{"id":267899,"date":"2022-07-02T18:22:43","date_gmt":"2022-07-02T16:22:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267899"},"modified":"2022-07-02T18:22:43","modified_gmt":"2022-07-02T16:22:43","slug":"jeta-e-vip-ave-ne-burg-cllevio-aldo-bare-sdel-kurre-saimir-tahiri-ka-frike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/jeta-e-vip-ave-ne-burg-cllevio-aldo-bare-sdel-kurre-saimir-tahiri-ka-frike\/","title":{"rendered":"Jeta e VIP-ave n\u00eb burg, Cllevio: Aldo Bare s\u2019del kurr\u00eb, Saimir Tahiri ka frik\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kleviol Ahmeti a.k.a Cllevio Serbiano mund t\u00eb jet\u00eb i burgosuri m\u00eb i ndjekur n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kudo n\u00eb \u00e7do rrjet social d\u00ebgjohet p\u00ebr t\u00eb, ose d\u00ebgjohen k\u00ebng\u00ebt e tij. Brenda pak muajsh, n\u00eb arrest sht\u00ebpie b\u00ebri namin nga Lushnja. Zemrat ua fitoi t\u00eb gjith\u00ebve me frazat e tij: besprem\u2019; buzza dhe \u00e7a di ti p\u00ebr burgun? N\u00eb fakt, p\u00ebr burgun nuk dihet shum\u00eb, por Cllevio \u00ebsht\u00eb siguruar q\u00eb ta marrin vesh t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb TikTok ka dal\u00eb duke treguar si histori p\u00ebrrallash gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhte brenda kat\u00ebr mureve t\u00eb mbushura me t\u00eb burgosur.<\/p>\n<p>Flet p\u00ebr personazhe q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb histori dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e kalojn\u00eb koh\u00ebn brenda qelive. Disa do t\u00eb dalin\u2026e disa t\u00eb tjer\u00eb nuk do t\u00eb jetojn\u00eb m\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb liri, duke paguar me gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar, krimet e kryera. I riu nga Lushnja p\u00ebrmend personazhe, por p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ka edhe pseudonime, megjith\u00ebse kuptohet qart\u00eb se kujt i referohet. Ai jep nj\u00eb panoram\u00eb ndryshe nga brenda \u2018kafazeve\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e tij, Ahmeti p\u00ebrmend \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d si Gaxhai, Dritan Dajti, Mandel\u00ebn e Elbasanit dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij, Dritan Kateshin, e sigurisht Aldo Baren.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb prej tyre tregon se kan\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb \u201cnormale\u201d, e se koh\u00ebn e kalojn\u00eb duke luajtur futboll me nj\u00ebri-tjetrin. Sigurisht ata q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrplasje me nj\u00ebri-tjetrin, pasi nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ve\u00e7anti nga t\u00eb gjith\u00eb. Aldo Bare! Edhe pse n\u00eb burg, duket se ai nuk jeton asnj\u00eb dit\u00eb i qet\u00eb dhe ende ruhet edhe at\u00ebher\u00eb kur e ruajn\u00eb. Del vet\u00ebm, rri vet\u00ebm me shok\u00ebt e tij t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Lushnjes, e nuk p\u00ebrzihet me ask\u00ebnd. E shkuara nuk e l\u00eb t\u00eb qet\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb burg t\u00eb gjej\u00eb paqe.<\/p>\n<p>\u201cDua kot p\u00ebr qejf se harrova\u2026se kam kujtuar n\u00eb fakt por kam patur edhe Gaxhain, por thjesht u salutonim me kok\u00eb. Edhe ai i fuqish\u00ebm aty. Gaxhai vajti 20 vjet brenda, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>-Gazmend Braka, i njohur si Gaxhai bashk\u00eb me nj\u00eb grup shok\u00ebsh krijoi nj\u00eb band\u00eb e cila n\u00eb historin\u00eb e krimit shqiptar, njihet si banda e \u201cGaxhait\u201d. Kjo band\u00eb pati nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb organizuar ku mbronte edhe me para banor\u00ebt e fshatit Cerkovin\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, banda e Gaxhait nuk kryente asnj\u00ebher\u00eb ngjarje kriminale. