{"id":262113,"date":"2022-06-01T12:32:27","date_gmt":"2022-06-01T10:32:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=262113"},"modified":"2022-06-01T12:32:27","modified_gmt":"2022-06-01T10:32:27","slug":"krize-cmimesh-agjencia-kombetare-e-shoqerise-se-informacionit-tenderon-miliona-euro-per-sherbime-te-cuditshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krize-cmimesh-agjencia-kombetare-e-shoqerise-se-informacionit-tenderon-miliona-euro-per-sherbime-te-cuditshme\/","title":{"rendered":"Kriz\u00eb \u00e7mimesh, Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit tenderon miliona euro p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb \u00e7uditshme"},"content":{"rendered":"<p>Rritja e \u00e7mimeve ka rritur edhe t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit. Vet\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr muaj, n\u00eb ark\u00ebn e qeveris\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb 284 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb s\u00eb sa e nj\u00ebjta periudh\u00eb e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, dhe gati 100 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se sa plani i buxhetit 2022.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto para duket se nuk po shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur shtresat e prekura nga rritja e fort\u00eb e \u00e7mimeve. Agjencit\u00eb qeveritare po hapin lum\u00eb tender\u00ebsh nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmit p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare p\u00ebr p\u00ebrballimin e kriz\u00ebs. Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Kar\u00e7anaj po prokuron gati 18 milion\u00eb euro brenda pak muajsh p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime sh\u00ebrbimesh elektronike. Skema e preferuar nga AKSHI \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave teknike, t\u00eb cilat kuptohen pak ose aspak nga publiku i gjer\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 maj, kjo agjenci ka hapur nj\u00eb tender rreth 3 milion\u00eb euro p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit t\u00eb gjobave t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, integrimi me radar\u00ebt e shpejt\u00ebsis\u00eb dhe plot\u00ebsimi me tableta p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit. Se sa e domosdoshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb nuk sakt\u00ebsohet n\u00eb dokumentet e tenderit, por e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb aktualisht \u00e7do polic rrugor e m\u00ebson n\u00eb koh\u00eb reale sa gjoba ka secila targ\u00eb pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrmir\u00ebsime me vler\u00eb 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi t\u00eb hapur m\u00eb 17 maj, do t\u00eb shpenzohen rreth 820 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sistemin e hart\u00ebs digjitale p\u00ebr hap\u00ebsirat publike t\u00eb mbuluara me kamera sigurie n\u00eb rang vendi. Por nuk mbaron k\u00ebtu, pasi AKSHI ka menduar t\u00eb shpenzoj\u00eb 1,5 milion\u00eb euro t\u00eb tjera, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e regjistrit elektronik t\u00eb vaksinimit, p\u00ebr Institutin e Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb hapur m\u00eb 16 maj, nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb sistem i till\u00eb n\u00eb ISHP \u00ebsht\u00eb instaluar dhe \u00ebsht\u00eb aktiv q\u00eb n\u00eb vitin 2011. Seria e tender\u00ebve t\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb drejtuar nga Mirlinda Kar\u00e7anaj, vazhdon me prokurimin prej 960 mij\u00eb euro t\u00eb hapur m\u00eb 12 maj p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit t\u00eb regjistrimit t\u00eb targave t\u00eb huaja. N\u00eb 4 maj, \u00ebsht\u00eb hapur tenderi prej 1,7 milion\u00eb euro p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit t\u00eb gjendjes civile, nd\u00ebrsa n\u00eb 29 prill \u00ebsht\u00eb hapur tenderi prej 1,4 milion\u00eb p\u00ebr sistemin elektronik t\u00eb menaxhimit t\u00eb vizitave dhe hyrje-daljeve n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>Prokurimet vijojn\u00eb me tenderin e shpallur m\u00eb 26 prill nga AKSHI me vler\u00eb 1,1 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit LIMS\u201d, p\u00ebr Institutin e Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinaris\u00eb. Po m\u00eb 26 prill, \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb tjet\u00ebr tender i majm\u00eb prej 2,2 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cNgritjen e Qendr\u00ebs s\u00eb Operimit dhe Monitorimit