{"id":259842,"date":"2022-05-21T12:00:18","date_gmt":"2022-05-21T10:00:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=259842"},"modified":"2022-05-21T12:00:18","modified_gmt":"2022-05-21T10:00:18","slug":"pas-debateve-qe-babai-pati-me-nexhmije-hoxhen-te-zeri-popullit-u-arrestua-nga-sigurimi-historia-tragjike-e-gazetarit-nga-cameria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pas-debateve-qe-babai-pati-me-nexhmije-hoxhen-te-zeri-popullit-u-arrestua-nga-sigurimi-historia-tragjike-e-gazetarit-nga-cameria\/","title":{"rendered":"\u201cPas debateve q\u00eb babai pati me Nexhmije Hoxh\u00ebn te \u2018Z\u00ebri popullit\u2019, u arrestua nga Sigurimi\u201d! Historia tragjike e gazetarit nga \u00c7am\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>I lindur m\u00eb 14 shkurt 1912 n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mosh\u00ebn 8-vje\u00e7are. Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb luft\u00eb, si z\u00ebvend\u00ebskomandant i \u00e7et\u00ebs \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d. Arrestohet m\u00eb 28 korrik 1960, me akuz\u00ebn si agjent i zbulimit t\u00eb huaj p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb maj 1961 i p\u00ebrmendet emri n\u00eb gjyqin e Teme Sejkos dhe t\u00eb 38 personave t\u00eb tjer\u00eb, por nuk u shfaq si person n\u00eb gjyq. Nga ky moment, nuk dihet m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr fatin e tij<\/p>\n<p>Njoftimi m\u00eb i fundit rreth fatit t\u00eb tij, ka qen\u00eb nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i Hetuesis\u00eb, i cili pohoi se: Taho Sejko, \u00ebsht\u00eb torturuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e n\u00eb fund i kan\u00eb nxjerr\u00eb edhe syt\u00eb.\u00a0 Midis k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave kaq kontradiktore e t\u00eb tmerrshme, familja ende nuk e di si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e fatit t\u00eb Taho Sejkos. D\u00ebshmon i biri, Hektor Sejko As i gjall\u00eb, as i vdekur \u2013 nj\u00eb jet\u00eb e mbetur n\u00eb terr! \u00c7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebt\u00eb burr\u00eb, me k\u00ebt\u00eb njeri? Cili \u00ebsht\u00eb faji i k\u00ebtij? Gjyshja ime 80 e ca vje\u00e7e, nga tre djem q\u00eb pati, mbeti pa asnj\u00ebrin. Dy i arrestuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb dhe i eliminuan. Tjetrin e b\u00ebn\u00eb t\u00eb mbytej n\u00eb pus\u2026!<\/p>\n<p>Zoti Hektor Sejko, ju fal\u00ebnderojm\u00eb q\u00eb keni ardhur p\u00ebr intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Do ta filloj me pak histori. Gjyshi im, Mehmet Sejko, ka qen\u00eb nd\u00ebr patriot\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb asaj kohe. N\u00eb vitet 1908 e 1909, ka krijuar Klubin Shqiptar dhe ka qen\u00eb kryetari i Klubit Shqiptar p\u00ebr \u2018V\u00ebllaz\u00ebrimin p\u00ebr Gjuh\u00ebn Shqipe\u2019, si dhe ka hapur shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe n\u00eb Filat, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. N\u00eb vitin 1919, firmosi memorandumin e \u00c7am\u00ebris\u00eb, drejtuar Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, p\u00ebr bashkimin e trojeve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb me trojet shqiptare. N\u00eb 1920-n, grek\u00ebt e detyruan t\u00eb largohet dhe k\u00ebshtu erdh\u00ebn n\u00eb Konispol.