{"id":257083,"date":"2022-05-09T14:29:29","date_gmt":"2022-05-09T12:29:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257083"},"modified":"2022-05-09T14:29:29","modified_gmt":"2022-05-09T12:29:29","slug":"ppp-e-dializes-fiton-miliona-pa-bere-sherbime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ppp-e-dializes-fiton-miliona-pa-bere-sherbime\/","title":{"rendered":"PPP e dializ\u00ebs, fiton miliona pa b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbime"},"content":{"rendered":"<p>Auditimi m\u00eb i fundit p\u00ebr dializ\u00ebn n\u00eb sh\u00ebndetsi ka zbuluar se koncesionari ka p\u00ebrfituar 115 milion lek\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera. Faturat e l\u00ebshuara nga firma dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objekt gjyq\u00ebsor, tregojn\u00eb se sh\u00ebrbimi n\u00eb rajonet e Kor\u00e7\u00ebs dhe Elbasanit ende nuk kishte ekzistuar, por parat\u00eb jan\u00eb likujduar nga spitalet.<\/p>\n<p>SHOQ\u00cbRIA KONCESIONARE KA ARRITUR T\u00cb P\u00cbRFITOJ\u00cb PAGESA P\u00cbR SH\u00cbRBIMIN E DIALIZ\u00cbS N\u00cb DY RAJONE T\u00cb VENDIT, KOR\u00c7\u00cb DHE ELBASAN P\u00cbR PERIUDHA KUR SH\u00cbRBIMI N\u00cb RAJONET N\u00cb FJAL\u00cb NUK KA EKZISTUAR, SIPAS NJ\u00cb AUDITIMI T\u00cb KRYER.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria koncesionare e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb dializ\u00ebs n\u00eb disa rajone t\u00eb vendit ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb se 115 milion\u00eb lek\u00eb pagesa p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera. Auditimi i kryer nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) n\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor ka evidentuar se shoq\u00ebria koncesionare ka arritur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pagesa p\u00ebr sh\u00ebrbimin e dializ\u00ebs n\u00eb dy rajone t\u00eb vendit, p\u00ebr periudha kur sh\u00ebrbimi n\u00eb rajonet n\u00eb fjal\u00eb nuk ka ekzistuar. P\u00ebrfitimi i pages\u00ebs \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar fal\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga Gjykata Administrative e Apelit.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshja midis FSDKSH dhe koncesionarit lidhet me dat\u00ebn e fillimit t\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr qendrat e dializ\u00ebs n\u00eb rajonet Kor\u00e7\u00ebs dhe Elbasanit, ku Fondi ka zbatuar si dat\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb pages\u00ebs, datat e njoftuara zyrtarisht nga MSHMS, p\u00ebr fillimin e aktivitetit n\u00eb secil\u00ebn prej qendrave, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr Rajonin e Elbasanit m\u00eb dat\u00eb 27.03.2017 dhe p\u00ebr Rajonin e Kor\u00e7\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 21.04.2017. Koncesionari ka pretenduar q\u00eb pagesat duhet t\u00eb fillojn\u00eb q\u00eb nga data 1 n\u00ebntor 2016 (sipas kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit), pavar\u00ebsisht se sh\u00ebrbimi nuk ka ekzistuar: pra, p\u00ebr periudh\u00ebn 01.11.2016-27.03.2017 p\u00ebr Rajonin e Elbasanit dhe 01.11.2016 -21.04.2017 p\u00ebr rajonin e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria koncesionare e ka argumentuar k\u00ebrkes\u00ebn e saj saj me faktin se vonesat n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb funksionim t\u00eb qendrave t\u00eb dializ\u00ebs p\u00ebr rajonet Kor\u00e7\u00eb dhe Elbasan jan\u00eb lidhur me zvarritjen n\u00eb zbardhjen e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe duke pretenduar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vonesa n\u00eb kahun e autoritetit kontraktor.<\/p>\n<p>FSDKSH pretendon se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vendimit gjyq\u00ebsor dhe nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zhvillimin e \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb dhe n\u00eb apelit dhe se ka marr\u00eb dijeni vet\u00ebm kur pala tjet\u00ebr ka nisur aplikimin e proceduirave t\u00eb ekzekutimit t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>FATURAT E L\u00cbSHUARA NGA KONCESIONARI Q\u00cb P\u00cbRB\u00cbJN\u00cb OBJEKT T\u00cb VENDIMIT GJYQ\u00cbSOR NUK P\u00cbRFSHIJN\u00cb DH\u00cbNIE SH\u00cbRBIMI. MUNGESA E DH\u00cbNIES S\u00cb SH\u00cbRBIMIT KONSTATOHET EDHE NGA KORRESPONDENCA ZYRTARE MES PAL\u00cbVE, KUR VET\u00cb KONCESIONARI NJOFTON NISJEN E OFRIMIT T\u00cb SH\u00cbRBIMIT VET\u00cbM N\u00cb VITIN 2017<\/p>\n<p>KLSH argumenton se faturat e l\u00ebshuara nga koncesionari, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objekt t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor nuk p\u00ebrfshijn\u00eb dh\u00ebnie sh\u00ebrbimi, duke qen\u00eb se qendrat e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb dializ\u00ebs n\u00eb E dhe K nuk kan\u00eb qen\u00eb funksionale p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb faturimit. Mungesa e dh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimit konstatohet edhe nga korrespondenca zyrtare mes pal\u00ebve, kur vet\u00eb koncesionari njofton nisjen e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>KLSH citon nenin 3.8.1 t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit, ku thuhet se \u201c\u2026P\u00ebr t\u00eb hequr \u00e7do dyshim, data e fillimit t\u00eb koncesionit do t\u00eb filloj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb momentin kur qendra e fundit sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb filloj\u00eb dh\u00ebnien e sh\u00ebrbimit, pavar\u00ebsisht faktik q\u00eb sh\u00ebrbimi mund t\u00eb ket\u00eb filluar n\u00eb qendrat e tjera p\u00ebrpara k\u00ebsaj dat\u00eb\u2026.