{"id":256228,"date":"2022-05-06T10:13:18","date_gmt":"2022-05-06T08:13:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=256228"},"modified":"2022-05-06T10:13:18","modified_gmt":"2022-05-06T08:13:18","slug":"brenda-6-viteve-pasuria-ju-rrit-me-649-here-kpk-shkarkon-nga-detyra-prokurori-arjan-ndoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/brenda-6-viteve-pasuria-ju-rrit-me-649-here-kpk-shkarkon-nga-detyra-prokurori-arjan-ndoja\/","title":{"rendered":"Brenda 6 viteve pasuria ju rrit me 649 her\u00eb, KPK SHKARKON nga detyra prokurori Arjan Ndoja"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durr\u00ebsit, Arian Ndoja.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut \u00ebsht\u00eb kryer nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, nd\u00ebrsa shkarkimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb unanimisht nga an\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndoja \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb pasuris\u00eb si dhe akuzohet p\u00ebr lidhje me krimin, papast\u00ebrti t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas seanc\u00ebs t\u00eb KPK, Ndoja tha se do e ankimoj\u00eb vendimin n\u00eb gjykat\u00ebn e Strasburgut.<\/p>\n<p>Arian Ndoja p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri n\u00eb vitin 2008, kur u rikthye n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, Ndoja mbeti i plagosur gjat\u00eb nj\u00eb atentati me arm\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb autostrad\u00ebn Durr\u00ebs-Tiran\u00eb, n\u00eb vendin e quajtur \u201cMbikalimi i Shkozetit\u201d, nd\u00ebrsa po udh\u00ebtonte sipas policis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb personi me precedent\u00eb penal\u00eb.<\/p>\n<p>Pas atentatit, KLP k\u00ebrkoi hetim disiplinor ndaj Ndoj\u00ebs p\u00ebr sjellje q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me statusin e magjistratit. Analiza e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr tre shtyllat e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuror\u00ebt, s\u00eb bashku me kontrollin e figur\u00ebs dhe vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin p\u00ebr t\u00eb her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003, prokurori Arian Ndoja deklaronte pasuri me vler\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vler\u00ebn e 129.9 milion\u00eb lek\u00ebve, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje me 649 her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, Ndoja zot\u00ebron familjarisht pasuri t\u00eb paluajtshme me vler\u00eb 44.8 milion\u00eb lek\u00eb, sende me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb prej 21.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, likujditete bankare prej 12 milion\u00eb lek\u00ebsh, automjete me vler\u00eb 8.5 milion\u00eb lek\u00eb si dhe kursime n\u00eb cash prej 633 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ndoja deklaron gjithashtu huadh\u00ebnie me vler\u00eb 42.2 milion\u00eb lek\u00eb si dhe pjes\u00eb n\u00eb kapital prej 40 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat familjare p\u00ebr periudh\u00ebn deklaruese jan\u00eb 142.8 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 73% kan\u00eb si burim aktivitetin privat t\u00eb Ndoj\u00ebs dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. T\u00eb ardhurat nga paga t\u00eb subjektit dhe familjar\u00ebve z\u00ebn\u00eb 10% t\u00eb totalit, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme gati 9%.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 analiz\u00ebs p\u00ebr rritjen\/uljen e pasuris\u00eb, struktur\u00ebn e aseteve dhe t\u00eb ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik\/logjik t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit si dhe \u201cflamujt e kuq\u2019 q\u00eb identifikohen gjat\u00eb kontrollit. Nga kontrolli aritmetik\/logjik p\u00ebr 12 vite, dy prej deklaratave rezultojn\u00eb me probleme.<\/p>\n<p>Subjekti Arian Ndoja gjat\u00eb periudh\u00ebs deklaruese 2004-2016 rezulton me burime t\u00eb pamjaftueshme financiare n\u00eb dy vite; n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 10,376,166 lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2016 n\u00eb shum\u00ebn 31,396,034 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza cil\u00ebsore e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb, BIRN identifikoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u201cflamujsh t\u00eb kuq\u201d q\u00eb lidhen me huadh\u00ebniet dhe transaksionet me pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti Arian Ndoja ka shk\u00ebputje nga detyra nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2008 dhe ne deklarimin Para Fillimit t\u00eb vitit 2008 deklarohet pasuri e shtuar n\u00eb vler\u00ebn 86,851,831 lek\u00eb (konvertuar me kursin e vitit), me burim financiar t\u00eb ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit t\u00eb avokatis\u00eb n\u00eb total 750,000 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn Para Fillimit t\u00eb Detyr\u00ebs 2008 deklaron huadh\u00ebnie me kontrat\u00eb noteriale nj\u00eb personi fizik n\u00eb shum\u00ebn 75,000 euro. Po ashtu n\u00eb vitin 2016, i jep hua pa interes kush\u00ebririt 88,000 euro si dhe 163,855 euro me kontrat\u00eb noteriale p\u00ebr huadh\u00ebnie shoq\u00ebris\u00eb \u201cArtel 04\u201d dhe nj\u00eb shtetasi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 subjekti ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr detyrim monetar n\u00eb shum\u00ebn 159,520 euro nga shtetasi me inicialet F.B. p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimit sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb vitin 2012 deklaron t\u00eb ardhura si juriste n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cRafaelo 2\u201d, e nj\u00ebjta shoq\u00ebri me t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb vitin 2016 n\u00ebnshkruhet kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje p\u00ebr nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe apartamente n\u00eb Sh\u00ebngjin. Objekti i k\u00ebsaj kontrate sip\u00ebrmarrje \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, pasi i referohet kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2015, por n\u00eb deklarat\u00ebn Periodike\/Vjetore 2015 nuk ka t\u00eb dh\u00ebna lidhur me k\u00ebt\u00eb investim, shkruan Birn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e m\u00ebparshme p\u00ebrmenden kontrata shp\u00ebmbimi dhe kontrata dhurimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, por \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebhet lidhje logjike e transaksioneve me pasurit\u00eb e paluajtshme p\u00ebr shkak t\u00eb informacionit t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durr\u00ebsit, Arian Ndoja. Procesi i tij i vetingut \u00ebsht\u00eb kryer nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, nd\u00ebrsa shkarkimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb unanimisht nga an\u00ebtar\u00ebt. Ndoja \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb pasuris\u00eb si dhe akuzohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":256229,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-256228","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256228\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}