<\/p>\n<p>Im at\u00eb, Taho Sejko, ka lindur m\u00eb 14 shkurt 1912 dhe kur erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte 8 vje\u00e7. Kreu shkoll\u00ebn e Konispolit, pastaj shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Liceun francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, e m\u00eb pas shkoi n\u00eb universitetin francez t\u00eb Athin\u00ebs, p\u00ebr Shkenca Ekonomike e Politike. Njihte shk\u00eblqyesh\u00ebm fr\u00ebngjishten, italishten dhe greqishten. N\u00eb vitin 1939 kthehet, i detyruar nga pushtimi i Shqip\u00ebris\u00eb. I ati i kishte vdekur, n\u00ebna me t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit, ishin n\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>U bashkua me L\u00ebvizjen, si z\u00ebvend\u00ebskomandant i \u00e7et\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d dhe u plagos n\u00eb betej\u00ebn e Konispolit, ku nj\u00eb predh\u00eb \u2018Shrapneli\u2019 gjerman, i mbeti n\u00eb trup dhe i\u2019u ngjit n\u00eb kock\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb, ishte me detyra n\u00eb Konispol, Gjirokast\u00ebr, m\u00eb tej n\u00eb Komisionin e Planit t\u00eb Shtetit, n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e popullit\u201d si shef i redaksis\u00eb ekonomike, deri n\u00eb momentin q\u00eb erdhi Konferenca e Tiran\u00ebs. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs, at\u00eb e d\u00ebnojn\u00eb. Konferenca e Tiran\u00ebs u zhvillua mbas vdekjes s\u00eb Stalinit dhe mbas Kongresit XX-t\u00eb, t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik, ku Hrushovi ndryshoi linjat. N\u00eb \u201cZ\u00ebrin e popullit\u201d, vijn\u00eb dy persona nga Komiteti Qendror, Nexhmije Hoxha dhe Fiqrete Shehu, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn e problemeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. K\u00ebtu ndodhi nj\u00eb p\u00ebrplasje e Taho Sejkos me Nexhmije Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrplasje e vuri n\u00eb rreth p\u00ebrfundimisht. Por ka nj\u00eb dokument, q\u00eb d\u00ebshmon se q\u00eb m\u00eb 21 gusht 1948, Taho Sejkoja ishte pushuar nga puna nga Komisioni i Planit t\u00eb Shtetit, ku kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb v\u00ebrejtje n\u00eb at\u00eb kart\u00ebn e famshme, t\u00eb regjistrimit t\u00eb asaj kohe\u2026! Fiqrete Shehu e pyeti: \u201cTi, Taho, ke dy v\u00ebrejtje n\u00eb kart\u00eb t\u00eb regjistrimit?\u201d, \u201cPo\u201d, \u2013 i thot\u00eb ky. \u201cS\u2019ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019i hequr\u201d? \u201cPse duhet t\u00eb b\u00ebj k\u00ebrkes\u00eb un\u00eb? Ti e di shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebrse i kam marr\u00eb v\u00ebrejtjet.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb Komisionin e Planit t\u00eb Shtetit, ty nuk t\u00eb fliste kurrkush me goj\u00eb dhe Mehmetin, e kishin \u00e7uar n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr shkakun t\u00ebnd, sepse ti ishe shkarkuar, ishe hequr nga partia, i vetmi person n\u00eb Komisionin e Shtetit, q\u00eb t\u00eb fliste, ishte Taho Sejkoja\u201d. \u201cPo, \u2013 thot\u00eb ajo \u2013 e di\u201d. \u201cPor, kur more teser\u00ebn t\u00ebnde, pse nuk hoqe edhe v\u00ebrejtjet q\u00eb kisha marr\u00eb un\u00eb\u201d? \u2013 ia ktheu Tahoja. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme t\u00eb njohura t\u00eb asaj kohe, Taho Sejkoja, u fut n\u00eb rreth.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kam nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb Haxhi Kroi, sekretari i Enver Hoxh\u00ebs, ua \u00e7onte an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb. N\u00eb t\u00eb shkruhet: \u201cMe porosi t\u00eb shokut Rita, po ju drejtojm\u00eb list\u00ebn e element\u00ebve anti-parti p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt propozohet t\u00eb merren masa e t\u00eb transferohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, q\u00eb kan\u00eb dhe t\u00eb vendosen n\u00eb vende t\u00eb tjera. Ju lutemi q\u00eb t\u00eb jepet mendimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje!