{"id":264246,"date":"2022-06-13T12:11:10","date_gmt":"2022-06-13T10:11:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=264246"},"modified":"2022-06-13T12:11:10","modified_gmt":"2022-06-13T10:11:10","slug":"rama-i-ve-flaken-shkupit-maqedonasit-kerkojne-doreheqjen-e-kovaceskit-pas-deklarates-se-tij-per-ndarjen-e-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-i-ve-flaken-shkupit-maqedonasit-kerkojne-doreheqjen-e-kovaceskit-pas-deklarates-se-tij-per-ndarjen-e-maqedonise\/","title":{"rendered":"Rama \u201ci v\u00eb flak\u00ebn\u201d Shkupit, maqedonasit k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Kova\u00e7eskit pas deklarat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr ndarjen e Maqedonis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ndaloi batutat edhe gjat\u00eb takimi me kancelarin Olaf Scholz. Gjat\u00eb shtr\u00ebngimit t\u00eb duarve t\u00eb Scholz me kreun e qeveris\u00eb maqedonase Kova\u00e7esku, Edi Rama me ironi iu drejtohet homologut t\u00eb tij si Kryeministri i ardhsh\u00ebm i Bullgaris\u00eb Per\u00ebndi-more. Por kjo deklarat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me sfond gjeopolitike, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka arg\u00ebtuar qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por ata e cil\u00ebsojn\u00eb si incident diplomatik. Madje mos reagimi i Kovaceskut ndaj batutave t\u00eb Ram\u00ebs mund t\u2019i kushtoj\u00eb atij largimin nga detyra, teksa hapin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka nd\u00ebrmarr\u00eb VMRO\/DPMNE, duke i k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen nga drejtimi i qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Sipas n\u00ebnkryetarit t\u00eb opozit\u00ebs, shteti i tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim \u00ebsht\u00eb posht\u00ebruar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht .<\/p>\n<p>Reagon Rama<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reagimeve lidhur me publikimin e duarshtr\u00ebngimeve me kancelarin gjerman Scholz n\u00eb Selanik dhe deklarat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr homologun maqedonas. P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale, kreu i qeveris\u00eb shqiptare theksoi se histeria e di-save n\u00eb Shkup ndaj kryeministrit Kova\u00e7evski \u00ebsht\u00eb p\u00ebr te qeshur dhe p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qeshur dhe qar\u00eb histeria e disave n\u00eb Shkup ndaj kryeministrit Kova\u00e7evski, pas publikimit t\u00eb videos s\u00eb duar-shtr\u00ebngimeve me Kancelarin Scholz n\u00eb Selanik, ku ironizo-va bllokad\u00ebn e sh\u00ebmtuar ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nga ana e Bullgaris\u00eb! Sherr mejhaneje mes tymit t\u00eb qofteve\u201d, shkruan Rama. Emrin e shtetit nga Republika e Maqedonis\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. E gjitha n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs. Por tashm\u00eb Rama ngre dyshime p\u00ebr planet q\u00eb mund t\u00eb thuren p\u00ebr vendin fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasi me marr\u00ebveshjen e Buku-reshtit, t\u00eb njohur si marr\u00ebveshje e paqes mes pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Ballkanike, t\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 10 gusht 1913, mes Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Rumanis\u00eb dhe Greqis\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe Bullgaris\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, territori gjeogra?k i njohur me emrin Maqedoni u nda n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tij. Pjes\u00ebn e ashtuquajtur Maqedonia e Egjeut, me sip\u00ebrfaqe prej 34.356 km2 e mori Greqia; pjes\u00ebn e Maqedoni-s\u00eb s\u00eb Vardarit, me sip\u00ebrfaqe prej 25.342km2, e morri Serbia; nd\u00ebrsa pjesa e quajtur Maqedonia e Piri-nit, me sip\u00ebrfaqe prej 6.798km2 iu dha Bullgaris\u00eb. Qeveria e shtetit q\u00eb i p\u00ebrkiste Jugosllavis\u00eb deri n\u00eb 1991 dhe \u00ebsht\u00eb kandidat i BE q\u00eb nga viti 2005 shpresonte se u kishte dh\u00ebn\u00eb fund t\u00eb gjitha mosmarr\u00ebveshjeve historike me fqinj\u00ebt e saj duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni n\u00eb Maqedonia e Veriut. Por duket se telashet nuk kan\u00eb mbaruar.