaron se spitali juaj \u00ebsht\u00eb i \u00e7&#8217;organizuar. Dilni dhe provoni se k\u00ebto q\u00eb shkruajta m\u00eb lart jan\u00eb gabim dhe at\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebt do t&#8217;ju besojn\u00eb!<\/p>\n<p>Por ju nuk mundeni sepse jeni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb e keni zhytur sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb paaft\u00ebsi, \u00e7&#8217;organizim dhe rr\u00ebmuj\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i jepni zotit Daans p\u00ebrgjigje dacibaoiste, mendoni se si t\u00eb adresoni kritik\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb, \u00e7&#8217;organizimin e sistemit tuaj sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb institucioneve n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PJESA 1: (\u00c7&#8217;)ORGANIZIMI Si\u00e7 e ka marr\u00eb vesh pjesa d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve, nj\u00eb shtetas holandez, k\u00ebshilltar nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, u aksidentua n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe k\u00ebrkoi kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Traum\u00ebs. Aty jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mori kujdes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb, por iu rrezikua edhe jeta. Pas kthimit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":255241,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-255240","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/255240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=255240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/255240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/255241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=255240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=255240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=255240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}