{"id":258856,"date":"2022-05-17T10:24:28","date_gmt":"2022-05-17T08:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=258856"},"modified":"2022-05-17T10:24:28","modified_gmt":"2022-05-17T08:24:28","slug":"finalja-e-conference-league-paralizon-tiranen-policia-prezanton-masat-nga-aeroporti-ne-stadium","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/finalja-e-conference-league-paralizon-tiranen-policia-prezanton-masat-nga-aeroporti-ne-stadium\/","title":{"rendered":"Finalja e Conference League paralizon Tiran\u00ebn, Policia prezanton masat nga aeroporti n\u00eb stadium"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka prezantuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr garantimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb finales s\u00eb Conference League n\u00eb dat\u00ebn 25 maj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ndeshja e futbollit mes Rom\u00ebs dhe Feyenoordit pritet t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh tifoz\u00ebsh t\u00eb huaj, rret 60-70 mij\u00eb n\u00eb total.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebs-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Albert Dervishaj ka th\u00ebn\u00eb sot gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media se disa rrug\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pritet t\u00eb bllokohen at\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa uniformat blu do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb zonat brenda dhe jasht\u00eb stadiumit, ku do t\u00eb zhvillohen aktivitetet t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Tifozat e Rom\u00ebs do t\u00eb mblidhen te Amfiteatri i Liqenit dhe ata tw Feyenoord te sheshi Skenderbej.<\/p>\n<p>Masat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, prezantuar nga zv.drejtori Dervishaj:<\/p>\n<p>Strukturat e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb planifikimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr zhvillimin e finales s\u00eb UEFA Conference League, midis ekipeve t\u00eb Rom\u00ebs\/Itali dhe Feyenoordit\/Holland\u00eb, e cila do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 25 maj 2022, n\u00eb or\u00ebn 21:00, n\u00eb \u201cAir Albania Stadium.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb planifikimit t\u00eb masave p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebsaj ndeshjeje sportive nd\u00ebrkomb\u00ebtare si kompeticioni m\u00eb i ri sportiv evropian p\u00ebr klube. N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb detyrimeve ligjore q\u00eb ajo ka, por edhe duke shfryt\u00ebzuar p\u00ebrvoj\u00ebn pozitive p\u00ebr planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb ndeshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit, mb\u00ebshtetur n\u00eb legjislacionin ton\u00eb, si dhe n\u00eb kushtet dhe infrastruktur\u00ebn q\u00eb ofron \u201cAir Albania Stadium\u201d, p\u00ebrsa i p\u00ebrket siguris\u00eb, Policia ka marr\u00eb masat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndeshje, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktivitetet q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb vendin ton\u00eb, duke filluar nga Pikat e Kalimit Kufitar, n\u00eb rrug\u00ebkalimet e ekipeve, t\u00eb sportdash\u00ebsve t\u00eb tyre apo edhe p\u00ebr garantimin e rendit publik p\u00ebr qytetar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb aktivitet sportiv.<\/p>\n<p>Paraprakisht, nga muaji shkurt jan\u00eb zhvilluar disa trajnime t\u00eb drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb UEFA-s, me Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit, Ministrin\u00eb e Brendshme dhe me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb detyrime p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb qasje t\u00eb integruar t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb ambientin sportiv ku do t\u00eb zhvillohet kjo ndeshje futbolli, jan\u00eb zhvilluar disa takime, \u00ebsht\u00eb studiuar historiku i tifoz\u00ebris\u00eb s\u00eb dy skuadrave finaliste dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar rritja e nivelit profesional t\u00eb drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr menaxhimin e sh\u00ebrbimeve, p\u00ebr strategjin\u00eb e taktikat e sjelljes ndaj tifoz\u00ebve dhe m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrveprimit me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebsaj finaleje, si dhe n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga direktivat e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr shk\u00ebmbimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb informacionit nd\u00ebrmjet strukturave t\u00eb Policis\u00eb me ato homologe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, me Urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb muajin prill 2022, n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, u ngrit pika komb\u00ebtare p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni p\u00ebr ndeshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit (NFIP), e cila nga dita e par\u00eb e krijimit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb komunikim dhe shk\u00ebmbim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb informacionit me NFIP jo vet\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb dhe t\u00eb Holland\u00ebs, por edhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera fqinje dhe ato evropiane, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb