{"id":266965,"date":"2022-06-29T12:53:56","date_gmt":"2022-06-29T10:53:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=266965"},"modified":"2022-06-29T12:53:56","modified_gmt":"2022-06-29T10:53:56","slug":"nisin-arrestimet-tek-azhbr-hoteli-me-7-yje-dhe-2-2-milione-eurot-per-mertirin-dhe-zoton-dy-skandalet-e-renda-qe-do-te-tronditin-ministrine-e-bujqesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nisin-arrestimet-tek-azhbr-hoteli-me-7-yje-dhe-2-2-milione-eurot-per-mertirin-dhe-zoton-dy-skandalet-e-renda-qe-do-te-tronditin-ministrine-e-bujqesise\/","title":{"rendered":"Nisin arrestimet tek AZHBR, hoteli me 7 yje dhe 2.2 milion\u00eb eurot p\u00ebr M\u00ebrtirin dhe Zoton, dy skandalet e r\u00ebnda q\u00eb do t\u00eb tronditin Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr korrupsioni dhe skandalesh. OLAF, e cila \u00ebsht\u00eb zyra e Bashkimit Evropian kund\u00ebr mashtrimit do t\u00eb vazhdoj\u00eb operacionet e saj p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb skandale edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda tek AZHBR, ku ka dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb emri i Frida Krifc\u00ebs, e cila akuzohet p\u00ebr afera t\u00eb r\u00ebnda. Arrestimet kan\u00eb nisur. Nj\u00eb inspektor i AZHBR-s\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, \u00ebsht\u00eb prangosur dit\u00ebn e djeshme nga policia e Kor\u00e7\u00ebs pasi akuzohet se n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ryshfeteve t\u00eb majme ai favorizonte blegtor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoni me pa t\u00eb drejt\u00eb subvencione nga shteti. Policia e Kor\u00e7\u00ebs njoftoi se inspektori, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn, ka favorizuar edhe disa fermer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin nga skema e subvencioneve mb\u00ebshtet\u00ebse, shuma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha monetare, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, duke iu k\u00ebrkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri n\u00eb 100.000 lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me inspektorin \u00ebsht\u00eb arrestuar edhe nj\u00eb blegtor, i cili kishte dh\u00ebn\u00eb 90 mij\u00eb lek\u00eb ryshfet q\u00eb t\u00eb merret 1 mln lek\u00eb subvencion nga AZHBR. Hetimi \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tre mujore nga seksioni p\u00ebr Krimin Ekonomiko-Financiar n\u00eb Policin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit. Arrestimi i t\u00eb dyve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb flagranc\u00eb, n\u00eb lagjen nr. 8 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb momentin kur blegtori, p\u00ebrfitues i subvencionit p\u00ebr bag\u00ebtit\u00eb, po i ofronte ryshfet (90.000 lek\u00eb), inspektorit t\u00eb AZHBR-s\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, nga skema mb\u00ebshtet\u00ebse, shum\u00ebn 1.000.000 lek\u00eb. Ky nuk ishte rast i vet\u00ebm q\u00eb inspektori Pajo ka ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn! Ai ka favorizuar edhe disa fermer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin nga skema e subvencioneve mb\u00ebshtet\u00ebse, shuma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha monetare, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, duke iu k\u00ebrkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri n\u00eb 100.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>AZHBR, vat\u00ebr korrupsioni<\/p>\n<p>Gazeta \u201cSOT\u201d, b\u00ebri me dije pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se gjat\u00eb koh\u00ebs kur zonja Krifca drejtonte Agjencin\u00eb e Zhvillimit Bujq\u00ebsor dhe Rural, iu dha plot 2.2 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e serave, dy kompanive anonim t\u00eb lidhura me incenerator\u00ebt, kokat e s\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri. Por duke se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja shkelje e konsumuar nga Frida Krifca q\u00eb deri para se t\u00eb zgjidhej ministre e Bujq\u00ebsis\u00eb, drejtonte AZHBR-n\u00eb. Burime t\u00eb sigurta nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit Bujq\u00ebsor dhe Rural, i than\u00eb gazet\u00ebs se Krifca i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pronari mediash para p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR.<\/p>\n<p>Ky vendimi i ministres Krifca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e hapur, pasi fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb financuar agroturizmin, alokohen p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe biznesmen\u00ebt q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb bujtina dhe jo n\u00eb hotele luksoze, sikund\u00ebr Krifca i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pronari mediash n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas vendimit t\u00eb marr\u00eb nga qeveria \u201cRama 2\u201d, rreth 150 bujtina n\u00eb 100 fshatra t\u00eb p\u00ebrzgjedhur do t\u00eb mb\u00ebshteten p\u00ebrgjat\u00eb 3 viteve me financime, me q\u00ebllim rritjen e kapaciteteve t\u00eb tyre prit\u00ebse. P\u00ebrkat\u00ebsisht \u00e7do vit jan\u00eb parashikuar q\u00eb 50 bujtina t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb fonde. Mb\u00ebshtetja mund\u00ebsohet nga Skemat Komb\u00ebtare e Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit Bujq\u00ebsor dhe Rural, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shuma e financimit mbulon deri n\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb investimit, por jo m\u00eb shum\u00eb se 1.5 milion lek\u00eb ose 12 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Si i shp\u00ebrdoroi Krifca lek\u00ebt e taksapaguesve shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ministrja q\u00eb deri para disa muajsh drejtonte Agjencin\u00eb e Zhvillimit Bujq\u00ebsor dhe Rural e ka injoruar vendimin e qeveris\u00eb, pasi i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe vendimin, para nj\u00eb pronari mediash, i cili ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb super hotel me 7 yje n\u00eb bregdetin shqiptar, me lek\u00ebt e taksapaguesve shqiptar\u00eb dhe europian\u00eb. Qeveria ka p\u00ebrzgjedhur 100 fshatra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nd\u00ebrhyrje rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr bizneset. Fshatrat e p\u00ebrzgjedhur ofrojn\u00eb potenciale t\u00eb shumta turistike, kulturore, dhe n\u00eb list\u00eb p\u00ebrfshihen zona si L\u00ebpusha, Razma, Valbona, Drishti, Mjeda, Fishta, Qel\u00ebz, Kryezi, Shishtavec, etj. N\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur pes\u00eb fshatra, konkretisht Shesh, Pez\u00eb, P\u00ebllumbas, Laknas, Sh\u00ebngjergj. Po ashtu, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur edhe n\u00eb jug t\u00eb vendit, si Mursi, Mesopotam, \u00c7uk\u00eb, Sotire, Nepravisht\u00eb, Lukov\u00eb, Dhoskat, Lazarat, etj. \/Sot<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr korrupsioni dhe skandalesh. OLAF, e cila \u00ebsht\u00eb zyra e Bashkimit Evropian kund\u00ebr mashtrimit do t\u00eb vazhdoj\u00eb operacionet e saj p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb skandale edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda tek AZHBR, ku ka dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb emri i Frida Krifc\u00ebs, e cila akuzohet p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":266966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-266965","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266965\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/266966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}