{"id":267945,"date":"2022-07-03T10:01:10","date_gmt":"2022-07-03T08:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267945"},"modified":"2022-07-03T10:01:10","modified_gmt":"2022-07-03T08:01:10","slug":"voa-sjell-reagimet-hera-e-dyte-qe-rama-con-nje-gazetar-per-riedukim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/voa-sjell-reagimet-hera-e-dyte-qe-rama-con-nje-gazetar-per-riedukim\/","title":{"rendered":"VOA sjell reagimet: Hera e dyt\u00eb q\u00eb Rama \u00e7on nj\u00eb gazetar \u201cp\u00ebr riedukim\u201d"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, organizata t\u00eb gazetar\u00ebve, pedagog\u00eb dhe analist\u00eb t\u00eb njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, q\u00eb kryeministri Rama i komunikoi nj\u00eb gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte jo-etike.<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb i k\u00ebrkoi kryeministrit t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb masa t\u00eb tilla penalizimi p\u00ebr gazetar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb pyetjeve q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb, si akte q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr informim.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama refuzoi t\u2019i p\u00ebrgjigjej t\u00eb premten pyetjes s\u00eb gazetarit Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje joetike.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb kalosh n\u00eb riedukim, si Ambrozia, p\u00ebr 3 muajt e ardhsh\u00ebm. Nuk je i mir\u00ebseardhur n\u00eb asnj\u00eb konferenc\u00eb shtypi. P\u00ebr pyetje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, pa asnj\u00eb etik\u00eb, ka nj\u00eb proces q\u00eb quhet riedukim. 3 muaj. P\u00ebrgjigjen e radh\u00ebs do ta marr\u00ebsh pas 3 muajsh n\u00eb tetor\u201d \u2013 tha zoti Rama.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb zoti Rama \u201c\u00e7on p\u00ebr riedukim\u201d p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtypit. Ngjash\u00ebm ai \u201c\u00e7oi p\u00ebr riedukim\u201d disa muaj m\u00eb par\u00eb gazetaren Ambrozia Meta menj\u00ebher\u00eb pas nj\u00eb pyetje q\u00eb ajo i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb konference me shtypin.<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb deklaroi se nd\u00ebshkime t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb pazakonta dhe t\u00eb panjohura n\u00eb komunikimet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shteteve me gazetar\u00ebt dhe me mediat.<\/p>\n<p>Kryetari i UGSH, Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, tha se nd\u00ebrhyrja e kryeministrit dje ishte nj\u00eb akt i p\u00ebrs\u00ebritur penalizimi t\u00eb gazetarit p\u00ebr shkak t\u00eb pyetjes, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh me legjislacionin shqiptar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u informuar dhe sh\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr informim.<\/p>\n<p>\u201cUnioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb reagon ndaj rasteve t\u00eb tilla dhe i k\u00ebrkon kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb masa t\u00eb tilla penalizimi p\u00ebr gazetar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb pyetjeve q\u00eb ata i b\u00ebjn\u00eb. Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb praktika t\u00eb tilla t\u00eb refuzohen menj\u00ebher\u00eb, madje edhe t\u00eb anullohen si rasti i fundit.<\/p>\n<p> P\u00ebrs\u00ebritja e rasteve t\u00eb tilla do t\u00eb shkaktonte reagime t\u00eb shumta nga komuniteti i gazetar\u00ebve vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk e nderon lirin\u00eb e medias n\u00eb Shqip\u00ebri dhe aq m\u00eb keq, vazhdon t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb indekset e liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d \u2013 tha zoti \u00c7ipa.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Organizat\u00ebs s\u00eb Verifikimit t\u00eb Fakteve \u201cFaktoje.al\u201d, Klodiana Kapo, thot\u00eb se liria e mendimit dhe shprehjes, liria e t\u00eb k\u00ebrkuarit llogaridh\u00ebnie me fakte dhe burime jan\u00eb elemente baz\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb, q\u00eb e forcojn\u00eb edhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb zgjedhur kan\u00eb detyrim t\u00eb jen\u00eb transparent\u00eb, t\u00eb hapur ndaj llogaridh\u00ebnnies, sepse kjo forcon demokracin\u00eb e vendit dhe rrit besimin ndaj institucioneve publike, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Nj\u00eb nga element\u00ebt ky\u00e7 t\u00eb pn\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gazetari \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb fakte dhe t\u2019i verifikoj\u00eb ato, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb informuar. Kjo as nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet, as nuk mund t\u00eb shantazhohet\u201d \u2013 thot\u00eb zonja Kapo.