\u201d N\u00eb list\u00ebn me 19 ose 20 emra, \u00ebsht\u00eb edhe emri i Taho Sejkos, si an\u00ebtar i kolegjiumit t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb popullit\u201d. Kryeministria vendoste q\u00eb Taho Sejkoja, t\u00eb fillonte si drejtor i Parkut Automobilistik n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Taho Sejkoja k\u00ebrkoi q\u00eb mund\u00ebsisht, familjen, meq\u00eb ishin t\u00eb stabilizuar n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb mos e l\u00ebviznin. Megjithat\u00eb, erdhi nj\u00eb makin\u00eb e madhe, hamejt\u00eb ngarkuan teshat dhe shkuam n\u00eb Shkod\u00ebr. Ne nuk kishim sht\u00ebpi n\u00eb Shkod\u00ebr dhe u strehuam te xhaxhai. Prej vitit 1956 e deri n\u00eb vitin 1960, babai ka punuar si drejtor i Parkut dhe nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje jo rentab\u00ebl, e vuri n\u00eb efi\u00e7enc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi q\u00eb Taho Sejkoja u b\u00eb person i rreziksh\u00ebm, saq\u00eb u kurdis rr\u00ebmbimi dhe zhdukja e tij?<\/p>\n<p>Thuhet se n\u00eb at\u00eb takimin kur ishte prezent edhe Nexhmije Hoxha, Taho Sejkoja i paska th\u00ebn\u00eb: \u201cNjer\u00ebzit jan\u00eb duke vuajtur p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, nd\u00ebrsa ju me vetur\u00eb edhe burri juaj me vetur\u00eb. Pra, duhet ndryshuar di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, sepse jeni duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb zez\u00ebn k\u00ebtij vendi. \u201cIa ka th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, saq\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt menduan se do t\u2019i vinin hekurat q\u00eb aty\u201d.<\/p>\n<p>A ka qen\u00eb babai juaj i survejuar? Dini gj\u00eb n\u00ebse ka pasur ndonj\u00eb informator?<\/p>\n<p>Po! Sipas dokumenteve, ka pasur informator\u00eb nga t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e njer\u00ebzve: n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e popullit\u201d, n\u00eb Komisionin e Planit t\u00eb Shtetit, n\u00eb drejtorin\u00eb e Parkut n\u00eb Shkod\u00ebr. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deponimesh, kuptohet, jo me emrin e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Po, me pseudonime. K\u00ebta raportonin edhe sa her\u00eb hante mish Taho Sejkoja.<\/p>\n<p>Jeni njohur me dosjen e bab\u00ebs suaj?<\/p>\n<p>Po, i kam marr\u00eb. Babain e kan\u00eb arrestuar n\u00eb Parkun e Shkodr\u00ebs. Ka shkuar makina e Sigurimit t\u00eb Shtetit me tre oficer\u00eb, i kan\u00eb hedhur batanijen mbi krye, e kan\u00eb arrestuar dhe e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Babai do t\u00eb shkonte n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebz, t\u00eb \u00e7onte disa makina n\u00eb dispozicion t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb saj. Atje e priste vet\u00eb Beqir Balluku. Mir\u00ebpo kjo ishte komplet loj\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb e arrestuan, nj\u00eb grup me dy oficer\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe kryetari i lagjes, Mark Shllaku, erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr kontroll. Mark Shllaku erdhi me bi\u00e7iklet\u00eb. Un\u00eb, si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb isha, nga qejfi i madh q\u00eb kishte bi\u00e7iklet\u00eb, i\u2019a mora bi\u00e7iklet\u00ebn e shkova fill te puna e babait.<\/p>\n<p>Aty shoh nj\u00eb grumbull njer\u00ebzish. I \u00e7uditsh\u00ebm ky grumbullim, se s\u2019kishte ndonj\u00eb fest\u00eb. M\u2019u afrua nj\u00ebri e m\u00eb tha: \u201cHektor, mos rri k\u00ebtu, ik n\u00eb sht\u00ebpi!