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rival\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm kishin band\u00ebn e lagjes \u00c7ole n\u00eb Vlor\u00eb, e cila kryesohej nga Myrteza \u00c7aushi.<\/p>\n<p>\u201cMandela po ashtu. E di \u00e7a pritje m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, se jan\u00eb t\u00eb tre si v\u00ebllez\u00ebr atje. Sa vete dit\u00ebn e par\u00eb vjen Mandela tek dritarja. I thash\u00eb un\u00eb o shok, t\u00eb kam p\u00ebrmend p\u00ebr qejf meq\u00eb kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb burg. M\u00eb shtr\u00ebngoi dor\u00ebn, e sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb shikonte m\u00eb p\u00ebrqafonin.\u201d<\/p>\n<p>-Eduart Peqini u vet\u00ebquajt Mandela dhe krijoi nj\u00eb band\u00eb gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997, fillimisht prej tet\u00eb vetash dhe m\u00eb pas prej 40 vetash. Shum\u00eb shpejt ai u b\u00eb romi m\u00eb i \u201cfamsh\u00ebm\u201d i Elbasanit dhe s\u00eb bashku me tet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e band\u00ebs s\u00eb tij jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh veprash penale. Grabitje me arm\u00eb, rr\u00ebmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkat\u00ebrrim personash, jan\u00eb krimet q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi \u201cMandel\u00ebn\u201d shqiptar.<\/p>\n<p>Tan Kateshi dhe \u201cpedagogu i Durr\u00ebsit\u201d, Dritan Dajti<\/p>\n<p>\u201cIshte Tan Kateshi me pedagogun. Kateshi \u00ebsht\u00eb gjujts elbasani. Ishte dhe pedagogu po luanim futboll. Edhe po b\u00ebrtisnin se ishin larg. Thirri edhe Tani, se e di q\u00eb i kam qejf ti kem shok\u00eb gangsterat. Edhe me Tan Kateshin u b\u00ebra mik nga Tani. Atje ishte baroni i Santa Kuarant\u00ebs. Bossi. Me bossin bie dhe mik un\u00eb, edhe e takoja shpesh.\u201d<\/p>\n<p>-Banda e Kateshit ishte nj\u00eb grup kriminal q\u00eb veproi n\u00eb qytetin e Elbasanit gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997. Banda mori emrin e kryetarit t\u00eb saj, Dritan Kateshit. Banda e filloi aktivitetin e vet n\u00eb maj t\u00eb 1997. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje n\u00eb akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhun\u00eb t\u00eb makinave etj. T\u00eb trim\u00ebruar me arm\u00ebt n\u00eb krah dhe numrin e madh t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit shum\u00eb shpejt do t\u00eb nisnin edhe me krimin e vrasjes.<\/p>\n<p>\u2013 Dritan Dajti fillimisht u d\u00ebnua me burg p\u00ebrjet\u00eb, por tashm\u00eb d\u00ebnimi iu konvertua me 25 vite burg. Dajti ekzekutoi n\u00eb plazhin \u2018Iliria\u2019 n\u00eb vitin 2009 n\u00eb Durr\u00ebs, 4 polic\u00eb. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Du\u00e7kollari u vran\u00eb m\u00eb 7 gusht t\u00eb vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan t\u00eb arrestonin. Ai asokohe ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.<\/p>\n<p>\u201cIshte Aldo Bare po nuk e pash\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Nuk del ai. \u00cbsht\u00eb m\u00eb uniku atje. Nuk del fare nuk e shikon dot njeri at\u00eb. Sepse ashtu do ai. Por kur t\u00eb them nuk e shikon dot njeri, nuk e shikon dot njeri. \u00c7a radikali. I ka gjith\u00eb \u00e7unat aty. Ai nuk del fare. Edhe ata t\u00eb tjer\u00ebt rrall\u00eb dalin. Por kur del ai mbyllet \u00e7do gj\u00eb. Masa sigurie t\u00eb rrepta. Kurse k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb aty. Ai ka rutin\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u2013 Alfred Shkurti, ose si\u00e7 njihet ndryshe Aldo