{"id":268221,"date":"2022-07-04T09:12:04","date_gmt":"2022-07-04T07:12:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268221"},"modified":"2022-07-04T09:12:04","modified_gmt":"2022-07-04T07:12:04","slug":"moment-orgurzi-per-reformen-ne-drejtesi-fatos-lubonja-per-gjyqin-ndaj-salianjit-pse-eshte-fabrikim-provash-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/moment-orgurzi-per-reformen-ne-drejtesi-fatos-lubonja-per-gjyqin-ndaj-salianjit-pse-eshte-fabrikim-provash-2\/","title":{"rendered":"\u201cMoment orgurzi p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d, Fatos Lubonja p\u00ebr gjyqin ndaj Salianjit: Pse \u00ebsht\u00eb fabrikim provash"},"content":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja n\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018Panorama\u2019, nd\u00ebrsa analizonte vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Ervin Salianjin, n\u00eb 2019 dhe d\u00ebnimin me 1 vit burg p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ogurzi p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lubonja shpjegon se pse \u00ebsht\u00eb fabrikim provash.<\/p>\n<p>Analiza<br \/>\nD\u00ebnimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje \u2013 n\u00eb ndryshim nga ata q\u00eb u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment tep\u00ebr ogurzi p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, ku kam parasysh edhe Prokurorin\u00eb, edhe gjykatat. \u00c7far\u00eb kam parasysh me k\u00ebt\u00eb? Drejt\u00ebsia jon\u00eb n\u00eb vitet paraardh\u00ebse ka pasur shum\u00eb probleme, por n\u00ebse do t\u00eb sintetizojm\u00eb q\u00ebndrimin e saj ndaj politik\u00ebs, shprehja q\u00eb e ka karakterizuar ka qen\u00eb ajo e p\u00ebrdorur dikur: \u201cFle mbi dosje\u201d. Pra, kemi pasur nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk ka guxuar t\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet e nxehta t\u00eb korrupsionit t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb. Ajo ka hezituar, ose nuk ka guxuar, apo ka bashk\u00ebpunuar me politikan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebnuar ata, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kishte prova se duheshin d\u00ebnuar, duke mos hapur \u00e7\u00ebshtje, duke kap\u00ebrcyer afatet, duke fshehur prova etj. Ajo ka anuar gjithnj\u00eb nga pushteti i maxhoranc\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb treguar e kujdesshme edhe n\u00eb trajtimin e politikan\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs si t\u00eb papreksh\u00ebm, pa\u00e7ka se kund\u00ebr tyre mund t\u00eb ket\u00eb pasur prova.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen \u201cSalianji\u201d, publiku \u00ebsht\u00eb njohur me dy versione q\u00eb b\u00ebnin fajtor ose nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb politike, ose pal\u00ebn tjet\u00ebr. Versioni i paraqitur nga opozita, protagonist i s\u00eb cil\u00ebs u b\u00eb Salianji, ishte se gazetari investigativ Olldashi kishte arritur, n\u00ebp\u00ebrmjet ishte d\u00ebnuarit, i ashtuquajtur Babale, t\u00eb provonte me incizim se v\u00ebllai i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe, Fatmir Xhafaj \u2013 i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge \u2013 vazhdonte aktivitetin kriminal n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb incizim, duke mos mundur ta botonte n\u00ebp\u00ebr media, ai m\u00eb n\u00eb fund ia \u00e7oi PD-s\u00eb, e cila e b\u00ebri publik, duke krijuar nj\u00eb skandal politik tashm\u00eb t\u00eb njohur, q\u00eb \u00e7oi edhe n\u00eb largimin e Xhafajt nga posti.<\/p>\n<p>Versioni i maxhoranc\u00ebs, q\u00eb u shpalos q\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb skandalit n\u00ebp\u00ebrmjet goj\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, ishte se kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb manipulim t\u00eb kryer n\u00eb laborator\u00ebt e PD-s\u00eb, se ai e kishte \u00e7uar incizimin n\u00eb nj\u00eb laborator t\u00eb huaj (emrin e t\u00eb cilit nuk e tha kurr\u00eb), q\u00eb kishte provuar se z\u00ebri nuk ishte ai i v\u00ebllait t\u00eb ministrit. Ky version u konsolidua m\u00eb pas n\u00ebp\u00ebrmjet daljes n\u00eb sken\u00eb t\u00eb nj\u00eb personazhi t\u00eb d\u00ebnuar disa her\u00eb (Fredi Alizoti), i cili deklaroi se ishte ai q\u00eb kishte simuluar z\u00ebrin e v\u00ebllait t\u00eb ministrit, i shtyr\u00eb nga premtimi se deputeti i PDs\u00eb, Salianji, do t\u2019i jepte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 100 mij\u00eb euro dhe q\u00eb po denonconte sepse nuk i kishte marr\u00eb parat\u00eb (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Babalja i kishte marr\u00eb 200 mij\u00eb eurot e veta). Pra, sipas k\u00ebtij varianti, n\u00eb regjistrim kemi z\u00ebrin e Babales dhe Alizotit, kurse i p\u00ebrdoruri i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb gazetari Olldashi, i cili deklaroi se ia ka dh\u00ebn\u00eb stilografin Babales p\u00ebr t\u00eb regjistruar Xhafajn n\u00eb lokalin e tij, por gjat\u00eb regjistrimit nuk ka qen\u00eb prezent.