{"id":255924,"date":"2022-05-05T12:23:55","date_gmt":"2022-05-05T10:23:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=255924"},"modified":"2022-05-05T12:23:55","modified_gmt":"2022-05-05T10:23:55","slug":"nga-kastriot-islami-dhunimi-i-rregullores-se-kuvendit-asnje-ambasador-sduhet-te-nderhyje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-kastriot-islami-dhunimi-i-rregullores-se-kuvendit-asnje-ambasador-sduhet-te-nderhyje\/","title":{"rendered":"Nga Kastriot Islami: Dhunimi i rregullores s\u00eb Kuvendit?! Asnj\u00eb ambasador s\u2019duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nga Kastriot Islami*<\/p>\n<ol>\n<li>Marrja e fjal\u00ebs nga Sali Berisha n\u00eb podiumin e Kuvendit duke zhvendosur Enkelejd Alibeajn mund t\u00eb trajtohet edhe si mosrespektim i rregullores s\u00eb Kuvendit, por n\u00eb asnj\u00eb rast ajo s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb klasifikohej si nj\u00eb praktik\u00eb e vjet\u00ebr dhe antidemokratike\u2026 sepse ajo ka ndodhur dhe vijon t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb parlamente t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs demokratike. Madje dikush do t\u00eb \u201cmburrej\u201d p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, por nj\u00eb \u201cincident\u201d i till\u00eb n\u00eb parlamentin komunist t\u00eb para 1990 s\u2019kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndodhte sepse gjith\u00e7ka ishte e planifikuar deri n\u00eb detaje.<\/li>\n<li>Kjo q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb par\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, ka ndodhur dhe ndodh n\u00eb shum\u00eb parlamente demokratike t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre rasteve jo vet\u00ebm s\u2019\u00ebsht\u00eb par\u00eb e d\u00ebgjuar, po as ka qen\u00eb e nevojshme nd\u00ebrhyrja e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb huaj. Jan\u00eb vet\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb ngjarjen e mosrespektimit te rregullores se parlamentit nga aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshi edhe kryetaren e parlamentit, dhe gjejn\u00eb zgjidhjen e p\u00ebrshtatshme pa pasur nevoj\u00ebn e nj\u00eb arbitri, aq m\u00eb pak t\u00eb jasht\u00ebm?! Kjo do t\u00eb ishte e papranueshme dhe cenim i r\u00ebnd\u00eb i sovranitetit! Deri ofenduese! Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb kam hasur tek shum\u00eb intelektual\u00eb me formim shkencor e t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i varf\u00ebr ekonomikisht, por ka jo pak burra e gra t\u00eb men\u00e7ura\u2026<\/li>\n<li>Nga nj\u00eb analiz\u00eb e thelluar, racionale e shkencore e k\u00ebsaj ngjarje mund t\u00eb arrihet n\u00eb disa p\u00ebrfundime:<\/li>\n<li>a) Antidemokratike dhe kund\u00ebr dinjitetit njer\u00ebzor, e natyrisht dhunim i r\u00ebnd\u00eb i rregullores s\u00eb Kuvend, ka qen\u00eb fyerja e ofendimi q\u00eb kryeministri Edi Rama i b\u00ebri ish-presidentit Sali Berisha me fjal\u00ebn e tij t\u00eb pashembullt duke e cil\u00ebsuar ish-presidentin e vendit \u201ct\u00eb vdekur politikisht\u201d (gj\u00eb q\u00eb natyrisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por edhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr s\u2019i p\u00ebrket KM t\u00eb vendit t\u00eb b\u00ebj\u00eb cil\u00ebsime t\u00eb tilla p\u00ebr ish-presidentin e vendit e deputet\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb, p\u00ebrderisa s\u2019ka asnj\u00eb vendim t\u00eb nj\u00eb gjykate shqiptare p\u00ebr nj\u00eb cil\u00ebsim t\u00eb till\u00eb) q\u00eb normalisht duhej t\u00eb nd\u00ebshkohej nga struktura adekuate e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin deklarata nga aktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, si\u00e7 b\u00ebri ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb.