{"id":263497,"date":"2022-06-08T12:51:52","date_gmt":"2022-06-08T10:51:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=263497"},"modified":"2022-06-08T12:51:52","modified_gmt":"2022-06-08T10:51:52","slug":"dw-kryetarja-e-komisionit-ne-bundestagun-gjerman-scholz-ti-beje-presion-serbise-per-njohjen-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dw-kryetarja-e-komisionit-ne-bundestagun-gjerman-scholz-ti-beje-presion-serbise-per-njohjen-e-kosoves\/","title":{"rendered":"DW\/ Kryetarja e Komisionit n\u00eb Bundestagun gjerman: Scholz t\u2019i b\u00ebj\u00eb presion Serbis\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kancelari gjerman, Olaf Scholz nis t\u00eb premten nj\u00eb vizit\u00eb dyditore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kryetarja e komisionit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Bundestagun gjerman n\u00eb intervist\u00eb me DW pret mesazhe t\u00eb qarta ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Zonja Alt Ju kryesoni Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Bundestagun Gjerman dhe keni qen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite raportuese p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb grupin parlamentar t\u00eb FDP-s\u00eb. Kancelari gjerman, Olaf Scholz s\u00eb shpejti do t\u00eb vizitoj\u00eb disa vende t\u00eb rajonit. Si e vler\u00ebsoni situat\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut atje?<\/p>\n<p>Renata Alt: Natyrisht, situata e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duhet mbajtur gjithmon\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim. Nuk ka ende progres t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, nuk ka reforma t\u00eb mjaftueshme, madje n\u00eb Serbi t\u00eb drejtat e njeriut vijn\u00eb duke u reduktuar. Sidomos n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb medias, kontrolli mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive.<\/p>\n<p>A do ta quanit Serbin\u00eb nj\u00eb regjim autoritar?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ka organizata joqeveritare q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgimeve afatgjata thon\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet hibrid apo autokraci. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja nga vizita e kancelarit gjerman n\u00eb rajon?<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kancelari Scholz, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Serbi, t\u00eb ushtroj\u00eb presion ndaj Aleksandar Vu\u00e7iqit dhe qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme n\u00eb Serbi dhe t\u2019u b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Serbia duhet t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb sanksionet e Bashkimit Evropian kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb qartazi krimet e luft\u00ebs t\u00eb kryera nga Rusia n\u00eb Ukrain\u00eb. Serbia duhet t\u2019i jap\u00eb fund politik\u00ebs s\u00eb luhatjes dhe t\u00eb vendos\u00eb: a d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb kah Rusia apo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e interesuar t\u00eb antar\u00ebsohet n\u00eb BE?<\/p>\n<p>Apele t\u00eb tilla i b\u00ebhen shpesh zotit Vu\u00e7iq, por ai deri m\u00eb tani nuk ka ndryshuar kurs. P\u00ebrkundrazi, Serbia sapo p\u00ebrmbylli nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re me Rusin\u00eb p\u00ebr furnizimin me gaz. Pse Gjermania nuk reagoi fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, Gjermania e ka b\u00ebr\u00eb veten shum\u00eb t\u00eb varur nga gazi rus, fal\u00eb edhe nj\u00eb politike t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb kancelares Merkel. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Serbi. Qeveria serbe duhet t\u2019u garantoj\u00eb qytetar\u00ebve apartamente dhe sht\u00ebpi t\u00eb ngrohta n\u00eb dim\u00ebr. Por n\u00eb planin afatgjat\u00eb nuk ka kuptim t\u00eb lidhet me Rusin\u00eb dhe t\u00eb blej\u00eb arm\u00eb nga Rusia dhe Kina. N\u00eb Serbi ka edhe shum\u00eb kompani q\u00eb jan\u00eb pron\u00eb e Rusis\u00eb. Do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebto kompani ose k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve, si\u00e7 ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka Gjermania n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr ta kthyer Serbin\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb intensifikohet dialogu. Prandaj un\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndes vizit\u00ebn e kancelarit n\u00eb rajon. Edhe pse momenti m\u00eb duket i \u00e7uditsh\u00ebm, menj\u00ebher\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes me Rusin\u00eb. Druhem se Serbia do ta p\u00ebrdor\u00eb vizit\u00ebn e kancelarit Scholz p\u00ebr nj\u00eb lloj propagande ndryshe nga ajo q\u00eb do t\u00eb donim ne n\u00eb Gjermani. Vizita e kancelarit Scholz do t\u00eb interpretohet nga media serbe si mb\u00ebshtetje p\u00ebr politik\u00ebn e Aleksandar Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsuese ishin edhe fjal\u00ebt e presidentit Vu\u00e7iq, kur ai u betua pas zgjedhjeve, se ai kurr\u00eb nuk do ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kancelari Scholz ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Serbia duhet t\u00eb njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb konsiderohet nj\u00eb kandidate serioze dhe e besueshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Mendoj se si mjet presioni mund t\u00eb p\u00ebrdoren burimet financiare. N\u00ebse Serbia vazhdon politik\u00ebn e saj luhat\u00ebse e largohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga demokracia, un\u00eb sugjeroj ngrirjen e fondeve dhe marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb pezullimit t\u00eb negociatave t\u00eb pranimit n\u00eb BE. Sigurisht q\u00eb edhe Kosova duhet t\u00eb afrohet me Serbin\u00eb, p\u00ebr shembull, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e men\u00e7ur q\u00eb t\u00eb pengohet mbajtja e zgjedhjeve serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb l\u00ebvizin drejt nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u2019u jepet nj\u00eb perspektiv\u00eb e qart\u00eb evropiane. \u00cbsht\u00eb e pakuptueshme, se pse Maqedonia e Veriut t\u00eb mos filloj\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb, sidomos pas ndryshimit t\u00eb emrit.<\/p>\n<p>Perspektiva evropiane \u00ebsht\u00eb theksuar vazhdimisht edhe nga ish-kancelarja Merkel, kur ajo udh\u00ebtonte n\u00eb rajon. Megjithat\u00eb, nuk pati l\u00ebvizje. Cila qe arsyeja?<\/p>\n<p>Ne si FDP e kemi kritikuar politik\u00ebn e jashtme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme si naive. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb komunikohen kushte t\u00eb qarta. Duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi paqe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Serbia nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm n\u00eb konfliktin e Kosov\u00ebs, por edhe n\u00eb tendencat separatiste n\u00eb Republika Srpska. Prandaj duhet ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb se n\u00ebse duam t\u00eb mbetemi t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb kemi paqe e siguri dhe t\u00eb respektojm\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb kontinentin evropian, vendet kandidate duhet gjithashtu t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vlerat tona.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb e bllokuar nga vetoja e Bullgaris\u00eb. Sa realiste \u00ebsht\u00eb, q\u00eb \u00e7elja e negociatave t\u00eb b\u00ebhet duke hequr parimin e vendimmarrjes unanime n\u00eb BE?<\/p>\n<p>Lufta e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs ndryshoi shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb Evrop\u00eb. Ukraina ka aplikuar gjithashtu p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Natyrisht, duhet pranuar se reformat n\u00eb vendet kandidate t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara sesa n\u00eb Ukrain\u00eb. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb BE-ja t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr zgjerimin, duhet gjithashtu t\u00eb marr\u00eb parasysh, se cilat reforma do t\u00eb ishin t\u00eb nevojshme dhe ndoshta t\u00eb heqim dor\u00eb nga parimi i unanimitetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kancelari gjerman, Olaf Scholz nis t\u00eb premten nj\u00eb vizit\u00eb dyditore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kryetarja e komisionit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Bundestagun gjerman n\u00eb intervist\u00eb me DW pret mesazhe t\u00eb qarta ndaj Serbis\u00eb. Deutsche Welle: Zonja Alt Ju kryesoni Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Bundestagun Gjerman dhe keni qen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":263498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-263497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}