{"id":268471,"date":"2022-07-04T15:13:19","date_gmt":"2022-07-04T13:13:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268471"},"modified":"2022-07-04T15:13:19","modified_gmt":"2022-07-04T13:13:19","slug":"analiza-qeveria-te-jepet-me-koncension-keshtu-ska-me-kuptim-as-protesta-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-qeveria-te-jepet-me-koncension-keshtu-ska-me-kuptim-as-protesta-e-opozites\/","title":{"rendered":"ANALIZA\/ \u201cQeveria t\u00eb jepet me koncension, k\u00ebshtu s\u2019ka m\u00eb kuptim as protesta e opozit\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p>NGA LUTFI DERVISHI<\/p>\n<p>Qeveria me koncesion, zgjidhja e t\u00eb gjitha zgjidhjeve\u2026 Ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar protest\u00ebn e paralajm\u00ebruar t\u00eb opozit\u00ebs ende pa nisur: dh\u00ebnia e qeveris\u00eb me koncesion!<\/p>\n<p>N\u00ebn shembullin tejet t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb Partneritit Publik Privat (PPP), dhe koncesioneve, pse t\u00eb mos jepet edhe qeveria me koncesion? N\u00ebse qeveria jepet me koncesion, a ka m\u00eb kuptim protesta kund\u00ebr qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e koh\u00ebs ne na ik\u00ebn duke akuzuar qeverin\u00eb: E akuzojm\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb Parlament, e akuzojm\u00eb n\u00eb media, e akuzon shoq\u00ebria civile, e akuzojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe ca si m\u00eb shpesh edhe raportet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. N\u00ebse qeveria jepet me koncesion, askush nuk do t\u00eb flas\u00eb m\u00eb p\u00ebr minist\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgojuar, reform\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar, premtim t\u00eb parealizuar dhe administrat\u00eb t\u00eb korruptuar. Opozita do t\u00eb merrte nj\u00eb goditje fatale se do t\u00eb mbetej t\u00ebr\u00ebsisht pa pun\u00eb, e si gjith\u00eb t\u00eb papun\u00ebt \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb t\u00eb emigroj\u00eb n\u00eb Itali, Gjermani apo ku t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb.<\/p>\n<p>1.Ministria e Brendshme<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia me koncesion e k\u00ebtij dikasteri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb vendoste \u201crend brenda rendit\u201d, por do t\u00eb hiqte edhe akuzat se policia p\u00ebrdoret nga pushteti, dhe se policia jon\u00eb sa vjen dhe i ngjan modelit tunizian: i fort\u00eb me t\u00eb dob\u00ebtin dhe i dob\u00ebt me t\u00eb fortin! Me k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb shuheshin akuzat p\u00ebr lidhje me krimin, p\u00ebr ndikimin politik, p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr tenderat si ai i uniformave, etj, etj. Dh\u00ebnia me koncesion \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d q\u00eb edhe k\u00ebshtu e kontrollojn\u00eb policin\u00eb i jep fund edhe hipokrizis\u00eb dhe dualiteti t\u00eb shefave. Shef i thon\u00eb atij q\u00eb merr rrog\u00ebn n\u00eb polici, shefi i thon\u00eb dhe banditit n\u00eb rrug\u00eb, dhe shef i madh i thon\u00eb shefit t\u00eb shefit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe shefi i banditit. Shefi i madh si rregull \u00ebsht\u00eb deputet. Dhe n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment me shef t\u00eb madh ju ashtu sikund\u00ebr edhe un\u00eb mendojm\u00eb dik\u00eb tjet\u00ebr, kjo quhet thjesht p\u00ebrputhje mendimesh.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb kthehemi n\u00eb tem\u00eb: Kush m\u00eb mir\u00eb mund ta luftoj\u00eb krimin se nj\u00eb konsorcium t\u00eb fort\u00ebsh q\u00eb e din\u00eb mir\u00eb se kushdo se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb, t\u00eb p\u00ebrballesh me ligjin, t\u00eb kesh frik\u00eb nga forca e ligjit dhe t\u00eb b\u00ebsh ligjin?<\/p>\n<p>2.Ministria e Mbrojtjes<\/p>\n<p>Ministria m\u00eb e leht\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb pak debate p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb me koncesion \u00ebsht\u00eb dikasteri i Mbrojtjes. \u00cbsht\u00eb trend i koh\u00ebs q\u00eb ushtria t\u00eb privatizohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i kafshimit t\u00eb pronave t\u00eb saj po ec\u00ebn me ritme t\u00eb k\u00ebnaqshme! Shpenzimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s b\u00ebhen edhe m\u00eb efi\u00e7ente dhe merr fund historia e b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb \u00ebikileaks se ushtar\u00ebt q\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs duhet t\u00eb paguajn\u00eb ryshfet, se promovimi nuk b\u00ebhet sipas merit\u00ebs, se kemi flot\u00eb ajrore, por nuk kemi avion, se kemi helikopter\u00eb, por nuk na leverdis t\u2019i kemi se kushton mir\u00ebmbatja, etj, etj.