{"id":255942,"date":"2022-05-05T12:40:58","date_gmt":"2022-05-05T10:40:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=255942"},"modified":"2022-05-05T12:40:58","modified_gmt":"2022-05-05T10:40:58","slug":"a-sheh-rrezik-per-lufte-reale-edhe-ne-ballkan-albin-kurti-flet-pas-takimit-ne-berlin-per-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-sheh-rrezik-per-lufte-reale-edhe-ne-ballkan-albin-kurti-flet-pas-takimit-ne-berlin-per-serbine\/","title":{"rendered":"A sheh rrezik p\u00ebr luft\u00eb reale edhe n\u00eb Ballkan? Albin Kurti flet pas takimit n\u00eb Berlin p\u00ebr Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, zhvilloi vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb zyrtare n\u00eb Berlin, ku u takua me kancelarin e Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz. P\u00ebr DW ai flet mbi Procesin e Berlinit, dialogun e marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Zoti Kryeminist\u00ebr, erdh\u00ebt n\u00eb Berlin me ftes\u00eb t\u00eb kancelarit Olaf Scholz, sepse Gjermania ka vendosur t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb impuls procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian, nisur dhe nga dinamika e krijuar aktualisht nga Lufta e Ukrain\u00ebs. Procesi i Berlinit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb e ka filluar kancelarja Angela Merkel, por q\u00eb nuk ka patur shum\u00eb rezultate konkrete. A mendoni ju se kjo \u00ebsht\u00eb rruga e duhur p\u00ebr t\u00eb ofruar Ballkanin Per\u00ebndimor drejt Bashkimit Evropian?<\/p>\n<p>Albin Kurti: Un\u00eb isha i nderuar q\u00eb mora pjes\u00eb n\u00eb takim me kancelarin Scholz me ftes\u00ebn e tij k\u00ebtu n\u00eb kancelari, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u takuam. Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb konfirmuam se ndajm\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kan\u00eb Gjermanin\u00eb nj\u00eb aleat strategjik p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb Procesi i Berlinit me rienergjizimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet kancelarit t\u00eb ri, Olaf Scholz, \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr secilin vend t\u00eb Ballkanit dhe n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ne kemi diku \u00e7do t\u00eb tretin qytetar t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb nuk banon n\u00eb territorin e Republik\u00ebs, por n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, sidomos n\u00eb Gjermani. Marr\u00ebveshjet tona do t\u00eb shtohen, bashk\u00ebpunimi yn\u00eb ekononmik dhe tregtar po ashtu, dhe besoj q\u00eb edhe n\u00eb Bashkimin Evropian edhe n\u00eb Procesin e Berlinit na presin dit\u00eb t\u00eb mira si Repulik\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga elementet e Procesit t\u00eb Berlinit \u00ebsht\u00eb Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb zotuar lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, por deri tani nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p>Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal \u00ebsht\u00eb thelb i Procesit t\u00eb Berlinit. Jo z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr BE-n\u00eb, por si p\u00ebrgatitje p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebr t\u2019u realizuar Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal duhet q\u00eb Serbia t\u2019i pranoj\u00eb dokumentet e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet l\u00ebvizja e kat\u00ebrfisht\u00eb q\u00eb paraqet vler\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian. Un\u00eb besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb mbi Beogradin t\u00eb b\u00ebhet trysnia q\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb dokumentet e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb lirsh\u00ebm kapitali e sh\u00ebrbimet e njer\u00ebzit dhe bashkarisht t\u2019i afrohemi Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Ju k\u00ebrkoni q\u00eb dokumentet t\u00eb ken\u00eb brenda termin \u201cRepublik\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d. Nuk jeni i gatsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb b\u00ebni aty nj\u00eb l\u00ebshim t\u00eb vog\u00ebl, qoft\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb bashk\u00ebpunimit?