\u201d Nuk m\u00eb tha se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, pash\u00eb q\u00eb po kontrollonin dhe regjistronin gjith\u00e7ka. Aty ishte axha im, Suloja, ishte e shoqja, Nazi, ishte n\u00ebna dhe daja im. Mor\u00ebn letra e mor\u00ebn fotografi e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mor\u00ebn edhe nj\u00eb pistolet\u00eb \u2018Nagant\u2019, trofe lufte, pa fishek\u00eb, pa kurrgj\u00eb. U kishte th\u00ebn\u00eb vet\u00eb: E keni n\u00eb filan vend, n\u00eb filan raft.<\/p>\n<p>Dhe kuptohet, n\u00eb sht\u00ebpi kishte r\u00ebn\u00eb bomba, se ishte e paimagjinueshme, q\u00eb mund t\u00eb arrestohej Taho Sejko, e t\u00eb \u00e7ohej fill e n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebtu filloi drama e madhe e Taho Sejkos. Nga fillimi n\u00eb mbarim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, ai nuk pranoi asgj\u00eb. Absolutisht asgj\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb proces-verbali\u2026!<\/p>\n<p>Ja si shkruhet: Un\u00eb, hetuesi i Drejtoris\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00ebnkolonel Stavri Madhi, mora n\u00eb pyetje t\u00eb pandehurin Taho Mehmet Sejko, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb njoftimin e akuz\u00ebs, data 10 i teti.<\/p>\n<p>Pra, m\u00eb 28 korrik u arrestua, m\u00eb 10 gusht, \u00ebsht\u00eb ky proces-verbal i Hetuesis\u00eb. Marrja n\u00eb pyetje filloi n\u00eb or\u00ebn 8 e 15 dhe mbaroi n\u00eb or\u00ebn 13 e 45. Tashti, kjo pyetja q\u00eb filloi n\u00eb 8 e 15 dhe mbaroi n\u00eb 13 e 45, ka t\u00eb sh\u00ebnuara vet\u00ebm kaq: \u201cTi akuzohesh si agjent i zbulimit t\u00eb huaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, s\u00eb bashku me persona t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb form\u00eb t\u00eb organizuar, ke zhvilluar veprimtari armiq\u00ebsore, q\u00eb ka synuar rr\u00ebzimin e pushtetit popullor me forc\u00eb, duke zbatuar detyrat e zbulimeve t\u00eb huaja, ke dh\u00ebn\u00eb informata me karakter sekret dhe ke rekrutuar persona t\u00eb tjer\u00eb\u201d. \u2013 A e d\u00ebgjuat dhe a e kuptoni aktakuz\u00ebn?<\/p>\n<p>\u2013 E d\u00ebgjova dhe e kuptova aktakuz\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2013 A e pranoni aktakuz\u00ebn q\u00eb ju b\u00ebhet?<\/p>\n<p>\u2013 Nuk e pranoj aktakuz\u00ebn, sepse nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb agjent i asnj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb zbulimit t\u00eb huaj, nuk i kam dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb kurrkujt informata, me karakter sekret dhe nuk kam punuar kurr\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e pushtetit popullor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Akuza q\u00eb i kan\u00eb formuluar e \u00e7onte direkt n\u00eb pushkatim?<\/p>\n<p>Nuk diskutohet ajo, \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme. Tashti, \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>M\u00eb 14.11.1960, n\u00eb Hetuesi, drejtori i Sigurimit t\u00eb Shtetit, n\u00ebnkolonel Stavri Madhi, shkruan: \u201cMora n\u00eb pyetje t\u00eb pandehurin Taho Sejko. Pyetja filloi n\u00eb or\u00ebn 9.00 dhe mbaroi n\u00eb or\u00ebn 10.00.\u201d<\/p>\n<p>Kjo seanc\u00eb pyetjesh, ka qen\u00eb m\u00eb e shkurt\u00ebr\u2026 Aty do t\u00eb ket\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dru ai, se s\u2019ka kuptim tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Ja dhe ky dokument ku shkruhet: \u201cNa fol p\u00ebr aktivitetin t\u00ebnd armiq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja: \u201cOrganet e Sigurimit, ashtu si\u00e7 mb\u00ebshteteshin n\u00eb vitin 1946 n\u00eb g\u00ebnjeshtra, jan\u00eb mb\u00ebshtetur sot n\u00eb g\u00ebnjeshtra kund\u00ebr meje, p\u00ebr akuz\u00ebn time si spiun. Mbasi jan\u00eb lexuar th\u00ebniet e mia, jan\u00eb shkruar drejt, i firmos.