{"id":256279,"date":"2022-05-06T12:15:55","date_gmt":"2022-05-06T10:15:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=256279"},"modified":"2022-05-06T12:30:10","modified_gmt":"2022-05-06T10:30:10","slug":"eduard-halimi-me-urdher-te-rames-u-futen-ne-burg-38-mije-qytetar-per-energjine-presidenti-i-ri-dhe-mardheniet-me-berishen-e-bashen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/eduard-halimi-me-urdher-te-rames-u-futen-ne-burg-38-mije-qytetar-per-energjine-presidenti-i-ri-dhe-mardheniet-me-berishen-e-bashen\/","title":{"rendered":"Eduard Halimi: Me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs u fut\u00ebn n\u00eb burg 38 mij\u00eb qytetar p\u00ebr energjin\u00eb. Presidenti i ri dhe mardh\u00ebniet me Berish\u00ebn e Bash\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Drejt\u00ebsia vazhdon t\u00eb jet\u00eb fatkeq\u00ebsisht n\u00ebn kontroll apo shantazh t\u00eb qeveris\u00eb. Gjith\u00eb qeverisja p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryeministrin kan\u00eb tiparin e nj\u00eb qeverie autoritariste dhe nj\u00eb njeriu autokrat.<\/p>\n<p>Eduard HALIMI, ish-minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, aktualisht \u00ebsht\u00eb themelues dhe drejtues i kompanis\u00eb CEO, HALIMI LA\u00cb &amp; TAX. Ai ka sh\u00ebrbyer si\u00a0 Avokat i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shtetit, an\u00ebtar i Parlamentit dhe n\u00ebnkryetar i komisionit t\u00eb ligjeve dhe reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Pedagog i jasht\u00ebm n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb profilizuar si ekspert i s\u00eb drejt\u00ebs private, n\u00eb fush\u00ebn e bankave, teknologjis\u00eb. Autor i qindra artikujve dhe librit \u201cT\u00eb b\u00ebhesh jurist i mir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb gazetares Merita Haklaj, ai analizon raportin e fundit t\u00eb DASH dhe Fredoom House, situat\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, Vettingun, SPAK-un, lin\u00e7imin publik, procesin p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, opozit\u00ebn dhe raportet me Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn. Ja pjesa e dyt\u00eb e intervist\u00ebs:<\/p>\n<p>T\u00cb GJITH\u00cb DREJTUESIT M\u00cb T\u00cb LART\u00cb EDHE AN\u00cbTAR\u00cbT E GJYKAT\u00cbS KUSHTETUESE, AN\u00cbTAR\u00cbT E GJYKAT\u00cbS S\u00cb LART\u00cb, SI EDHE GJYQTAR\u00cbT Q\u00cb ME URDH\u00cbR T\u00cb KRYEMINISTRIT RAMA, FUT\u00cbN N\u00cb BURG 38 MIJ\u00cb QYTETAR\u00cb DHE ATA TANI JAN\u00cb P\u00cbRPARA AKUZAVE. K\u00cbTO JAN\u00cb PROCESE PROPAGANDISTIKE, KARAKTERISTIKE P\u00cbR VENDET AUTORITARISTE KU LIDERI SUPREM I B\u00cbN THIRRJE DREJT\u00cbSIS\u00cb: KAP AT\u00cb, B\u00cbJ K\u00cbT\u00cb, SEPSE THASH\u00cb KUR KALON TRE MANDATE KALON N\u00cb NJ\u00cb DELIR\u2026.<\/p>\n<p>Sipas jush, cili do t\u00eb ishte vendimi m\u00eb i sakt\u00eb juridik dhe q\u00eb do p\u00ebrjashtonte lin\u00e7imin public? A mendoni se modeli europian \u00ebsht\u00eb m\u00eb i suksessh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb do t\u00eb kishin efekt n\u00ebse do t\u00eb ndiqnin form\u00ebn juridike p\u00ebr pjes\u00ebn Europiane. Pra kan\u00eb efektin e lin\u00e7imit deri para 2017: egzistone di\u00e7ka e till\u00eb pra, \u00ebsht\u00eb krejt normale q\u00eb \u00e7do minist\u00ebr i nj\u00eb vendi mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk dua q\u00eb ti t\u00eb futesh n\u00eb vendin tim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e raportit e dizenjuar p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshiruar apo nuk jan\u00eb d\u00ebshiruar. Lin\u00e7imi publik se ky \u00ebsht\u00eb dizenjimi kur b\u00ebhet publik mendoj q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb\u00a0 q\u00eb n\u00eb formimin tim si avokat i q\u00ebndroj k\u00ebsaj forme. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb paraleliz\u00ebm pra p\u00ebr ata persona q\u00eb kan\u00eb vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar at\u00ebher\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr dekriminalizimin q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mor\u00ebm modelin Italian n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pra, m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb larguar politikan\u00ebt e korruptuar dhe politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lidhje me krimin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet drejt\u00ebsis\u00eb pra. askush nuk largohet nga politika n\u00eb qoft\u00eb se thjesht dyshohet se kryen nj\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kur ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb at\u00ebher\u00eb kjo e jep efektin pra e b\u00ebn efektin e pastrimit politik at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron: po them q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb qytetar\u00ebt apo Shtetet e Bashkuara t\u00ebAmerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Kjo vjen n\u00ebp\u00ebrmjet procesit te dekriminalizimit n\u00eb vendin ton\u00eb. Kur b\u00ebm\u00eb ligjin p\u00ebr dekriminalizimin kur po diskutonim k\u00ebt\u00eb b\u00ebm\u00eb nj\u00eb takim me Presidentin e Komisionit t\u00eb Venecias, dhe meqen\u00ebse zoti Basha nuk ishte, e prita un\u00eb dhe i tregova shqet\u00ebsimin q\u00eb kishim: pra ne kemi k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim i tham\u00eb q\u00eb kemi individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb me rekorde t\u00eb tmerrshm\u00eb kriminale dhe po hyjn\u00eb k\u00ebtu dhe ai me tregoi bashk\u00eb me nj\u00eb profesor, ishte dhe ambasadori Italian n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me tregoi q\u00eb shiko tha n\u00eb Itali deri n\u00eb vitet 90-95 kishim k\u00ebt\u00eb problem pra q\u00eb mafia njer\u00ebs me rekorde kriminale paguanin njer\u00ebs p\u00ebr t\u2019u futur dhe lobonin q\u00eb t\u00eb futesh nj\u00eb individ dhe t\u00eb ishte njeriu i tyre q\u00eb ta kishin p\u00ebr t\u00eb kapur politik\u00ebn. Tani tha pas viteve 90 na ndodhi problem q\u00eb than\u00eb ata pse t\u00eb paguajm\u00eb ne kur mund t\u00eb futemi vet\u00eb. Dhe kjo ndodhi n\u00eb Itali n\u00eb vitet 2000 \u2013 2005 dhe ata b\u00ebn\u00eb ligjet. Ndoshta po kthehemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr sigurisht ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb process tjet\u00ebr dhe ndoshta duhet gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb efekt an\u00ebsor q\u00eb krijoi ligji i dekriminalizimit.<\/p>\n<p>Por sigurisht krimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara politika m\u00eb mbrapa. Por gjithmon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb korigjim i ligjit p\u00ebr t\u00eb ndaluar pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb n\u00eb rastet kur k\u00ebto vijn\u00eb nga burimet kriminale apo ndihmohen nga persona me rekorde t\u00eb tmerrshme kriminale. Ato jan\u00cb dizenjime q\u00eb tregojn\u00eb se nuk kan\u00eb patur efekt. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmend zgjedhjet e vitit 2015 n\u00eb Kavaj\u00eb , ku ka patur nj\u00eb angazhim t\u00eb fort\u00eb lidhur me dizenjimin apo nxjerrjen e dosjes s\u00eb kandidatit. N\u00eb Kavaj\u00eb, un\u00eb vet\u00eb kam patur takime t\u00eb shpeshta n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb process t\u00eb till\u00eb dhe fakti ishte se s\u00ebrish kandidati me rekorde t\u00eb tmershme kriminale fitoi n\u00eb Kavaj\u00eb dhe statistikat e tjera q\u00eb ju mund t\u2019i shikoni. Pra dizenjimi pa patur nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb efektive. Edhe pse ka kritika nga raportet e DASH, raportet e Freedom House apo raportet e tjera, realiteti q\u00eb ne shohim \u00e7do dit\u00eb me sy \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb dhe asgj\u00eb nuk po ndryshon.