<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb kthehemi as para vitit 1999, kur jemi \u00e7liruar e as para vitit 2008 kur e kemi shpallur pavar\u00ebsin\u00eb, as para vitit 2010 kur Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb e ka legjitimuar Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe as para vitit 2012, kur ka p\u00ebrfunduar mbik\u00ebqyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dokumentet jan\u00eb t\u00eb Repulik\u00ebs dhe ato duhet t\u00eb pranohen si t\u00eb tilla, por le t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb Sllovakia, Greqia dhe Rumania nuk e pranojn\u00eb shtetin ton\u00eb ende \u2013 shpresoj q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb s\u00eb shpejti \u2013 por edhe kan\u00eb zyr\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb Prishtin\u00eb dhe i pranojn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet. Pasaporta ime pranohet nga Greqia, Rumania dhe Sllovakia, e n\u00ebse Serbia d\u00ebshiron t\u2019i bashkohet Bashkimit Evropian, s\u00eb paku, si hap i par\u00eb le t\u2019u bashkohet vendeve mosnjoh\u00ebse q\u00eb, si\u00e7 dihet, jan\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Kaluam k\u00ebshtu vetiu te dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Zoti Scholz ju ftoi ekstra p\u00ebr t\u00eb zhvilluar edhe nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb prani t\u00eb presidentit Vu\u00e7i\u00e7 dhe negociatorit Laj\u00e7ak. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb prej k\u00ebtij takimi?<\/p>\n<p>Prania dhe pjes\u00ebmarrja ime n\u00eb takim dhe aktivitetet k\u00ebtu n\u00eb Berlin, natyrisht nuk ishin vet\u00ebm p\u00ebr takimin me kancelarin Olaf Scholz, por edhe me ministren e Jashtme, zonj\u00ebn Annalena Baerbock, por edhe nj\u00eb takim tjet\u00ebr trepal\u00ebsh me Presidentin e Serbis\u00eb dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsin e BE-s\u00eb, zotin Laj\u00e7ak. Un\u00eb besoj q\u00eb dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb parimor, i balancuar, simetrik, me rezultate q\u00eb d\u00ebshmohen se jan\u00eb t\u00eb tilla p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb p\u00ebrfitime qytetar\u00ebve pa dallim, por gjithashtu edhe rezultatet, t\u00eb cilat i kan\u00eb brenda vlerat e BE-s\u00eb. Demokratizimin, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn, reciprocitetin, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Albin Kurti<\/p>\n<p>A shihni ju nj\u00eb penges\u00eb, q\u00eb ju, q\u00eb e shikoni veten si lider modern e demokratik i Kosov\u00ebs, t\u00eb gjeni nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me presidentin aktual t\u00eb Serbis\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb kollaj, p\u00ebr shkak se p\u00ebr dallim nga Serbia, Kosova \u00ebsht\u00eb vend demokratik. Ka demokraci cil\u00ebsore. N\u00eb vendin ton\u00eb opozita mund t\u2019i fitoj\u00eb zgjedhjet. Dhe kemi rritjen m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike n\u00eb rajon. Kosova \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale e shoq\u00ebrore shkojn\u00eb bashk\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Un\u00eb uroj q\u00eb n\u00eb Serbi t\u00eb ndryshoj\u00eb qasja, t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb rreshtuar sikurse deri m\u00eb tani me Kremlinin zyrtar, q\u00eb b\u00ebri agresion ushtarak t\u00eb pajustifikuesh\u00ebm dhe invazion t\u00eb paprovokuar n\u00eb Ukrain\u00eb dhe uroj q\u00eb edhe Serbia t\u2019ia vendos\u00eb sanksionet Rusis\u00eb dhe t\u00eb distancohet n\u00eb t\u00eb tashmen nga Putini e p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e saj t\u00eb distancohet nga Milloshevi\u00e7i.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i fuqish\u00ebm q\u00eb ka edhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para, p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb Per\u00ebndimi ose Bashkimi Evropian. Pra, Serbia mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pjes\u00ebn e vet. A jeni ju i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb pranoni Asociacionin e Komunave Serbe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb vitin 2013?<\/p>\n<p>Dialogu parimor duhet t\u00eb sjell\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht t\u00eb obligueshme p\u00ebr normalizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb raporteve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila e ka n\u00eb qend\u00ebr njohjen reciproke. Jo njohjen reciproke n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb st\u00ebrzgjat\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e shkuar, por njohje reciproke n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes, e cila i normalizon raportet, kur Kosova \u00ebsht\u00eb shtet normal, mir\u00ebpo raportet me Serbin\u00eb nuk i ka normale dhe ato duhet t\u2019i normalizojm\u00eb. Un\u00eb