<\/li>\n<li>b) Antidemokratik dhe i nd\u00ebshkuesh\u00ebm do t\u00eb cil\u00ebsohej edhe q\u00ebndrimi i kryetares s\u00eb Kuvendit q\u00eb s\u2019i dha menj\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn ish-presidentit t\u00eb vendit apo deputetit SB t\u00eb replikonte sipas normave t\u00eb rregullores s\u00eb Kuvendit, por n\u00eb dhunim t\u00eb hapur t\u00eb rregullores s\u00eb Kuvendit iu mohua e drejta e fjal\u00ebs ish-presidentit e deputetit t\u00eb Kuvendit aktual p\u00ebr t\u00eb shprehur q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr ofendimet dhe fyerjet q\u00eb kryeministri i vendit i b\u00ebri atij. Struktura adekuate e Kuvendit duhet t\u00eb kishte marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb shqyrtim edhe k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb kryetares s\u00eb Kuvendit dhe duhet ta kishin trajtuar sipas parashikimeve t\u00eb rregullores\u2026<\/li>\n<li>c) Fyes, antidemokratik dhe n\u00eb dhunim t\u00eb rregullores s\u00eb Kuvendit ishte edhe q\u00ebndrimi i kryetares s\u00eb Kuvendit, Lindita Nikolla duke i dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn pas ofendimeve dhe fyerjeve t\u00eb kryeministrit ndaj ish-presidentit, nj\u00eb deputeti tjet\u00ebr, konkretisht deputetit t\u00eb PD, Enkelejd Alibeaj. Madje ky veprim i kryetares s\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb k\u00ebtij vendi, i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe me synime diversioni ndaj opozit\u00ebs e deri madje deri edhe i porositur nga kryeministri. Normalisht, deputeti Alibeaj, nj\u00eb jurist dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i rregullores s\u00eb Kuvendit duhet t\u00eb mos e pranonte k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb gabuar t\u00eb kryetares s\u00eb Kuvendit dhe nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb hidhte posht\u00eb me neveri k\u00ebt\u00eb diversion t\u00eb panevojsh\u00ebm\u2026<\/li>\n<li>P\u00ebrfundimisht e p\u00ebrmbledhtas nga kjo analiz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta kishte b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb struktura adekuate e Kuvendit n\u00eb nj\u00eb mbledhje speciale t\u00eb parashikuar nga rregullorja e Kuvendit, duhet t\u00eb ishin trajtuar sipas parashikimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb rregulloren e kuvendit:<\/li>\n<li>a) fyerja dhe ofendimet e kryeministrit ndaj ish-presidentit e deputetit Berisha; \u00e7udit\u00ebrisht p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb heshti p\u00ebr ofendimet e kryeministrit, por edhe p\u00ebr mos-nd\u00ebshkimin nga Kuvendi t\u00eb dhunimit nga kryeministri t\u00eb rregullores s\u00eb kuvendit duke ofenduar e fyer ish-presidentin apo deputetin SB. N\u00eb realitet do t\u00eb cil\u00ebsohej e gabuar n\u00ebse ambasadorja do t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendim p\u00ebr \u201cofendimin e Ram\u00ebs ndaj Berish\u00ebs\u201d sepse ai veprim i saj do t\u00eb cil\u00ebsohej edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kuvendit; pra pavar\u00ebsisht se ajo s\u2019b\u00ebri at\u00eb q\u00eb b\u00ebn gjithnj\u00eb, p\u00ebr mendimin tim ajo b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb s\u2019reagoi por n\u00eb fakt shqiptar\u00ebt s\u2019jan\u00eb as naiv\u00eb dhe as budallenj t\u00eb mos e kuptojn\u00eb p\u00ebrse ambasadorja e SHBA heshti ndaj \u201cofendimeve dhe fyerjeve\u201d q\u00eb kryeministri l\u00ebshoi n\u00eb drejtim t\u00eb ish-presidentit, kjo duket i p\u00eblqeu?!<\/li>\n<li>b) dhunimi i rregullores e ndoshta deri edhe diversioni i kryetares s\u00eb Kuvendit (ajo si e paanshme s\u2019duhet t\u00eb lejoj\u00eb asnj\u00eb dhunim t\u00eb rregullores s\u00eb Kuvendit dhe n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb mos b\u00ebhet pjes\u00eb e diversionit politik ndaj opozit\u00ebs). Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb heshti dhe p\u00ebr mendimin tim b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb heshti ndon\u00ebse n\u00eb realitet heshtja e saj duket se lidhet me vler\u00ebsimin si t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb kryetares s\u00eb kuvendit, ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr ish-presidentit t\u00eb vendit dhe deputetit SB?!