<\/p>\n<p>3.Ministria Infrastruktur\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Qeveria do t\u00eb heq\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb madhe nga vetja n\u00ebse realizon shpejt dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs. Madje kjo mund t\u00eb jet\u00eb ministria e par\u00eb q\u00eb i duhen dh\u00ebn\u00eb duart sa m\u00eb shpejt. E imagjinoni nj\u00eb situat\u00eb ku opozit\u00ebs, media dhe qytetar\u00ebve t\u2019ia zhvleft\u00ebsosh gjith\u00eb pyetjet e m\u00eb poshtme:<\/p>\n<p>-Pse paguhen incinerator\u00ebt kur pronar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim?<\/p>\n<p>-Pse rrug\u00ebt q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb kushtojn\u00eb disa fish m\u00eb shum\u00eb se rrug\u00ebt q\u00eb b\u00ebhen me fondet e BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>-Pse e shesim energjin\u00eb lir\u00eb dhe e blejm\u00eb shtrenjt\u00eb?<\/p>\n<p>-Pse ka 10 vjet q\u00eb nuk mbaron rruga e Arb\u00ebrit?<\/p>\n<p>-Pse ka 15 vjet q\u00eb nuk mbarojn\u00eb 2.2km rrug\u00eb te Astiri?<\/p>\n<p>-Pse rruga Kardhiq- Delvin\u00eb vet\u00ebm 34 km mori 16 vjet koh\u00eb dhe dyfishin e fondeve?<\/p>\n<p>-Pse kemi humbur 40 milion\u00eb euro gjyq me kompanin\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtonte rrug\u00ebn Elbasan- Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>-Pse kemi humbur gjyq 150 milion\u00eb euro me Bechetin?<\/p>\n<p>-Pse b\u00ebjm\u00eb investime t\u00eb kushtueshme n\u00eb infrastruktur\u00eb aty ku nuk ka ekonomi dhe njer\u00ebz dhe pse nuk investojm\u00eb aty ku jan\u00eb njer\u00ebzit dhe ekonomia?<\/p>\n<p>-Pse kemi \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb planet kur edhe vet\u00eb prodhojm\u00eb naft\u00eb?<\/p>\n<p>-Pse nuk mbaron rind\u00ebrtimi?<\/p>\n<p>-Pse? Pse? Pse?\u2026<\/p>\n<p>Le t\u00eb plasin kok\u00ebn koncesionar\u00ebt me k\u00ebto pyetje dhe pse jo edhe t\u00eb p\u00ebrplasen n\u00eb gjykat\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb problem kontraktual. Patjet\u00ebr! Gjykata t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e vet!<\/p>\n<p>4.Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sektori q\u00eb e ka ndjer\u00eb e para se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb partneritin publik privat. E imagjinoni t\u00eb na z\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb val\u00eb tjet\u00ebr pandemie? (Apo nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pandemite si n\u00eb serial i Netflixit, sa mbaron nj\u00eb sezon, nis sezoni tjet\u00ebr) Do t\u00eb detyrohemi t\u00eb nxjerrim tanket<\/p>\n<p>n\u00eb rrug\u00eb s\u00ebrish dhe s\u00ebrish t\u00eb marrim rrug\u00ebn e bot\u00ebs duke lypur?! Lypja v\u00ebrtet nuk t\u00eb nxjerr pa gj\u00eb, thon\u00eb shkodran\u00ebt, por t\u00eb nxin faqen. Dhe ne, sidomos tani q\u00eb kryesojm\u00eb edhe K\u00ebshillin e Sigurimit, na duhet faqja e bardh\u00eb. Nuk i shkon qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb lyp\u00eb sa n\u00eb Turqi, sa n\u00eb Itali, sa n\u00eb Bruskel sa n\u00eb Uashington, sa n\u00eb vendet e bot\u00ebs arabe dhe sa n\u00eb korporatat shum\u00eb komb\u00ebshe. Mjaft m\u00eb! Qeveria ashtu si \u00e7do njeri p\u00ebr nj\u00eb nder rron. Nuk ka pse t\u00eb njolloset nderi i qeveris\u00eb e p\u00ebr \u00e7far\u00eb, p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb sido q\u00eb t\u00eb vij\u00eb puna nj\u00eb dit\u00eb mire a keq do t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb jet\u00eb?!<\/p>\n<p>Ministria Arsimit<\/p>\n<p>Vendet kan\u00eb p\u00ebrparuar kur kan\u00eb investuar n\u00eb edukim. Ka vende si Singapori, Japonia, Koreja e Jugut, etj q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb pasuri, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur se kan\u00eb investuar n\u00eb mendje. Qeveria nisi nj\u00eb ligj q\u00eb t\u2019i jepte fonde privatit, por u zmbraps ku mungesa e guximit p\u00ebr t\u2019i kaluar t\u00eb gjith\u00eb fondet privatit na ka sjell\u00eb n\u00eb situat\u00ebn deledash. Pse duhet qeveria t\u2019i hap\u00eb vetes telashe se testi matur\u00ebs dekonspirohet, se mesatarja e pranimit p\u00ebr studimet p\u00ebr m\u00ebsuesi ka shkuar 6-t\u00eb, se student\u00ebt nuk kan\u00eb kushte, se pakti p\u00ebr universitetin nuk \u00ebsht\u00eb realizuar as 20%, etj, etj. N\u00ebse kan\u00eb probleme nx\u00ebn\u00ebsit, maturant\u00ebt apo student\u00ebt t\u00eb p\u00ebrballen me koncesionarin ku t\u00eb duan, t\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb auditore, n\u00eb sheshe, dhe n\u00eb gjykat\u00eb, patjet\u00ebr. Koncesionari do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb se portalin e pranimit t\u00eb m\u00ebsuesve e ka gati.