nuk besoj q\u00eb Bashkimit Evropian i nevojitet Serbia, sa i nevojitet Serbis\u00eb Bashkimi Evropian. Pra, t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb marra s\u00eb bashku e kan\u00eb popullsin\u00eb sa e Holand\u00ebs, nd\u00ebrkaq t\u00eb kombinuar bruto-produktin vendor e kan\u00eb sa Sllovakia. Por Ballkani Per\u00ebndimor, i inkuadruar n\u00eb Bashkimin Evropian e zvog\u00eblon p\u00ebr tremij\u00eb kilometra kufirin e jasht\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb, por q\u00eb besa edhe i bashkon familjet, meq\u00ebn\u00ebse nuk ka familje, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por, do t\u00eb thosha edhe n\u00eb Ballkan, q\u00eb nuk e ka nj\u00eb an\u00ebtar s\u00eb paku n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ballkani vazhdon t\u00eb ket\u00eb provokime nga ana e Rusis\u00eb. Ju keni folur p\u00ebr luft\u00eb hibride. A shihni ndonj\u00eb rrezik q\u00eb kjo luft\u00eb hibride t\u00eb kthehet n\u00eb luft\u00eb reale edhe n\u00eb Ballkan?<\/p>\n<p>U d\u00ebshmua q\u00eb lufta hibride nuk e z\u00ebvend\u00ebson luft\u00ebn, por e p\u00ebrgatit at\u00eb, dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjithashtu u d\u00ebshmua q\u00eb vendet autokratike, kur blejn\u00eb armatim, k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr parada ceremoniale ushtarake, por e b\u00ebjn\u00eb pik\u00ebrisht, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb armatim n\u00eb luft\u00ebn agresore kund\u00ebr fqinj\u00ebve. Andaj, jemi shum\u00eb t\u00eb kujdesh\u00ebm, e shum\u00eb vigjilent\u00eb, po e ndjekim se \u00e7far\u00eb ndodh atje, af\u00ebr tre p\u00ebr qind e brutoproduktit vendor b\u00ebhet p\u00ebr investime dhe shpenzime p\u00ebr ushtri, me \u00e7\u2019rast blejn\u00eb armatim, ose marrin donacione nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe rrotull kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, tashm\u00eb jan\u00eb 48 baza ushtarake, t\u00eb cilat e rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb dhe paqen n\u00eb vendin ton\u00eb, Mir\u00ebpo me kapacitetet tona shtet\u00ebrore, me faktin q\u00eb ndon\u00ebse nuk jemi n\u00eb NATO e kemi NATO-n n\u00eb Kosov\u00eb, dhe ndon\u00ebse nuk jemi n\u00eb Bashkimin Evropian edhe Bashkimin Evropian e kemi t\u00eb integruar n\u00eb Kosov\u00eb ne megjithat\u00eb jemi t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fqinj\u00ebn ton\u00eb veriore, n\u00eb Serbi, dihet q\u00eb Gazpromi ka shumic\u00ebn e aksioneve n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs. N\u00eb Nish \u00ebsht\u00eb qendra humanitare ruse, dhe ata kan\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tregtis\u00eb me Federat\u00ebn Ruse dhe jan\u00eb pjes\u00eb e Unionit Euroaziatik Ekonomik, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Moska. Pra, lidhjet i kan\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishta, i kan\u00eb t\u00eb thella, dhe un\u00eb mendoj q\u00eb Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb m\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb ulet n\u00eb tri-kat\u00ebr karrige. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duhet ta vler\u00ebsojn\u00eb kontributin e Kosov\u00ebs, e cila nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb kurrfar\u00eb projektesh paralele p\u00ebrve\u00e7 BE-s\u00eb dhe NATO-s.<\/p>\n<p>Bised\u00ebn e zhvilloi Anila Shuka<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, zhvilloi vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb zyrtare n\u00eb Berlin, ku u takua me kancelarin e Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz. P\u00ebr DW ai flet mbi Procesin e Berlinit, dialogun e marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb. Deutsche Welle: Zoti Kryeminist\u00ebr, erdh\u00ebt n\u00eb Berlin me ftes\u00eb t\u00eb kancelarit Olaf Scholz, sepse Gjermania ka vendosur t\u2019i jap\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":255949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,3373],"tags":[],"class_list":{"0":"post-255942","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-rajon"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/255942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=255942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/255942\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/255949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=255942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=255942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=255942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}