\u201d.<\/p>\n<p>Faturat tatimore objekt gjykimi nuk jan\u00eb pranuar nga Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Fonditt dhe nuk jan\u00eb t\u00eb firmosura, nd\u00ebrsa Koncesionari ka faturuar FSDKSH, megjith\u00ebse me an\u00eb t\u00eb shkresave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb sip\u00ebrcituara ka pohuar q\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb rajonet dhe sipas periudhave p\u00ebrkat\u00ebse, pasi nuk ka pasur as mjetet dhe as ambientet p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i dializ\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb koncesionari ka faturuar, \u00ebsht\u00eb ofruar nga spitalet publike me fonde buxhetore t\u00eb akorduara p\u00ebr to dhe pagesa e k\u00ebtyre faturave ka sjell\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb fondeve buxhetore p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt pacient\u00eb, ku n\u00eb rastin e fondeve t\u00eb faturuara nga koncesionari, sh\u00ebrbimi nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb fare.<\/p>\n<p>Nga auditimi konstatohet se nuk jan\u00eb ezauruar hapat p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes me mir\u00ebkuptim sipas kontrat\u00ebs koncesionare t\u00eb dializ\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtuar faturat e paraqitura nga koncesionari n\u00eb gjykatat kompetente n\u00eb koh\u00ebn e faturimit. Nga auditimi konstatohet se si autoriteti kontraktor, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe autoriteti financues i kontrat\u00ebs (FSDKSH) kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb problematik\u00ebs s\u00eb krijuar dhe nuk jan\u00eb marr\u00eb masat e duhura p\u00ebr adresimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tyre si dhe duke mos reaguar n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare dhe t\u00eb financimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa m\u00eb sip\u00ebr, KLSH konstaton se jan\u00eb marr\u00eb fonde buxhetore p\u00ebr sh\u00ebrbim t\u00eb pakryer dhe referuar pik\u00ebs 10.1 t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb financimit ku \u00ebsht\u00eb cituar q\u00eb \u201cP\u00ebrb\u00ebjn\u00eb d\u00ebm ekonomik p\u00ebr Fondin rastet kur pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa ndaj koncesionarit v\u00ebrtetohet se sh\u00ebrbimet e pretenduara nuk jan\u00eb kryer. N\u00eb k\u00ebto raste koncesionari do t\u00eb paguaj\u00eb vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb d\u00ebmit t\u00eb konstatuar. Kthimi i vler\u00ebs s\u00eb d\u00ebmit b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme nga vet\u00eb koncesionari ose i zbritet nga pagesat pasardh\u00ebse deri n\u00eb plot\u00ebsimin e shum\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb dispozit\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, KLSH vler\u00ebson se nga ana e FSDKSH duhet t\u00eb ishin marr\u00eb masa p\u00ebr rikuperimin e shum\u00ebs q\u00eb koncesionari ka p\u00ebrfituar p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk i ka ofruar. Sh\u00ebrbimi i Dializ\u00ebs u dha me koncesion n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016, p\u00ebr 10 vjet. Fituesi ishte DiaVita me vler\u00eb 8.6 miliard\u00eb lek\u00eb. Sipas kontrat\u00ebs me qeverin\u00eb DiaVita do t\u00eb ofronte sh\u00ebrbimin e dializ\u00ebs n\u00eb 5 qendra pran\u00eb spitaleve, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Lezh\u00eb, Shkod\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2019, koncesioni i hemodilaiz\u00ebs u shit nga kompania Dia Vita tek Diaverum International AB. Ky transaksion nuk u miratua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs. N\u00eb vendimin e b\u00ebr\u00eb publik nga ana e Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00ebnvizohej se arsyeja se pse nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorizimi p\u00ebr realizmin e p\u00ebrqendrimit \u00ebsht\u00eb mosplot\u00ebsimi i kushteve q\u00eb k\u00ebrkon ligji.<\/p>\n<p>Sipas Konkurrenc\u00ebs ligji sanksionon dy kritere ku i pari p\u00ebrfitimi i kontrollit dhe i dyti xhiroja q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb vitin paraardh\u00ebs financiar. T\u00eb dyja k\u00ebto duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jan\u00eb kumulative. Kushti i dyt\u00eb q\u00eb lidhet me xhiron nuk plot\u00ebsohet nga ana e kompanis\u00eb bler\u00ebse pasi n\u00eb vitin 2018 xhiroja e saj ishte zero.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Auditimi m\u00eb i fundit p\u00ebr dializ\u00ebn n\u00eb sh\u00ebndetsi ka zbuluar se koncesionari ka p\u00ebrfituar 115 milion lek\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera. Faturat e l\u00ebshuara nga firma dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objekt gjyq\u00ebsor, tregojn\u00eb se sh\u00ebrbimi n\u00eb rajonet e Kor\u00e7\u00ebs dhe Elbasanit ende nuk kishte ekzistuar, por parat\u00eb jan\u00eb likujduar nga spitalet. SHOQ\u00cbRIA KONCESIONARE KA ARRITUR T\u00cb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":257095,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,5428],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257083","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-shendeti-2"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257083\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}