{"id":260463,"date":"2022-05-24T12:18:35","date_gmt":"2022-05-24T10:18:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=260463"},"modified":"2022-05-24T12:18:35","modified_gmt":"2022-05-24T10:18:35","slug":"monika-kryemadhi-per-voten-e-emigranteve-nga-2-5-milione-ne-25-prill-mund-te-votonin-vetem-3-mije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/monika-kryemadhi-per-voten-e-emigranteve-nga-2-5-milione-ne-25-prill-mund-te-votonin-vetem-3-mije\/","title":{"rendered":"Monika Kryemadhi p\u00ebr vot\u00ebn e emigrant\u00ebve: Nga 2.5 milion\u00eb, n\u00eb 25 Prill mund t\u00eb votonin vet\u00ebm 3 mij\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb, Monika Kryemadhi, ka folur n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga KQZ dhe OSBE p\u00ebr vot\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh se LSI \u00ebsht\u00eb dakord q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb, por ka ngritur 3 \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se duhet t\u00eb adresohen. Sipas saj, duhen zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet se si do t\u00eb regjistrohen, si do t\u00eb votojn\u00eb n\u00ebse do t\u00eb krijohet nj\u00eb zon\u00eb e re zgjedhore p\u00ebr k\u00ebta votues.<\/p>\n<p>Kryemadhi tha se jan\u00eb rreth 2.5 milion\u00eb shqiptar\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por nga k\u00ebta vet\u00ebm 3 mij\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votonin n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit.<\/p>\n<p>Fjala e Monika Kryemadhit:<\/p>\n<p>E kam mir\u00ebpritur me k\u00ebnaq\u00ebsi ftes\u00ebn e KQZ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00ebbashku me OSBE, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb aktor\u00ebt kryesor\u00eb politik\u00eb, si dhe partner\u00ebt kryesor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr diskutimin e m\u00eb pas implementimin efektiv t\u00eb votimit t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb nga jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej themelimit t\u00eb saj, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb vendet ku ata kan\u00eb banim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, pra jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb, ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb pro dhe avokate promovuese e garantimit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte<\/p>\n<p>Kjo vot\u00eb dhe p\u00ebrfshirja aktive n\u00eb proceset zgjedhore, do t\u00eb rriste edhe m\u00eb tep\u00ebr lidhjen e diaspor\u00ebs ton\u00eb, t\u00eb shtetsave tan\u00eb jashte vendit me Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb dita dit\u00ebs po sheh nj\u00eb brain-drain shpopullues.<\/p>\n<p>Votimi i shtetasve shqiptar\u00eb nga jasht\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb diskutuar dhe dakord\u00ebsuar edhe n\u00eb K\u00ebshillin Politik (i krijuar me dakord\u00ebsi nga PS-PD-LSI n\u00eb janar 2020), i cili i parapriu ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr t\u00eb cilat LSI ka luajtur nj\u00eb rol konstruktiv. K\u00ebto ndryshime jan\u00eb materializuar tashm\u00eb n\u00eb nenet 24 dhe 25 t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Ne si subjekt politik, duke dh\u00ebn\u00eb n\u00eb parim dakord\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb vendet ku ata banojn\u00eb, kemi 3 \u00e7\u00ebshtje kryesore t\u00eb cilat duam t\u2019i adresohen dhe konkretisht: \u00c7\u00ebshtja e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb adresojm\u00eb bashkarisht, \u00ebsht\u00eb regjistrimi i shtetasve shqiptar\u00eb me banim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 24 i Kodit Zgjedhor parashikon se: Nj\u00eb shtetas shqiptar me banim jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb votoj\u00eb nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u00eb pari ai duhet t\u00eb jet\u00eb i regjistruar ne regjistrin e Gjendjes Civile dhe t\u00eb deklaroj\u00eb adres\u00ebn e banimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb infrastruktura q\u00eb ne do t\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? N\u00ebp\u00ebrmjet E-albania? (A rrezikojm\u00eb t\u00eb na dalin t\u00eb dh\u00ebnave personale si\u00e7 dol\u00ebn n\u00eb rastin e patronazhist\u00ebve? Do t\u2019i regjistrojn\u00eb ambasadat tona, apo do t\u00eb shkojn\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb ambasadat tona? Pra, sa i besuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb si proces? Mendohet se jasht\u00eb vendit jetojn\u00eb mbi 2.5 milion\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne Mars 2021 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Regjistrin e Zgjedh\u00ebsve pak m\u00eb shum\u00eb se 3 mij\u00eb shtetas. Pra, nga mbi 2.5 mln shqiptar\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mund t\u00eb votonin n\u00eb 25 Prill vet\u00ebm 3 mij\u00eb. Nd\u00ebrsa sot jan\u00eb di\u00e7ka m\u00eb pak se 9 mij\u00eb shtetas shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm rreth 6 mij\u00eb shtetas kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00ebhere si do t\u00eb stimulojm\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb t\u00eb regjistrohen? Un\u00eb propozoj q\u00eb t\u00eb kemi incentiva pozitive ndaj shtetasve shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb stimulohen p\u00ebr t\u2019u regjistruar.