{"id":258340,"date":"2022-05-14T15:02:21","date_gmt":"2022-05-14T13:02:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=258340"},"modified":"2022-05-14T15:02:21","modified_gmt":"2022-05-14T13:02:21","slug":"ambasadori-ukrainas-ne-tirane-putini-synon-te-destabilizoje-ballkanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ambasadori-ukrainas-ne-tirane-putini-synon-te-destabilizoje-ballkanin\/","title":{"rendered":"Ambasadori ukrainas n\u00eb Tiran\u00eb: Putini synon t\u00eb destabilizoj\u00eb Ballkanin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb \u201cIntervist\u00eb me Merita Haklaj\u201d n\u00eb A2 CNN, ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Volodymyr Shukrov, u pyet nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr krahasimin q\u00eb Vladimir Putin i ka b\u00ebr\u00eb rajonit t\u00eb Donbasit me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Shukrov theksoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahasim i pavend nga ana e kreut t\u00eb Kremlinit q\u00eb synon t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin dhe destabilizmin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista<\/p>\n<p>Merita Haklaj: Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb e detyroi Europ\u00ebn dhe bot\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb rikonceptoj\u00eb sigurin\u00eb, nd\u00ebrsa mund\u00ebsia e nj\u00eb lufte m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tanim\u00eb aq e larg\u00ebt. M\u00eb t\u00eb brisht\u00eb ndihen shtetet jasht\u00eb NATO-s, ato n\u00eb kufi me Ukrain\u00ebn dhe Rusin\u00eb, por edhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, ku plag\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb viteve 90-t\u00eb nuk jan\u00eb sh\u00ebruar ende. Sa t\u00eb rrezikuar e shihni rajonin, dhe cila do duhet t\u00eb ishte qasja e shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment?<\/p>\n<p>Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Volodymyr Shukrov: K\u00ebtu dua t\u00eb jap nj\u00eb shembull t\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb fundit, n\u00eb maj, t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bruksel, ku kontradiktat mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs ishin t\u00eb dukshme. K\u00ebto kund\u00ebrshtime u pasqyruan edhe n\u00eb deklaratat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb pal\u00ebve. Por nga ana tjet\u00ebr, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kemi pasur edhe q\u00ebndrimin e kryeministrit hungarez Orban, i cili tha se gazi natyror i l\u00ebngsh\u00ebm duhet t\u00eb sigurohet nga vendet fqinje q\u00eb kan\u00eb det dhe liqene, duke aluduar k\u00ebtu p\u00ebr marr\u00ebveshjen, sipas s\u00eb cil\u00ebs, Hungaria ka humbur territorin e vet nga nj\u00ebra an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr edhe duke treguar se k\u00ebt\u00eb territor e kan\u00eb fituar Kroacia dhe Sllovenia. Dua t\u00eb them se rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb \u00e7do moment dhe shpresoj shum\u00eb se forcat e NATO-s, SHBA dhe BE, por edhe logjika e mir\u00eb e lidershipit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb jen\u00eb garanci p\u00ebr stabilitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Merita Haklaj: Ai q\u00eb rreth dy muaj m\u00eb par\u00eb, nisi si nj\u00eb operacion special, t\u00eb cilin Putin shpresonte ta finalizonte shpejt, vijon edhe sot si nj\u00eb luft\u00eb e plot\u00eb e fokusuar tanim\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Ukrain\u00ebs. Edhe pse mburrej me ushtrin\u00eb, si nj\u00eb prej aseteve ky\u00e7e, Moska d\u00ebshtoi t\u00eb merrte kryeqytetin dhe nuk po sh\u00ebnon p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm as n\u00eb frontin lindor. Sot flitet madje p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, ku ushtria e Kievit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrsulm. Si u arrit m\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb? Kujt i dedikohet kjo p\u00ebrmbysje e trajektores si nj\u00eb lufte q\u00eb n\u00eb fillim projektohej me fund t\u00eb p\u00ebrcaktuar?<\/p>\n<p>Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Volodymyr Shukrov: Ju e dini, se lidershipi rus, duke nisur luft\u00ebn kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, planifikonte s\u00eb operacioni do t\u00eb p\u00ebrfundonte p\u00ebr tre dit\u00eb. Por nuk e kan\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb dhe filloi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb plot t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Lidershipi rus, nuk arriti k\u00ebt\u00eb, fal trim\u00ebris\u00eb dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar nga populli ukrainas, t\u00eb ushtris\u00eb ukrainase. Akoma sot, shtabet e ushtris\u00eb kan\u00eb radh\u00ebt e m\u00ebdha, ku po drejtohen njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetjen e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Merita Haklaj: N\u00eb 80 dit\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb paprovokuar, d\u00ebshmuam skena dramatike shkat\u00ebrrimi dhe humbje t\u00eb jet\u00ebve t\u00eb pafajshme. Por, ajo q\u00eb po shohim atje \u00ebsht\u00eb gjithashtu historia e nj\u00eb popullit t\u00eb guximsh\u00ebm, heroik dhe frym\u00ebzues q\u00eb lufton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ushtria ruse; q\u00eb sipas ekspert\u00ebve, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb e demoralizuar, e paorganizuar, me radh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb disfatash e munges\u00eb fitoresh t\u00eb d\u00ebshiruara. E megjithat\u00eb, Rusia duket se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndalet, dhe lufta parashikohet t\u00eb zgjas\u00eb. Ju si e shihni vijueshm\u00ebrin\u00eb e konfliktit dhe si do t\u00eb mundet Ukraina ta mbaj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb rezistenc\u00ebn dhe te ndal\u00eb luft\u00ebn?<\/p>\n<p>Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Volodymyr Shukrov: Ukraina sot po merr nj\u00eb ndihm\u00eb serioze, n\u00eb aspektin e armatimit. Vendimi i SHBA-s\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket Lend-Lease, me 9 maj dhe vendimi i pardjesh\u00ebm t\u00eb Senatit t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA, mbi miratimin e paket\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs, me vler\u00eb 40 mld dollar, do t\u00eb japi nj\u00eb mb\u00ebshtetje Ukrain\u00ebs, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe p\u00ebr armatimin. Mendoj se \u00e7\u00ebshtje aktualisht, \u00ebsht\u00eb tek fakti, se ushtria ukrainase hap pas hapi, po ndryshon konceptin e luft\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb e vendosur p\u00ebr fitoren dhe p\u00ebr rinovimin e t\u00eb gjith\u00eb territorit t\u00eb Ukrain\u00ebs. Sigurisht, kontakti diplomatik i negociatave vazhdon. Ky kontakt \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i fokusuar sot mbi uzin\u00ebn Azov dhe mbi \u00e7\u00ebshtjen e \u00e7lirimit nga atje personave, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen ende atje.<\/p>\n<p>Merita Haklaj: A mendoni se do te jet\u00eb e mundur nj\u00eb zgjidhje diplomatike e konfliktit. A e do Rusia v\u00ebrtet di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, dhe deri ku mund t\u00eb arrinte Kievi me l\u00ebshimet p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje?<\/p>\n<p>Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Volodymyr Shukrov: E dini, si diplomat, kam besuar dhe vazhdoj t\u00eb besoj n\u00eb nj\u00eb zgjidhje diplomatike t\u00eb \u00e7do lloj problemi. Por realiteti i sot\u00ebm, dikton kushtet e tij. Dua t\u00eb them, se negociatat diplomatike, vendime diplomatike jan\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb diskredituara. Pasi ushtria ruse ka kryer krime t\u00eb tmerrshme, krime t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, dua t\u00eb them, se kontakti diplomatik vazhdon, grupet e eksperteve nga t\u00eb 2-ja pal\u00ebt, po vazhdojn\u00eb negociata onlin\u00eb. Por aktualisht, jan\u00eb t\u00eb fokusuara tek p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ushtarwt e l\u00ebnduar t\u00eb Azovit, nga Azovstal, pasi situata atje, p\u00ebr sa i p\u00ebrket ila\u00e7eve, ushqimit, ndihm\u00ebs humanitare, situata humanitare ndodhet p\u00ebrtej kufijve t\u00eb imagjinat\u00ebs reale.<\/p>\n<p>Ju me siguri e dini se Republika e Turqis\u00eb i ka propozuar Rusis\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb me anije mbrojt\u00ebsit e Ukrain\u00ebs nga Uzina e Azovstal. Federate ruse e ka refuzuar k\u00ebt\u00eb propozim t\u00eb Turqis\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ka deklaruar se, ose mbrojt\u00ebsit e Ukrain\u00ebs duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb arm\u00ebt, ose do t\u00eb ekzekutohen t\u00eb gjith\u00eb. Pra, procesi i negociatave mbetet shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por shpresa vazhdon t\u00eb mbetet e gjall\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb \u201cIntervist\u00eb me Merita Haklaj\u201d n\u00eb A2 CNN, ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Volodymyr Shukrov, u pyet nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr krahasimin q\u00eb Vladimir Putin i ka b\u00ebr\u00eb rajonit t\u00eb Donbasit me Kosov\u00ebn. Shukrov theksoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahasim i pavend nga ana e kreut t\u00eb Kremlinit q\u00eb synon t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":258344,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-258340","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258340\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/258344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}