eGov\u201d. N\u00eb 24 mars, AKSHI ka \u00e7elur tenderin mbi 1,3 milion\u00eb euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit Informatik\u00eb t\u00eb Menaxhimit Financiar, nd\u00ebrsa 16 shkurti ka qen\u00eb data e hapjes s\u00eb tenderit rreth 1,2 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimin e Sistemit t\u00eb Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore\u201d. Mes k\u00ebtyre tenderash, ka edhe prokurime t\u00eb tjera n\u00ebn 1 milion euro t\u00eb zhvilluara nga AKSHI, duke e \u00e7uar totalin e fatur\u00ebs nga shkurti n\u00eb maj n\u00eb gati 18 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>KOMPANIT\u00cb<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbyllur n\u00eb mars 2022 do t\u00eb jepen rreth 800 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr rikontrollin e disa standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare ISO dhe auditimi p\u00ebr konformitet ndaj \u201ceIDAS\u201d p\u00ebr sh\u00ebrbimet e besuara. Fitues \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cFIRST\u201d sh.p.k. Nd\u00ebrsa n\u00eb tenderin e mbyllur n\u00eb fund t\u00eb prillit do t\u00eb jepen rreth 600 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr \u201cInfosoft Systems\u201d sh.p.k. dhe \u201cI kub INFO\u201d sh.p.k. p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e 209 sh\u00ebrbimeve elektronike n\u00eb portalin \u201ce-Albania\u201d. Po i nj\u00ebjti bashkim operator\u00ebsh ka fituar n\u00eb mes t\u00eb marsit t\u00eb k\u00ebtij viti edhe tenderin p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit p\u00ebr dokumentet elektronike, duke ofruar gati 820 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr \u201crinovimin e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb sistemeve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb implementuara pran\u00eb AKSHI-t\u201d do t\u00eb shpenzohen afro 1,3 miliard\u00eb lek\u00eb, apo mbi 1 milion euro.<\/p>\n<p>Tenderi i marsit t\u00eb k\u00ebtij \u00ebsht\u00eb fituar nga \u201cIMPACT\u201d sh.p.k. Por, parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb q\u00eb derdhen lum\u00eb nga AKSHI nuk i ka mjaftuar k\u00ebsaj agjencie qeveritare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>SH\u00cbRBIMET<\/p>\n<p>Drejtoresha e P\u00ebrgjithshme e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), Mirlinda Kar\u00e7anaj, shpjegoi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb leht\u00ebsit\u00eb q\u00eb sjell kalimi nga sportelet fizik\u00eb n\u00eb ato online p\u00ebr qytetar\u00ebt. \u201cT\u00eb gjitha aplikimet q\u00eb deri tani nuk dihej fare kur e merrje p\u00ebrgjigjen, do t\u00eb jen\u00eb me n\u00ebnshkrim elektronik ose vul\u00eb elektronike, por dhe do t\u00eb monitorohen n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>Nga eksperienca e deritanishme dhe nga shifrat, ne flasim me shifra, pensionist\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrdorur platform\u00ebn \u2018e-Albania\u2019 shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb pandemi ishin p\u00ebrdoruesit kryesor\u00eb dhe rezervonin jav\u00ebt e tyre p\u00ebr dalje. Aplikimet p\u00ebr pensione arrit\u00ebn n\u00eb 1.6 milion\u00eb p\u00ebrdorime t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve q\u00eb b\u00ebhen nga moshat e treta, fermer\u00ebt e moshuar gjithashtu q\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb \u2018e-Albania\u2019\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kar\u00e7anaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e \u00e7mimeve ka rritur edhe t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit. Vet\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr muaj, n\u00eb ark\u00ebn e qeveris\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb 284 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb s\u00eb sa e nj\u00ebjta periudh\u00eb e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, dhe gati 100 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se sa plani i buxhetit 2022. Por, k\u00ebto para duket se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":262114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-262113","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=262113"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262113\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/262114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=262113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=262113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=262113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}