<\/p>\n<p>Masa nd\u00ebshkuese e kryeministrit Rama ndaj gazetarit Muka cil\u00ebsohet si e paqart\u00eb n\u00eb kuptimin juridik dhe administrative nga pedagogu i gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Zylyftar Bregu. Ai thekson se n\u00eb komunitetin e gazetar\u00ebve nevojitet solidaritet, q\u00eb k\u00ebto lloj masash t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten sa her\u00eb q\u00eb artikulohen pyetje t\u00eb pap\u00eblqyeshme ndaj zyrtar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se pyetja e gazetarit nuk ishte jo-etike. Ishte pak sarkastike, por nuk ishte jo-etike. Nd\u00ebrsa vendimi i kryeministrit ishte arrogant. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jepte nj\u00eb p\u00ebrgjigje shteruese, ai dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje d\u00ebnuese. Mendoj q\u00eb gazetar\u00ebt jan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nga pronar\u00ebt, nga shoqatat, dhe nga vet\u00eb nj\u00ebri tjetri. Nuk shoh ndonj\u00eb solidaritet midis koleg\u00ebve\u201d \u2013 thot\u00eb zoti Bregu.<\/p>\n<p>Analisti i politik\u00ebs dhe ekspert i gazetaris\u00eb, Lutfi Dervishi, thekson se nga p\u00ebrdorimi gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh i rrjeteve sociale, zyrtar\u00ebt po ngushtojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb komunikimin me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt, thot\u00eb ai, ndjehen t\u00eb habitur kur n\u00eb p\u00ebrballjet e rralla me gazetar\u00ebt ndeshen me pyetje sfiduese, por pyetjet jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje dhe jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebrtej imagjinat\u00ebs q\u00eb t\u00eb shpallen nd\u00ebshkime ndaj gazetarit p\u00ebr pyetjen qe b\u00ebn. Nj\u00eb gazetar i lir\u00eb ka t\u00eb drejt\u00ebn e shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje sfiduese. Nuk \u00ebsht\u00eb shkelje ligji, as blasfemi n\u00ebse gazetari n\u00eb pyetjen e tij p\u00ebrdor sarkazm\u00ebn. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb le ta teproj\u00eb gazetari, se sa ta teproj\u00eb pushtetari. P\u00ebrdorimi nga ana e kryeministrit i termit \u201criedukim\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ataviz\u00ebm q\u00eb vjen nga Revolucioni Kulturor Kinez i shekullit t\u00eb kaluar. Nd\u00ebshkimi i gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gabim\u201d \u2013 thot\u00eb zoti Dervishi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ra me 20 vende n\u00eb Indeksin Bot\u00ebror t\u00eb liris\u00eb s\u00eb Shtypit, p\u00ebrgatitur nga organizata \u201cReporter\u00ebve pa Kufij\u201d, duke u renditur n\u00eb vendin e 103 nga 180 p\u00ebr vitin 2022.<\/p>\n<p>Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb raportet e tyre se kuadri ligjor p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe informimit nuk zbatohet plot\u00ebsisht n\u00eb praktik\u00eb dhe ka shenja t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, t\u00eb informimit dhe t\u00eb shtypit, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ato theksojn\u00eb se p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve, ngacmimeve dhe kushteve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb pun\u00ebs. \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, organizata t\u00eb gazetar\u00ebve, pedagog\u00eb dhe analist\u00eb t\u00eb njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, q\u00eb kryeministri Rama i komunikoi nj\u00eb gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte jo-etike. Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb i k\u00ebrkoi kryeministrit t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb masa t\u00eb tilla penalizimi p\u00ebr gazetar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb pyetjeve q\u00eb ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":267946,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267945","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267946"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}