\u201d<\/p>\n<p>A jeni njoftuar nga autoritetet shtet\u00ebrore p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, p\u00ebr gjyqin, p\u00ebr eliminimin? \u00c7far\u00eb dini rreth k\u00ebsaj?<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019jemi njoftuar, por ka ndodhur nj\u00eb ngjarje e pazakont\u00eb. M\u00eb 15 ose 16 maj t\u00eb vitit 1961, filloi gjyqi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u2018Grupin \u00e7am\u2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq p\u00ebrmendet emri i bab\u00ebs, por babai nuk ishte aty. Emri p\u00ebrmendet sikur ky ishte personi, q\u00eb e kishte ngritur k\u00ebt\u00eb grup, sikur ky ishte i pari.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, n\u00ebna ime na merr ne, tre f\u00ebmij\u00ebve, dy motrat dhe mua, e vijm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Vijm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, q\u00eb t\u00eb merrte vesh si ta ndihmonte burrin. Te gjyshja ime, nj\u00eb kat m\u00eb sip\u00ebr, jetonte nj\u00eb familje, q\u00eb e kishte dh\u00ebndrin avokat, nj\u00ebfar\u00eb Sasha, avokat i njohur, por ishte paksa qen \u2013 bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Zbret posht\u00eb ai dhe b\u00ebhet kjo bised\u00eb. Na thot\u00eb ai: \u201cKam ardhur p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Teme Sejko, e di ai vet\u00eb, jep llogari vet\u00eb, s\u2019e di un\u00eb, nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr t\u00eb. Por \u00e7far\u00eb flet n\u00eb adres\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait, s\u2019ka asgj\u00eb, absolutisht asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Ai na thot\u00eb se Teme Sejko, kishte folur p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb. M\u00eb pas, ne mor\u00ebm vesh se ky gjyq \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me prov\u00eb gjenerale, si\u00e7 b\u00ebhen prova p\u00ebr shfaqjet teatrale. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prov\u00eb gjenerale p\u00ebr gjyqin!<\/p>\n<p>Pse e pranoi Teme Sejkoja k\u00ebt\u00eb fars\u00eb?<\/p>\n<p>Ku ta dim\u00eb? Hajde gjeje pse e ka pranuar Temja. O e ka b\u00ebr\u00eb druri, ose mashtrimi! Po se \u00e7far\u00eb e ka detyruar, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta gjejm\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, ka pranuar faje, q\u00eb s\u2019i ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjysm\u00eb ore pas k\u00ebsaj bisede, vjen policia na merr e na \u00e7on te Selvia, ku ishte Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Dy or\u00eb e kan\u00eb mbajtur n\u00ebn\u00ebn time n\u00eb zyr\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb hetuesi. Si p\u00ebrfundim, m\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb ka dal\u00eb prej zyr\u00ebs s\u00eb atij shefit t\u00eb madh, ky, n\u00ebn z\u00eb i thot\u00eb: \u201cShoqe, b\u00ebn mir\u00eb t\u2019i marr\u00ebsh f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb ik\u00ebsh, se k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb mbetur pa baba, mos mbeten edhe pa n\u00ebn\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Na kan\u00eb shoq\u00ebruar me polic\u00eb deri te Ministria e Brendshme, na kan\u00eb hipur me polic\u00eb n\u00eb makin\u00eb e ka ndenjur polici me ne, duke na shoq\u00ebruar deri n\u00eb Vor\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos zbrisnim askund.