{"id":264990,"date":"2022-06-17T18:04:57","date_gmt":"2022-06-17T16:04:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=264990"},"modified":"2022-06-17T18:04:57","modified_gmt":"2022-06-17T16:04:57","slug":"spak-i-kerkoi-te-mos-nxirrte-me-asnje-deshmi-flet-gazetari-elton-qyno-gati-nje-vale-e-dyte-arrestimesh-dumani-ishte-vetem-maja-e-ajsbergut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-i-kerkoi-te-mos-nxirrte-me-asnje-deshmi-flet-gazetari-elton-qyno-gati-nje-vale-e-dyte-arrestimesh-dumani-ishte-vetem-maja-e-ajsbergut\/","title":{"rendered":"SPAK i k\u00ebrkoi t\u00eb mos nxirrte m\u00eb asnj\u00eb d\u00ebshmi, flet gazetari Elton Qyno: Gati nj\u00eb val\u00eb e dyt\u00eb arrestimesh, Dumani ishte vet\u00ebm \u201cmaja e ajsbergut\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Elton Qyno, gazetari q\u00eb u thirr n\u00eb ambientet e SPAK dhe ju k\u00ebrkuar t\u00eb mos nxirrte m\u00eb n\u00eb vazhdim asnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb t\u00eb penduarit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Nuredin Dumani, ka treguar se si u njoh me urdhrin. Sipas tij, hetuesit e dinin q\u00eb Qyno kishte d\u00ebshmin\u00eb dhe n\u00eb form\u00eb bashk\u00ebpunimi i kishin k\u00ebrkuar \u201ct\u00eb stoponte\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSipas analiz\u00ebs s\u00eb tyre un\u00eb kisha kaluar cakun e informacionit, publikimit t\u00eb detajeve t\u00eb rasteve, takimeve q\u00eb kishte kryer Nuredin Dumani. Nuk e kam par\u00eb si form\u00eb presioni nga SPAK por ma k\u00ebrkuan fillimisht si bashk\u00ebpunim q\u00eb ta stopoja por duke proceduar dhe nga ana proceduriale dhe ligjore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gazetari n\u00eb Ora News.<\/p>\n<p>Qyno: Ka qen\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb komnunikuar n\u00eb telefon, me 14 qershor. Kam refuzuar t\u00eb shkoj me dat\u00eb 14 dhe 15 pasi nuk m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime dhe kam shkuar me 16 qershor. Vonesa nuk ishte vet\u00ebm, p\u00ebr faktin n\u00ebse duhej apo nuk duhej t\u00eb shkoja n\u00eb SPAK p\u00ebr tu njohur me udh\u00ebzimet por dhe p\u00ebr shkak t\u00eb agjend\u00ebs time. Jam njohur me urdhrin, kishte nisur nj\u00eb hetim p\u00ebr nxjerrje sekreti hetimor dhe p\u00ebr ti v\u00ebn\u00eb kapak vijimit t\u00eb publikimeve t\u00eb mia n\u00eb Ora Ne\u00ebs ishte marr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb bllokuar k\u00ebto publikime.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb tyre un\u00eb kisha kaluar cakun e informacionit, publikimit t\u00eb detajeve t\u00eb rasteve, takimeve q\u00eb kishte kryer Nuredin Dumani. Nuk e kam par\u00eb si form\u00eb presioni nga SPAK por ma k\u00ebrkuan fillimisht si bashk\u00ebpunim q\u00eb ta stopoja por duke proceduar dhe nga ana proceduriale dhe ligjore.<\/p>\n<p>Duke u ndalur te urdhri, ai sqaroi se ai nuk i referohej nj\u00eb nj\u00eb gazetari apo media n\u00eb ve\u00e7anti. Por m\u00eb pas ishte vet\u00eb SPAK q\u00eb e personalizoi p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate ku sqaronte se ndalimi ishte i vlefsh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr gazetarin Qyno.<\/p>\n<p>Qyno: Urdhri ishte i that\u00eb, nuk m\u00eb referohej vet\u00ebm mua dhe asnj\u00eb media apo gazetari n\u00eb Shqip\u00ebri. E kam firmosur se m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar. Hetuesit kishin dijeni se un\u00eb e kisha k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi ndaj m\u00eb thirr\u00ebn dhe than\u00eb stopo.<\/p>\n<p>Gazetari thot\u00eb se nuk i druhet arrestimit, duke sqaruar se hetimi i SPAK ka objekt gazetar\u00ebt por punonj\u00ebsit e SPAK dhe Gjykat\u00ebs, nga t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se rrodhi informacioni.