modelet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb policimit t\u00eb ndeshjeve t\u00eb futbollit me nj\u00eb dimensioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nga informacionet e deritanishme rezulton se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb konsiderueshme sportdash\u00ebsish q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetin skuadrat e tyre t\u00eb futbollit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb finale, nga Italia dhe Hollanda, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vizitojn\u00eb Tiran\u00ebn apo edhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta sportdash\u00ebs do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt aeroportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, Rinas, por edhe n\u00eb aeroportet e Podgoric\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs, me avion\u00eb linjash t\u00eb rregullta dhe me charter nga aeroportet nis\u00ebse, nj\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me traget nga Bari drejt portit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe m\u00eb tej udh\u00ebtimi i tyre do t\u00eb b\u00ebhet me automjete transporti drejt Tiran\u00ebs, n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre tifoz\u00ebve kan\u00eb prenotuar hotele n\u00eb Durr\u00ebs dhe pritet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb atje nga data 24 deri n\u00eb dat\u00ebn 25 maj 2022, p\u00ebr t\u2019u zhvendosur me autobusa, nga Durr\u00ebsi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Masa t\u00eb ve\u00e7anta jan\u00eb parashikuar nga Policia e Shtetit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e aktiviteteve q\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs, p\u00ebr pritjen e sportdash\u00ebsve t\u00eb dy ekipeve n\u00eb dy \u201cFan Zonat\u201d, tek sh\u00ebtitorja \u201cMurat Toptani\u201d, p\u00ebr sportdash\u00ebsit e ekipit t\u00eb Feyenoord dhe n\u00eb zon\u00ebn e Amfiteatrit n\u00eb kodrat e Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr sportdash\u00ebsit e ekipit t\u00eb Rom\u00ebs, por edhe n\u00eb aktivitetin festiv q\u00eb do t\u00eb organizohet n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e sportdash\u00ebve t\u00eb ekipit t\u00eb futbollit t\u00eb Feyenoord drejt stadiumit do t\u00eb b\u00ebhet e grupuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga \u201cFan Zona\u201d tek pedonalja \u201cToptani\u201d, p\u00ebrgjat\u00eb bulevardit \u201cDeshmor\u00ebt e Kombit\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cGjergj Filipi\u201d, nd\u00ebrsa ajo e sportdash\u00ebsve t\u00eb ekipit t\u00eb futbollit t\u00eb Rom\u00ebs drejt stadiumit do t\u00eb b\u00ebhet e grupuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga \u201cFan Zona\u201d tek Amfiteatri n\u00eb kodrat e Liqenit Artificial, sheshi \u201cChopin\u201d, rruga \u201cLek Dukagjini\u201d. <\/p>\n<p>Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, konsistojn\u00eb n\u00eb disa plane, si n\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Eskortimin e ekipeve t\u00eb futbollit t\u00eb Rom\u00ebs dhe Feyenoord nga aeroporti i Rinasit n\u00eb hotel, n\u00eb stadium dhe n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Rinas;<\/p>\n<p>\u2013 Eskortimi i Personaliteteve t\u00eb Larta t\u00eb UEFA dhe Personaliteteve t\u00eb tjera Shtet\u00ebrore nga aeroporti i Rinasit n\u00eb hotel dhe n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Rinas; <\/p>\n<p>\u2013 Eskortimi i automjeteve me sportdash\u00ebs t\u00eb t\u00eb dy ekipeve t\u00eb futbollit nga Rinasi dhe Durr\u00ebsi n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb kthim;<\/p>\n<p>\u2013 Garantimin e rendit publik n\u00eb dy \u201cFan Zonat\u201d ku do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e sportdash\u00ebsve t\u00eb t\u00eb dy ekipeve, gjat\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tyre nga \u201cFan Zona\u201d n\u00eb stadium dhe largimin n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndeshjes;<\/p>\n<p>\u2013 Organizimin e pikave t\u00eb kontrollit t\u00eb sportdash\u00ebsve para hyrjes n\u00eb stadium, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDervish Hima\u201d, \u201cLek Dukagjini\u201d, \u201cGjergj Filipi\u201d, \u201cPapa Gjon Pali II\u201d dhe tek kolonat n\u00eb sheshin \u201cItalia\u201d;<\/p>\n<p>\u2013 Mb\u00ebshtetjen e stjuart\u00ebve gjat\u00eb kontrollit t\u00eb sportdash\u00ebsve para hyrjes n\u00eb stadium;<\/p>\n<p>\u2013 Organizimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr garantimin e rendit publik para, gjat\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb ndeshjes s\u00eb futbollit jo vet\u00ebm pran\u00eb stadiumit, por edhe kontrollin e territorit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs;<\/p>\n<p>\u2013 Sigurimin e rrug\u00ebkalimeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb emergjenc\u00ebs;<\/p>\n<p>\u2013 Menaxhimin e trafikut rrugor n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, para, gjat\u00eb dhe pas ndeshjes s\u00eb futbollit etj.