{"id":265733,"date":"2022-06-22T11:46:37","date_gmt":"2022-06-22T09:46:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=265733"},"modified":"2022-06-22T11:46:37","modified_gmt":"2022-06-22T09:46:37","slug":"negociatat-me-shqiperine-do-te-hapen-manuel-sarrazin-duam-ta-shperblejme-kosoven-evropa-i-mban-premtimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/negociatat-me-shqiperine-do-te-hapen-manuel-sarrazin-duam-ta-shperblejme-kosoven-evropa-i-mban-premtimet\/","title":{"rendered":"\u201cNegociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb hapen\u201d, Manuel Sarrazin: Duam ta shp\u00ebrblejm\u00eb Kosov\u00ebn, Evropa i mban premtimet"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW, i d\u00ebrguari special i qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, paralajm\u00ebron p\u00ebr rreziqet q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebse nuk ka progres n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e zgjerimit.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Z. Sarrazin, Komisioni i BE-s\u00eb vendosi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr statusin kandidat p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe Republik\u00ebn e Moldavis\u00eb. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb rekomandim n\u00eb lidhje me Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p>Manuel Sarrazin: Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im, n\u00ebse komisioni i BE-s\u00eb dhe i K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian i b\u00ebn t\u00eb besueshme politikat e zgjerimit, kjo \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, sepse flet p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb gjeostrategjike e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb\u00a0 dhe se procesi i zgjerimit vijon.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova mbeten jasht\u00eb. \u00c7far\u00eb duhet t\u2019u ofrohet k\u00ebtyre dy shteteve?<\/p>\n<p>Premtimi p\u00ebr zgjerim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Samitin e Selanikut t\u00eb vitit 2003 vlen ende. P\u00ebr Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn mbeten t\u00eb plot\u00ebsohen 14 prioritetet thelb\u00ebsore dhe t\u00eb zbatohen reformat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i jepet statusi i kandidatit. N\u00eb Kosov\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb reforma dhe ne duam t\u2019i shp\u00ebrblejm\u00eb. Liberalizimi i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato hapa t\u00eb domosdosh\u00ebm q\u00eb duhet vijoj\u00eb. Por edhe dialogu i normalizimit me Serbin\u00eb duhet t\u00eb rifilloj\u00eb dhe t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr progres.<\/p>\n<p>Serbia vazhdon t\u00eb importoj\u00eb gaz dhe drith\u00eb nga Rusia dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb at\u00eb n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe gjithashtu n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. A mos duhet m\u00eb shum\u00eb kondicionim n\u00eb drejtim t\u00eb Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Ne importojm\u00eb vet\u00eb gaz. K\u00ebshtu q\u00eb duhet pasur kujdes, q\u00eb t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, se presim q\u00eb ai t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb sanksionet e BE-s\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb, por gjithashtu t\u00eb mos i japim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb thot\u00eb se po i shuajm\u00eb dritat n\u00eb vendin e tij, sepse edhe ne kujdesemi q\u00eb vendimet q\u00eb marrim t\u00eb jen\u00eb ekonomikisht t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dezinformatave ruse dhe luft\u00ebs hibride q\u00eb po p\u00ebrhapet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. \u00c7far\u00eb sugjeroni si masa p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebt\u00eb ndikim?<\/p>\n<p>Masa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kund\u00ebr k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb besueshm\u00ebria e premtimit t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian. Prandaj \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u2019i korrigjojm\u00eb k\u00ebto gabime q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb me politikat e zgjerimit, liberalizimin e vizave dhe hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb tregojm\u00eb se kur b\u00ebn progres, Evropa i mban premtimet.<\/p>\n<p>Duket se nuk do t\u00eb ket\u00eb progres as me \u00e7eljen e negociatave\u00a0 me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 A nuk duhet t\u00eb ndahen dy kandidat\u00ebt dhe t\u00eb fillojn\u00eb negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Ju sapo fol\u00ebt p\u00ebr dezinformimin rus. Maqedonia e Veriut do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb objektiv ky\u00e7 i dezinformatave ruse, por jo vet\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr ne mund t\u00eb jet\u00eb krah strategjikisht i hapur ndaj ndikimeve. Prandaj \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr momentin q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb \u00e7elen negociatat me t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se procesi i zgjerimit po ec\u00ebn me shum\u00eb ngadal\u00eb, po zhvendoset gjithnj\u00eb e m\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb ideja e bashk\u00ebpunimit rajonal t\u00eb quajtur Ballkani i Hapur. