{"id":263474,"date":"2022-06-08T11:44:46","date_gmt":"2022-06-08T09:44:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=263474"},"modified":"2022-06-08T11:44:46","modified_gmt":"2022-06-08T09:44:46","slug":"me-vjen-keq-per-be-kur-i-shikoj-shkoj-ne-bruksel-u-jap-kurajo-rama-i-prere-me-rmv-bullgaria-nuk-do-tju-marre-ka-mbaruar-ajo-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/me-vjen-keq-per-be-kur-i-shikoj-shkoj-ne-bruksel-u-jap-kurajo-rama-i-prere-me-rmv-bullgaria-nuk-do-tju-marre-ka-mbaruar-ajo-pune\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb vjen keq p\u00ebr BE kur i shikoj, shkoj n\u00eb Bruksel u jap kurajo\u201d, Rama i prer\u00eb me RMV: Bullgaria nuk do t\u2019ju marr\u00eb, ka mbaruar ajo pun\u00eb.."},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb samitin e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb ndalur edhe tek integrimi i i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Rama p\u00ebrmendi metafor\u00ebn me \u201cnusen\u201d dhe \u201cdh\u00ebndrin\u201d, ku u shpreh se Ballkani \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr das\u00ebm dhe se kur t\u00eb vij\u00eb momenti do t\u00eb shkojn\u00eb me rrobat e rastit dhe nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb cilat i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Kryeministri theksoi se Europ\u00ebn do ta nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Ballkan, teksa shtoi se nuk ndihet nj\u00ebsoj ashtu si ndihej m\u00eb her\u00ebt kur vizitonte Brukselin.<\/p>\n<p>Gjithashtu kreu i qeveris\u00eb i\u2019u drejtua RMV duke i th\u00ebn\u00eb se Bullgaria nuk do t\u2019i marr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb dua t\u2019ju them n\u00eb mbyllje e kam th\u00ebn\u00eb aty dua ta them edhe k\u00ebtu. Dikur kur shkoja n\u00eb Bruksel , shkoja q\u00eb t\u00eb merrja kurajo nga ata tani kur shkoj m\u00eb duket sikur do tu jap kurajo atyre. Dikur m\u00eb dukeshin ata n\u00eb kulmin e form\u00ebs, sot sikur m\u00eb vjen keq kur i shikoj atje, q\u00eb k\u00ebshtu shkojm\u00eb atj i japim energji edhe atyre sepse Ballkani nuk vdes. Por ky i hapuri aq m\u00eb pak vdes\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga fjala e kryeministrit:<\/p>\n<p>Dhe dy fjal\u00eb p\u00ebr Bashkimin Europian dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dasm\u00ebn e rradh\u00ebs. Them dasm\u00eb sepse sa her\u00eb afrohet KE \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur p\u00ebrgatitemi p\u00ebr dasm\u00ebn. Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria nuk p\u00ebrgatitet m\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dasm\u00eb, n\u00ebse ndodh dasma do t\u00eb shkojm\u00eb me rrobat e rastit. Nuk do t\u00eb vishemi dhe zbukurohemi, t\u00eb porosisim orkestr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk do shpenzojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb banketin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb krushqit dhe n\u00eb fund t\u00eb ngelemi me nusen n\u00eb der\u00eb se nuk vjen dh\u00ebndri q\u00eb ta marr\u00eb. Ose m\u00eb keq na ngelet dh\u00ebndri n\u00eb der\u00eb se t\u00eb ngelet nusja ku ma gjen, por t\u00eb t\u00eb ngelet dh\u00ebndri si nj\u00eb zdap n\u00eb der\u00eb se nusja thot\u00eb jo nuk dua t\u00eb flas me k\u00ebt\u00eb sepse kam disa pun\u00eb t\u00eb tjera, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast le ta themi Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb burr\u00eb, Europa e bashkuar \u00ebsht\u00eb nusja. Kjo \u00ebsht\u00eb keq p\u00ebr ne, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ishim nusja se do t\u00eb na merrnin m\u00eb shpejt. Duke qen\u00eb burri edhe burr\u00eb me t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme, historira, ke qen\u00eb atje, ke vrar\u00eb k\u00ebt\u00eb ke therrur k\u00ebt\u00eb k\u00ebtu, ke hedhur n\u00eb er\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb problem i madh. Por, ne e kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Europ\u00ebn ton\u00eb