{"id":261624,"date":"2022-05-30T06:25:12","date_gmt":"2022-05-30T04:25:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=261624"},"modified":"2022-05-30T06:25:12","modified_gmt":"2022-05-30T04:25:12","slug":"perjashtimi-nga-shkolla-dhe-mbyllja-ne-psikiatri-e-tomkes-jeta-plot-sfida-e-aktorit-enea-zhegu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/perjashtimi-nga-shkolla-dhe-mbyllja-ne-psikiatri-e-tomkes-jeta-plot-sfida-e-aktorit-enea-zhegu\/","title":{"rendered":"P\u00ebrjashtimi nga shkolla dhe mbyllja n\u00eb psikiatri e \u201cTomk\u00ebs\u201d, jeta plot sfida e aktorit Enea Zhegu"},"content":{"rendered":"<p>U shua sot Enea Zhegu, ose si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb \u201cTomka\u201d. Ai vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa nuk arriti ta fitonte k\u00ebt\u00eb betej\u00eb duke mbyllur syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Aktori Enea Zhegu ka qen\u00eb pjes\u00eb e disa prej filmave m\u00eb t\u00eb bukur shqiptar, si \u201cTomka dhe shok\u00ebt e tij\u201d, \u201cLul\u00ebkuqet mbi mur\u201d, \u201cNjeriu me top\u201d, \u201cNj\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, etj, filma q\u00eb nuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb nga shqiptar\u00ebt dhe si i tilli do t\u2019i mungoj\u00eb sken\u00ebs shqiptare dhe  art\u00ebdash\u00ebsve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u201cTomka\u201d ka pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mbushur me v\u00ebshtir\u00ebsi. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb shumicat e shkoll\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u201csjellje t\u00eb keqe\u201d, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb mbyllur edhe dy her\u00eb n\u00eb psikiatri n\u00eb vitet 1989.<\/p>\n<p>Enea Zhegu \u201cprovoi\u201d edhe emigrimin, pasi ka emigruar n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Itali, nd\u00ebrsa m\u00eb pas arriti t\u00eb hapte dhe biznesin e vet nj\u00eb bar-restorant q\u00eb e quajti \u201cVila 31\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb u b\u00eb i njohur si lokali i Tomk\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbar\u00ebsia do t\u2019i vinte q\u00eb n\u00eb vitin 1978, kur regjisori Dhimit\u00ebr Anagnosti e zgjodhi p\u00ebr filmin \u201cLul\u00ebkuqet mbi mur\u201d. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, Viktor Gjika do ta merrte p\u00ebr filmin \u201cNjeriu me top\u201d e n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb do t\u00eb zgjidhej dhe p\u00ebr rolin kryesor t\u00eb filmit \u201cTomka dhe shok\u00ebt e tij\u201d, pra p\u00ebr rolin e Tomk\u00ebs q\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb famsh\u00ebm, nd\u00ebrsa ai ishte ende nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klas\u00ebn e shtat\u00eb. Enea Zhegu ishte nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar nga dy eksperiencat e para se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte t\u00eb b\u00ebheshe pjes\u00eb e nj\u00eb filmi. Ndaj n\u00eb dit\u00ebn kur Xhanfize Keko kishte mbledhur f\u00ebmij\u00ebt, po aq t\u00eb njohur sa edhe ai n\u00eb bot\u00ebn e filmit, e d\u00ebshironte me gjith\u00eb shpirt Tomk\u00ebn. Dhe kur fitoi konkursin q\u00eb iu duk shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb (sepse kishte rival\u00eb t\u00eb fort\u00eb), u ndje jo vet\u00ebm i g\u00ebzuar, por edhe disi superior ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. <\/p>\n<p>Ai do t\u00eb ishte komandanti. Enea e kuptoi shum\u00eb mir\u00eb rolin q\u00eb po i k\u00ebrkohej t\u00eb b\u00ebnte, aq sa do t\u00eb m\u00ebsonte shpejt ta luante bukur edhe jasht\u00eb sheshit t\u00eb xhirimit. I gjendur gjithmon\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes (sidomos pas shfaqjes s\u00eb filmit \u201cTomka dhe shok\u00ebt e tij), i llastuar jo pak nga gjysh\u00ebrit e tij dhe i preferuar nga regjisor\u00ebt e njohur, Enea do t\u00eb ndjehej shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Deri diku dhe i papreksh\u00ebm. Ndoshta prandaj, vite m\u00eb pas, kur nuk do t\u00eb ishte m\u00eb f\u00ebmija t\u00eb cilit mund t\u2019ia falnin leht\u00eb gabimet, jeta nuk do t\u2019i vinte dhe aq e mbar\u00eb sa n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri.<\/p>\n<p>Filli i kujtimeve t\u00eb bukura p\u00ebr Enean u nd\u00ebrpre me mbarimin e filmit \u201cNj\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, t\u00eb regjisorit Gjergj Erebara. Pas tij nuk do t\u00eb kishte m\u00eb filma t\u00eb tjer\u00eb. Shpirti i lir\u00eb dhe paksa rebel q\u00eb ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi t\u00eb nxjerr\u00eb krye m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitet e gjimnazit. Aq sa emri Enea Zhegu do t\u00eb regjistrohej pothuajse n\u00eb regjistrat e t\u00eb gjitha gjimnazeve t\u00eb Tiran\u00ebs. Sapo p\u00ebrjashtohej nga nj\u00ebra shkoll\u00eb, e d\u00ebrgonin tek nj\u00eb tjet\u00ebr, derisa do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb shkoll\u00ebn e nat\u00ebs. B\u00ebmat i mbeteshin atij, Tomk\u00ebs. Shum\u00ebkush vazhdonte ta identifikonte si Tomk\u00ebn djaloshin plangprish\u00ebs. Enea ndjehej mir\u00eb prej k\u00ebsaj nofke, e cila do ta ndiqte nga pas edhe n\u00eb koh\u00ebn kur arriti t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, ku do t\u00eb ndjente p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb aktor, nd\u00ebrsa gjith\u00e7ka kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb xhirimit, nuk e kishte marr\u00eb dhe aq seriozisht. Atje n\u00eb Akademi, do t\u00eb ndodhte mrekullia q\u00eb nuk do t\u00eb zgjaste shum\u00eb. Sepse q\u00eb n\u00eb vitin e pare, Enea Zhegu do t\u00eb p\u00ebrjashtohej s\u00ebrish nga shkolla p\u00ebr \u201csjellje t\u00eb k\u00ebqija\u201d. D\u00ebnimi i par\u00eb q\u00eb mori ishte vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit shkollor. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin e dyt\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebnim q\u00eb do t\u00eb merrte, po p\u00ebr sjellje jo t\u00eb mir\u00eb, do ta p\u00ebrjashtonte p\u00ebrfundimisht. \u201cTomka\u201d vazhdonte t\u00eb ishte i mbrapsht\u00eb, ndaj jeta do t\u2019i vinte gjithnj\u00eb e m\u00eb e mbrapsht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1989 do t\u00eb provonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte t\u00eb t\u00eb mbyllnin n\u00eb nj\u00eb psikiatri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb par\u00eb do ta mbanin brenda vet\u00ebm 15 dit\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb her\u00ebn e dyt\u00eb plot nj\u00eb muaj. K\u00ebtyre koh\u00ebve t\u00eb mbrapshta Enea do t\u2019u shp\u00ebtonte vet\u00ebm n\u00eb 1990-\u00ebn, kur do t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Greqi, e pak vite m\u00eb pas n\u00eb Itali. M\u00eb pas u kthye n\u00eb Tiran\u00eb. Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebrrinte do t\u00eb shkonte n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, sepse donte q\u00eb filli t\u00eb lidhej pik\u00ebrisht aty ku ishte shk\u00ebputur k\u00ebtu e vite t\u00eb shkuara. Gjithsesi, nuk u mb\u00ebrthye shum\u00eb pas nostalgjis\u00eb. E kuptoi shpejt se jeta nuk ishte ajo filmave, se koh\u00ebt nuk ishin m\u00eb si at\u00ebher\u00eb kur xhirohej p\u00ebr Tomk\u00ebn. Ndaj nisi shpejt t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb t\u00eb hapte nj\u00eb aktivitet t\u00eb tijin, nj\u00eb bar-restorant q\u00eb e quajti \u201cVila 31\u201d, por q\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur si lokali i Tomk\u00ebs. Sepse edhe n\u00eb koh\u00ebn kur b\u00eb nj\u00eb menaxher i v\u00ebrtet\u00eb, Enea Zhegun vazhdonin ta th\u00ebrrasin Tomka, e mbase k\u00ebshtu do t\u00eb kujtohet gjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U shua sot Enea Zhegu, ose si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb \u201cTomka\u201d. Ai vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa nuk arriti ta fitonte k\u00ebt\u00eb betej\u00eb duke mbyllur syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Aktori Enea Zhegu ka qen\u00eb pjes\u00eb e disa prej filmave m\u00eb t\u00eb bukur shqiptar, si \u201cTomka dhe shok\u00ebt e tij\u201d, \u201cLul\u00ebkuqet mbi mur\u201d, \u201cNjeriu me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":261625,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-261624","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/261624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=261624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/261624\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/261625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=261624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=261624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=261624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}