<\/p>\n<p>Etnia dhe territori i Maqedonis\u00eb<\/p>\n<p>Bullgaria ka k\u00ebrkesat e saj. Sipas historiogra?s\u00eb zyrtare bullgare banor\u00ebt me origjin\u00eb sllave t\u00eb Mqedonis\u00eb s\u00eb Veriut jan\u00eb bullgar\u00eb<\/p>\n<p>Ja pse \u00ebsht\u00eb e rrezikshme shakaja e Ram\u00ebs p\u00ebr RMV<\/p>\n<p>Prej vitesh, Maqedonia e Veriut (rrjedhimisht dhe Shqip\u00ebria) bllokohen p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr shkak t\u00eb vetos q\u00eb ka vendosur Bullgaria. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fun-dit k\u00ebrkojn\u00eb njohjen e minoritetit dhe gjuh\u00ebs n\u00eb Kushtetut\u00eb. Nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb, probleme kishin me Greqin\u00eb, aq sa u detyruan t\u00eb nd\u00ebrronin dhe ?asin bullgarisht \u2013 por gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb Jugosllavin\u00eb e Titos (1945-91), sipas tyre u krijua nj\u00eb identitet dhe gjuh\u00eb e re \u201cmaqedonase\u201d, t\u00eb cilat u imponuan arti?cialisht. Ky pretendim nuk \u00ebsht\u00eb i ri, \u00ebsht\u00eb pozicioni zyrtar i Bullgaris\u00eb q\u00eb nga vitet 1950. Ndaj dhe komenti i Ram\u00ebs ka ngjallur reagime. Fraza e tij ka ngritur dyshime n\u00ebse Bullgaria v\u00ebrtet\u00eb ka pretendime t\u00eb tjera territorial ndaj Shkupit zyrtar. Deri m\u00eb tani, ose t\u00eb pakt\u00ebn zyrtarisht, nuk ka. Por kjo nuk pengon ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb aludoj\u00eb. Madje dhe Shqip\u00ebria p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe ka qen\u00eb pjes\u00eb e akuzave, pasi pretendon n\u00eb hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe se ka territore n\u00eb ven-din fqinj\u00eb. Kjo pasi edhe numri m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve jeton n\u00eb komunat.<\/p>\n<p>Tetov\u00eb (70%), Gostivar (82%), Dib\u00ebr (58%), Strug\u00eb (57%), K\u00ebr\u00e7ov\u00eb (55%), Kumanov\u00eb (30%) dhe Shkup (60%). Pretendime territorial ka pasur edhe me Sh\u00ebn Naumin, q\u00eb mbreti Ahmet Zogu I ia dhuroi fqinj\u00ebve m\u00eb 1925 si shp\u00ebrblim p\u00ebr ndihm\u00ebn politike, ?nanciare dhe ushtarake q\u00eb atij i dha kryeministri serb Nikolla Pashi\u00e7i p\u00ebr t\u00eb shtypur n\u00eb dhjetor 1924 qeverin\u00eb revolucionare t\u00eb Fan Nolit dhe p\u00ebr t\u00eb rivendosur autoritetin e vet\u00eb pushtetor n\u00eb Shqip\u00ebri. Teksa t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb pretendimet e tyre, batuta e Ram\u00ebs ka ngritur shqet\u00ebsimin q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb edhe Shqip\u00ebria mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Maqedonia e Veriut, pse jo edhe territor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ndaloi batutat edhe gjat\u00eb takimi me kancelarin Olaf Scholz. Gjat\u00eb shtr\u00ebngimit t\u00eb duarve t\u00eb Scholz me kreun e qeveris\u00eb maqedonase Kova\u00e7esku, Edi Rama me ironi iu drejtohet homologut t\u00eb tij si Kryeministri i ardhsh\u00ebm i Bullgaris\u00eb Per\u00ebndi-more. Por kjo deklarat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me sfond gjeopolitike, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":264247,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-264246","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264246\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}