{"id":262770,"date":"2022-06-04T13:00:17","date_gmt":"2022-06-04T11:00:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=262770"},"modified":"2022-06-04T13:00:17","modified_gmt":"2022-06-04T11:00:17","slug":"komisioneri-publik-njofton-ankimimin-e-vendimit-te-vettingut-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erjon-shehaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/komisioneri-publik-njofton-ankimimin-e-vendimit-te-vettingut-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erjon-shehaj\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik njofton ankimimin e vendimit t\u00eb vettingut, k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Erjon Shehaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb premten ankimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr problemet e kriterit profesional. <\/p>\n<p>Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional. <\/p>\n<p>Por komisioneri Ballhysa pretendon se nga shqyrtimi i vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Shehajn dhe aktet e administruara, paraqiten gjetje dhe rrethana t\u00eb tilla ligjore e faktike q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kriteret dhe standardet e etik\u00ebs dhe rregullat e sjelljes, q\u00eb garantojn\u00eb mbrojtjen dhe forcimin e besimit t\u00eb publikut. <\/p>\n<p>N\u00eb ankim v\u00ebrehet fakti se KPK ka evidentuar gjetje n\u00eb t\u00eb gjitha burimet e vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, si n\u00eb raportin e hartuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP; n\u00eb raportin e p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb organeve ndihm\u00ebse; ankesat dhe kall\u00ebzimet e regjistruara ndaj tij; si dhe n\u00eb denoncimet nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove e k\u00ebrkuar shpjegime. <\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb nuk i ka vler\u00ebsuar penalizuese gjetjet, komisioneri \u00e7mon se problemet e verifikuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e analizuara, jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb konkluzionin se subjekti arrin nivel minimal kualifikues n\u00eb kriterin profesional. <\/p>\n<p>\u201cReferuar rezultateve t\u00eb hetimit administrativ mbi k\u00ebto akte, Komisioneri Publik \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, mbi gjetjet e rezultuara nga burimet e administruara, t\u00eb cilat duhet t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga ana e Kolegjit,\u201d konstaton Ballhysa dhe rendit gjetjet e tij p\u00ebr secil\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2014 t\u00eb regjistruar p\u00ebr veprat penale \u201cgoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe \u201ckanosje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, t\u00eb hetuar nga subjekti, i d\u00ebmtuari ka qen\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs policie nd\u00ebrsa autori ka rezultuar person me precedent\u00eb penal\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Nga verifikimi dosjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se Shehaj ka zgjatur afatet e hetimit dy her\u00eb, me q\u00ebllim kryerjen e veprimeve t\u00eb reja hetimore. Megjith\u00ebse disa veprime nuk jan\u00eb kryer, subjekti ka vendosur pushimin e procedimit penal me argumentin se fakti nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale. Ai ka arsyetuar se nga provat e administruara ka rezultuar se punonj\u00ebsi i policis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb goditur. <\/p>\n<p>Drejtuesi i prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr pushimit t\u00eb procedimit, duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb veprim hetimor procedural pas dat\u00ebs s\u00eb kontrollit. <\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konstatuar se veprimet hetimore t\u00eb kryera nga prokurori Shehaj, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb pushimin e procedimit penal, por duke u bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, ka \u00e7muar se gjetjet nuk mund ta penalizojn\u00eb at\u00eb dhe e ka transferuar p\u00ebr inspektim n\u00eb ILD. <\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson se subjekti nuk i ka kund\u00ebrshtuar dot gjetjet e konstatuara n\u00eb KPK. <\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, p\u00ebr sa ka rezultuar nga hetimi i Komisionit, vler\u00ebson se moskryerja e t\u00eb gjitha veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme, m\u00ebnyra jo e sakt\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe provave, argumentimi jo i plot\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore, bien ndesh me kriteret e parashikuara n\u00eb nenin 73, pikat 2 dhe 3, dhe 74, pika 4 e ligjit nr. 96\/2016, dhe duhen t\u00eb merren nga Kolegji n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes\u201d, citohet n\u00eb ankim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb premten ankimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr problemet e kriterit profesional. Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":262771,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-262770","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=262770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262770\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/262771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=262770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=262770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=262770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}