{"id":257735,"date":"2022-05-11T18:57:13","date_gmt":"2022-05-11T16:57:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257735"},"modified":"2022-05-11T18:57:13","modified_gmt":"2022-05-11T16:57:13","slug":"nuk-eshte-presion-duam-rezultate-zeri-i-amerikes-rama-serish-kerkesa-spak-te-hetoje-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-eshte-presion-duam-rezultate-zeri-i-amerikes-rama-serish-kerkesa-spak-te-hetoje-berishen\/","title":{"rendered":"\u201cNuk \u00ebsht\u00eb presion, duam rezultate\u201d\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Rama s\u00ebrish k\u00ebrkesa SPAK t\u00eb hetoj\u00eb Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, kryeministri Edi Rama i b\u00ebri s\u00ebrish thirrje SPAK-ut q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur \u201cnon grata\u201d nga SHBA-t\u00eb p\u00ebr \u201ckorrupsion madhor\u201d, e po ashtu dhe gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt e p\u00ebrjashtuar nga procesi i vettingut.<\/p>\n<p>Ai hodhi posht\u00eb kritikat se po i b\u00ebnte presion politik drejt\u00ebsis\u00eb, duke theksuar se deri tani SPAK ka hetuar dhe akuzuar pa asnj\u00eb penges\u00eb shum\u00eb ish funksionar\u00eb socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Pas debateve t\u00eb shumta q\u00eb shoq\u00ebruan dy fjalime t\u00eb tij n\u00eb forumet socialiste me sulme t\u00eb forta ndaj SPAK-ut, kryeministri Edi Rama, i shoq\u00ebruar nga ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb Ulsi Manja, zgjodhi sot s\u00ebrish hollin e partis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb folur mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk \u00ebsht\u00eb presion ndaj drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh m\u00eb shum\u00eb rezultate nga ajo, kur vetingu po b\u00ebn 5 vjet dhe Prokuroria e Posa\u00e7me gati tre vjet nga nisja e veprimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb k\u00ebrkosh m\u00eb shum\u00eb nga drejt\u00ebsia kur vettingu po b\u00ebn 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet, nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh presion, se p\u00ebrndryshe \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb thoshim pastaj p\u00ebr deklaratat e BE e SHBA, ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe hapur nominalisht nd\u00ebshkimi i politikan\u00ebve apo gjykat\u00ebse t\u00eb korruptuar, presion mbi drejt\u00ebsin\u00eb? Sipas meje jo. \u00c7far\u00eb presioni \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh hetimin e nj\u00eb ish-presidenti, e nj\u00eb ish-kryeministri, t\u00eb shpallur non grata nga SHBA m\u00eb akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb mundshme q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me veprimtarin\u00eb e institucioneve t\u00eb k\u00ebtij vendi. Dhe ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb thuajse nj\u00eb vit pasi shpallja non grata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, dhe pasi Sekretari amerikan i Shtetit ka k\u00ebrkuar publikisht nj\u00eb deklarat\u00eb se institucionet e nj\u00eb vendi, pra t\u00eb k\u00ebtij vendi duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre\u201d \u2013 tha zoti Rama.<\/p>\n<p>Zoti Berisha nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi ndaj t\u00eb cilit Shtetet e Bashkuara kan\u00eb vendour sanksione. Megjithat\u00eb deri m\u00eb tani zoti Rama nuk \u00ebsht\u00eb shprehur sepse SPAK nuk po vepron dhe ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, duke nisur nga ish kryebashkiaku socialst i Dur\u00ebsit Vangjush Dako, te ish deputeti Tom Doshi, nga partia e t\u00eb cilit sociaist\u00ebt llogarisin si mb\u00ebshtetje 3 vota n\u00eb parlament, apo s\u00eb fundmi dhe ish deputeti Aqif Rakipi, po ashtu i njohur p\u00ebr lidhjet e qarta me shumic\u00ebn, q\u00eb i garantuan dhe pranin\u00eb e djalit t\u00eb tij dhe nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi tjet\u00ebr, si deputet\u00eb n\u00eb parlamentin e tanish\u00ebm.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se Shqip\u00ebria duhej t\u00eb ndahej nga drejt\u00ebsia e t\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kur udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb n\u00eb pushtet apo jasht\u00eb pushtetit t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb k\u00ebtij apo atij; apo t\u00eb thon\u00eb se drejt\u00ebsi b\u00ebhet vet\u00ebm kur n\u00eb burg futet tjetri dhe se drejt\u00ebsi nuk b\u00ebhet kur n\u00eb burg futen vet\u00ebm nga nj\u00eb krah politik.<\/p>\n<p>Por sipas zotit Rama, \u201cnuk jam un\u00eb q\u00eb them q\u00eb k\u00ebtu drejt\u00ebsia po gabon se po vjen nga ana ime. Un\u00eb po them t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Un\u00eb po them q\u00eb si\u00e7 po vjen n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb, duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb \u00e7do an\u00eb. Ne duam drejt\u00ebsi 360 grad\u00eb nuk duam drejt\u00ebsi t\u00eb pjesshme e t\u00eb nj\u00ebanshme. Flas p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, p\u00ebr presion. K\u00ebt\u00eb mua nuk ma thot\u00eb dot askush, as anglisht, as shqip, as fr\u00ebngjisht, as gjermanisht\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Rama po ashtu p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen q\u00eb t\u00eb hetohen edhe gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt q\u00eb komisionet e vettingut i kan\u00eb larguar nga radh\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e patolerueshme q\u00eb nuk ka akoma asnj\u00eb gjykat\u00ebs e asnj\u00eb prokuror t\u00eb korruptuar prapa hekurave. Kjo nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu dhe parashkrimi vlen p\u00ebr ato vepra, fshehja e pasuris\u00eb, deklarimi i rrem\u00eb, por nuk vlen p\u00ebr korrupsionin. Nuk ka parashkrim korrupsioni. Krimi shtet\u00ebror, korrupsioni nuk ka parashkrim\u201d \u2013 tha kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb akuzat e kund\u00ebrshtar\u00ebve se po e p\u00ebrdor politikisht drejt\u00ebsin\u00eb, apo se po sulmon rival\u00ebt politik\u00eb, me faktin se ish ministra e ish funksionar\u00eb t\u00eb majt\u00eb jan\u00eb sot para drejt\u00ebsis\u00eb dhe se PS nuk po u jep asnj\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>SPAK arrestoi dhe ka ngritur akuza p\u00ebr korrupsion ndaj ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako pas hetimeve p\u00ebr incinerator\u00ebt e Elbasanit dhe Fierit.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesve t\u00eb pavarur, pritshm\u00ebrit\u00eb e publikut ndaj k\u00ebtij institucioni t\u00eb ri jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta, dhe n\u00eb SPAK jan\u00eb denoncuar nj\u00eb mori \u00e7\u00ebshtjesh korruptive, ndaj edhe rezultatet konkrete kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar pritet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, kryeministri Edi Rama i b\u00ebri s\u00ebrish thirrje SPAK-ut q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur \u201cnon grata\u201d nga SHBA-t\u00eb p\u00ebr \u201ckorrupsion madhor\u201d, e po ashtu dhe gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt e p\u00ebrjashtuar nga procesi i vettingut. Ai hodhi posht\u00eb kritikat se po i b\u00ebnte presion politik drejt\u00ebsis\u00eb, duke theksuar se deri tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":257736,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257735","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257735"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257735\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}