Bare, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb iu futi tmerrin qytetar\u00ebve t\u00eb Lushnjes n\u00eb vitet 1997-1999. Ai u arrestua n\u00eb Turqi dhe u ekstradua n\u00eb vitin 2009. Ai akuzohet p\u00ebr krijim t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, 15 vrasje, p\u00ebr rr\u00ebmbim personi, shkat\u00ebrrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale n\u00eb bashk\u00ebpunim nga organizata kriminale, vendosjes s\u00eb eksplozivit n\u00eb stadiumin e Lushnj\u00ebs, p\u00ebr vendosjen n\u00eb 2001 t\u00eb eksplozivit n\u00eb banes\u00ebn e inspektorit t\u00eb policis\u00eb, Idriz Shuli, p\u00ebr vrasjen n\u00eb janar t\u00eb vitit 2005 t\u00eb Klodian Haxhiut, vendosje e eksploziv\u00ebve n\u00eb mars t\u00eb 2005 n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vrasjen n\u00eb korrik 2005 t\u00eb Baki Taullahut dhe p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr vrasjesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Saimir Tahiri dhe Julian Sinanaj<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Saimir Tahiri, e di sa larg e kam? 44 hapa larg. Jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar ata, ne jemi n\u00eb paraburgim. Dmth \u00ebsht\u00eb 3 kat\u00ebsh burgu. un\u00eb rr vet\u00ebm, jam tek rezidenca 1. Tani ngaq\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb. P\u00ebrball\u00eb jam Julian Sinanajn. Pendititon m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm. Te burgu i Fierit mb\u00ebrriti gjahtari i Vlor\u00ebs. Pyesni Arkimedin, kush \u00ebsht\u00eb Lolonja e Vlor\u00ebs, dhe Saimir Tahiri ka frik\u00eb nga qorrat e Vlor\u00ebs. U d\u00ebgjua mir\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>-Julian Sinanaj, i ashtuquajturi \u201cujku i vetmuar\u201d p\u00ebr 15 vite \u201cpun\u00eb\u201d n\u00eb Athin\u00eb, Pire dhe Selanik ka kryer m\u00eb shum\u00eb se 20 vrasje apo akte terroriste. M\u00eb pas kur ndjeu se jet\u00ebn e kishte t\u00eb rrezikuar nga ata q\u00eb kishin q\u00ebn\u00eb klient\u00ebt e tij vendosi q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte s\u00ebrish. U kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjeti \u201cstreh\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, ku edhe do t\u00eb ringrinte \u201cbiznesin\u201d e tij. Pavar\u00ebsisht akuzave q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi t\u00eb, Julian Sinanaj, ia doli q\u00eb t\u2019ja hidhte \u2018paq\u2019 burgut p\u00ebrjet\u00eb. Ai vendosi q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfente para hetuesve gjith\u00eb \u2018aktivitetin e tij\u2019 duke fituar statusin e t\u00eb penduarit. Ndihmesa e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e shp\u00ebtoi nga mbyllja p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb qeli, por u d\u00ebnua me 30 vjet burg. I prangosur nga Policia q\u00eb prej vitit 2014, Sinanaj pret qet\u00ebsisht n\u00eb qelin\u00eb e tij momentin e lirimit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vrasjet dhe jet\u00ebn e tij si nj\u00eb killer i vetmuar \u00ebsht\u00eb shkruar edhe nj\u00eb lib\u00ebr.\/Dosja<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kleviol Ahmeti a.k.a Cllevio Serbiano mund t\u00eb jet\u00eb i burgosuri m\u00eb i ndjekur n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kudo n\u00eb \u00e7do rrjet social d\u00ebgjohet p\u00ebr t\u00eb, ose d\u00ebgjohen k\u00ebng\u00ebt e tij. Brenda pak muajsh, n\u00eb arrest sht\u00ebpie b\u00ebri namin nga Lushnja. Zemrat ua fitoi t\u00eb gjith\u00ebve me frazat e tij: besprem\u2019; buzza dhe \u00e7a di ti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":267903,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267899","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}