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn ishin t\u00eb m\u00ebdha, por Drejt\u00ebsia vazhdon t\u00eb jet\u00eb fatkeq\u00ebsisht n\u00ebn kontroll apo shantazh t\u00eb qeveris\u00eb ?<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb ne kishim nga mekanizmi i nj\u00eb krimi i nj\u00eb interesi t\u00eb pavarur interesi q\u00eb t\u00eb ishte efektive nuk po jep rezultat. Rezultate t\u00eb tilla q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar nj\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs minist\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb ark\u00eb peshk apo se \u00ebsht\u00eb arrestuar nj\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs minist\u00ebr, apo sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm,\u00a0 apo heqja e imunitetit kan\u00eb ndodhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar. Ka ndodhur edhe m\u00eb p\u00ebrpara edhe p\u00ebrpara vitit 2013 ka ndodhur t\u00eb arrestohen z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs ministra, ka ndodhur m\u00eb pas t\u00eb arrestohen ish ministra. Jan\u00eb hequr imunitete, jo nj\u00eb apo dy, jan\u00eb hequr me dhjetra imunitete dhe kan\u00eb shkuar p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb. Drejt\u00ebsia vazhdon t\u00eb jet\u00eb fatkeq\u00ebsisht n\u00ebn kontroll apo shantazh t\u00eb qeveris\u00eb. Gjith\u00eb qeverisja p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryeministrin kan\u00eb tiparin e nj\u00eb qeverie autoritariste dhe nj\u00eb njeriu autokrat.<\/p>\n<p>Mendoni se n\u00eb Shqip\u00ebri me marrjen e Presidentit po krijohet kulti i individit?<\/p>\n<p>Sigurisht kur ndodh q\u00eb t\u00eb rrish tre mandate\u00a0 patjet\u00ebr q\u00eb fillon t\u00eb kalosh n\u00eb kultin e individit dhe kalojm\u00eb edhe n\u00eb delir, p\u00ebr t\u00eb patur t\u00eb gjitha pushtetet. P\u00ebrgjith\u00ebsisht rreth 95% t\u00eb pushteteve duke hequr Presidentin, q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebr p\u00ebr momentin, megjith\u00ebse vet e nxor\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb se e nxori opozita n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb tre mandate po i mer dhe i ka n\u00ebn zot\u00ebrim qeveria.<\/p>\n<p>Nga Kongresi i PS. Kryeministri b\u00ebri thirrje p\u00ebr arrestime t\u00eb opozit\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnoi SPAK t\u00eb mos merret me qeverin\u00eb. Arrestohen qytetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb llamp\u00eb , nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ministra e drejtues t\u00eb administrat\u00ebs rezultojn\u00eb t\u00eb implikuar n\u00eb korrupsione masive dhe trafiqe nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/p>\n<p>Deklarime t\u00eb tilla n\u00ebp\u00ebr kongrese m\u00eb kujtojn\u00eb edhe kongresin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb pallatin e kongresit. Mbledhja e turpshme q\u00eb b\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryeministri kur thirri t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt eksponent\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se drejt\u00ebsia nuk po funksionon dhe duhet t\u00eb arrestonin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt me demek vidhnin energjin\u00eb, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme. Viktimat e gjith\u00eb atij procesi e atij kongresi t\u00eb partis\u00eb socialiste ku merrnin pjes\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe polic\u00eb me n\u00eb krye ish ministrin e brendsh\u00ebm. Viktimat ishin qytetar\u00ebt, ishte e trishtueshme rreth 38 mij\u00eb qytetar\u00eb u burgos\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb vrisnin veten n\u00ebp\u00ebr burgje p\u00ebr 3 mij\u00eb lek\u00eb apo f\u00ebmij\u00eb q\u00eb arrestoheshin se dyshoheshin se kishin vjedhur energjin\u00eb n\u00eb kushte mjerane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arrestoheshin f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb Vlor\u00eb. Policia mbillte kanabis dhe viktimat ishin qytetar\u00ebt dhe heronjt\u00eb e atij kongresi sot jan\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, si edhe gjyqtar\u00ebt q\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb kryeministrit Rama, fut\u00ebn n\u00eb burg 38 mij\u00eb qytetar\u00eb dhe ata tani jan\u00eb p\u00ebrpara akuzave. K\u00ebto jan\u00eb procese propagandistike, karakteristike p\u00ebr vendet autoritariste ku lideri suprem i b\u00ebn\u00eb thirrje drejt\u00ebsis\u00eb: kap at\u00eb, b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, sepse thash\u00eb kur kalon tre mandate, kalon n\u00eb nj\u00eb delir i cili \u00ebsht\u00eb i pashamangsh\u00ebm dhe ky delir i pashmangsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb tejkalosh edhe parimet bazike q\u00eb drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur t\u00eb pakt\u00ebn edhe n\u00eb fasad\u00eb pra: t\u00eb thuash q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet pra e kalon dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me delirin e autoritarizmit n\u00eb t\u00eb cilin po shkon Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>UN\u00cb NUK JAM LARGUAR KURR\u00cb, POR SITUATA \u00cbSHT\u00cb TOKSIKE, NUK DUA T\u2019I HEDH BENZIN\u00cb ZJARRIT. KOMUNIKOJ ME SHUM\u00cb NGA DEPUTET\u00cbT, RRI ME TA, P\u00cbRFSHIR\u00cb DHE ME ZOTIN BASHA, POR EDHE ME DOKTORIN, \u00cbSHT\u00cb FAMILJA IME POLITIKE\u2026<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrgatit\u00ebt ligjin p\u00ebr Vettingun, e kishit parashikuar q\u00eb qeveria do shkat\u00ebrronte q\u00ebllimisht institucionet e pavarura dhe partia do kapte edhe drejt\u00ebsin\u00eb duke e futur sistemin n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 , por nga ana tjet\u00ebr qeveria nuk u hetua, por dhe krimi p\u00ebrfitoi nga djegia e afateve?<\/p>\n<p>Projekti kushtetues ishte shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb drejt\u00ebsia do t\u00eb ishte m\u00eb e pavarur, se nuk kishim ndikimin e ministrit, presidentit, kryeministrit. P\u00ebrzgjedhja do t\u00eb kalonte p\u00ebrmes balancimeve t\u00eb pushtetit. Ligjet e miratuara m\u00eb pas deformuan konceptin kushtetues dhe shkuan drejt kapjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Zgjatja e jasht\u00ebzakonshme e vetingut do t\u00eb sillte ndikim t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces selektiv. Ky proces po zgjati do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb kapjen politike t\u00eb atij q\u00eb do t\u00eb kishte pushtetin. Venecia paralajm\u00ebroi q\u00eb po pati vonesa do t\u00eb kapet drejt\u00ebsia. Mungesa e gjat\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte qeverin\u00eb komode.