{"id":257043,"date":"2022-05-09T13:40:57","date_gmt":"2022-05-09T11:40:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257043"},"modified":"2022-05-09T13:40:57","modified_gmt":"2022-05-09T11:40:57","slug":"thellohet-skandali-me-parkun-e-butrintit-i-imponohet-doreheqja-anetarit-te-bordit-te-fodacionit-shqiptaro-amerikan-nuk-na-u-dhane-dokumentet-e-projektit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/thellohet-skandali-me-parkun-e-butrintit-i-imponohet-doreheqja-anetarit-te-bordit-te-fodacionit-shqiptaro-amerikan-nuk-na-u-dhane-dokumentet-e-projektit\/","title":{"rendered":"Thellohet skandali me parkun e Butrintit, i imponohet dor\u00ebheqja an\u00ebtarit t\u00eb bordit t\u00eb Fodacionit shqiptaro-amerikan: Nuk na u dhan\u00eb dokumentet e projektit"},"content":{"rendered":"<p>Thellohet akoma dhe m\u00eb tej skandali i Butrintit. Qeveria ka planifikuar q\u00eb Parkun Komb\u00ebtar ta jap\u00eb me koncesion dhe aty do t\u00eb nd\u00ebrtohen resorte, hotele, bare e restorante. Qeveria justifikohet me argumentin se nuk do e marr\u00eb privati, por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim, AADF. Auron Tare dhe t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt i kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb. Por bomba ka ardhur nga vet\u00eb Fondi Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim.<\/p>\n<p>Forumi p\u00ebr Mbrojtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore n\u00eb nj\u00eb reagim, ka njoftuar se Cafo Boga, shqiptaro-amerikani, an\u00ebtari i bordit te AADF prej 25 vitesh, ka dh\u00ebn\u00eb befas dor\u00ebheqjen. Mir\u00ebpo ky i fundit ka reaguar me nj\u00eb let\u00ebr shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ku b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se dor\u00ebheqja e tij ka qen\u00eb e imponuar. Por nga ana tjet\u00ebr ai flet p\u00ebr Parkun e Butrintit, duke nxjerr\u00eb zbuluar Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ai ka pranuar se nuk ka pasur transparenc\u00eb me projektin e Butrintit. AADF filloi me nj\u00eb plan t\u00eb integruar menaxhimi p\u00ebr zon\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb Butrintit, si nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb e v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zbatuar. Pas shum\u00eb ecejakeve dhe pun\u00ebs s\u00eb mundimshme, plani u aprovua dhe do t\u00eb p\u00ebrdoret si prototip p\u00ebr objekte t\u00eb tjera t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe arkeologjike, si Kompleksi i Amfiteatrit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend se ky projekt ka shkaktuar shum\u00eb polemika dhe vazhdon t\u00eb shkaktoj\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb Fondacionit dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si u zbatua. Sinqerisht, neve si bord nuk na u prezantuan t\u00eb gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt, p\u00ebrndryshe ne mund t\u00eb kishim diskutuar m\u00eb thell\u00eb dhe ndoshta t\u00eb kishim vepruar ndryshe. Mungesa e transparenc\u00ebs dhe keqkuptimi luajti nj\u00eb rol n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb\u2026\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Deklarata e tij konfirmon at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb prej disa dit\u00ebsh se plani n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb aty t\u00eb ket\u00eb hotele e restorante dhe dikush t\u00eb pasurohet. M\u00eb tej ish-an\u00ebtari i bordit tregon sesi ja i,mponuan dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>\u201cTani disa fjal\u00eb p\u00ebr largimin tim t\u00eb papritur nga Fondacioni pas 25 vitesh sh\u00ebrbim besnik. Edhe pse \u00ebsht\u00eb normale dhe e pritshme q\u00eb dikush t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht pas kaq shum\u00eb vitesh sh\u00ebrbimi, largimi im nuk ishte normal dhe sinqerisht \u00ebsht\u00eb mjaft i pandersh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e soll\u00ebn. Personi kryesor p\u00ebr t\u2019u faj\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetari, Michael Granoff, por p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb edhe disa nga an\u00ebtar\u00ebt e bordit q\u00eb lejuan q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim kam mbajtur gjithmon\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe biznesore me kryetarin. E lavd\u00ebrova n\u00eb komunitet, si n\u00eb SHBA ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb do ta d\u00ebshmonin shum\u00eb njer\u00ebz. Por p\u00ebr shkak se p\u00ebrvoja ka treguar se pushteti t\u00eb korrupton, b\u00ebj p\u00ebrpjekje t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb mos krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me njer\u00ebzit n\u00eb pushtet\u201d, u shpreh Boga. N\u00eb Kuvend ka shkuar nj\u00eb projektligj i cili parashikon dh\u00ebnien e Butrintit nj\u00eb fondacioni t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, cili do krijohet mes Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr i Zhvillim, AADF, ku do t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb hotelet, baret, dyqanet dhe restorantet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thellohet akoma dhe m\u00eb tej skandali i Butrintit. Qeveria ka planifikuar q\u00eb Parkun Komb\u00ebtar ta jap\u00eb me koncesion dhe aty do t\u00eb nd\u00ebrtohen resorte, hotele, bare e restorante. Qeveria justifikohet me argumentin se nuk do e marr\u00eb privati, por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim, AADF. Auron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":257044,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257043","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257043"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257043\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257044"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}