{"id":266369,"date":"2022-06-25T13:13:39","date_gmt":"2022-06-25T11:13:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=266369"},"modified":"2022-06-25T13:13:39","modified_gmt":"2022-06-25T11:13:39","slug":"shish-zbardh-pergjimet-te-tjera-si-u-zbulua-spiuni-i-huaj-me-nofken-rezidenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shish-zbardh-pergjimet-te-tjera-si-u-zbulua-spiuni-i-huaj-me-nofken-rezidenti\/","title":{"rendered":"SHISH zbardh p\u00ebrgjimet t\u00eb tjera, si u zbulua spiuni i huaj me nofk\u00ebn \u201cRezidenti\u201d"},"content":{"rendered":"<p>SHISH ka zbardhur pjes\u00eb t\u00eb tjera nga raporti i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, p\u00ebr vitin 2021 ku ka nj\u00eb pjes\u00eb interesante p\u00ebr spinazhin, ku janw zbardhur edhe p\u00ebrgjimet e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb huaj t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb agjencie inteligjente, t\u00eb nj\u00eb vendi jo-mik dhe me mbules\u00eb diplomatike, t\u00eb cilin e quan me nofk\u00ebn \u201cRezidenti\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se \u201cRezidenti\u201d kishte kontakte me qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, por edhe me punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs qendrore e lokale Synimi i tij, ishte q\u00eb t\u00eb kishte qasje dhe t\u00eb mund\u00ebsonte takime n\u00eb zyra institucionesh q\u00eb administrojn\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar, duke shmangur mbik\u00ebqyrjen nga strukturat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga raporti i SHISH:<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb monitorimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb huaj t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb agjencie inteligjente t\u00eb nj\u00eb vendi jomik dhe me mbules\u00eb diplomatike q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, po e quajm\u00eb me nofk\u00ebn \u201cRezidenti\u201d, u evidentua aktivitet i ngjeshur n\u00eb kontakte me qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve edhe me punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs qendrore e lokale, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit diplomatik q\u00eb p\u00ebrdorte si mbules\u00eb. P\u00ebrpar\u00ebsia i k\u00ebtij operativi \u00ebsht\u00eb njohja e gjuh\u00ebs shqipe dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsia n\u00eb krijimin e kontakteve. \u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re prirje e tij p\u00ebr t\u00eb pasur qasje dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar takime n\u00eb zyra institucionesh q\u00eb administrojn\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar, si dhe veprime p\u00ebr t\u00eb shmangur mbik\u00ebqyrjen nga struktura t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshimet e para se \u201cRezidenti\u201d kishte nisur nj\u00eb operacion t\u00eb mundsh\u00ebm rekrutimi erdh\u00ebn pas frekuentimit t\u00eb disa kabinave publike telefonike, n\u00eb orare t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta n\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb muajit, t\u00eb cilat realizoheshin pas l\u00ebvizjeve n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me automjet, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb t\u00eb ishte jasht\u00eb rrezes s\u00eb monitorimit t\u00eb strukturave t\u00eb specializuara. Prit\u00ebsi i thirrjeve telefonike ishte nj\u00eb shtetas shqiptar, punonj\u00ebs n\u00eb institucionin qendror A. Punonj\u00ebsin k\u00ebtu po e quajm\u00eb me emrin \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb vigjilje t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, \u201cRezidenti\u201d komunikon me \u201c\u00c7el\u00ebsin\u201d dhe i k\u00ebrkon nj\u00eb takim p\u00ebr ta uruar p\u00ebr festat e fundvitit. Nisur nga kjo situat\u00eb, u nd\u00ebrmor\u00ebn disa veprime t\u00eb kualifikuara p\u00ebr t\u00eb dokumentuar takimin dhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar nivelin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre. Duke e vler\u00ebsuar \u201cRezidentin\u201d si profesionist, i cili kishte mund\u00ebsi t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb gabuar, u planifikuan detyra operative p\u00ebr verifikimin e figur\u00ebs dhe monitorimin e aktivitetit t\u00eb \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d. Po, ashtu, u mor\u00ebn masa p\u00ebr t\u00eb verifikuar qasjen e \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d n\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar \u201cSekret Shtet\u00ebror\u201d si dhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ndryshimin e sjelljes s\u00eb tij n\u00eb rutin\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb pun\u00ebs. T\u00eb dh\u00ebnat e para treguan se \u201cRezidenti\u201d i kishte frekuentuar shum\u00eb rrall\u00eb ambientet e zyr\u00ebs ku punonte \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d dhe, n\u00eb dukje, nuk kishte shprehur ndonj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d.