{"id":267850,"date":"2022-07-02T16:49:36","date_gmt":"2022-07-02T14:49:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267850"},"modified":"2022-07-02T17:54:53","modified_gmt":"2022-07-02T15:54:53","slug":"babo-e-preu-malin-e-skerfices-me-shpate-ironia-e-agron-gjekmakajt-dilni-se-erdhi-enveri-rruges-ia-rrite-koston-disafish-e-ia-preve-shiritin-pas-9-vitesh-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/babo-e-preu-malin-e-skerfices-me-shpate-ironia-e-agron-gjekmakajt-dilni-se-erdhi-enveri-rruges-ia-rrite-koston-disafish-e-ia-preve-shiritin-pas-9-vitesh-por\/","title":{"rendered":"\u201cBabo e preu malin e Sk\u00ebrfic\u00ebs me shpat\u00eb\u201d \u2013 Ironia e Agron Gjekmakajt: Dilni se erdhi Enveri! Rrug\u00ebs ia rrite koston disafish e ia preve shiritin pas 9 vitesh, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar inaugurimin e aksit Kardhiq-Delvin\u00eb nga kryeministri Edi Rama dit\u00ebn e sotme. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin e tij social Facebook, Gjekmarkaj thot\u00eb se \u201cbabo\u201d e preu malin e Sk\u00ebrfic\u00ebs me shpat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aks t\u00eb till\u00eb.Gjekmarkaj ka analizuar momentet e inaugurimit, ku shton se Rama e p\u00ebrshkoi tunelin ashtu si\u00e7 i ka hije, me madh\u00ebshti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs d\u00ebgjohej nj\u00eb z\u00eb, \u201cdilni se erdhi Enveri\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Agron Gjekmarkajt:<\/p>\n<p>&#8221;Babo\u00a0 preu malin e Skerfices\u00a0 me shpat\u00eb ! Eh Babo, Babo ja mberrite dites s\u00eb lezetit popullor. Si neper legjenda zbrite dhe malin e Skerfices godite! E pershkrove tunelin si\u00e7 t\u00eb ka hije me sqime e madheshti. Dy ministrushet goj\u00ebarta e z\u00ebbilbil t\u00eb rrefenin Shqiperin\u00eb e se nesermes q\u00eb ti b\u00ebr\u00eb hazer dhe at\u00eb t\u00eb s\u00eb djeshmes l\u00ebngat\u00eb e vaj. Nga shpirti u dilte pasioni i rrefimit Babo, dhe ti i zymt\u00eb\u00a0 si xhind, degjoje. Ato nuk ndalonin llaf pas llafi pirg e b\u00ebnin muhaben\u00eb.<\/p>\n<p>Ecje ti ndan\u00eb udhes ku frynin shtrengatat e ato n\u00eb an\u00eb me koken kthyer n\u00eb k\u00ebndin e drejt\u00eb deshmonin faqe njerzis\u00eb sa drit\u00eb b\u00ebjn\u00eb rrezet e tua.Ti i lije t\u00eb flisnin qerrateshat po ju th\u00ebn\u00eb as mir\u00eb as keq, as ju lumt\u00eb e as ju marrt\u00eb, ato fol e ti ec si tufan Babo. Ve\u00e7 kur tezja gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e njehsuar me tabanin popullor nga\u00a0 magazja e saj kulturore nxorri metaforen e art\u00eb \u201d shtepit\u00eb e Tepelenes dhe Permetit tani jan\u00eb me pamje nga deti\u201d ti Babo qeshe! Nuk e mbajt\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>The me vete ja q\u00eb edhe budallalleku shijon se ai lind nga servilizmi i pafre q\u00eb lepin e fshin. I ke transformuar njerzit Babo. I b\u00ebn t\u00eb rrecitojn\u00eb. I b\u00ebn t\u00eb kendojn\u00eb. I b\u00ebn t\u00eb qeshin e t\u00eb qajn\u00eb. Askush si ti Babo s\u2019ja ka dal\u00eb q\u00eb t\u00eb realizosh njeriun e ri n\u00eb liri.E mendoje nga Fush\u00eb