<\/p>\n<p>Qyno: Nuk kam frik\u00eb se m\u00eb arrestojn\u00eb dhe as SPAK nuk k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb arrestoj\u00eb mua sepse nuk ka \u00e7far\u00eb m\u00eb do. Atje ka nj\u00eb hetim p\u00ebr nxjerrje sekreti hetimor dhe hetimi nuk ka objekt gazetar\u00ebt por vet\u00eb punonj\u00ebsit e SPAK dhe gjykat\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nxjerrr\u00eb informacionin q\u00eb ne kemi publikuar.Kjo m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije at\u00eb dit\u00eb. Por un\u00eb do b\u00ebhem objekt i procedimit penal n\u00ebse publikojm\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb tjera t\u00eb Nuredin Dumanit.<\/p>\n<p>Por pse shqet\u00ebsohet SPAK nga publikimi i d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Dumanit? Qyno thot\u00eb se operacioni \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d ishte vet\u00ebm maja e ajsbergut pasi nj\u00eb val\u00eb e dy arrestimesh po p\u00ebrgatitet.<\/p>\n<p>Qyno: Dumani u arrestua me 29 mars. Me 30 mars i \u00ebsht\u00eb ofruar statusi i bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Henrik Hoxh\u00ebs, ai ka lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje me prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe m\u00eb pas ka deklaruar gjith\u00eb aktivitetin kriminal q\u00eb kishte kryer dhe dinte, prokurori e ka par\u00eb se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb rast goditjesh mes grupeve kriminale n\u00eb Elbasan por nj\u00eb gam\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb aktivitetit kriminal n\u00eb disa qytete ka shpallur kompetenc\u00ebn dhe e ka referuar n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb Ora News kam publikuar n\u00eb 11 prill pendimin e Nuredin Dumanit. Informacionin e kisha nga dy burime. Kam kontaktuar prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes dhe nuk e ka pranuar.Me 18 prill kam publikuar nj\u00eb lajm tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>SPAK ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur asnj\u00eb bashk\u00ebpunim apo pendim t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb treguar krimet.Por n\u00eb 18 maj ndodhi operacioni \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d ku SPAK pranoi se kishte bashk\u00ebpunuar Dumani dhe p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij ishin l\u00ebshuar 32 masa arresti. Njer\u00ebzit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre grupeve kriminale u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim, ku e dinin k\u00ebta se emrat e tyre ishin p\u00ebrmendur nga Dumani dhe SPAK kishte nj\u00eb procedim penal ndaj tyre?<\/p>\n<p>Rrjedhja e informacionit ka ceduar q\u00eb nga momenti kur \u00ebsht\u00eb penduar Henrik Hoxhaj, 30 mars 2022. \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut, besoj se dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim do t\u00eb ket\u00eb arrestime t\u00eb tjera. Nj\u00eb val\u00eb e dyt\u00eb arrestimesh \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgatitur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elton Qyno, gazetari q\u00eb u thirr n\u00eb ambientet e SPAK dhe ju k\u00ebrkuar t\u00eb mos nxirrte m\u00eb n\u00eb vazhdim asnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb t\u00eb penduarit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Nuredin Dumani, ka treguar se si u njoh me urdhrin. Sipas tij, hetuesit e dinin q\u00eb Qyno kishte d\u00ebshmin\u00eb dhe n\u00eb form\u00eb bashk\u00ebpunimi i kishin k\u00ebrkuar \u201ct\u00eb stoponte\u201d. \u201cSipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":264991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-264990","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}