{"id":265897,"date":"2022-06-23T08:08:16","date_gmt":"2022-06-23T06:08:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=265897"},"modified":"2022-06-23T08:08:16","modified_gmt":"2022-06-23T06:08:16","slug":"ku-e-njeh-ate-ke-takuat-ne-janine-aleksander-cipa-ne-pikat-kufitare-greke-ka-nje-shenim-per-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ku-e-njeh-ate-ke-takuat-ne-janine-aleksander-cipa-ne-pikat-kufitare-greke-ka-nje-shenim-per-mua\/","title":{"rendered":"Ku e njeh at\u00eb, k\u00eb takuat n\u00eb Janin\u00eb? Aleksand\u00ebr \u00c7ipa: N\u00eb pikat kufitare greke ka nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr mua\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kreu i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb<\/p>\n<p>Kisha disa vite pa qen\u00eb n\u00eb Greqi. Nj\u00eb vend q\u00eb e shijoj dhe e dua p\u00ebrmes artit dhe shum\u00eb njer\u00ebzve. Nj\u00eb vend me histori t\u00eb madhe dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr bot\u00ebn dhe jet\u00ebn njer\u00ebzore. Nj\u00eb fqi, q\u00eb vendit tim dhe mua si bir i tij, na i ka caktuar Zoti ta kemi.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e k\u00ebsaj jave, me nj\u00eb taksi t\u00eb rast\u00ebsishme u rigjenda tek polici i pal\u00ebs greke n\u00eb Kakavie. Nuk m\u2019u tha asnj\u00eb gj\u00eb. Dor\u00ebzova pasaport\u00ebn. Polici kreu procesin rutin\u00eb n\u00eb kompjuter. Pasi u njoh me emrin dhe gjeneralitetet e mia, e shfletoi pasaport\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha faqet. Mbylli dritarez\u00ebn prej xhami t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb pasaportave. Pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb, l\u00ebvizi nga karrigia e vet dhe humbi n\u00eb zyrat fqinje. U kthye pas pes\u00eb minutash. B\u00ebri thjesht dy pyetje:<\/p>\n<p>\u2013 Ku do t\u00eb shkoni? Pse keni ardhur? Kur do t\u00eb ktheheni?<\/p>\n<p>Mori p\u00ebrgjigje t\u00eb shkurtra:<\/p>\n<p>-Po vijm\u00eb p\u00ebr qejf. Nj\u00eb vizit\u00eb dhe nj\u00eb drek\u00eb modeste tek liqeni i Janin\u00ebs dhe do kthehemi.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka shkoi normal. Iu p\u00ebrmbajt\u00ebm pohimit n\u00eb intervist\u00ebn e that\u00eb rutin\u00eb t\u00eb policit.<\/p>\n<p>H\u00ebngr\u00ebm nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb liqen bashk\u00eb me familjen dhe familjen e shtrenjt\u00eb t\u00eb nj\u00eb kolegu tim t\u00eb qytetit ku jam rritur. Dhe u kthyem.<\/p>\n<p>Kur rimb\u00ebrit\u00ebm n\u00eb Kakavie, s\u00ebrish para xhamit me dritarez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb policit q\u00eb kontrollon pasaportat ( por n\u00eb kah tjet\u00ebr), episodi i hyrjes u p\u00ebrs\u00ebrit edhe n\u00eb dalje. Por n\u00eb kthim, vonesa ishte edhe m\u00eb e madhe. Polici sapo ndeshi emr\u00ebr-mbiemrin tim n\u00eb pasaport\u00eb, b\u00ebri l\u00ebvizje befasuese. U sorollat n\u00eb karrige. Drejtonte syt\u00eb zhbirues nga makina ku ndodheshim familjarisht dhe nisi t\u00eb pyeste taksixhiun e rast\u00ebsish\u00ebm:<\/p>\n<p>\u2013 Ku ishit? Ku e njeh at\u00eb? Ku h\u00ebngr\u00ebt drek\u00eb? K\u00eb takuat??<\/p>\n<p>Ishin t\u00eb gjitha pyetje q\u00eb m\u00eb zgjuan nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb vdekur t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si n\u00eb rastin e vizit\u00ebs sime t\u00eb parafundit n\u00eb Greqi. Polici edhe pas k\u00ebtyre pyetjeve u ngjit n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb tjet\u00ebr. Humbi m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb minuta konsultim n\u00eb at\u00eb ose ato zyra. Nuk m\u00eb b\u00ebri asnj\u00eb pyetje. Por n\u00eb leximin tim psikologjik v\u00ebrreja se si n\u00eb fytyr\u00ebn e tij ishte thjesht respektim i di\u00e7kaje q\u00eb gjendet si sh\u00ebnim n\u00eb kompjuterin apo sistemin e tij dhe t\u00eb ndonj\u00eb institucioni grek. Kjo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb besdi e rip\u00ebrs\u00ebritur dhe e papohuar zyrtarisht ndaj meje. Se \u00e7far\u00eb sh\u00ebnimi, k\u00ebt\u00eb do ta m\u00ebsoj p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese drejtuar institucioneve t\u00eb larta zyrtare greke dhe me ndihm\u00ebn e organizatave dhe miqve t\u00eb mi gazetar\u00eb n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>N\u00eb 30 vite t\u00eb karrier\u00ebs sime si gazetar, Greqin\u00eb e kam njohur dhe e njoh duke mbajtur n\u00eb brendi dhe n\u00eb sjelljen time korrektes\u00ebn qytetare, aq m\u00eb tep\u00ebr at\u00eb ligjore. Nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn time profesionale dhe t\u00eb identitetit tim komb\u00ebtar e kam par\u00eb si vend fqinj, si nj\u00eb shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq ballkanas sa vendi im, (ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb pjestar i hersh\u00ebm i bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb BE).<\/p>\n<p>Greqin\u00eb e dua p\u00ebrher\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb s\u00eb pari se providenca nj\u00ebjt\u00ebsisht na ka caktuar si fqinj\u00eb dhe jo si shtiranak\u00eb, n\u00eb krah\u00eb t\u00eb njeri-tjetrit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrmes k\u00ebtij reagimi, do t\u00eb doja t\u00eb sillja n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb krejt koleg\u00ebve dhe inteligjencies s\u00eb \u00e7muar greke, pyetjen time t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb:  A ka mund\u00ebsi t\u00eb  m\u00eb ndihmoni t\u00eb m\u00ebsoj, qoft\u00eb edhe p\u00ebrmes jush, se cili sh\u00ebnim institucional e b\u00ebn p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb zgjatur koh\u00ebn e kontrollit t\u00eb pasaport\u00ebs sime n\u00eb pikat kufitare t\u00eb Greqis\u00eb?<\/p>\n<p>Mua kontrollet kurr\u00eb nuk m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb, por cungimi i liris\u00eb dhe s\u00eb drejt\u00ebs m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrher\u00eb m\u00eb aktiv dhe m\u00eb tep\u00ebr besnik t\u00eb identifikimit tim si shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kreu i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb Kisha disa vite pa qen\u00eb n\u00eb Greqi. Nj\u00eb vend q\u00eb e shijoj dhe e dua p\u00ebrmes artit dhe shum\u00eb njer\u00ebzve. Nj\u00eb vend me histori t\u00eb madhe dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr bot\u00ebn dhe jet\u00ebn njer\u00ebzore. Nj\u00eb fqi, q\u00eb vendit tim dhe mua si bir i tij, na i ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":265898,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-265897","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265897\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265898"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}