Kruja e siper le ta marr\u00eb Kosova e Mali i zi se un\u00eb atje as u jap perfaq\u00ebsim e sikter i b\u00ebj n\u00eb investime. As rrug\u00eb, as ura, as gj\u00eb prej gj\u00ebj\u00eb. Dhe mir\u00eb jua b\u00ebn o Babo duan rrug\u00eb ata, duan uj\u00eb ata, duan drit\u00eb pale! Madje edhe n\u00eb Milot at\u00eb trafikun 14 km si gryk\u00eb shisheje ashtu lerjua se at\u00eb s\u2019t\u00eb kendojn\u00eb k\u00ebng\u00eb, s\u2019te hellin valle , nuk ju mbushet dhe aq shpirti me llaftar kur t\u00eb shohin , ndaj ti hakmerru punoju qindin !<\/p>\n<p>Po le t\u00eb kthehemi t\u00eb udhetimi historik br\u00ebnda tunelit Babo. Aty ku Belinda rrefente nurin t\u00ebnd n\u00eb investime, aty ku tezja bukurin\u00eb e mendimit t\u00ebnd perkufizonte n\u00eb ndertime, aty ku Damo dhe Termeti dukeshin njesoj n\u00eb pamje e t\u00eb folur, aty ku historia perseritej dhe udheheqesi pritej n\u00eb mes t\u00eb vapes me dajre, saze, k\u00ebnge e valle! I per\u00e7moje ti Babo keto dikur, talleshe si mendimtar allafrenga q\u00eb je, me k\u00ebt\u00eb akraballek e folklor politik! Perqeshje ti Babo at\u00eb qe e pranonte e qyqaret q\u00eb e b\u00ebnin t\u00eb yshtur nga sejmenet lokal. Derdhje ti Babo fjal\u00eb t\u00eb ndezura me shpoti p\u00ebr gjith\u00eb at\u00eb karrikatur\u00eb t\u00eb historis\u00eb q\u00eb perseritej.<\/p>\n<p>Tani Babo t\u00eb mungonte vetem Behar Zhudra n\u00eb krah dhe ashtu si\u00e7 enderron t\u00eb jesh u shfaqe. \u201cDilni se erdhi Enveri\u201d jehona nga tuneli vinte. Babo dhe ty s\u2019t\u00eb vjen fare keq kur me at\u00eb t\u00eb krahasojn\u00eb! Njerzit mendojn\u00eb se merzitesh. Sa gabim e kan\u00eb. Pak m\u00eb i ngroht\u00eb Babo duhej t\u00eb tregoheshe me valltaret e k\u00ebngetaret se ata e qeronin z\u00ebn\u00eb per ty, se ato vertiteshin per ty asaj gryke, per ty tundej shamia e vallja zjarr merrte.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nisi goxha para se ti t\u00eb vije n\u00eb pushtet Babo ti pas 9 vitesh ja preve shiritn\u00eb, disafish ja rrite kostot po ani n\u00eb Shqiperin\u00eb t\u00ebnde ato nuk perb\u00ebjn\u00eb m\u00eb lajm.Ajo q\u00eb ra sot n\u00eb sy Babo ishte palla jote me t\u00eb cilen ndave historin\u00eb n\u00eb dysh po aq sa Skarficen. Pret shpata jote Babo pret. K\u00ebng\u00eb t\u00eb ngriti populli sot \u201d Babo Babo o Kapedan n\u00eb Skarfic\u00eb sot e le nam\/ me pall\u00eb malin godite gjith\u00eb k\u00ebt popull n\u00eb det\u00a0 e qite\/ Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s\u2019na gezon xhani !&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar inaugurimin e aksit Kardhiq-Delvin\u00eb nga kryeministri Edi Rama dit\u00ebn e sotme. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin e tij social Facebook, Gjekmarkaj thot\u00eb se \u201cbabo\u201d e preu malin e Sk\u00ebrfic\u00ebs me shpat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aks t\u00eb till\u00eb.Gjekmarkaj ka analizuar momentet e inaugurimit, ku shton se Rama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":267858,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267850","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}