<\/li>\n<li>c) minimalisht duhet t\u00eb ishte nd\u00ebshkuar moralisht naiviteti (p\u00ebr t\u00eb mos i vendosur cil\u00ebsorin adekuat veprimit t\u00eb deputetit demokrat) i Alibeaj q\u00eb pranoi, n\u00eb dhunim t\u00eb rregullores s\u00eb kuvendit, diversionin e dyshes Nikolla-Rama, duke marr\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb s\u2019i takonte, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrpara nj\u00eb kolegu t\u00eb tij si SB q\u00eb jo vet\u00ebm kishte t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb reaguar para tij ndaj ofendimeve e fyerjeve t\u00eb kryeministrit, me mosh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e kishte pasur edhe drejtues t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, kishte qen\u00eb an\u00ebtar i qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar prej tij dhe s\u2019duhet t\u00eb harronte n\u00eb asnj\u00eb rast se \u201ckjo loj\u00eb diversioni\u201d po drejtohej kund\u00ebr ish-presidentit t\u00eb vendit me synimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e dob\u00ebsuar opozit\u00ebn ku ai b\u00ebnte pjes\u00eb vet\u00eb\u2026 \u00c7udit\u00ebrisht, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ambasadorja nd\u00ebrhyri duke u shprehur me terma t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm kund\u00ebr veprimit t\u00eb ish-presidentit apo deputetit SB p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb i takonte dhe n\u00eb respekt te k\u00ebrkesave t\u00eb rregullores ndaj ofendimeve t\u00eb kryeministrit?! Kjo ishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb cenim t\u00eb dinjitetit dhe sovranitetit t\u00eb kuvendit! T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm e t\u00eb men\u00e7ur kuptuan shum\u00eb mir\u00eb arsyen e k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrje t\u00eb \u00e7uditshme!<\/li>\n<li>Por m\u00eb e \u00e7uditshmja n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin q\u00eb Edi Rama, ofenduesi i \u201cmadh\u201d q\u00eb duhet t\u00eb ishte nd\u00ebshkuar r\u00ebnd\u00eb nga Kuvendi, por edhe ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb rezonanc\u00eb me Ram\u00ebn vazhduan edhe pas seanc\u00ebs t\u00eb stigmatizojn\u00eb si jo demokratik q\u00ebndrimin korrekt e dinjitoz, t\u00eb guximsh\u00ebm e n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me rregulloren e Kuvendit t\u00eb ish-presidentit t\u00eb vendit apo deputetit SB, duke shfaqur at\u00eb q\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt\u2026 K\u00ebto veprime kan\u00eb nxitur antipati ekstreme te nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm shqiptar\u00ebsh q\u00eb s\u2019jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb ish-presidentit t\u00eb vendit apo deputetit SB, por k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Rama t\u00eb ruaj\u00eb etik\u00ebn n\u00eb Kuvend dhe ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb dinjitetin e shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb mos cenoj\u00eb sovranitetin e vendit m\u00eb pro-amerikan n\u00eb Evrop\u00eb\u2026 Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb edhe shum\u00eb diplomat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb habitur jo vet\u00ebm nga nd\u00ebrhyrja e ambasadores, por edhe nga q\u00ebndrimet e gabuara t\u00eb Ram\u00ebs dhe q\u00ebndrimet jo adekuate t\u00eb Alibeajt!<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nga Kastriot Islami* Marrja e fjal\u00ebs nga Sali Berisha n\u00eb podiumin e Kuvendit duke zhvendosur Enkelejd Alibeajn mund t\u00eb trajtohet edhe si mosrespektim i rregullores s\u00eb Kuvendit, por n\u00eb asnj\u00eb rast ajo s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb klasifikohej si nj\u00eb praktik\u00eb e vjet\u00ebr dhe antidemokratike\u2026 sepse ajo ka ndodhur dhe vijon t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb parlamente [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":255928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-255924","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/255924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=255924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/255924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/255928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=255924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=255924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=255924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}