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb adresojm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt m\u00eb kryesorja dhe konkretisht: M\u00ebnyra e votimit. N\u00eb nenin 25\/1 t\u00eb Kodit Zgjedhor, parashikohet se: \u201cPavar\u00ebsisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jasht\u00eb vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs nga \u00e7do nd\u00ebrhyrje mbi flet\u00ebt e votimit ose mbi informacionin elektronik t\u00eb votimit q\u00eb administrohet prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Ne si pale e interesuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, lidhur me k\u00ebto dy garanci thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr opozit\u00ebn jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb njihemi me metod\u00ebn apo rrug\u00ebn q\u00eb po eksploron KQZ p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar k\u00ebto kritere ligjore.<\/p>\n<p>K\u00ebto garanci nuk duhet t\u00eb aprovohen vet\u00ebm p\u00ebr opozit\u00ebn e sotme por dhe p\u00ebr opozit\u00ebn e ardhshme mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga garancit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar dhe nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ken\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb ata edhe e votojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tret\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb adresojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se: Aktualisht n\u00eb Kodin Zgjedhor nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar se ku do ta japi efektin vota e shtetasve shqiptar\u00eb nga jasht\u00eb vendit. A do t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb Zon\u00eb t\u00eb Re Zgjedhore? Pra, diaspora t\u00eb konsiderohet nj\u00eb zonj\u00eb zgjedhore me numrin e caktuar t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr ta. Apo, vota e tyre do ta japi efektin n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore ku ishte regjistruar shtetasi shqiptar p\u00ebrpara largimit nga Shqip\u00ebria. N\u00eb fakt, lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje personalisht jam e mendimit se kjo k\u00ebrkon nj\u00eb tryez\u00eb politike dhe nj\u00eb vendim politik por mbi t\u00eb gjitha vullnet politik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb pavar\u00ebsisht nga kjo dua t\u00eb falenderoj q\u00eb edhe Partia Socialiste dhe koleg\u00ebt e partive t\u00eb tjera do t\u00eb jen\u00eb dakord p\u00ebr ta ripar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb filluar menj\u00ebher\u00eb Komisionin p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore duke pasur parasysh q\u00eb kodi zgjedhor i cili ne kemi sot \u00ebsht\u00eb i deformuar p\u00ebr shkak sepse LSI ka 110 mij\u00eb vota dhe p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb Parlament me 4 mandate kur ne jemi t\u00eb gjith\u00eb koshient\u00eb q\u00eb kemi parti politike q\u00eb jan\u00eb m\u00eb 30 mij\u00eb vota dhe p\u00ebrfaq\u00ebsohen me 3 mandate n\u00eb Parlament.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb, Monika Kryemadhi, ka folur n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga KQZ dhe OSBE p\u00ebr vot\u00ebn e emigrant\u00ebve. Ajo u shpreh se LSI \u00ebsht\u00eb dakord q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb, por ka ngritur 3 \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se duhet t\u00eb adresohen. Sipas saj, duhen zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet se si do t\u00eb regjistrohen, si do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":158035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-260463","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=260463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260463\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=260463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=260463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=260463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}