{"id":267672,"date":"2022-07-02T12:52:21","date_gmt":"2022-07-02T10:52:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267672"},"modified":"2022-07-02T12:52:21","modified_gmt":"2022-07-02T10:52:21","slug":"2-korrik-1990-goditja-e-titaneve-gjyslakuriq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/2-korrik-1990-goditja-e-titaneve-gjyslakuriq\/","title":{"rendered":"2 korrik 1990: Goditja e titan\u00ebve gjyslakuriq !"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga<\/p>\n<p>2 korrik 1990: Goditja e titan\u00ebve gjyslakuriq !<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tirana, por edhe t\u00eb ardhur nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, pasi ishin mbledhur gradualisht n\u00eb rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00e7an\u00eb muret dhe gardhet rrethuese t\u00eb ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u instaluan atje. K\u00ebrkonin mbrojtje dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk besoj se ka ngjarje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa ajo, n\u00eb k\u00ebto tre dekada, dhe ka arsye t\u00eb m\u00ebdha se p\u00ebrse lihet n\u00eb harres\u00eb, pothuajse. Ishte dit\u00ebt kur Tirana kishte vap\u00eb si sot, zhvillohej kampionati europian i futbollit, dhe nuk dihej se mij\u00ebra e mij\u00ebra banesa ushtonin nga thirrjet dhe brohoritjet: p\u00ebr golat apo p\u00ebr \u00e7do goditje q\u00eb k\u00ebta djem titan\u00eb, t\u00eb vuajtur, t\u00eb papun\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebs, ose me profesione t\u00eb r\u00ebnda fizike, trondisnin kordonin policor duke kap\u00ebrcyer n\u00eb zon\u00ebn e ndaluar. Ishte dita kur Kuvendi I Kosov\u00ebs shpallte pavar\u00ebsin\u00eb juridike n\u00eb Milloshevi\u00e7in. Kosova shpallte Pavar\u00ebsin\u00eb, Shqip\u00ebria shpallte lirin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Ata rrinin shpesh ulur n\u00eb trotuare e bordure rrug\u00ebs, sidomos te shkall\u00ebt e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, n\u00eb lulishte. Mbaj mend se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe nga vapa dhe ankthi, vendosm\u00ebria q\u00eb u ziente p\u00ebrbrenda, kishin hequr k\u00ebmisha e kanotjera dhe qendronin n\u00eb mes t\u00eb Diellit me gjokset lakuriq. I kishin vendosur gjoksin historis\u00eb.<\/p>\n<p>I kam n\u00eb kujtes\u00eb si titan\u00eb, titan\u00eb q\u00eb dhan\u00eb goditjen dhe ik\u00ebn!<\/p>\n<p>Pa dyshim nj\u00eb nga pes\u00eb a gjasht\u00eb ngjarjet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet dhe nj\u00ebzetenj\u00eb. Kur Lenini n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 1917 p\u00ebr hesapet e tij, u thoshte t\u00eb revoltuarve, jemi n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ku \u00e7do or\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb historin\u00eb e shekullit tone, duke kujtuar ata djem, titan\u00eb, them se ata n\u00eb 24 or\u00eb ndryshuan t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shekujt q\u00eb do t\u00eb vin\u00eb. E grryen historin\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur, dhe ik\u00ebn!<\/p>\n<p>Normalisht q\u00eb n\u00eb mitingun pas ikjes s\u00eb atyre titan\u00ebve propaganda do t\u00eb mblidhte burokrat\u00eb zyrash, militant\u00eb n\u00eb shesh dhe do t\u2019i quante : Jasht\u00ebqitja e kombit! K\u00ebshtu e kan\u00eb propagandat e ndyra: Heronjt\u00eb i b\u00ebjn\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs dhe keqb\u00ebr\u00ebsit i b\u00ebjn\u00eb heronj! Maskarenjt\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb ndershmit budallenj! Ky \u00ebsht\u00eb heroizmi i titan\u00ebve. Ata nuk u prangos\u00ebn nga epitetet e propagand\u00ebs t\u00eb diktatur\u00ebs! P\u00ebrpara se t\u00eb \u00e7anin gardhet e oborreve t\u00eb ambasadave, ata kishin \u00e7ar\u00eb rrethimin propagandistik n\u00eb kok\u00ebn e tyre! Kishin vendosur : Ja t\u00eb lir\u00eb, ja t\u00eb vdekur!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nuk i quajt\u00ebn! Pooooo, shumica e tyre ishin pa ndonj\u00eb shkollim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pa diploma universitare, jo intelektual\u00eb, ndofta me nivel kulturor n\u00ebn mesataren! Por, \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka kjo kur titani b\u00ebn histori.Titan\u00ebt nuk merren me libra e fletorka!