{"id":264948,"date":"2022-06-17T15:23:27","date_gmt":"2022-06-17T13:23:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=264948"},"modified":"2022-06-17T15:23:27","modified_gmt":"2022-06-17T13:23:27","slug":"ligji-per-bujqesine-i-pandryshuar-nga-2007-duka-shpjegon-propozimet-fermeret-vuajne-nga-konkurrenca-e-rajonit-zheji-vjen-era-biznes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ligji-per-bujqesine-i-pandryshuar-nga-2007-duka-shpjegon-propozimet-fermeret-vuajne-nga-konkurrenca-e-rajonit-zheji-vjen-era-biznes\/","title":{"rendered":"\u201cLigji p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb i pandryshuar nga 2007\u201d, Duka shpjegon propozimet: Fermer\u00ebt vuajn\u00eb nga konkurrenca e rajonit; Zheji: Vjen era biznes\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shpjeguar sot n\u00eb emisionin \u201cPikat mbi i\u201d n\u00eb News24 propozimet p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, t\u00eb cilat nuk u miratuan dje nga mazhoranca, megjith\u00ebse pati mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se fermer\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr subvencione dhe politika orientuese, si\u00e7 ishte sugjerimi p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Agjencie\u00a0 pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. Sipas Duk\u00ebs, fermer\u00ebt shqiptar\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb analisti Artur Zheji tha se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtjes biznesi dhe se mungon vullneti nga mazhoranca. \u201cKy vullneti bie er\u00eb biznes. Askush nuk fiton dot nga nj\u00eb bujk i vog\u00ebl. \u00c7far\u00eb do i marr\u00ebsh, 50 kg grur\u00eb, 2 shishe ver\u00eb e uthull molle, po k\u00ebta q\u00eb dalin me \u00e7anta Hermes duan marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb elitare. Kush e siguron k\u00ebt\u00eb, e sigurojn\u00eb tregtar\u00ebt e m\u00ebdhenj\u201d, tha Zheji.<\/p>\n<p>Zheji: Njer\u00ebzit i jan\u00eb kthyer nj\u00eb koncepti t\u00eb ri n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs. Nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb vend i tret\u00eb, i kat\u00ebrt t\u00eb siguroj\u00eb nevojat e vendit dhe rreziku \u00ebsht\u00eb i madh. Orientimi drejt bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend t\u00eb zhvilluara si Franca, Gjermania, Italia po e po nuk konsiderohet si \u201cold fashion\u201d, stil i vjetruar. Njer\u00ebzit duan t\u00eb jetojn\u00eb mir\u00eb dhe produkte t\u00eb mira dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me bujq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb kok\u00eb\u00e7arje. T\u00eb kesh 5 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb ke nevoj\u00eb t\u00eb dish kostot e tjera p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb kapitalin q\u00eb harxhove p\u00ebr t\u00eb arritur te prodhimi dhe pastaj p\u00ebr t\u00eb fituar. Ky mekaniz\u00ebm ngec sepse dihet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb biznes fitimprur\u00ebs bujq\u00ebsia. n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn ka ng\u00ebr\u00e7, por vendet e zhvilluar kan\u00eb xhelozi.<\/p>\n<p>Vaj jon\u00eb i ullirit, nuk \u00ebsht\u00eb aspak m\u00eb i keq se vajrat mbi mesatare italiane, por ata e marketojn\u00eb. Apo djathi. T\u00eb mos flasim p\u00ebr produktet tona bujq\u00ebsore, gjithmon\u00eb i afrohen shijes bio, m\u00eb shum\u00eb se sa ato gj\u00ebrat si plastmas n\u00eb vende t\u00eb tjera. Situata \u00ebsht\u00eb dramatike k\u00ebtu. M\u00ebnyra se si e trajton kjo qeveri, duket sikur puna e bujkut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb skllavi, nuk i intereson askujt n\u00ebse ai pas mbjelljes do marr\u00eb ndonj\u00eb lek mbrapsht apo nuk do marr\u00eb. Demoralizim i madh q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe nj\u00eb shtys\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Duka: E besoj at\u00eb q\u00eb thon\u00eb fermer\u00ebt q\u00eb bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb barr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Bujq\u00ebsia dhe blegtoria p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zanat i v\u00ebshtir\u00eb. Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb ky vend ka m\u00eb t\u00eb zhvilluar sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb ne jemi t\u00eb varur. Shqip\u00ebria merr 20% t\u00eb PBB-s\u00eb nga ky sektor, ne japim shum\u00eb pak nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kemi propozuar ne, e para ky ndryshim n\u00eb ligj ka qen\u00eb i konsultuar me t\u00eb gjitha grupet e interesit. Asnj\u00ebher\u00eb fermer\u00ebt nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb japin propozime konkrete si\u00e7 i dhan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj. Pati nj\u00eb p\u00ebrkrahje qoft\u00eb dhe nga maxhoranca. Nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e maxhoranc\u00ebs tha se z.Duka pat\u00ebt t\u00eb drejt\u00eb, deputet\u00ebt e maxhoranc\u00ebs t\u00eb gjitha propozimet i mb\u00ebshtesin, por nuk i votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Zheji: Shteti e para nuk i subvencionon, e dyta nuk i mbron, dhe e treta nuk i subvencionon as p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e tregut t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb nj\u00eb burs\u00eb. Nga nj\u00eb koncept biznesi, kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjes thell\u00ebsisht politike. Mij\u00ebra fshatar\u00eb i kan\u00eb braktisur tokat dhe gjith\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr mendojn\u00eb se jasht\u00eb mund t\u00eb zgjidhin ekuacionin e tyre ekzistencial.