<\/p>\n<p>Kultura<\/p>\n<p>Kultura \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019ia kaluar koncesionarit, pasi kuadri ligjor \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, bashk\u00ebkohor dhe tejet vizionar. Ndoshta duhet nj\u00eb amendim i vog\u00ebl n\u00eb ligjin p\u00ebr menaxhimin e Butrintit. Vend i vog\u00ebl jemi tek e fundit, mjafton nj\u00eb ose e shumta dy fondacione private dhe e kthejm\u00eb kultur\u00ebn n\u00eb piedestalin q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia v\u00ebrtet mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb gjith\u00ebve, por nuk ka pse t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e qeveris\u00eb. Pak halle ka qeveria q\u00eb t\u00eb merret edhe me bujqit?! Jemi shum\u00eb prapa. 50% e popullsis\u00eb jeton ende n\u00eb fshat! Q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb standardet e BE-s\u00eb, ky num\u00ebr duhet pjestuar me 10. E kush tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb koncesionar i suksessh\u00ebm mund t\u00eb arrinte m\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb objektiv? N\u00eb kushtet kur ne po hapemi me Ballkanin me Europ\u00ebn dhe bot\u00ebn, nuk ka pse t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr prodhimet vendase. Stomaku nuk do t\u2019ia dij\u00eb n\u00ebse perimet dhe frutat jan\u00eb prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kuala Lumpur. Ashtu sikund\u00ebr proletar\u00ebt nuk njihnin atdhe edhe konsumator\u00ebt nuk njohin atdhe n\u00eb kuptim patriotik apo folklorik q\u00eb i jep k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ndonj\u00eb deputet si Erion Bra\u00e7e q\u00eb me kalimin me koncession t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, mbetet t\u00ebr\u00ebsisht pa pun\u00eb se na i ka b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimet e bujqve t\u00eb Divjak\u00ebs m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se shqet\u00ebsimet q\u00eb kemi p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb!.Edhe ky njeri q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb qeveris\u00eb sa p\u00ebr tri opozitat bashke (iraniane, afgane dhe shqiptare) do t\u00eb mbetet pa pun\u00eb!<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme mund t\u2019i delegohet shum\u00eb mir\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb kemi k\u00ebtu. Ata n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, po ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ka d\u00ebrguar shteti i tyre,<\/p>\n<p>po b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ambasador\u00ebt tan\u00eb n\u00eb shtetet respektive, dhe po b\u00ebjn\u00eb edhe pun\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt tan\u00eb k\u00ebtu. Modalitet i i koncesionit k\u00ebtu mbetet p\u00ebr t\u2019u diskutuar!<\/p>\n<p>Ekonomia dhe Financat<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb provuar tashm\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht dhe nuk kemi pse t\u00eb shpikim rrot\u00ebn se privati i menaxhon m\u00eb mir\u00eb fondet se qeveria. Kjo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb e nj\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dy. Kush nuk \u00ebsht\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb problem i tij. \u00c7far\u00eb t\u00eb keqe ka q\u00eb fondet e buxhetit t\u2019ia japim nj\u00eb koncesionari? K\u00ebshtu hiqen edhe akuzat se b\u00ebhen ligje n\u00eb favor t\u00eb X dhe t\u00eb Y, se fondet po i kalojn\u00eb klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb, se qeveria shqet\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn dhe fitimin e nj\u00eb grushti \u201coligark\u00ebsh\u201d se p\u00ebr jet\u00ebn dhe hallet e njer\u00ebzve, etj etj.