<\/p>\n<p>Propagandat i kan\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb kok\u00eb njer\u00ebzve se historin\u00eb e b\u00ebjn\u00eb intelektual\u00ebt! Nj\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb e lemerishme. Historin\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb ata q\u00eb n\u00eb momentin e duhur, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb goditjen fatale t\u00eb shkuar\u00ebs! Ndofta q\u00eb edhe bukurshkrim nuk b\u00ebnin dot, nuk zgjidhnin dot nj\u00eb ekuacion t\u00eb grad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, nuk dinin nj\u00eb vjersh\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh! Jan\u00eb ata, shkruan Ni\u00e7ja, q\u00eb e ndjejn\u00eb t\u00eb par\u00ebt rr\u00ebnimin, vuajtjen, jan\u00eb ata q\u00eb duke mos pasur m\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb humbin, japin goditjen fatale t\u00eb keqes!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb b\u00ebnin intelektual\u00ebt? Intelektuali b\u00ebn shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por mos k\u00ebrkoni t\u00eb jet\u00eb titan! Intelektual\u00ebt jan\u00eb para ngjarjes, ose pas ngjarjes, por jo n\u00eb ngjarje. Intelektual\u00ebt hesht\u00ebm at\u00eb dit\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb si popull hesht\u00ebm p\u00ebr turp. \u00cbsht\u00eb dit\u00eb turpi gjithashtu!<\/p>\n<p>Kur presidenti Ramiz Alia, q\u00eb udh\u00ebhoqi me mjeshtri, at\u00eb tranzicion t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, i vet\u00ebm pothuajse, brenda dilemave, pamund\u00ebsive, hezitimeve, ndofta edhe gabimeve t\u00eb tij, oh, sa t\u00eb kuptueshme, i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm nga askush tjet\u00ebr n\u00eb dekadat e m\u00eb pasme, me inteligjenc\u00eb dhe qart\u00ebsi mendimi q\u00eb mund ta kishte vet\u00ebm ai n\u00eb ato koh\u00eb, pyeti intelektual\u00eb se : A e donin pluralizmin politik? Pati q\u00eb paturp\u00ebsisht b\u00ebn\u00eb t\u00eb habiturin: \u201cNuk kuptojm\u00eb! Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb ky pluralizimi politik?\u201d<\/p>\n<p>Ta tregoj un\u00eb pluralizmin politik \u2013 duket sikur tha Titani n\u00eb rrug\u00eb, ja me k\u00ebt\u00eb kamionin riportab\u00ebl ta tregoj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb?Pa folur fare!Nuk u p\u00ebrgjigj njeri. Nj\u00ebsoj si Presidenti q\u00eb turmat e brohorisnin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, edhe t\u00eb majt\u00eb edhe t\u00eb djatht\u00eb, t\u2019i kishte kishte pyetur intelektual\u00ebt: E doni lirin\u00eb politike? Dhe intelektual\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeshin: Liria? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo liria! Nuk kuptojm\u00eb!<\/p>\n<p>Titan\u00ebt nuk erdh\u00ebn kot v\u00ebrdall\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb, nuk u \u00e7or\u00ebn kot e m\u00eb kot rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe gjetiu! Ata dini ta b\u00ebnin komunikimin politik m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr m\u00eb pas! Me akte t\u00eb zgjuara dhe t\u00eb thjeshta \u00e7an\u00eb gardhet e ambasadave dhe u than\u00eb : Po dor\u00ebzohemi te ju! Tani tregoni se \u00e7far\u00eb dini t\u00eb b\u00ebni! Ne e b\u00ebm\u00eb Ton\u00ebn, Juaja fillon tani!<\/p>\n<p>Ata u arratis\u00ebn duke q\u00ebndruar n\u00eb Tiran\u00eb! \u00c7far\u00eb akti i zgjuar politik! Ata, t\u00eb thjesht\u00ebt, treguan me veprime q\u00eb \u201cpushteti popullor\u201d i asaj kohe, mund t\u00eb ishte popullor, por jo i popullit. Me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb prej titani me gjokset lakuriqe t\u00eb rreshkura nga dielli, pa pik\u00eb dhjami, ata hodh\u00ebn tej dogmat e propagand\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs!Pa llafe, me gjuh\u00ebn e trupit!Titan\u00ebt nuk jan\u00eb fjalaman\u00eb, ata flasin me veprat e tyre!<\/p>\n<p>Goditja e tyre prej titani kishte nj\u00eb dhun\u00eb humane brenda! \u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb? Ata ishin t\u00eb fuqish\u00ebm dhe si ortek merrnin p\u00ebrpara \u00e7do gj\u00eb. Ushtruan forc\u00eb ndaj mureve dhe hekurave sepse askush tjet\u00ebr nuk mund t\u2019u dilte p\u00ebrpara. Ata po b\u00ebnin nj\u00eb akt lirie prandaj as polic\u00ebt, as ushtar\u00ebt me lopata xhenjere n\u00eb sup, t\u00eb lodhur e rraskapitur, nuk kishin asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019u rezistonin. Njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoreshin si mish p\u00ebr top nga aparatet e dhun\u00ebs ishin me ta. Kur policia dhe ushtria bashkohet me rebel\u00ebt titan\u00eb, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb regjim nuk reziston dot. At\u00ebhere ka fuqi, por nuk ka dhun\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb dik\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet me furi fizike m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por pa dhun\u00eb t\u00eb ushtruar mbi njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb shkaktonte viktima, ve\u00e7 ndonj\u00eb rasti sporadik, fatkeq\u00ebsisht!