{"id":267094,"date":"2022-06-30T09:05:45","date_gmt":"2022-06-30T07:05:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267094"},"modified":"2022-06-30T09:05:45","modified_gmt":"2022-06-30T07:05:45","slug":"zbardhet-vendimi-i-vettingut-prokurori-arjan-ndoja-i-lidhur-me-persona-te-botes-se-krimit-jane-vertetuar-dhe-kontakte-me-politikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbardhet-vendimi-i-vettingut-prokurori-arjan-ndoja-i-lidhur-me-persona-te-botes-se-krimit-jane-vertetuar-dhe-kontakte-me-politikane\/","title":{"rendered":"Zbardhet vendimi i vettingut: Prokurori Arjan Ndoja i lidhur me persona t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit! Jan\u00eb v\u00ebrtetuar dhe kontakte me politikan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit Arjan Ndoja u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh gjat\u00eb hetimit n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit, q\u00eb u konsideruan se kishin c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, u v\u00ebrtetuan kontakte t\u00eb subjektit me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb verifikuar ose hetuar nga Prokuroria e Durr\u00ebsit. Po ashtu, jan\u00eb v\u00ebrtetuar kontakte me politikan\u00eb apo njer\u00ebz t\u00eb pushtetit ekzekutiv e gjyq\u00ebsor; se ka trajtuar dy \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit; se ka c\u00ebnuar etik\u00ebn gjat\u00eb komunikimit me drejtuesen e prokuroris\u00eb ku ushtronte detyr\u00ebn; si dhe ka disponuar t\u00eb dh\u00ebna dhe dokumente q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtje penale q\u00eb nuk ndiqen drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se prej hetimit administrativ nuk mund arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb profesionalisht, por konstatimet n\u00eb t\u00eb dy kriteret jan\u00eb \u00e7muar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Arian Ndoja p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2004, Ndoja u shkarkua nga detyra dhe punoi si avokat deri n\u00eb vitin 2008, kur u rikthye n\u00eb sistem pas nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoja u sulmua n\u00eb nj\u00eb atentat n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, kur ai dhe nj\u00eb person i identifikuar si Aleksand\u00ebr Laho u plagos\u00ebn, nd\u00ebrsa shoferi Andi Maloku mbeti i vrar\u00eb. Disa persona jan\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr atentatin, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Problemet p\u00ebr figur\u00ebn<\/p>\n<p>Raporti i par\u00eb i DSIK p\u00ebr prokurorin Ndoja ka qen\u00eb pozitiv, nd\u00ebrsa pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimin e informacionit, u ndryshua n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri. Sipas DSIK, ndaj shtetasit Aleksand\u00ebr Laho me t\u00eb cilin subjekti ka kontakte, administrohen t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ngren\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Ndoja e ka cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, si n\u00eb aspektin procedural ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje. N\u00eb mbrojtjen e tij, subjekti ka p\u00ebrdorur edhe vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb; t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut; si dhe vendimeve t\u00eb KPK-s\u00eb apo t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme sipas tij, kur subjektet e rivler\u00ebsimit nuk jan\u00eb ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>I pyetur gjat\u00eb procesit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me Aleksand\u00ebr Lahon dhe identitetet e tjer\u00eb q\u00eb ky shtetas disponon, Ndoja ka deklaruar se n\u00eb dijenin\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti person dhe se ka marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore q\u00eb z\u00ebn\u00eb fill nga periudha e ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb avokatis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb konsulenc\u00ebs ligjore q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka siguruar t\u00eb dh\u00ebna se Laho n\u00eb vitin 2011 dhe 2012 \u00ebsht\u00eb proceduar penalisht n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti rrugor. Pas administrimit t\u00eb dosjeve nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, ka rezultuar se ky shtetas \u00ebsht\u00eb proceduar p\u00ebr veprat penale \u201cshkat\u00ebrrim i pron\u00ebs\u201d, \u201ckanosje\u201d, si dhe \u201cshkelje e rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb dyja rastet mosfillimi i procedimit penal nga dy prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr kontaktet me persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb proceduar penalisht, Ndoja ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se legjislacioni p\u00ebr vetingun u referohet veprave penale q\u00eb kan\u00eb lidhje me krimin e organizuar. Ai ka shtuar se nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb provuar se ndaj k\u00ebtyre shtetasve nuk ka asnj\u00eb procedim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konstaton se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se prokurori Ndoja ka pasur kontakte me Aleksand\u00ebr