<\/p>\n<p>Ishte problemi q\u00eb po t\u00eb mos largoheshim n\u00eb \u00e7ast prej Tiran\u00ebs, n\u00ebn\u00ebn do ta futnin brenda, n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Dy fjal\u00eb donte t\u00eb thoshte n\u00ebna ime n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe n\u00eb Kuvendin Popullor: \u00c7far\u00eb flet Teme Sejkoja p\u00ebr veten, e di ai vet\u00eb, por \u00e7far\u00eb flet p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, s\u2019ka absolutisht asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtij momenti, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe, flasim p\u00ebr majin e vitit 1961, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe, 5-6 mujore, nuk kemi l\u00ebvizur prej Shkodr\u00ebs. Normalisht, nuk kemi l\u00ebvizur prej frik\u00ebs, se i than\u00eb: \u201cPo erdhe, e ke vendin n\u00eb burg!\u201d<\/p>\n<p>Pra, Taho Sejkoja u p\u00ebrmend, por Taho Sejkoja s\u2019ishte n\u00eb gjyq, s\u2019ishte personalisht aty. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb filluan t\u00eb qarkullonin fjal\u00eb, p\u00ebr tri versione: Taho Sejkon e kan\u00eb pushkatuar; Taho Sejkoja i ka r\u00ebn\u00eb murit me krye e ka vdekur; Taho Sejkoja \u00ebsht\u00eb \u00e7mendur. Tashti\u2026!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto tri versione, n\u00ebna ime i b\u00ebri tri telegrame Kadri Hazbiut p\u00ebr takim, t\u00eb merrte vesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00e7far\u00eb po ndodhte me t\u00eb. Gjyqi u b\u00eb, aty u p\u00ebrmend, por s\u2019ishte askund.<\/p>\n<p>Gjyqi ishte i babait apo i Teme Sejkos?<\/p>\n<p>Babai juaj, a pati ndonj\u00eb proces gjyq\u00ebsor?<\/p>\n<p>Prit, tashti po t\u00eb kall\u00ebzoj, pun\u00ebn e procesit gjyq\u00ebsor. Historia e gjyqit ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e saj. Meq\u00eb n\u00ebna i b\u00ebri tri telegrame Kadri Hazbiut dhe ky s\u2019e priti, n\u00ebn\u00ebn e th\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Deg\u00ebn e Brendshme dhe e pyet\u00ebn: \u201cCila ishte arsyeja q\u00eb ti, shoqe, i k\u00ebrkon Kadri Hazbiut, takim n\u00eb tri telegrame\u201d?! Edhe n\u00ebna i shpjegon arsyet nj\u00eb, dy, tre\u2026! \u201cJan\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb qarkullojn\u00eb. Duam t\u00eb dim\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhe Fe\u00e7or Shehu iu p\u00ebrgjigj: \u201cPo ta kishim pushkatuar, frik\u00eb s\u2019kemi t\u00eb t\u00eb themi, q\u00eb e kemi pushkatuar. Po t\u00eb kishte vdekur, njer\u00ebzit vdesin edhe jasht\u00eb edhe brenda. Po t\u00eb ishte \u00e7mendur, nuk do t\u00eb ishte as p\u00ebr ty, as p\u00ebr ne. Do t\u00eb t\u00eb thoshim: Shko n\u00eb Elbasan, atje e ke\u201d!<\/p>\n<p>Dhe fjala e fundit e tij: \u201cShko rrite at\u00eb f\u00ebmij\u00eb, se k\u00ebto pun\u00eb i di Partia!\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pun\u00eb e di Partia. Kaq! Pra, jemi para k\u00ebsaj dileme: nj\u00eb person i arrestuar, nj\u00eb person q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb nj\u00eb gjyq e i del emri, po nuk del personi, nj\u00eb thashethemnaj\u00eb e pazakont\u00eb muhabetesh, posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb dhe n\u00eb fund, nj\u00eb p\u00ebrgjigje e k\u00ebsaj natyre. Tashti, a na p\u00eblqeu kjo p\u00ebrgjigje? Realisht na p\u00eblqeu, se ishte shpresa brenda: \u00cbsht\u00eb gjall\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebna i tha: \u201cMua m\u00eb kan\u00eb bllokuar. S\u2019mund t\u00eb shkoj n\u00eb Tiran\u00eb, s\u2019mund t\u00eb l\u00ebviz\u201d. Ai ia ktheu: \u201cJe qytetare e Republik\u00ebs. Qysh sot e mbrapa, ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkosh ku t\u00eb duash, p\u00ebr problemet q\u00eb mund t\u00eb kesh\u201d.