{"id":257545,"date":"2022-05-11T13:08:57","date_gmt":"2022-05-11T11:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257545"},"modified":"2022-05-11T13:08:57","modified_gmt":"2022-05-11T11:08:57","slug":"tabaku-situata-me-inflacionin-jashtezakonisht-problematike-asnje-reagim-ne-favor-te-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tabaku-situata-me-inflacionin-jashtezakonisht-problematike-asnje-reagim-ne-favor-te-qytetareve\/","title":{"rendered":"Tabaku: Situata me inflacionin jasht\u00ebzakonisht problematike, asnj\u00eb reagim n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur alarmin p\u00ebr gjendjen ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe inflacionin. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb lidhje me raportin q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb po b\u00ebn n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb dhe Financave, an\u00ebtarja e Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb u shpreh me shqet\u00ebsim n\u00eb lidhje me presionet inflacioniste n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInflacioni dhe goditja e tij u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb forta me nisjen e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kjo shoq\u00ebruar me defektet n\u00eb zinxhirin e furnizimit ka prodhuar nj\u00eb inflacioni q\u00eb llogaritet n\u00eb 6.3% p\u00ebr Prillin 2022 (nga viti n\u00eb vit). Megjith\u00ebse kemi presione t\u00eb tilla inflacioniste Banka e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar korrekte n\u00eb masat e marra ndon\u00ebse k\u00ebto presione duke pasur parasysh rrogat e ul\u00ebta dhe varf\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb presione edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr qytetar\u00ebt\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Tabaku tha se sipas p\u00ebrllogaritjeve rezulton se norm\u00eb e inflacionit vet\u00ebm tek familjet e varfra \u00ebsht\u00eb e rritur me 1% n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb duke ndikuar n\u00eb zvog\u00eblimin e atyre pak t\u00eb ardhurave n\u00eb xhepat e familjeve shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb posht\u00eb minimumit jetik prej 5 USD\/dit\u00eb. Tanim\u00eb atyre do t\u2019u duhen m\u00eb shum\u00eb se sa 5 USD\/dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. BSH duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mendim n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e borxhit sidomos n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb presionit inflacionist\u201d.<\/p>\n<p>Deputetja e PD u shpreh n\u00eb leximin e relacionit t\u00eb saj n\u00eb lidhje me raportin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se institucionet kryesore nd\u00ebrkomb\u00ebtare si FMN dhe BB kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsim n\u00eb lidhje me borxhin publik dhe gjithashtu rritjen e shpenzimeve p\u00ebr PPP. Situata \u00ebsht\u00eb problematike q\u00eb vijn\u00eb nga Borxhi Publik, \u2013 vijoi ajo,- n\u00ebse k\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrllogarisim t\u00eb dh\u00ebnat e PPP-ve, pra borxhit t\u00eb fshehur, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb Borxh Publik real n\u00eb kufijt\u00eb e 100% t\u00eb PBB\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSituata r\u00ebndohet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kemi parasysh q\u00eb normat e interesit do t\u00eb rriten dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ne do t\u00eb paguajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb interes mbi principalin q\u00eb kemi marr\u00eb p\u00ebr Eurobondet tona\u201d. Tabaku deklaroi se me gjith\u00eb paralajm\u00ebrimet e vazhdueshme t\u00eb FMN n\u00eb lidhje me shpenzimet e qeveris\u00eb dhe borxhin e marr\u00eb prej saj, ku ve\u00e7ojm\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb FMN n\u00eb heqjen dor\u00eb nga projektet me risk t\u00eb lart\u00eb si PPP q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb borxh i fshehur; qeveria ka vazhduar ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb jo me konservatorizmin e duhur financiar.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht edhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb si\u00e7 edhe pritej nga nj\u00eb institucion i pavarur n\u00eb lidhje me borxhin publik dhe mbi t\u00eb gjitha faktor\u00ebt makroekonomik\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Tabaku nd\u00ebrsa dha nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tejet kritik ndaj reagimeve t\u00eb BSH p\u00ebr situat\u00ebn makroekonomike n\u00eb vend. E nj\u00ebjta situat\u00eb u v\u00ebrejt edhe gjat\u00eb pandemis\u00eb dhe ndihm\u00ebs ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare ku fondi p\u00ebr pandemin\u00eb COVID-19 t\u00eb bazuar nga garancia sovrane u kalua thuajse t\u00ebr\u00ebsisht vet\u00ebm n\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga PPP-t\u00eb dhe kontratat e tyre.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ka prodhuar m\u00eb pak t\u00eb ardhura p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe sip\u00ebrmarrjet nga ana tjet\u00ebr presionet inflacionist\u00eb q\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb ndjehen n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb q\u00eb n\u00eb fillimet e ver\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb shkuar si pasoj\u00eb e zinxhirit t\u00eb furnizimit nxit\u00ebn nj\u00eb rritje frenetike \u00e7mimesh. N\u00eb k\u00ebto kushte qeveria shqiptare vendosi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb madhe n\u00eb form\u00ebn e EUROBOND\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur alarmin p\u00ebr gjendjen ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe inflacionin. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb lidhje me raportin q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb po b\u00ebn n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb dhe Financave, an\u00ebtarja e Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb u shpreh me shqet\u00ebsim n\u00eb lidhje me presionet inflacioniste n\u00eb vendin ton\u00eb. \u201cInflacioni dhe goditja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":146248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257545","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257545"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257545\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}