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb fund, por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia mbetet Drejt\u00ebsia. Prokurorit\u00eb, sidomos SPAK, BKH, gjykatat dhe burgjet nuk duhen reformuar se reforma \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, por duhen koncesionit. K\u00ebshtu mbyllet automatikisht greva e avokat\u00ebve dhe noter\u00ebve. Nuk ka m\u00eb problem me hart\u00ebn gjyq\u00ebsore. Zerohet problemi me Himalajeet e dosjeve gjyq\u00ebsore q\u00eb presin radh\u00ebn prej 7-8 vitesh, shuhen probleme me vettingun dhe nd\u00ebrpritet procesi i atyre q\u00eb vetuan (se po del q\u00eb kan\u00eb g\u00ebnjyer m\u00eb shum\u00eb dhe jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb paaft\u00eb se t\u00eb vetuarit). Mbyllet p\u00ebrfundimisht problemi i tenderave n\u00eb burgje dhe harrohet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb epoka e lirimit para kohe p\u00ebr sjellje t\u00eb mir\u00eb apo pend\u00ebs\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve VIP.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm duke dh\u00ebn\u00eb qeverin\u00eb me koncesion do t\u00eb kemi p\u00ebrfundimisht:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta q\u00eb ne nuk duam ta pranojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se shtetin e prish pushteti. Pushtetin e prish qeveria (partia). Duke dh\u00ebn\u00eb me koncesion qeverisjen edhe korrupsionit i japim d\u00ebrrm\u00ebn (megjith\u00ebse ky i fundit mori nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse nga Konferenca Komb\u00ebtare Antikorrupsion), edhe mir\u00ebqenien e individit e ngrem\u00eb n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e premtimeve t\u00eb b\u00ebra k\u00ebto 10 vite.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb ministrive kryesore, nis edhe transformimi i v\u00ebrtet\u00eb jo vet\u00ebm i m\u00ebnyr\u00ebs se si b\u00ebhet politika apo qeverisja, por nis transformimi i v\u00ebrtet\u00eb i vendit dhe Shqip\u00ebria b\u00ebhet edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr \u201ckopshti i lul\u00ebzuar\u201d n\u00eb brigjet e Adriatikut dhe t\u00eb Jonit bashk\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ky hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmerret menj\u00ebher\u00eb, megjith\u00ebse situata e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse kjo qeveri para nj\u00eb viti u vot\u00ebbesua p\u00ebr t\u00eb qeverisur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por qeveria nuk ka pse humbet koh\u00eb. Fare mir\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund ta kaloj\u00eb p\u00ebr konsultim popullor t\u00eb ngjash\u00ebm me konsultimin p\u00ebr 12 pikat e b\u00ebr\u00eb para disa muajve. K\u00ebshtu edhe kjo ide merr mb\u00ebshtetje popullore se n\u00eb fund t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit b\u00ebhet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb mbledhje qeverie se nuk ka kuptim. Mbledhjet e qeveris\u00eb do t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsohen me takimet e pun\u00ebs me njer\u00ebzit e pun\u00ebs (mund t\u00eb quhen pun\u00ebmbaruarit, pun\u00ebb\u00ebrit, pun\u00ebbitisurit, dhe k\u00ebto sinonime do t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsojn\u00eb fjal\u00ebn koncesionar, fjal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb njollosur padrejt\u00ebsisht dhe pabesisht). Takimet e pun\u00ebs me njer\u00ebzit e pun\u00ebs do t\u00eb zhvillohen n\u00eb prani t\u00eb medias ku e ftuar do t\u00eb jet\u00eb edhe opozita.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Opozita po t\u00eb ket\u00eb mend n\u00eb kok\u00eb merr shembullin e opozit\u00ebs iraniane dhe opozit\u00ebs afgane q\u00eb kan\u00eb k\u00ebtu prej koh\u00ebsh dhe nuk i ndihet z\u00ebri goj\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por kjo opozit\u00eb q\u00eb kemi sigurisht, do t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr dhe do t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb protesta, por\u2026 n\u00eb munges\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr kujt do t\u00eb protestoj\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kund\u00ebr koncesionar\u00ebve?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Le ta provoj\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA LUTFI DERVISHI Qeveria me koncesion, zgjidhja e t\u00eb gjitha zgjidhjeve\u2026 Ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar protest\u00ebn e paralajm\u00ebruar t\u00eb opozit\u00ebs ende pa nisur: dh\u00ebnia e qeveris\u00eb me koncesion! N\u00ebn shembullin tejet t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb Partneritit Publik Privat (PPP), dhe koncesioneve, pse t\u00eb mos jepet edhe qeveria me koncesion? N\u00ebse qeveria jepet me koncesion, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":268478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268471","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/268478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}