<\/p>\n<p>Kjo hapje e rrug\u00ebs e b\u00ebri n\u00ebn\u00ebn t\u00eb vinte me vrap n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Prokurori t\u00eb P\u00ebrgjithshme, ku k\u00ebrkoi takim me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ta pyeste p\u00ebr problemin e t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>I thot\u00eb: \u201cKam ardhur, shoku prokuror, p\u00ebr nj\u00eb arsye krejt t\u00eb thjesht\u00eb. Do t\u00eb marr nj\u00eb vendim p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi, por dua ta d\u00ebgjoj me vesh\u00ebt e mi, se \u00e7far\u00eb thot\u00eb Taho Sejkoja p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij armiq\u00ebsore. Kam jetuar 16 vjet me t\u00eb, e kam njohur n\u00eb luft\u00eb, e kam pasur edhe burr\u00eb, edhe shok e s\u2019kam as pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb dyshimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Prokurori i\u2019a kthen: \u201cTaho Sejkoja qysh n\u00eb Luft\u00eb ka pasur mendime jo t\u00eb mira, andej-k\u00ebtej\u2026! E k\u00ebto mendime q\u00eb ka pasur, normalisht, n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb. Por ti nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb gjyqin e Taho Sejkos, p\u00ebr arsyen se gjyqin e Taho Sejkos do ta b\u00ebjm\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebna ime i thot\u00eb: \u201cShoku prokuror, e beson k\u00ebt\u00eb q\u00eb po thua? Keni b\u00ebr\u00eb me dyer t\u00eb hapura gjyqin e Teme Sejkos, Drejtor i Zbulimit t\u00eb Ushtris\u00eb dhe komandant i Flot\u00ebs Luftarake Detare. Doni t\u00eb b\u00ebni me dyer t\u00eb mbyllura gjyqin e Taho Sejkos, shefi i redaksis\u00eb Ekonomike t\u00eb \u2018Z\u00ebrit t\u00eb popullit\u2019 dhe drejtor i Parkut Automobilistik t\u00eb Shkodr\u00ebs? Ku jan\u00eb sekretet e Taho Sejkos? Ku? Te \u2018Z\u00ebri i popullit\u2019 q\u00eb e merr dhe e lexon t\u00ebr\u00eb bota\u201d?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja ishte nul: \u201cGjyqi do t\u00eb b\u00ebhet me dyer t\u00eb mbyllura\u201d! Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb vazhdon kjo histori e q\u00eb qarkullonin k\u00ebto fjal\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur na vjen halla prej Durr\u00ebsit. Halla ime jetonte n\u00eb Tiran\u00eb, por ka ardhur direkt prej Durr\u00ebsit. Pse? N\u00eb spitalin e burgut n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb infermiere \u00e7ame e th\u00ebrret hall\u00ebn time e i thot\u00eb: \u201cA ke d\u00ebshir\u00eb ta shoh\u00ebsh Tahon\u201d? \u201cPo si s\u2019kam d\u00ebshir\u00eb ta shoh v\u00ebllain?!\u201d I thot\u00eb infermierja: \u201cPo t\u00eb jap nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr p\u00ebr doktor Vokopol\u00ebn, por d\u00ebgjo, do t\u00eb shkosh, do t\u2019i jap\u00ebsh letr\u00ebn dhe aty ku t\u00eb t\u00eb ulin, do t\u00eb rrish. Mos b\u00ebn gabim as t\u00eb \u00e7ohesh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, as t\u00eb flas\u00ebsh ndonj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb komunikosh me t\u00eb\u201d. K\u00ebshtu e udh\u00ebzoi dhe i dha letr\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb them se kjo e t\u00ebra \u00ebsht\u00eb e sajuar prej Sigurimit t\u00eb Shtetit, se s\u2019ka burr\u00eb e jo m\u00eb infermiere n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte veprime t\u00eb asaj natyre. Sidomos n\u00eb at\u00eb koh\u00eb!