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb versioni q\u00eb pranoi Gjykata, e cila d\u00ebnoi p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb Babalen me 3 vjet, Alizotin me 2 vjet, Salianjin me 1 vit dhe Olldashin me 100 dit\u00eb pun\u00eb sociale p\u00ebr shlyerje d\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb version nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr gabime interpretimi nga ana e prokuror\u00ebve, por ose p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb tij, ose p\u00ebr fabrikim me dashje. Dhe k\u00ebtu konsiston kalimi i Rubikonit nga drejt\u00ebsia sepse fabrikimi e fut drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb na kujton praktikat e nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Dhe p\u00ebr mua ka shum\u00eb element\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb tek ato praktika ku vendimet i merrte pushteti politik, kurse Hetuesia, Prokuroria dhe gjyq\u00ebsori kishin detyr\u00eb t\u2019i vulosnin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm ato m\u00eb kryesoret: veprimi i par\u00eb depistues, q\u00eb p\u00ebrcaktoi edhe linj\u00ebn e hetimit nga Prokuroria, ishte deklarata e rreme e Kryeministrit, se laboratori i huaj kishte v\u00ebrtetuar se nuk ishte z\u00ebri i Argon Xhafajt. Fill pas saj, Prokuroria, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hapte nj\u00eb hetim p\u00ebr aktivitetin kriminal n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Xhafajt (p\u00ebrve\u00e7se at\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ministrit dhe t\u00eb v\u00ebllait), hapi hetim vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim. Lejimi prej saj i ikjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ministrit n\u00eb Itali t\u00eb nes\u00ebrmen ishte tejet komprometues n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Dhe sigurisht nuk mund ta shohim k\u00ebt\u00eb veprim pa kujtuar edhe trajtimin para pak koh\u00ebsh t\u00eb komisar Zaganit nga Kryeministri dhe Prokuroria, ku nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky kishte th\u00ebn\u00eb disa fakte q\u00eb dol\u00ebn t\u00eb v\u00ebrteta mbi ministrin tjet\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm, Tahiri, u akuzua si zagar nga Kryeministri dhe u d\u00ebnua me arrest n\u00eb sht\u00ebpi nga Prokuroria.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb zgjatem k\u00ebtu me argumentet e shumta, q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fabrikim dhe fshehje provash nga ana e Prokuroris\u00eb, ku spikat krimineli Alizoti, i cili doli se pasi ka shkuar n\u00eb Polici t\u00eb denoncoj\u00eb veten p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb burg (ngaq\u00eb nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 100 mij\u00eb euro), ka shkuar n\u00eb zyrat e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar eurot, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me Salianjin nuk ka asnj\u00eb bised\u00eb telefonike, por ka shum\u00eb t\u00eb tilla me shefat e Policis\u00eb, ku, \u00e7udit\u00ebrisht, u flet me tone urdh\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por nuk mund t\u00eb mos ma p\u00ebrforcoj\u00eb bindjen se k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fabrikim dhe fshehje provash edhe vendimi i dh\u00ebn\u00eb nga gjykata. N\u00ebse do t\u00eb pranojm\u00eb versionin se arkitekti i gjith\u00eb k\u00ebtij maskarall\u00ebku qenka deputeti Salianji, at\u00ebher\u00eb d\u00ebnimi i tij me 1 vit nuk justifikohet sepse do t\u00eb duhet t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, patjet\u00ebr edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se ai i Babales dhe Alizotit (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prokuroria k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohej edhe m\u00eb pak: 1 vjet me kusht). Jo vet\u00ebm, por ai do t\u00eb duhej t\u00eb ishte hetuar edhe se ku i ka gjetur 200 mij\u00eb eurot q\u00eb i paska dh\u00ebn\u00eb Babales si pastrim parash e bashk\u00ebpunim me t\u00eb tjer\u00eb (pa\u00e7ka se n\u00ebse i paska dh\u00ebn\u00eb atij 200 mij\u00eb, s\u2019ka pse mos t\u2019i jepte edhe Alizotit 100 mij\u00eb).<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim, k\u00ebrkimi i nj\u00eb d\u00ebnimi kaq t\u00eb leht\u00eb nga Prokuroria, p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb personalisht e mendoj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, sikur t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb, psikologjikisht nuk mund t\u00eb shpjegohet ve\u00e7se me nj\u00eb kompleks faji nga prokuror\u00ebt, q\u00eb, duke e ditur se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb kan\u00eb fabrikuar, nuk kan\u00eb dashur t\u00eb shtyhen edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb krim. Por nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb thot\u00eb: \u201ckrimi ndjell krimin\u201d. Si\u00e7 e thash\u00eb, ky ishte nj\u00eb kalim Rubikoni p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00ebn shtysat e nj\u00eb Kryeministri, q\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb e ka kaluar Rubikonin e tij, duke punuar me ngulm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr eliminimin, k\u00ebrc\u00ebnimin apo frik\u00ebsimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja n\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018Panorama\u2019, nd\u00ebrsa analizonte vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Ervin Salianjin, n\u00eb 2019 dhe d\u00ebnimin me 1 vit burg p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ogurzi p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Lubonja shpjegon se pse \u00ebsht\u00eb fabrikim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":230674,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268221","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268221"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268221\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}