{"id":263240,"date":"2022-06-06T16:32:42","date_gmt":"2022-06-06T14:32:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=263240"},"modified":"2022-06-06T16:32:42","modified_gmt":"2022-06-06T14:32:42","slug":"emerimet-ne-ked-meta-leter-lames-agjencite-nen-varesine-tuaj-nuk-kane-dhene-informacione-mbi-kandidatet-veproni-me-urgjence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/emerimet-ne-ked-meta-leter-lames-agjencite-nen-varesine-tuaj-nuk-kane-dhene-informacione-mbi-kandidatet-veproni-me-urgjence\/","title":{"rendered":"Em\u00ebrimet n\u00eb KED\/ Meta let\u00ebr Lames: Agjencit\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb tuaj nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacione mbi kandidat\u00ebt, veproni me urgjenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Letra e presidentit, Ilir Metra drejtuar drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjensis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, Artan Lames:<\/p>\n<p>Si\u00e7 dhe mund t\u00eb jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, aktualisht K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb duke punuar p\u00ebr verifikimin e kandidaturave p\u00ebr plot\u00ebsimin e 4 (kat\u00ebr) vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, vakanca k\u00ebto t\u00eb shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lart\u00eb dhe q\u00eb u p\u00ebrkasin p\u00ebr em\u00ebrim k\u00ebtyre organeve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht lidhur me ecurin\u00eb e procedurave t\u00eb verifikimit t\u00eb kandidat\u00ebve prej KED-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb evidentuar si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb problematike, pengesa q\u00eb po krijohet nga mosdh\u00ebnia e informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar prej KED, nga disa drejtori vendore t\u00eb ASHK-s\u00eb, n\u00eb var\u00ebsin\u00eb direkte tuaj\u00ebn.<\/p>\n<p>Problematika q\u00eb referon shkresa nr. prot. 475, dat\u00eb 2.6.2022, e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, prej 4 vitesh q\u00eb funksionon ky organ (KED 2019, 2020, 2021, 2022). N\u00eb t\u00eb gjitha proceset e m\u00ebparshme ka patur vonesa n\u00eb dh\u00ebnien e informacionit prej drejtorive vendore t\u00eb ASHK-s\u00eb, apo ish-ZVRPP-ve n\u00eb rrethe, dhe kjo po p\u00ebrs\u00ebritet edhe k\u00ebt\u00eb vit, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb fenomen shqet\u00ebsues fakti q\u00eb, institucione publike, aktualisht n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb Kryeministrit, nuk reflektojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vullnet dhe praktik\u00eb administrative, dhe nuk tregojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb koh\u00ebn e duhur duke mosp\u00ebrmbushur si detyrimet q\u00eb rrjedhin nga zbatimi i ligjit, por dhe nga bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrinstitucional, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb procese kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin, si \u00ebsht\u00eb ai i verifikimit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr gjyqtar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00eb funksion t\u00eb verifikimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb kandidaturave t\u00eb paraqitura, me shkres\u00eb zyrtare i \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs q\u00eb prej muajit mars 2022, duke k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna lidhur me pasurit\u00eb e paluajtshme dhe t\u00eb drejtat reale t\u00eb regjistruara n\u00eb regjistrat e pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb shprehur interes p\u00ebr t`u em\u00ebruar\/zgjedhur si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe personave t\u00eb lidhur me ta, p\u00ebr arsye se disa drejtori vendore t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs nuk kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb ende p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjet e tij t\u00eb fundit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2022, KED ka diskutuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duke i kushtuar nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, KED n\u00eb p\u00ebrfundim vendosi q\u00eb \u201c[\u2026] t\u2019i ri-drejtohet me nj\u00eb shkres\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs dhe t\u2019i risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje detyrimin kushtetues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb KED informacionin e k\u00ebrkuar brenda afatit 7 (shtat\u00eb) ditor. Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, u vendos t\u2019i b\u00ebhet me dije edhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, si edhe Bordit t\u00eb Administrimit t\u00eb Kadastrave.\u201d<\/p>\n<p>Kjo vendimmarrje e KED \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb procedohet pa asnj\u00eb vones\u00eb, edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto mbledhje. Shqet\u00ebsimi mbi vonesa t\u00eb mundshme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballet KED n\u00eb procesin e verifikimit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prezent K\u00ebshillit nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb disa mbledhje edhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti (2022).