<\/p>\n<p>Niset halla, shkon n\u00eb Durr\u00ebs e i dor\u00ebzon letr\u00ebn doktor Vokopol\u00ebs e ky i thot\u00eb infermieres atje: \u201cJepi nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebse e t\u00eb ulet aty\u201d. S\u2019kaloi shum\u00eb koh\u00eb, kur u ndie nj\u00eb zhurm\u00eb makine, thot\u00eb halla, dhe vjen Tahoja, bashk\u00eb me Ali Xhelo Harapin. Ky ishte person i d\u00ebnuar, ishte prej atyre personave t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb gjyq, se ai kishte dal\u00eb n\u00eb gjyq. T\u00eb dy t\u00eb lidhur dor\u00eb p\u00ebr dore, me dy oficer\u00eb Sigurimi anash. T\u00eb veshur me kostume me stof anglez, thot\u00eb ajo. Ky tjetri e kishte b\u00ebr\u00eb cop\u00eb-cop\u00eb kostumin, e kishte shqyer. Tahoja ishte n\u00eb rregull. I vizitoi doktor Vokopola dhe u thot\u00eb oficer\u00ebve q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb parin s\u2019kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte, sepse ai kishte kaluar\u2026. ishte \u00e7mendur, kurse Tahoja ishte m\u00eb mir\u00eb se m\u00eb par\u00eb, por aty nuk kishte dhom\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ta mbante.<\/p>\n<p>Vjen halla e na e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb muhabet. Jo g\u00ebzim, por g\u00ebzim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Po. Mbas k\u00ebsaj, ndodh nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr. Zef Bala, shofer i Parkut t\u00eb Shkodr\u00ebs, aksidentohet. I k\u00ebputet kavoja e trupave dhe i d\u00ebmtohet shtylla kurrizore. E \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte ardhur nj\u00eb mjek nga Rumania dhe miqt\u00eb e Zef Bal\u00ebs, krijuan mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb edhe ky t\u00eb vizitohej atje. Tani, na thot\u00eb Zefi vet\u00eb, me goj\u00ebn e tij: \u201cU futa te paradhoma ku ishte mjeku dhe pash\u00eb t\u00eb ulur n\u00eb krahun e djatht\u00eb, Taho Sejkon mes dy burrave, dy civil\u00eb, oficer\u00eb t\u00eb Sigurimit. Po, e pash\u00eb! Dhe ai m\u00eb pa e mendova p\u00ebr momentin, po i flas, se i s\u00ebmur\u00eb jam\u2026! Si je, shoku Taho? M\u2019u p\u00ebrgjigj: Mir\u00eb, Zef, mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ja, kaq! Tashti, gjith\u00eb k\u00ebto lajme ishin haberet e para t\u00eb k\u00ebsaj situate t\u00eb re, t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje.<\/p>\n<p>Mbas k\u00ebsaj, normalisht, muhabetet nuk shtereshin, vazhdonin n\u00eb t\u00eb gjitha format, n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Jo pak, por shum\u00eb. Nga burime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet vinin lajme. \u00cbsht\u00eb k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb atje, ka bashk\u00ebpunuar me Sigurimin, punon me Sigurimin, nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. T\u00eb gjitha k\u00ebto lloje haberesh jan\u00eb st\u00ebrzgjatur deri n\u00eb vitin 1990. N\u00ebna ime vdiq n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1984. M\u00eb mbeti mua detyra t\u00eb b\u00ebja k\u00ebrkimin p\u00ebr babain tim.\/Memorie.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I lindur m\u00eb 14 shkurt 1912 n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mosh\u00ebn 8-vje\u00e7are. Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb luft\u00eb, si z\u00ebvend\u00ebskomandant i \u00e7et\u00ebs \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d. Arrestohet m\u00eb 28 korrik 1960, me akuz\u00ebn si agjent i zbulimit t\u00eb huaj p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb maj 1961 i p\u00ebrmendet emri n\u00eb gjyqin e Teme Sejkos dhe t\u00eb 38 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":259846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-259842","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/259842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=259842"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/259842\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/259846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=259842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=259842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=259842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}