<\/p>\n<p>Ata kishin kalkuluar gjith\u00e7ka q\u00eb me nj\u00eb goditje titan\u00ebsh gjyslakuriq t\u00eb thyenin zinxhir\u00ebt e propagand\u00ebs, fasad\u00ebs, dhe t\u00eb dhun\u00ebs policore.Kjo ngjarje e 2 korrikut ishte spontane sado q\u00eb nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb dikush ta kishte frym\u00ebzuar dhe orientuar. Nuk ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse dikush organizon, r\u00ebnd\u00ebsi ka a ndjekin apo jo masat. Ata nuk i sillte aty nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb vesh, kur populli nuk do, thirre sa t\u00eb duash, ai nuk vjen. Kur ndjen se \u00e7asti \u00ebsht\u00eb, titani nuk ndalet!<\/p>\n<p>Forc\u00eb e qet\u00eb, e padhunshme! E padhun\u00ebshme sepse shum\u00eb e fort\u00eb fizikisht, masivisht, mend\u00ebrisht, shpirt\u00ebrisht!P\u00ebr mua 2 korriku \u00ebsht\u00eb revolta e titan\u00ebve, e popullit, pa i ulur asgj\u00eb 11 dhjetorit, ky i fundit nga r\u00ebnd\u00ebsia nuk krahasohet me t\u00eb parin. 2 korriku \u00ebsht\u00eb vala e popullit q\u00eb merr p\u00ebrpara shtypjen, posht\u00ebrimin, skllav\u00ebrin\u00eb, 11 dhjetori ishte pothuajse nj\u00eb ngjarje e negociuar, e r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00ebn presionin popullor, por, e mir\u00ebkuptuar edhe nga pushteti!<\/p>\n<p>2 korriku ishte goditja e titan\u00ebve gjyslakuriq!K\u00ebrkuan ta ulin forc\u00ebn e popullit p\u00ebr liri m\u00eb pas! Ku jan\u00eb k\u00ebta titan\u00eb? K\u00ebt\u00eb pyetje e b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb nuk e njohin as historin\u00eb e popujve, as filozofin\u00eb e historis\u00eb s\u00eb popujve.<\/p>\n<p>Titan\u00ebt ik\u00ebn pasi dhan\u00eb goditjen. Kjo ishte aq heroike sa edhe fatale. K\u00ebshtu e kan\u00eb popujt! Nuk zg\u00ebrdhihen n\u00ebp\u00ebr salla kuvendesh, aeroportesh, leksionesh, fletoresh q\u00eb vet\u00ebquhen media. Titan\u00ebt godasin nj\u00ebher\u00eb n\u00eb senet, ngrihen, godasin, hapin rrug\u00ebn! Titan\u00ebt zgjohen rrall\u00eb. Si popujt. Kush abuzon me k\u00ebt\u00eb energji e paguan shtrenjt\u00eb, sepse titan\u00ebt e lodhur nga energjia e jasht\u00ebzakonshme e \u00e7astit historik, t\u00eb lodhur, bien t\u00eb flen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe. T\u00eb pres\u00ebsh \u00e7do dit\u00eb nga titan\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb nj\u00eb hidrocentral t\u00eb prodhoj\u00eb energji elektrike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb uji pasi ka \u00e7ar\u00eb dig\u00ebn \u00ebsht\u00eb derdhur fushave!<\/p>\n<p>Do koh\u00ebn e vet t\u00eb rimblidhet!Ajo ishte nj\u00eb goditje prej titan\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb akti i vet\u00ebm revolucionar n\u00eb origjin\u00eb t\u00eb shpirtit t\u00eb popullit p\u00ebr liri, pas tij vijn\u00eb delegacionet, marr\u00ebveshjet, artikujt, reportazhet, letrat kredenciale, qeverit\u00eb e nj\u00eb tuf\u00eb aktesh t\u00eb vogla lilipute para zgjimit t\u00eb Titan\u00ebve.Godit\u00ebn dhe ik\u00ebn!Bosh e keni terrenin, u duk, sikur than\u00eb, n\u00eb jeni t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm tani vazhdoni n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri at\u00eb q\u00eb ju takon t\u00eb b\u00ebni, n\u00ebse jo : jeni liliput\u00eb t\u00eb gjor\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb sundues, dhe n\u00eb t\u00eb sunduar, por t\u00eb dy pal\u00ebt liliput\u00eb!<\/p>\n<h1><\/h1>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga 2 korrik 1990: Goditja e titan\u00ebve gjyslakuriq ! Nuk mund t\u00eb harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tirana, por edhe t\u00eb ardhur nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, pasi ishin mbledhur gradualisht n\u00eb rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00e7an\u00eb muret dhe gardhet rrethuese t\u00eb ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u instaluan atje. K\u00ebrkonin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":267679,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267672","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267679"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}