{"id":257820,"date":"2022-05-12T12:27:07","date_gmt":"2022-05-12T10:27:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257820"},"modified":"2022-05-12T12:27:07","modified_gmt":"2022-05-12T10:27:07","slug":"nuk-kane-ku-shkojne-te-gjithe-do-te-vijne-te-ballkani-i-hapur-rama-nga-brukseli-na-vjen-keq-per-serbine-por-do-te-mbeshtesim-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-kane-ku-shkojne-te-gjithe-do-te-vijne-te-ballkani-i-hapur-rama-nga-brukseli-na-vjen-keq-per-serbine-por-do-te-mbeshtesim-kosoven\/","title":{"rendered":"\u2018Nuk kan\u00eb ku shkojn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb te Ballkani i Hapur\u2019, Rama nga Brukseli: Na vjen keq p\u00ebr Serbin\u00eb por do t\u00eb mb\u00ebshtesim Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb nga Brukseli, pas takimit informal q\u00eb pat\u00ebn n\u00eb Bruksel me Borell.<\/p>\n<p>Rama u shpreh i bindur se t\u00eb gjitha shtetet do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e Ballkanit t\u00eb Hapur her\u00ebt apo von\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u shpreh pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Zoti kryeminist\u00ebr, mor\u00ebm sinjale pozitive nga takimi i mbr\u00ebmsh\u00ebm q\u00eb pat\u00ebt ju me zotin Borell, sa i takon nj\u00eb vendimmarrjeje t\u00eb mundshme n\u00eb 6 qershor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Tani situata dihet dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim at\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet mbase nuk ia vlen. Megjithat\u00eb, po e p\u00ebrs\u00ebrisim q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb opinioni \u00ebsht\u00eb tejet pozitiv, ne presim nj\u00eb tjet\u00ebr raport-progresi dhe jemi t\u00eb bindur q\u00eb do jet\u00eb edhe m\u00eb pozitiv p\u00ebr shkak se shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndodhur dhe jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb drejtimin e duhur. Imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb komplet tjet\u00ebr sot n\u00eb \u00e7do aspekt. Shqip\u00ebria konsiderohet nj\u00eb model p\u00ebr rajonin, jo vet\u00ebm k\u00ebtu, por dhe n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb kjo gj\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dje biseda \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek situata social-ekonomike, si rezultat i pasojave t\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00ebse do kishim mundur ta ndanim me opinionin publik n\u00eb Shqip\u00ebri at\u00eb bised\u00eb, do kishim d\u00ebgjuar v\u00ebrtet\u00eb situata shum\u00eb m\u00eb problematike sesa situata jon\u00eb, n\u00eb aspektin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare,\u00a0 n\u00eb aspektin e financimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb, n\u00eb aspektin e inflacionit e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs tjet\u00ebr, ne jemi n\u00eb pozicionin q\u00eb dihet, do presim dhe presidenc\u00ebn franceze. K\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb tek Bullgaria q\u00eb ka marr\u00eb peng Maqedonin\u00eb dhe q\u00eb si rezultat, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb jemi peng i nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i t\u00eb madh q\u00eb ne nuk kemi lidhje fare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, besoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb. Megjithat\u00eb, ne do t\u00eb ndryshojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb kurs, si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb dhe si\u00e7 e kemi marr\u00eb nga K\u00ebshillimi Komb\u00ebtar n\u00eb rast se nuk do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr vendi yn\u00eb p\u00ebr t\u2019u ulur formalisht n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr negociata.<\/p>\n<p>Zoti kryeminist\u00ebr, do ta asistoj\u00eb apo ndihmoj\u00eb Bashkimi Europian, 6 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke patur parasysh zhvillimet dhe pasojat q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga lufta Rusi-Ukrain\u00eb, dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb forme?