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncept?<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, un\u00eb jam shum\u00eb skeptik p\u00ebr Ballkanin e Hapur. Duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se iniciativat n\u00eb rajon s\u00eb pari duhet t\u00eb jen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb to. Dhe nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mos hapen struktura paralele. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ato nuk e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr format \u00ebsht\u00eb Procesi i Berlinit, i cili nuk ka pasur asnj\u00eb sukses t\u00eb madh vitet e fundit. \u00c7far\u00eb ofroni konkretisht q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb format t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb format t\u00ebrheq\u00ebs. Ne kemi arritur shum\u00eb, p\u00ebr shembull me zyr\u00ebn e t\u00eb rinjve RYCO. Ne kemi kat\u00ebr marr\u00ebveshje n\u00eb tryez\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb hap t\u00eb madh drejt zhvillimit t\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal. Ne ofrojm\u00eb rifillimin e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto synime t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me fuqi t\u00eb reja dhe me tema t\u00eb reja. Qeveria e re federale \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb p\u00ebrkujdeset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive p\u00ebr rajonin gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb saj. Do t\u00eb kemi nj\u00eb angazhim afatgjat\u00eb dhe strategjik.<\/p>\n<p>Gjermania synon t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb s\u00ebrish n\u00eb misionin EUFOR Althea n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb pas nj\u00eb pauze dhjet\u00ebvje\u00e7are. \u00c7far\u00eb sinjali lidhni me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne si qeveri federale q\u00eb ia propozuam Bundestagut p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Gjermania \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb angazhohet n\u00eb politikat e siguris\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb. E dyta \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne q\u00eb zgjedhjet n\u00eb tetor 2022 t\u00eb zhvillohen n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb ju mor\u00ebt detyr\u00ebn e T\u00eb Ngarkuarit t\u00eb Qeveris\u00eb Federale p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. A i shihni sot gj\u00ebrat pak m\u00eb ndryshe nga koha kur keni filluar mandatin?<\/p>\n<p>Do t\u00eb kisha dashur q\u00eb p\u00ebrvoja e tmerrshme e luft\u00ebs ruse t\u00eb kishte ndikuar q\u00eb m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb ky\u00e7\u00eb n\u00eb rajon t\u2019i ndryshonin, dhe e jo t\u2019i p\u00ebrforconin sjelljet e m\u00ebparshme. Duhet t\u00eb dim\u00eb se \u201cmiqt\u00eb\u201d tan\u00eb n\u00eb Kremlin e din\u00eb mir\u00eb se n\u00eb rajon mund t\u00eb nxiten shum\u00eb gj\u00ebra negative. Prandaj do t\u2019u k\u00ebrkoja t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim dhe deklarata pozitive, p\u00ebrpara se Kremlini t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga grindjet tona, nga mungesa e unitetit mes nesh dhe brenda rajonit.<\/p>\n<p>Manuel Sarrazin, 40 vje\u00e7, ka qen\u00eb deputet i Bundestagut p\u00ebr B\u00fcndnis 90\/Die Gr\u00fcnen nga viti 2008 deri n\u00eb vitin 2021 dhe \u00ebsht\u00eb President i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore, institucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i konsultimit akademik dhe politik p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit n\u00eb Gjermani. Q\u00eb nga 1 marsi 2022, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi special i Qeveris\u00eb Federale Gjermane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW, i d\u00ebrguari special i qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, paralajm\u00ebron p\u00ebr rreziqet q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebse nuk ka progres n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e zgjerimit. Deutsche Welle: Z. Sarrazin, Komisioni i BE-s\u00eb vendosi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr statusin kandidat p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe Republik\u00ebn e Moldavis\u00eb. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb rekomandim n\u00eb lidhje me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":265734,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-265733","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265733","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265733"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265733\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265734"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}