Lahon, p\u00ebr t\u00eb cilin ka t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar jasht\u00eb teritorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje munges\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb plota, n\u00ebse Laho \u00ebsht\u00eb proceduar apo d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, ashtu si p\u00ebrcaktohet n\u00eb ligjin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve lidhur me kontaktet e pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb konkluzionin, n\u00ebse ky shtetas i p\u00ebrmbush kriteret ligjore p\u00ebr t\u2019u konsideruar person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk mund t\u00eb konkludohet se subjekti ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me k\u00ebt\u00eb shtetas, dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund arrihet n\u00eb konkluzionin se ka plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb pasakt\u00eb formularin e deklarimit t\u00eb figur\u00ebs,\u201d \u00e7mon trupa e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe n\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr kontaktet me persona t\u00eb tjer\u00eb me precedent\u00eb penal\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb trupa e KPK shprehet se nuk mund t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse Ndoja mund t\u00eb vihet n\u00ebn presion nga struktura kriminale.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre konkluzioneve, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Ndoja ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje dhe nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar informacionet se p\u00ebr shtetasin A.L. ka t\u00eb dh\u00ebna se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb \u00eb krimin e organizuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se Ndoja ka qen\u00eb i shoq\u00ebruar n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb nga shtetasi M.V., p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb trajtuar disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, ku pjesa m\u00eb e madhe nuk jan\u00eb filluar ose jan\u00eb pushuar, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr \u201cplagosje t\u00eb leht\u00eb me dashje\u201d. Kur ka p\u00ebrfunduar seanca, shtetasi M.V. q\u00eb shoq\u00ebronte subjektin, ka k\u00ebrc\u00ebnuar dhe goditur nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit t\u00eb figur\u00ebs, KPK vler\u00ebson se subjekti duhej t\u00eb kishte shmangur kontaktet me disa persona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka ofruar m\u00eb par\u00eb sh\u00ebrbime avokatie dhe \u00e7mon se ai gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit tek drejt\u00ebsia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej rasteve t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>Profesionalizmi<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb vler\u00ebsimin e figur\u00ebs, edhe gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr profesionalizmin nuk jan\u00eb gjetur probleme penalizuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, por kontakte dhe sjellje q\u00eb jan\u00eb konsideruar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs dhe besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr Ndoj\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb vitin 2004 ai \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb vitin 2008 si drejtues, pas nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, Ndoja \u00ebsht\u00eb pezulluar s\u00ebrish nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procedimi penal n\u00eb ngarkim t\u00eb tij dhe pas pushimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se ai ka kryer veprime hetimore n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009, kur ka qen\u00eb ende i pezulluar nga detyra. I pyetur nga KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, subjekti ka pretenduar se pezullimi ka qen\u00eb p\u00ebr funksionin e tij si drejtues dhe jo si prokuror.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se n\u00eb legjislacion nuk parashikohet ndarje mes akteve \u201cpezullim nga detyra si drejtues\u201d dhe \u201cpezullim nga detyra si prokuror\u201d dhe konkludon se Ndoja ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin teksa ka kryer hetime nd\u00ebrsa ishte i pezulluar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka trajtuar p\u00ebr nj\u00eb muaj nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E.Sh. me t\u00eb cilin ka pasur njohje, duke u gjendur n\u00eb kushte nj\u00ebanshm\u00ebrie me t\u00eb kall\u00ebzuarin. Po ashtu, ka trajtuar edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb shtetasit E.Sh..<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka shkelur etik\u00ebn e prokurorit pasi ka trajtuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E. Sh.\/Sh. dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb vajz\u00ebs e tij Z. Sh., p\u00ebr shkak t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shkaqeve t\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb,\u201d v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit dhe besimit t\u00eb publikut gjat\u00eb nj\u00eb komunikimi t\u00eb Ndoj\u00ebs me drejtuesen e prokuroris\u00eb, lidhur me nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb sajin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb hetohej nga subjekti.