{"id":265236,"date":"2022-06-19T13:48:52","date_gmt":"2022-06-19T11:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=265236"},"modified":"2022-06-19T13:48:52","modified_gmt":"2022-06-19T11:48:52","slug":"dodik-e-vucic-faktore-percares-ish-presidenti-kroat-qeveria-serbe-do-mundohet-te-ulet-ne-dy-karrige-njera-nga-putini-tjetra-drejt-evropes-keshille-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dodik-e-vucic-faktore-percares-ish-presidenti-kroat-qeveria-serbe-do-mundohet-te-ulet-ne-dy-karrige-njera-nga-putini-tjetra-drejt-evropes-keshille-kosoves\/","title":{"rendered":"\u201cDodik e Vu\u00e7i\u00e7 faktor\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs\u201d, ish-Presidenti kroat: Qeveria serbe do mundohet t\u00eb ulet n\u00eb dy karrige, nj\u00ebra nga Putini, tjetra drejt Evrop\u00ebs (K\u00ebshill\u00eb Kosov\u00ebs)"},"content":{"rendered":"<p>I vetmi politikan q\u00eb ishte president, kryeminist\u00ebr dhe kryetar i parlamentit n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb, Stipe Mesi\u00e7, ka folur p\u00ebr ndikimin e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00ebse Serbia mund t\u2019i kthehet v\u00ebrtet Per\u00ebndimit e t\u00eb distancohet nga Rusia, por ai u d\u00ebrgoi edhe disa mesazhe autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Ai tha p\u00ebr Geopost se duhet t\u00eb dialogohet me Rusin\u00eb, t\u00eb b\u00ebhen negociata, jo me arm\u00eb, por me argumente, si\u00e7 tha ai. Mesi\u00e7 vler\u00ebsoi gjithashtu se Ukraina ka marr\u00eb mjaftuesh\u00ebm arm\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim dhe se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb rezistenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn me Rusin\u00eb, por ai \u00ebsht\u00eb i mendimit se sot asnj\u00eb mosmarr\u00ebveshje nuk mund t\u00eb zgjidhet me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Si e shihni ndikimin rus n\u00eb Ballkan pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore deri m\u00eb sot?<\/p>\n<p>Epo, ai ndikim nuk ishte shum\u00eb i madh. Rus\u00ebt kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb aspirata p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb detin e ngroht\u00eb. Nga Rusia cariste kan\u00eb mbetur ende pamje t\u00eb tilla p\u00ebr detin e ngroht\u00eb, por vet\u00eb Rusia, dometh\u00ebn\u00eb Bashkimi Sovjetik, nuk kishte aq shum\u00eb ndikim. Bashkimi Sovjetik nuk e sulmoi Jugosllavin\u00eb, ndikimi nuk ishte aq i madh, m\u00eb pas ndodhi nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje, ku fillimisht ishte konflikti Tito-Stalin, dhe m\u00eb pas ishte nj\u00eb situat\u00eb qet\u00ebsuese dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Jugosllavia u shp\u00ebrb\u00eb por edhe Bashkimi Sovjetik. Rusia \u00ebsht\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbur dhe sot \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish nj\u00eb fuqi e madhe. Amerika e kuptoi zhdukjen e Bashkimit Sovjetik si nj\u00eb fitore p\u00ebr Per\u00ebndimin, megjithat\u00eb, Bashkimi Sovjetik u shemb p\u00ebr shkak t\u00eb keqkuptimeve t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb forcuar dhe tani duhet t\u00eb dialogojm\u00eb me t\u00eb, jo me arm\u00eb, por me argumente. Rusia v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb pranonte raketat per\u00ebndimore me kok\u00eb b\u00ebrthamore q\u00eb vinin n\u00eb kufirin rus, k\u00ebshtu q\u00eb negociatat duhej t\u00eb zhvilloheshin. Pse k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb Ukraina duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet si n\u00eb OKB ashtu edhe n\u00eb paktin e NATO-s, kur kjo \u00ebsht\u00eb objektivisht e pamundur, sepse Rusia nuk do ta pranoj\u00eb kurr\u00eb NATO-n.<\/p>\n<p>Si e sheh Kroacia agresionin rus n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr agresion, sepse nuk duhej t\u00eb ndodhte. Ukraina po mbrohet, kishte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb saj, megjithat\u00eb, mori aq shum\u00eb arm\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim sa Ukraina mund t\u00eb mbrohet sot, por asgj\u00eb nuk zgjidhet me arm\u00eb. Ato \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishin t\u00eb pazgjidhura, mbeten ende, ndaj duhet t\u00eb ulen s\u00ebrish n\u00eb tavolin\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00e7do luft\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb paqe, ashtu do t\u00eb jet\u00eb edhe kjo.