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb makineri e r\u00ebnd\u00eb dhe e madhe, q\u00eb edhe kur ka kthesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, i merr shum\u00eb ngadal\u00eb, por ne kemi, prej disa koh\u00ebsh, punuar me disa kryeqytete, duke b\u00ebr\u00eb disa propozime tonat sepse ka edhe nj\u00eb vullnet t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar nga ne dhe kur them nga ne nuk kam parasysh vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe vendet t\u00eb tjera, por edhe duke pasur parasysh faktin q\u00eb ne tani kemi garantuar nj\u00eb akses t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me kancelarin\u00eb kryesore dhe kemi nj\u00eb dialog t\u00eb vazhduesh\u00ebm, pra nuk jemi m\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur nj\u00eb bised\u00eb mes kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kancelarit apo Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs ishte nj\u00eb ngjarje e madhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitej n\u00eb televizor, b\u00ebheshin njoftime p\u00ebr shtyp. Sot k\u00ebto jan\u00eb rutin\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e hapur dhe gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mos ndodh\u00eb asgj\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha p\u00ebr tu par\u00eb.<\/p>\n<p>Pas Serbis\u00eb z. Kryeminist\u00ebr dhe nga Maqedonia po importojm\u00eb mallra. A tregon kjo q\u00eb \u201cOpenBalkan\u201d po funksionon dhe \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb me Malin e Zi? Pak m\u00eb her\u00ebt n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp m\u00eb konfirmuat ftes\u00ebn q\u00eb ju i keni b\u00ebr\u00eb kryeministrit shqiptar t\u00eb zgjedhur t\u00eb Malit t\u00eb zi, cili do jet\u00eb q\u00ebndrimi i k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ballkani i Hapur funksionon dhe do funksionoj\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb mir\u00eb. Tani ne presim q\u00eb edhe Mali i Zi t\u2019i bashkohet, dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe, un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe q\u00eb t\u2019i bashkohen t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fakt se nuk ka ku shkon tjet\u00ebr kjo pun\u00eb p\u00ebrve\u00e7se tek kooperimi, tek bashk\u00ebpunimi, k\u00ebshtu q\u00eb sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje kohe patjet\u00ebr p\u00ebr ata q\u00eb ngurojn\u00eb apo refuzojn\u00eb t\u00eb bashkohen, por ne nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara dark\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u010di\u0107 deklaroi p\u00ebr mediat e tij q\u00eb e shoq\u00ebronin se Serbia do t\u00eb rishikoj\u00eb q\u00ebndrimin e saj n\u00ebse Kosova do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Europ\u00ebs. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb? Cila do t\u00eb jet\u00eb vota e saj? Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Ne nuk kemi asnj\u00eb ekuivok. Ne jemi n\u00eb mb\u00ebshtetje absolute t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do hap dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lidh Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne kemi qasje komplet tjet\u00ebr kur vjen puna tek normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve hap pas hapi n\u00eb aspektin ekonomik, n\u00eb aspektin e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera, me Serbin\u00eb paralelisht me betej\u00ebn n\u00eb tryez\u00eb, betej\u00ebn diplomatike p\u00ebr dialog e k\u00ebshtu me radh\u00eb sepse besojm\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb rruga, kjo \u00ebsht\u00eb rruga dhe nga ana tjet\u00ebr respektojm\u00eb plot\u00ebsisht zgjedhjen e b\u00ebr\u00eb nga autoritetet legjitime, t\u00eb votuara, t\u00eb mandatuara, p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb qasje komplet tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ne jemi 100% me Kosov\u00ebn. Serbia sigurisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb krejt ndryshe, na vjen keq p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por ne do t\u00eb mb\u00ebshtesim Kosov\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb nga Brukseli, pas takimit informal q\u00eb pat\u00ebn n\u00eb Bruksel me Borell. Rama u shpreh i bindur se t\u00eb gjitha shtetet do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e Ballkanit t\u00eb Hapur her\u00ebt apo von\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u shpreh pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Zoti kryeminist\u00ebr, mor\u00ebm sinjale pozitive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":257825,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257820","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257820\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257825"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}