<\/p>\n<p>SHISH-i m\u00ebsoi se \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d ishte njohur me \u201cRezidentin\u201d n\u00eb nj\u00eb nga aktivitetet e zhvilluara nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike, ku shk\u00ebmbyen numrat e telefonit pas takimit t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm. Koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, \u201cRezidenti\u201d ishte shfaqur n\u00eb zyr\u00ebn e \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d, i cili p\u00ebr momentin u ndodh i vet\u00ebm, dhe e kishte pyetur p\u00ebr vendndodhjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb t\u00eb institucionit. Duke p\u00ebrfituar nga kjo situat\u00eb, \u201cRezidenti\u201d e ftoi p\u00ebr kafe n\u00eb nj\u00eb nga baret me pak frekuentim n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb institucionit. \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d pranon t\u00eb konsumoj\u00eb kafen, por n\u00eb biseda nuk u vu re ndonj\u00eb tem\u00eb konkrete interesi. Bisedat ishin t\u00eb karakterit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, rreth familjes, arsimit, ambientit t\u00eb pun\u00ebs dhe problematikat e p\u00ebrgjithshme. N\u00eb p\u00ebrfundim, \u201cRezidenti\u201d e fton p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb jasht\u00eb qytetit, duke p\u00ebrcaktuar or\u00ebn dhe dit\u00ebn, si dhe i k\u00ebrkon disa t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb, n\u00eb kontekstin e detyr\u00ebs s\u00eb \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d nuk p\u00ebrb\u00ebnin ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sekreti.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d pranoi t\u00eb takoheshin p\u00ebr drek\u00eb, p\u00ebr t\u2019u njohur m\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb kontakt \u201cdiplomatik\u201d me synim shkollimin me burs\u00eb studimi q\u00eb ofronte shteti i \u201cRezidentit\u201d p\u00ebr djalin e tij. Gjat\u00eb drek\u00ebs, \u201cRezidenti\u201d krijoi nj\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb profilit personal dhe t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb aksesit t\u00eb \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d ndaj informacionit t\u00eb klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte p\u00ebr shkollimin e djalit. \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d u ankua se, me t\u00eb ardhurat si n\u00ebpun\u00ebs, e kishte t\u00eb pamundur shkollimin e djalit jasht\u00eb vendit dhe i shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr ndihm\u00ebn e ofruar.<\/p>\n<p>\u201cRezidenti\u201d i thot\u00eb se asgj\u00eb nuk ishte e pamundur n\u00ebse ky do t\u00eb ofronte ndihm\u00eb dhe t\u00eb mblidhte disa informacione q\u00eb nuk do t\u00eb cenonin detyr\u00ebn e tij funksionale. Pas nj\u00eb ngurrimi t\u00eb shkurt\u00ebr, \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d ra dakord n\u00eb parim p\u00ebr ta ndihmuar dhe \u201cRezidenti\u201d i k\u00ebrkoi disa informacione, duke i siguruar edhe nj\u00eb pajisje elektronike p\u00ebr hedhjen e tyre. \u201cRezidenti\u201d i p\u00ebrcaktoi edhe takimin e radh\u00ebs p\u00ebr dark\u00eb, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb dhe lokal tjet\u00ebr, jasht\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb takimet e radh\u00ebs, t\u00eb organizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paracaktuar apo n\u00ebp\u00ebrmjet telefonatave nga kabina t\u00eb telefonave publik\u00eb, \u201cRezidenti\u201d i ka dh\u00ebn\u00eb zarfe me shuma t\u00eb ndryshme t\u00eb hollash \u201c\u00c7el\u00ebsit\u201d. Gjithashtu, ka paguar gjithmon\u00eb faturat e shpenzimeve. Fsheht\u00ebsin\u00eb e takimeve t\u00eb tilla \u201cRezidenti\u201d e ka justifikuar me arsyetimin se e b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201c\u00c7el\u00ebsin\u201d dhe prandaj i ka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb num\u00ebr tjet\u00ebr telefoni, ku ai t\u00eb komunikonte n\u00eb raste urgjente. P\u00ebr arsye t\u00eb mbrojtjes s\u00eb aktivitetit, burimeve dhe ngjashm\u00ebris\u00eb me nj\u00eb rast specifik, SHISH-i nuk mund t\u00eb publikoj\u00eb t\u00eb plot\u00eb vijimin dhe p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHISH ka zbardhur pjes\u00eb t\u00eb tjera nga raporti i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, p\u00ebr vitin 2021 ku ka nj\u00eb pjes\u00eb interesante p\u00ebr spinazhin, ku janw zbardhur edhe p\u00ebrgjimet e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb huaj t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb agjencie inteligjente, t\u00eb nj\u00eb vendi jo-mik dhe me mbules\u00eb diplomatike, t\u00eb cilin e quan me nofk\u00ebn \u201cRezidenti\u201d. N\u00eb raport [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":266370,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-266369","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266369\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/266370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}