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ndikoj\u00eb kriza n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb problemet ekzistuese n\u00eb Ballkan, pra n\u00eb Kosov\u00eb, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, Republika Srpska? Si e shihni k\u00ebt\u00eb? Ajo kriz\u00eb, n\u00eb thelb, nuk mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb konflikt n\u00eb ish-Jugosllavi, por ka nga ato koka t\u00eb nxehta n\u00eb Serbi dhe Republika Srpska n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se mund ta mposhtin bot\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Kur vdiq\u00ebn nj\u00ebqind mij\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb BeH-n\u00eb, BeH nuk mbeti e ndar\u00eb, ajo u bashkua, ashtu si Kosova q\u00eb pati shum\u00eb viktima dhe Kroacia, ishin viktima t\u00eb luft\u00ebs, por Kosova mbeti brenda kufijve t\u00eb saj dhe Kroacia mbeti brenda kufijve t\u00eb saj. Ata q\u00eb flasin \u201cbot\u00ebn serbe\u201d p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr ndryshim kufijsh, por Aca (Aleksandar) Vu\u00e7i\u00e7 nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb atje, as Milorad Dodik n\u00eb BeH, por mund t\u00eb krijojn\u00eb pengesa, keqkuptime. Ata jan\u00eb nj\u00eb faktor p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs dhe Europa dhe Amerika duhet ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nuk mjafton t\u00eb thuash \u201cDodikut ia ndalojm\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u201d, \u201cdo ia ndalojm\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u201d, ata as nuk do t\u00eb shkonin n\u00eb Amerik\u00eb. Pra, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ta? Ata duhet t\u00eb ndiqen penalisht sepse kan\u00eb grabitur qytetar\u00ebt e tyre, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte efektive.<\/p>\n<p>A jeni optimist se Serbia m\u00eb n\u00eb fund mund t\u2019i kthej\u00eb shpin\u00ebn Putinit dhe Rusis\u00eb dhe t\u2019i kthehet Per\u00ebndimit, apo Rusia do ta p\u00ebrdor\u00eb Serbin\u00eb gjithmon\u00eb si nj\u00eb faktor destabiliteti n\u00eb Ballkan? Derisa kjo qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb Serbi, do t\u00eb mundohen t\u00eb ulen n\u00eb dy karrige, nj\u00ebra karrige do t\u00eb jet\u00eb e kthyer nga Putini dhe tjetra drejt Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs. E cila do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, sepse Serbia nuk ishte faktori vendimtar n\u00eb politik\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>A keni nj\u00eb mesazh p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb d\u00ebrgohet nj\u00eb delegacion p\u00ebr t\u00eb vizituar vendet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, Azis\u00eb, Afrik\u00ebs, por kushton shum\u00eb, por ajo q\u00eb mund ta p\u00ebrballoj\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb delegacion serioz t\u00eb vizitoj\u00eb misionet e t\u00eb gjitha vendeve n\u00eb Kombet e Bashkuara me letra drejtuar shefave t\u00eb tyre dhe qeverive. Pra, vizitoni p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e secilit shtet, m\u00eb t\u00eb voglin dhe m\u00eb t\u00eb madhin dhe sqarojini pse duhet njohur Kosova. Duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb fushat\u00eb me propozime serioze q\u00eb ata do t\u2019i kuptojn\u00eb, sepse t\u00eb shkosh ve\u00e7 ashtu n\u00eb nj\u00eb vend, nuk do t\u00eb ket\u00eb dobi. Secili p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb OKB do t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb letr\u00ebn Qeveris\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tij dhe kreut t\u00eb vendit t\u00eb tij.\/TheGeopost\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I vetmi politikan q\u00eb ishte president, kryeminist\u00ebr dhe kryetar i parlamentit n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb, Stipe Mesi\u00e7, ka folur p\u00ebr ndikimin e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00ebse Serbia mund t\u2019i kthehet v\u00ebrtet Per\u00ebndimit e t\u00eb distancohet nga Rusia, por ai u d\u00ebrgoi edhe disa mesazhe autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":265237,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-265236","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265236\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}