<\/p>\n<p>Duka: N\u00eb qoft\u00eb se z\u00ebri im shkon atje ku duhet, por n\u00ebse nuk d\u00ebgjohet z\u00ebri im\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problemi i grurit. Ne do prodhojm\u00eb aty ku mund t\u00eb konkurrojm\u00eb. Ajo q\u00eb po vuajm\u00eb \u00ebsht\u00eb konkurrenca q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb mallrat e rajonit. Bujku yn\u00eb nuk merr subvencione, ai i rajonit apo dhe vendeve europiane merr subvencione.<\/p>\n<p>Disa politika orientuese n\u00ebp\u00ebrmjet ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, ne amenduam ligjin e 2007, q\u00eb nuk ka p\u00ebsuar asnj\u00eb lloj ndryshimi, a ka mund\u00ebsi q\u00eb bujq\u00ebsia t\u00eb ec\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat ritme dhe ligje t\u00eb 2007. Ne amenduam 11 nene t\u00eb ligjit, nj\u00eb prej tyre krijimi i nj\u00eb agjencie pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr orientimin e bujqve p\u00ebr mbjelljen e kulturave. N\u00eb rast t\u00eb mbiprodhimit t\u00eb kulturave shteti me fondet e veta, merr k\u00ebto perime e fruta dhe i p\u00ebrdor p\u00ebr institucionet e veta, \u00e7erdhe, kopshtet, azilet, t\u00eb riedukimit etj. K\u00ebto b\u00ebjn\u00eb tendera, i marrin p\u00ebr \u00e7erdhe e kopshte, mos b\u00ebj tendera, merrja fshatarit. Ne e sugjeruam k\u00ebt\u00eb n\u00eb ligjin e ri p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb q\u00eb nuk u mor parasysh. Nj\u00eb tjet\u00ebr amendim, ishte analiza e tok\u00ebs nga shteti. D\u00ebmi q\u00eb vjen nga prodhime n\u00eb toka t\u00eb pakontrolluara m\u00eb i madh se kostoja e analizave. Mbill moll\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb, pas 10 vitesh thahen. Ose mbill ullinj n\u00eb Dumre. Asnj\u00eb nga k\u00ebto pika nuk u votua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sugjerim tjet\u00ebr ishte q\u00eb hyj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj pune dhe sh\u00ebrbimi diplomatik t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb m\u00eb vete q\u00eb t\u00eb merret me investitor\u00ebt q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb treg. Dikur n\u00eb koh\u00ebn e merhumit k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. K\u00ebta i krahasojn\u00eb gj\u00ebrat o me koh\u00ebn e Enverit, o me 20 vite p\u00ebrpara. Madje dhe g\u00ebnjejn\u00eb. U tha q\u00eb nga 2013 e gjet\u00ebm bujq\u00ebsin\u00eb me zero vepra ujit\u00ebse, e kemi \u00e7uar 240 mij\u00eb hektar\u00eb n\u00ebn uj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2014 kam qen\u00eb un\u00eb minist\u00ebr bujq\u00ebsie n\u00eb qeverin\u00eb socialiste. Ka qen\u00eb 155 mij\u00eb hektar\u00eb. Pastaj k\u00ebto jan\u00eb vepra ciklike q\u00eb duan pun\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Matu me pun\u00ebn t\u00ebnde, kur ke 9 vite n\u00eb pushtet. Matu me vendet e rajonit, ato t\u00eb konkurrojn\u00eb, b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb kot. Propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Zheji: Nuk duhet ndonj\u00eb specializim i madh q\u00eb t\u00eb kuptosh k\u00ebshill\u00ebn q\u00eb t\u00eb japin specialist\u00ebt. Nuk iu mungon atyre inteligjenca p\u00ebr ta kuptuar apo mos kuptuar, iu mungon vullneti. Ky vullneti bie er\u00eb biznes. Askush nuk fiton dot nga nj\u00eb bujk i vog\u00ebl. \u00c7far\u00eb do i marr\u00ebsh, 50 kg grur\u00eb, 2 shishe ver\u00eb e uthull molle, po k\u00ebta q\u00eb dalin me \u00e7anta Hermes duan marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb elitare. Kush e siguron k\u00ebt\u00eb, e sigurojn\u00eb tregtar\u00ebt e m\u00ebdhenj. Pra kujt i b\u00ebhet sh\u00ebrbimi, tregtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. Subvencionohet biznesi.<\/p>\n<p>Duka: Koh\u00ebt e fundit kaluam n\u00eb komision nj\u00eb garanci sovrane p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre tregtar\u00ebve t\u00eb grurit, t\u00eb miellit. Pse duhet ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, kur mendon se shteti duhet t\u00eb ket\u00eb rezerva, t\u2019i blej\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Pse duhet t\u2019i kalosh k\u00ebt\u00eb lloj garancie nj\u00eb grosisti. Nj\u00eb deputet tha n\u00eb rast se grosisti nuk e shet mallin p\u00ebr t\u00eb cilin ka marr\u00eb garancin\u00eb sovrane, at\u00ebher\u00eb shteti ia merr mallin. Ka nj\u00eb ligj p\u00ebr rezervat.<\/p>\n<p>Zheji: Ti mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb tregtarin q\u00eb t\u2019ia blesh po nuk e shiti, kurse ai q\u00eb e ka mbjell\u00eb e l\u00eb ta kalb\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shpjeguar sot n\u00eb emisionin \u201cPikat mbi i\u201d n\u00eb News24 propozimet p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, t\u00eb cilat nuk u miratuan dje nga mazhoranca, megjith\u00ebse pati mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb. Ai tha se fermer\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr subvencione dhe politika orientuese, si\u00e7 ishte sugjerimi p\u00ebr ngritjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":264949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-264948","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264948\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}