k\u00ebtu. \u00c7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb? Do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb k\u00ebtu sistemet tona t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit, ekonomis\u00eb t\u00eb gjithcckaje tjet\u00ebr dhe pastaj kur ata t\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb dasm\u00ebn ne do t\u00eb jemi gati. Prandaj u them edhe miqve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, mos e merrni me kaq shum\u00eb stres k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e dasm\u00ebs se na fut\u00ebt edhe ne stresin kur ju shikojm\u00eb edhe juve t\u00eb m\u00ebrzitur se nuk do t\u2019ju marr\u00eb njeri. Nuk do t\u2019ju marrin ka marr\u00eb fund kjo pun\u00eb. Ka dal\u00eb Bullgaria. Bullgaria \u00ebsht\u00eb burr\u00eb p\u00ebr vete se t\u00eb ishte ndonj\u00eb fem\u00ebr e buur si shum\u00eb n\u00eb Europ\u00eb hajde de, por Bullgaria \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vete nj\u00eb burr\u00eb me probleme.<\/p>\n<p>Na ka dal\u00eb Bullgaria p\u00ebrpara, ne shqiptar\u00ebt jemi n\u00eb rregull n\u00ebse do t\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb dasm\u00ebn k\u00ebtu jemi, n\u00ebse nuk do duan prap k\u00ebtu do jemi.Prandaj i dashur Dhimit\u00ebr, t\u00eb dashur miq t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, tani \u00ebsht\u00eb koah ti jepni fund k\u00ebtij stresi, na u hap\u00ebn s\u2019na u hap\u00ebn, na erdh\u00ebn s\u2019na erdh\u00ebn. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu gj\u00ebrat dhe pastaj edhe Bullgaria kur t\u00eb m\u00ebrzitet me k\u00ebt\u00eb kukull\u00ebn q\u00eb ka gjetur tani, do hedh\u00eb k\u00ebt\u00eb kukull do gjej\u00eb nj\u00eb kukull tjet\u00ebr dhe do t\u00eb hap\u00eb negociatat. Se k\u00ebtu kulmi \u00ebsht\u00eb t\u00eb hap\u00eb bised\u00ebn, jo t\u00eb mbyll\u00eb bised\u00ebn, biseda do mbyllet kur kryeministri aktual i Bullgaris\u00eb t\u00eb jet\u00eb gjysh duke shkruar kujtime.<\/p>\n<p>Jemi shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb jemi pjes\u00eb e k\u00ebtij kontineti.Nj\u00eb gj\u00eb dua t\u2019ju them n\u00eb mbyllje e kam th\u00ebn\u00eb aty dua ta them edhe k\u00ebtu. Dikur kur shkoja n\u00eb Bruksel , shkoja q\u00eb t\u00eb merrja kurajo nga ata tani kur shkoj m\u00eb duket sikur do tu jap kurajo atyre. Dikur m\u00eb dukeshin ata n\u00eb kulmin e form\u00ebs, sot sikur m\u00eb vjen keq kur i shikoj atje, q\u00eb k\u00ebshtu shkojm\u00eb atj i japim energji edhe atyre sepse Ballkani nuk vdes. Por ky i hapuri aq m\u00eb pak vdes. K\u00ebshtu sido q\u00eb t\u00eb rretullohet bota Ballkani k\u00ebtu do jet\u00eb. Kam edhe nj\u00eb lajm p\u00ebr ju Serbia nuk do ik\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, Maqedonia jo edhe jo, as Bosnja nuk do ik\u00eb do rrij\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Ballkan, do vazhdoj\u00eb t\u00eb ziej\u00eb nga brenda por k\u00ebtu do jet\u00eb, ne shqiptar\u00ebt skemi ku shkojm\u00eb se k\u00ebtu\u00a0 jemi. Q\u00eb k\u00ebshtu BE me t\u00eb par\u00eb me t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ne jemi k\u00ebtu n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs, BE na b\u00ebjn\u00eb ata por E europiane e kemi vet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb samitin e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb ndalur edhe tek integrimi i i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb Bashkimin Evropian. Rama p\u00ebrmendi metafor\u00ebn me \u201cnusen\u201d dhe \u201cdh\u00ebndrin\u201d, ku u shpreh se Ballkani \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr das\u00ebm dhe se kur t\u00eb vij\u00eb momenti do t\u00eb shkojn\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":263475,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-263474","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263474"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263474\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263475"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}