<\/p>\n<p>Doni t\u00eb shihni si \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb drejt\u00ebsi, shikoni SPAK, shikoni patronazhist\u00ebt. Cili ishte q\u00ebndrimi gjat\u00eb zgjedhjeve? Isha n\u00eb Rumani n\u00eb 2018 p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb. Koleg\u00ebt e mi rumun\u00eb refuzonin q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb dhe t\u00eb n\u00ebnshkruanin si avokat\u00eb. Nuk pranonin, k\u00ebtu drejt\u00ebsia funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Q\u00eb n\u00ebse ka dyshime p\u00ebr korrupsion verifikohen n\u00eb bllok dhe arrestohen. Ishte krijuar klima se funksionon sistemi ligjor. Frika nga ligji. Pavar\u00ebsia dhe jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa prokuror\u00ebt e SPAK n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb me mandat. SPAK-u \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e qeveris\u00eb. Jan\u00eb 35 mij\u00eb dosje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Marrim shembullin e kolegjit Administrativ n\u00eb gjykat\u00ebn e lart\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb 100 dit\u00eb t\u00eb viti 2022 jan\u00eb 275 \u00e7\u00ebshtje, vet\u00ebm 5 prej tyre jan\u00eb gjykuar n\u00eb prani t\u00eb pal\u00ebve, 270 t\u00eb tjerat n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi dhe vendosin vet\u00eb. Pra 2% n\u00eb prani t\u00eb pal\u00ebve dhe nga 5 \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb e ka fituar individi 4 shteti.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi 85% i fiton shteti dhe 15% biznesi. Harta gjyq\u00ebsore duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 5 vjet. Duke ia hequr qeverisjen e gjyq\u00ebsorit dhe duke ia besuar KLGJ duhet t\u00eb b\u00ebnte rishikim t\u00eb hart\u00ebs gjyq\u00ebsore. T\u00eb rritet aksesi i individit n\u00eb drejt\u00ebsi dhe efi\u00e7enc\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit. T\u00eb dyja k\u00ebto kritere \u00e7edojn\u00eb. Mungon nj\u00eb studim fizibiliteti q\u00eb t\u00eb mas\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkrete se sa do i kushtoj\u00eb nj\u00eb qytetari nga Saranda p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Tiran\u00eb apo kosto e drejtoris\u00eb s\u00eb burgjeve p\u00ebr t\u00eb transferuar nj\u00eb t\u00eb burgosur p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb apel. A do t\u00eb p\u00ebrballohen kostot? K\u00ebto p\u00ebrgjigje jan\u00eb zero se nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb marrim nj\u00eb shembull sesi nuk duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata e Apelit Administrativ, q\u00eb nuk funksionon. Ishte gjykata e lart\u00eb jasht\u00eb funksionit, tani gjykata e apelit \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb funksionit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb mungesa e vizionit e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi burime njer\u00ebzore q\u00eb ta shkat\u00ebrrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn dhe kemi burime njer\u00ebzore p\u00ebr ta krijuar? Nuk jam ekspert nuk \u00ebsht\u00eb fusha ime, por problemi me demokracit\u00eb hibride \u00ebsht\u00eb pjesa e munges\u00ebs s\u00eb llogaridh\u00ebnies. Duke kapur t\u00eb gjitha sistemet ndodh mungesa e meritokracis\u00eb. Jo se \u00ebsht\u00eb keq kushtetuta se ne vet\u00eb me vullnetin ton\u00eb kemi hequr ng\u00ebr\u00e7et. Nj\u00eb mazhoranc\u00eb mund t\u00eb rrij\u00eb dy mandate dhe t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb institucione q\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb llogari qeveris\u00eb kur kalon n\u00eb 3 kjo piramid\u00eb shembet dhe ai q\u00eb merr mandatin e tret\u00eb merr t\u00eb gjitha institucionet. Dhe n\u00eb rastin kur kalojm\u00eb n\u00eb qeveri autokrate, at\u00ebher\u00eb e nxjerr nga shinat kushtetuese. Dhe k\u00ebto ng\u00ebr\u00e7e duhet t\u00eb kalojn\u00eb. Duke i hequr t\u00eb gjitha mekanizmat opozit\u00ebs e \u00e7on n\u00eb cep t\u00eb ringut, kalojm\u00eb n\u00eb zgjidhje q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb shinave kushtetuese. Shkaku i situat\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb kemi nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 kushtetues. I kemi hequr me vet\u00ebdije se demokracia e klasa politike do sh\u00ebndoshej dhe reagimi qytetar do t\u00eb ishte i fort\u00eb.