<\/p>\n<p>Drejtuesja ka konstatuar se nuk jan\u00eb kryer disa veprime lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe ka sugjeruar t\u00eb regjistrohet emri i drejtorit t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb kryhen veprime t\u00eb tjera procedurale e hetimore. N\u00eb fund, drejtuesja e prokuroris\u00eb ka sqaruar se udh\u00ebzimi nuk \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes, si dhe ka sh\u00ebnuar procedurat q\u00eb ndiqen n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrshtimit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebzimi jan\u00eb shkruar disa fraza me shkrim dore nga prokurori Arian Ndoja, si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar prej tij. \u201cRespekto ligjin. Thjesht n\u00ebnshkruaj shkres\u00ebn. Pun\u00ebn time e vler\u00ebson gjykata, jo ju. Po t\u00eb paralajm\u00ebroj se do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj kall\u00ebzim penal apo sepse po shkel ligjin. Arian Ndoja. Dat\u00eb 30.9.2019\u2019, citohet n\u00eb vendimin e KPK lidhur me n\u00ebnshkrimin e Ndoj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti legjitimohej plot\u00ebsisht t\u00eb mbante q\u00ebndrimin e tij t\u00eb pavarur nga ai i drejtueses s\u00eb prokuroris\u00eb, duke mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim, si dhe kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonte shpjegime t\u00eb m\u00ebtejshme, por nuk legjitimohej n\u00eb sjelljen e tij urdh\u00ebruese e k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj saj,\u201d v\u00ebren KPK dhe konkludon se subjekti ka treguar sjellje jo korrekte dhe munges\u00eb respekti ndaj funksionit q\u00eb drejtuesi p\u00ebrfaq\u00ebson, duke c\u00ebnuar etik\u00ebn dhe besimin e publikut.<\/p>\n<p>Ndoja \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb publikuara n\u00eb medie, ku referohet se n\u00eb makin\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn po udh\u00ebtonte kur u krye atentati n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, jan\u00eb gjetur disa dosje t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionin e marr\u00eb prej Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka pasur kontakte telefonike ose n\u00eb aplikacionin \u00cbhatsApp me drejtues e politikan\u00eb vendor\u00eb, magjistrat\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria.<\/p>\n<p>Sipas KPK, mes atyre q\u00eb Ndoja ka pasur komunikim ka qen\u00eb edhe ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Vangjush Dako, i cili e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb pozicion deri m\u00eb 2 gusht t\u00eb vitt 2019, pas deklarimit si person \u201cnon grata\u201d nga Departamenti i Shtetit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se ka pasur komunikime edhe me dy kryetar\u00eb bashkie t\u00eb tjer\u00eb; nj\u00eb kryetar K\u00ebshilli Qarku; me nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve; me bashk\u00ebshortin e nj\u00eb gjyqtareje q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dy n\u00ebn hetim nga SPAK; si dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb hetuar nga Prokuroria e Durr\u00ebsit dhe SPAK p\u00ebr vepra penale t\u00eb lidhura me korrupsionin.<\/p>\n<p>Nga hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ka rezultuar se Ndoja kishte pasur informacione dhe kopje t\u00eb dokumenteve q\u00eb lidhen me hetime \u00e7\u00ebshtjesh, disa prej t\u00eb cilave nuk ndiqeshin prej tij.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb tjerash \u00ebsht\u00eb gjendur dhe nj\u00eb video e muajit qershor 2019, e tentativ\u00ebs p\u00ebr vrasjen e shtetasit P. D. dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb akutalisht jan\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr atentatin ndaj Ndoj\u00ebs dhe jan\u00eb akuzuar prej tij si urdh\u00ebrues t\u00eb sulmit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, bazuar n\u00eb faktet e konstatuara dhe n\u00eb opinionin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Komisioni vler\u00ebson se subjekti me veprimet e tij ka c\u00ebnuar etik\u00ebn e prokurorit, duke c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb profesionalisht, por bazuar n\u00eb t\u00eb gjitha faktet dhe rrethanat arsyetuar holl\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, Komisioni vler\u00ebsoi se subjekti ka cenuar etik\u00ebn e prokurorit, duke cenuar besimin e publikut te figura e tij si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d e p\u00ebrmbyll arsyetimin trupa e KPK-s\u00eb. \/Birn<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit Arjan Ndoja u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh gjat\u00eb hetimit n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit, q\u00eb u konsideruan se kishin c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, u v\u00ebrtetuan kontakte t\u00eb subjektit me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":267095,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267094","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}