{"id":263188,"date":"2022-06-06T14:42:42","date_gmt":"2022-06-06T12:42:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=263188"},"modified":"2022-06-06T14:43:24","modified_gmt":"2022-06-06T12:43:24","slug":"thashetheme-tradhtie-dhe-veshtiresite-ne-presidence-kush-jane-zonjat-e-para-shqiptare-nder-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/thashetheme-tradhtie-dhe-veshtiresite-ne-presidence-kush-jane-zonjat-e-para-shqiptare-nder-vite\/","title":{"rendered":"Thashetheme tradhtie dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb\/ Kush jan\u00eb Zonjat e Para shqiptare nd\u00ebr vite"},"content":{"rendered":"<p>\u201cZonja e Par\u00eb\u201d n\u00eb vendin ton\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull q\u00eb merr bashk\u00ebshortja e Presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kryesisht n\u00eb hije, Zonjat e Para t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb femra t\u00eb suksesshme, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb t\u00ebrhequra nga fokusi mediatik. Ka patur raste kur ve\u00e7 daljeve t\u00eb tyre protokollare, ato kan\u00eb folur n\u00eb media p\u00ebr histori skandalesh, thashethemesh, apo v\u00ebshtir\u00ebsish. Tashm\u00eb Shqip\u00ebria b\u00ebhet gati t\u00eb mir\u00ebpres nj\u00eb tjet\u00ebr Zonj\u00eb t\u00eb Par\u00eb. Armanda Begaj do t\u00eb mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb titull p\u00ebr 5 vitet e ardhshme. Teksa tashm\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb m\u00ebsohen detajet e para rreth saj, ne po ju risjellim edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje disa nga Zonjat e Para nd\u00ebr vite. Cop\u00ebza nga rr\u00ebfimet e tyre, historit\u00eb e dashuris\u00eb, dit\u00ebt e v\u00ebshtira dhe roli n\u00eb Presidenc\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Liri Berisha<\/p>\n<p>Nd\u00ebr Zonjat e Para t\u00eb vendit ton\u00eb, ndoshta Liri Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb e njohura. Bashk\u00ebshortja e ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit Berisha edhe dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i mediatizuar. Daljet e saj n\u00eb media jan\u00eb t\u00eb rralla dhe vet\u00ebm p\u00ebr evente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E njohur si nj\u00eb zonj\u00eb e paqt\u00eb dhe e angazhuar n\u00eb kauza sociale, ajo p\u00ebr vite ka drejtuar edhe Fondacionin F\u00ebmij\u00ebt Shqiptar\u00eb. Vitin e fundit ajo erdhi p\u00ebr publikun shqiptar edhe me librin, \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb jet\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vite, Liria ka q\u00ebndruar krah bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, duke e mb\u00ebshtetur publikisht n\u00eb sfidat dhe n\u00eb angazhimet e tij politike. Megjithat\u00eb, vet\u00eb ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb pak prezent\u00eb n\u00eb media, duke u rr\u00ebfyer rrall\u00eb p\u00ebr publikun. \u201cAi ka shum\u00eb shije n\u00eb t\u00eb veshur madje jep shpesh mendime edhe n\u00eb arredimin e sht\u00ebpis\u00eb. Edhe veshjet ne i kemi zgjedhur gjithnj\u00eb bashk\u00eb. Nj\u00eb defekt i tij \u00ebsht\u00eb se gjith\u00eb jet\u00ebn ka ecur shum\u00eb shpejt. Ka nj\u00eb hap gjigand. Dhe kur dalim bashk\u00eb nuk arrij t\u00eb ec dot me ritmin e tij. Kjo ka qen\u00eb\u00a0 shpesh arsyeja e z\u00ebnkave tona ndoshta. Kur dilnim ai ecte dhe mua m\u00eb duhej t\u00eb vrapoja p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb krah t\u00eb tij. E meta e tij m\u00eb e madhe do thosha se \u00ebsht\u00eb moskufizimi i tij i orarit t\u00eb pun\u00ebs. Dita e tij zgjat pambarim Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb e met\u00eb q\u00eb ia kam njohur q\u00eb n\u00eb fillim por q\u00eb m\u00eb pas filloi ta r\u00ebndoj\u00eb paksa edhe familjen\u201d. M\u00eb tej Berisha flet edhe p\u00ebr rolin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj si baba, duke na sjell\u00eb imazhin e nj\u00eb tjet\u00ebr personazhi nga ai q\u00eb ishim m\u00ebsuar t\u00eb shikonim m\u00eb llogoret politike.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb baba shum\u00eb i but\u00eb, i dashur dhe i p\u00ebrkushtuar. Edhe kur ka qen\u00eb mjek ai ka punuar me or\u00eb t\u00eb gjata, ndaj m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur mua t\u00eb jem m\u00eb e rrept\u00eb dhe rregullatore me f\u00ebmij\u00ebt. Kur ai kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb familjen ton\u00eb vinte hareja. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse darkat n\u00eb familje i kemi shijuar dhe i shijojm\u00eb edhe sot. Un\u00eb kam gatuar gjithnj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, sepse e kisha pasion dhe gatuaja me shum\u00eb\u00a0 d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr familjen time. Ai nuk hante askund p\u00ebrve\u00e7se nga dora ime. Ai nuk i ka qejf drekat e darkat n\u00eb restorante. Tani m\u00ebnyra jon\u00eb e ushqimit ka ndryshuar paksa sepse ushqehemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dietetike. Kryesisht gatuajm\u00eb vet\u00ebm perime me peshk dhe mish. Saliu ka nj\u00eb vullnet t\u00eb\u00a0 jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u00a0 q\u00eb e tregon kudo, dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb strikt edhe me ushqimin\u201d, do t\u00eb zbulonte Liria, n\u00eb vitet kur Berisha ishte kryeminist\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte Zonja e Par\u00eb e vendit, daljet e saj ishin edhe m\u00eb t\u00eb kufizuara, duke u shfaqur n\u00eb ato pak dalje publike krah bashk\u00ebshortit t\u00eb saj<\/p>\n<p>Lidra Mejdani<\/p>\n<p>Kur Rexhep Mejdani u b\u00eb President i vendit, pak dihej p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij. Megjithat\u00eb n\u00eb qarqet e arsimit, Lidra ishte shum\u00eb e njohur si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsueset m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Matematik\u00ebs. Edhe pasi bashk\u00ebshorti i saj mori detyr\u00ebn e lart\u00eb, Lidra vijoi krejt normalisht t\u00eb vijonte detyr\u00ebn e saj si m\u00ebsuese n\u00eb gjimnazin \u2018Ismail Qemali\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atyre viteve, familja presidenciale ishte mjaft e t\u00ebrhequr, duke u kufizuar tek detyrat e tyre dhe duke mos preferuar t\u00eb ishin shum\u00eb prezent n\u00eb media. Pas shum\u00eb vitesh, Lidra ka folur n\u00eb media p\u00ebr angazhimin e saj si Zonja e Par\u00eb e vendit. Duket se krahas pun\u00ebve t\u00eb shtuara, edhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi i saj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka ndryshuar gjat\u00eb viteve t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. \u201cKan\u00eb kaluar 17 vjet nga ato koh\u00eb, kur President ishte Rexhep Mejdani, por ama b\u00ebm\u00eb \u00e7far\u00eb ishte e mundur n\u00eb ato kushte q\u00eb ishin. Sepse mendoni q\u00eb ishte periudha 1997-2002, q\u00eb ishte nj\u00eb periudh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb edhe fitova shum\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mendoja se Shqip\u00ebria ishte rrethi im familjar, m\u2019u desh t\u00eb sh\u00ebtisja gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe pash\u00eb q\u00eb kishte shum\u00eb familje n\u00eb nevoj\u00eb, kishte dhun\u00eb, nuk kishte barazi gjinore. Dhe un\u00eb pata nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, q\u00eb jo vet\u00ebm politika, por edhe m\u00eb gjer\u00eb t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndryshonte.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e mia ka qen\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb politik\u00eb. Kisha at\u00eb \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr barazi sociale, por nuk jan\u00eb aq entuziaste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Pasi kam d\u00ebgjuar q\u00eb gra nga Shoq\u00ebria Civile jan\u00eb futur n\u00eb politik\u00eb, dhe thon\u00eb kisha frik\u00eb se mos kur t\u00eb futesha n\u00eb politik\u00eb, do humbisja feminilitetin tim. Pra t\u00eb ndryshon ambienti. Por un\u00eb shikoj nj\u00eb mesatarizim, q\u00eb nuk dalin nga ato \u00e7ka thot\u00eb partia, q\u00eb nuk e ngr\u00ebn\u00eb z\u00ebrin.\/Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cZonja e Par\u00eb\u201d n\u00eb vendin ton\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull q\u00eb merr bashk\u00ebshortja e Presidentit t\u00eb vendit. Ndon\u00ebse kryesisht n\u00eb hije, Zonjat e Para t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb femra t\u00eb suksesshme, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb t\u00ebrhequra nga fokusi mediatik. Ka patur raste kur ve\u00e7 daljeve t\u00eb tyre protokollare, ato kan\u00eb folur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":263191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-263188","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}