<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e KED t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2022 u diskutua gjithashtu edhe mbi drejtorit\u00eb vendore konkrete q\u00eb nuk kan\u00eb sjell\u00eb informacionin e k\u00ebrkuar , nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjera (rreth 40) e kishin p\u00ebrmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe e kishin p\u00ebrcjell\u00eb informacionin e k\u00ebrkuar prej KED.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur shumica e zyrave vendore kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje dhe vet\u00ebm disa prej tyre ende jo, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb objektive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosreagim, por \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb k\u00ebto zyra ose nuk kan\u00eb njohurit\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit, ose nuk kan\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dhe mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb proces me kaq r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr vendin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese plot\u00ebsisht funksionale.<\/p>\n<p>Nisur nga historiku i procedurave t\u00eb kaluara t\u00eb zhvilluara n\u00eb KED (p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2019, 2020 dhe 2021), apo dhe p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2022, \u00e7do penges\u00eb n\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjeve shkakton drejtp\u00ebrdrejt bllokimin e procesit t\u00eb verifikimit t\u00eb kandidaturave nga ana e KED, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb vonohet procesi i verifikimeve dhe plot\u00ebsimit t\u00eb vakancave n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur s\u00ebrish edhe pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb KED p\u00ebr informacion, nuk do t\u00eb kthehet p\u00ebrgjigje brenda afatit t\u00eb caktuar nga KED (afat q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb dat\u00ebn 10.6.2022), \u00e7do vones\u00eb do t\u00eb konsiderohet si veprimtari e q\u00ebllimshme, q\u00eb provon tashm\u00eb \u00e7do dyshim se kjo veprimtari bllokuese b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb procesin e verifikimit, pik\u00ebzimit dhe renditjes s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrtej dat\u00ebs 24 korrik 2022 , n\u00eb shkelje t\u00eb \u00e7do afati ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos v\u00ebrtetuar bindjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, nevojitet angazhimi juaj si Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, por dhe i strukturave vendore t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb trajtuar me urgjenc\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duke p\u00ebrcjell\u00eb informacionin shterues pran\u00eb KED-s\u00eb, duke ofruar bashk\u00ebpunimin me k\u00ebt\u00eb organ (KED), si dhe duke marr\u00eb masa p\u00ebr nxjerrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr k\u00ebto zvarritje t\u00eb deritanishme n\u00eb dh\u00ebnien e informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb shumica e Drejtorive Vendore t\u00eb ASHK-s\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor ndaj KED, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl heziton t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigje duke bllokuar t\u00eb gjith\u00eb procesin.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk duhet kurrsesi t\u00eb pengohet nga institucionet e treta prej t\u00eb cil\u00ebve siguron informacion p\u00ebr verifikimin e kandidat\u00ebve, pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb tyre, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkelen ritmet q\u00eb dikton Kushtetuta dhe afatet q\u00eb p\u00ebrcakton ligji nr. 8577\/2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, t\u00eb ndryshuar, si dhe ligji nr. 115\/2016 \u201cP\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, i ndryshuar, n\u00eb p\u00ebrmbylljen e nj\u00eb procesi me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr vendin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Letra e presidentit, Ilir Metra drejtuar drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjensis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, Artan Lames: Si\u00e7 dhe mund t\u00eb jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, aktualisht K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb duke punuar p\u00ebr verifikimin e kandidaturave p\u00ebr plot\u00ebsimin e 4 (kat\u00ebr) vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, vakanca k\u00ebto t\u00eb shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":263241,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-263240","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}