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim garantimin e nj\u00eb mjedisi sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr sportdash\u00ebsit e t\u00eb dy ekipeve t\u00eb futbollit, si dhe sigurimin e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre, Policia e Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunimin me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, do t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizjes s\u00eb automjeteve n\u00eb disa akse rrugore, duke filluar nga stadiumi deri n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, n\u00eb lindje deri n\u00eb Rrug\u00ebn e Elbasanit dhe n\u00eb per\u00ebndim deri n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSami Frash\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar qarkullimin e automjeteve gjat\u00eb datave 24 dhe 25 maj 2022, n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, Policia e Shtetit apelon dhe k\u00ebrkon mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb reduktojn\u00eb n\u00eb maksimum p\u00ebrdorimin dhe qarkullimin me automjete gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se sportdash\u00ebsit e dy ekipeve, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb stadium, do t\u00eb ndjekin intenerarin e p\u00ebrcaktuar m\u00eb sip\u00ebr, me q\u00ebllim shmangien e konfuzionit n\u00eb pikat e kontrollit t\u00eb organizuar nga Policia e Shtetit, si dhe n\u00eb hyrjet e stadiumit, ju b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndeshje, t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPapa Gjon Pali II\u201d dhe n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDervish Hima\u201d, p\u00ebr t\u2019u drejtuar n\u00eb stadium. Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr n\u00eb stadium, t\u00eb mos frekuentojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rasti t\u00eb kujtojm\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb veprimet e dhunshme n\u00eb aktivitetet sportive, si: hyrja n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb aktivitetit sportiv, nga persona t\u00eb paautorizuar, p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb nga 50 000 deri n\u00eb 100 000 lek\u00eb. Kur nga kjo vep\u00ebr, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal t\u00eb aktivitetit sportiv, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre muaj. Hedhja e sendeve t\u00eb forta n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs ose mbi mas\u00ebn e njer\u00ebzve, mbajtja apo p\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve piroteknike, fishekzjarreve, flakadan\u00ebve, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb aktiviteti sportiv, d\u00ebnohen me burgim nga gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb tre vjet.<\/p>\n<p>Legjislacioni penal shqiptar konsideron vep\u00ebr penale goditjen apo \u00e7do vep\u00ebr tjet\u00ebr dhune t\u00eb sportistit, trajnerit, arbitrit, nd\u00ebrmjet\u00ebsit sportive, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb sportive, nga persona jasht\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie, vep\u00ebr penale q\u00eb d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet n\u00eb ambiente sportive, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb apo nga drejtues ose an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klubeve sportive, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet. <\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb duke vler\u00ebsuar dhe p\u00ebrpunuar informacionet m\u00eb t\u00eb fundit lidhur me k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sportiv dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb komunikojm\u00eb edhe detaje t\u00eb tjera nga Plani i Masave, si p\u00ebr numrin e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb do t\u00eb aktivizohen, m\u00ebnyr\u00ebn e menaxhimit t\u00eb tifoz\u00ebve dhe t\u00eb komunikimit me ta, si dhe \u00e7do informacion tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe miqt\u00eb nga Holanda dhe Italia, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur skuadrat e tyre.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit k\u00ebrkon mir\u00ebkuptimin e komunitetit t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve, q\u00eb t\u00eb shmangin zon\u00ebn ku zhvillohet aktiviteti sportive, duke p\u00ebrdorur akse dhe drejtime t\u00eb tjera l\u00ebvizjeje, pasi do t\u00eb vler\u00ebsohej si nj\u00eb ndihm\u00eb mjaft e \u00e7muar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen dhe garantimin e masave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, fal\u00ebnderoj mediat p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe siguroj qytetar\u00ebt p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb zbatuar me p\u00ebrpik\u00ebri t\u00eb gjitha masat e planifikuara, me q\u00ebllim sigurimin e rendit publik para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj ndeshjeje, si dhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim efektiv me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb ambientin sportiv ku do t\u00eb zhvillohet kjo finale futbolli.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka prezantuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr garantimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb finales s\u00eb Conference League n\u00eb dat\u00ebn 25 maj n\u00eb Tiran\u00eb. Ndeshja e futbollit mes Rom\u00ebs dhe Feyenoordit pritet t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh tifoz\u00ebsh t\u00eb huaj, rret 60-70 mij\u00eb n\u00eb total. Z\u00ebvend\u00ebs-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Albert Dervishaj ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":258857,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-258856","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258856\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/258857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}