<\/p>\n<p>DONI T\u00cb SHIHNI SI \u00cbSHT\u00cb SITUATA N\u00cb DREJT\u00cbSI? SHIKONI SPAK, SHIKONI PATRONAZHIST\u00cbT. CILI ISHTE Q\u00cbNDRIMI GJAT\u00cb ZGJEDHJEVE? ISHA N\u00cb RUMANI N\u00cb 2018 P\u00cbR T\u00cb N\u00cbNSHKRUAR NJ\u00cb KONTRAT\u00cb P\u00cbR ENERGJIN\u00cb, KOLEG\u00cbT E MI RUMUN\u00cb REFUZONIN Q\u00cb T\u00cb B\u00cbHESHIN PJES\u00cb DHE T\u00cb N\u00cbNSHKRUANIN SI AVOKAT\u00cb. NUK PRANONIN. K\u00cbTU DREJT\u00cbSIA FUNKSIONON N\u00cb K\u00cbT\u00cb M\u00cbNYR\u00cb. Q\u00cb N\u00cbSE KA DYSHIME P\u00cbR KORRUPSION VERIFIKOHEN N\u00cb BLLOK DHE ARRESTOHEN.<\/p>\n<p>Ju theksuat se mungesa e rotacioni sjell autoritariz\u00ebm. Si duhet t\u00eb sillet opozita p\u00ebr t\u00eb penguar k\u00ebt\u00eb autokraci ?<\/p>\n<p>Mungesa e rrotacionit sjell qeveri autoritariste n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Nuk \u00ebsht\u00eb problemi i Kushtetut\u00ebs, por munges\u00ebs s\u00eb rotacionit. 90% t\u00eb kabinetit Rama e ka jasht\u00eb grupit parlamentar, t\u00eb tjer\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb marrin vota dhe t\u00eb tjer\u00eb poste n\u00eb qeveri. Procesi \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb dhe d\u00ebmton figur\u00ebn e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm, e banalizon. Ky proces duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj solemniteti edhe n\u00eb Itali nuk ka ndonj\u00eb kompetenc\u00eb \u00ebsht\u00eb ceremonial, por ka proces dinjitoz n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn zhvillohet. Ky proces t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fars. Politika \u00ebsht\u00eb arti kompromisit.<\/p>\n<p>Opozita duhet t\u2019u thot\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb realitetin q\u00eb Rama do ta zgjedh\u00eb vet\u00eb. Besimi rritet duke u th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Do t\u00eb flas shum\u00eb pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb nuk jam larguar kurr\u00eb, por situata \u00ebsht\u00eb toksike, nuk dua t\u2019i hedh benzin\u00eb zjarrit. Komunikoj me shum\u00eb nga deputet\u00ebt, rri me ta, p\u00ebrfshir\u00eb dhe me zotin Basha, por edhe me Doktorin, \u00ebsht\u00eb familja ime politike. Basha m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, deri para fillimit t\u00eb zgjedhjeve, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori, gati e pakontestueshme, drejtues n\u00eb grupin parlamentar dhe drejtues n\u00eb funksione politike, por gjat\u00eb nj\u00eb darke t\u00eb gjat\u00eb i thash\u00eb atij q\u00eb e kam t\u00eb pamundur t\u00eb jem nj\u00eb person i angazhuar politikisht, dhe pjes\u00eb e grupit parlamentar n\u00eb 2021, p\u00ebr disa kontrata q\u00eb kam firmosur q\u00eb ma ndalojn\u00eb ekspozimin politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejt\u00ebsia vazhdon t\u00eb jet\u00eb fatkeq\u00ebsisht n\u00ebn kontroll apo shantazh t\u00eb qeveris\u00eb. Gjith\u00eb qeverisja p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryeministrin kan\u00eb tiparin e nj\u00eb qeverie autoritariste dhe nj\u00eb njeriu autokrat. Eduard HALIMI, ish-minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, aktualisht \u00ebsht\u00eb themelues dhe drejtues i kompanis\u00eb CEO, HALIMI LA\u00cb &amp; TAX. Ai ka sh\u00ebrbyer si\u00a0 Avokat i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shtetit, an\u00ebtar i Parlamentit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":256281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-256279","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256279\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}