{"id":268503,"date":"2022-07-04T15:57:11","date_gmt":"2022-07-04T13:57:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268503"},"modified":"2022-07-04T15:57:11","modified_gmt":"2022-07-04T13:57:11","slug":"reforma-zgjedhore-flet-oerd-bylykbashi-sdo-lejojme-qe-rama-te-marre-primin-ne-kembim-te-disa-bashkive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reforma-zgjedhore-flet-oerd-bylykbashi-sdo-lejojme-qe-rama-te-marre-primin-ne-kembim-te-disa-bashkive\/","title":{"rendered":"Reforma zgjedhore\/ Flet Oerd Bylykbashi: S\u2019do lejojm\u00eb q\u00eb Rama t\u00eb marr\u00eb Primin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb disa bashkive"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Grupit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, shprehet se kryetari i Grupit t\u00eb PD-s\u00eb, Enkelejd Alibeaj, ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me Kryeministrin Rama q\u00eb t\u2019i \u201cjap\u00eb\u201d primin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb disa bashkive.<\/p>\n<p>Vendosja e primit n\u00ebnkupton q\u00eb partia q\u00eb del me m\u00eb shum\u00eb mandate nga zgjedhjet, merr 10 mandate plus dhe automatikisht formon qeverin\u00eb. Ndon\u00ebse nuk kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Territoriale, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, Oerd Bylykbashi u shpreh se n\u00eb selin\u00eb blu \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune, i cili sipas tij do dal\u00eb me ofertat e tyre p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore dhe at\u00eb territoriale.<\/p>\n<p>Ai e quan rrezik nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb Alibeajt me Kryeministrin, ndaj deputet\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb komisione dhe n\u00eb Parlament u sugjeron q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin vot\u00ebn me kujdes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kthehen si deputet\u00ebt e mandatit t\u00eb kaluar q\u00eb ishin \u201caksident\u201d. Sakaq, Bylykbashi e konsideron t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm sistemin zgjedhor aktual i b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2008. Sipas tij, n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb r\u00ebn\u00eb mekanizmat kontrolluese. Parlamenti ka nisur pun\u00ebn p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale, a po punon PD p\u00ebr fuqizimin e bashkive?<\/p>\n<p>Reforma territoriale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nevojat e m\u00ebdha q\u00eb ka Shqip\u00ebria n\u00eb shum\u00eb plane. S\u00eb pari mund t\u00eb them t\u00eb riorganizimit t\u00eb ndarjes territoriale sepse ajo q\u00eb u b\u00eb n\u00eb 2014 ishte qartazi ndarje me q\u00ebllim elektoral p\u00ebr t\u00eb kapur pushtetin pa pasur parasysh nevoj\u00ebn e komuniteteve. Pasojat jan\u00eb ato q\u00eb dim\u00eb. Pushteti lokal \u00ebsht\u00eb larguar shum\u00eb nga qytetari. Kostot jan\u00eb rritur shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb administrata. Qeveria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebr qytetarin e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Na duhet q\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb pushtetin sa m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb qartazi nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Partis\u00eb Socialiste dhe z. Alibeaj e nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb kan\u00eb uzurpuar pik\u00ebrisht pozicionet q\u00eb i takojn\u00eb Partis\u00eb Demokratike si opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar ata n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00eb pazar sesi mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje territoriale q\u00eb s\u2019do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>PD nuk ka propozuar an\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision, megjithat\u00eb deputet\u00ebt e PD-s\u00eb jam i sigurt e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb interesi m\u00eb i mir\u00eb i qytetar\u00ebve sh\u00ebrbehet duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar atje vullnetin politik t\u00eb opozit\u00ebs, e cila n\u00eb kontakt me terrenin e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb reforma territoriale. Nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pazar p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore dhe k\u00ebt\u00eb do ta pengojm\u00eb me kusht.<\/p>\n<p>A po punoni ju p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb territoriale, p\u00ebr parimet ku do nd\u00ebrtohet ajo?<\/p>\n<p>PD ka ngritur nj\u00eb grup pune q\u00eb ka filluar t\u00eb diskutoj\u00eb me figura t\u00eb shquara n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Me eksperienc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe sa i p\u00ebrket pushtetit vendor dhe decentralizimit dhe q\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kan\u00eb b\u00ebr\u00eb propozime konkrete si n\u00eb nivelin e bashkive dhe t\u00eb qarqeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup pune q\u00eb do p\u00ebrcaktoj q\u00ebndrimet e PD-s\u00eb, por q\u00eb t\u2019u themi edhe qytetar\u00ebve se cila \u00ebsht\u00eb oferta jon\u00eb, shum\u00eb shpejt besoj se do vijm\u00eb me nj\u00eb produkt solid p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara n\u00eb reform\u00ebn territoriale.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr kemi reform\u00ebn zgjedhore, \u00e7far\u00eb ka mbetur ende p\u00ebr t\u00eb amenduar n\u00eb ligjin zgjedhor?<\/p>\n<p>Reforma zgjedhore sigurisht q\u00eb e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb plan afatshkurt\u00ebr ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime p\u00ebr t\u00eb reflektuar rekomandimet e ODIHR. N\u00eb vitin 2020 ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb reform\u00eb, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb ke pati dy momente. PS refuzoi q\u00eb t\u00eb futeshin rregulla t\u00eb qarta dhe t\u00eb forta q\u00eb t\u00eb pengonin shtetin t\u00eb futej n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Sepse ky p\u00ebrkufizohet si problemi m\u00eb i madh n\u00eb zgjedhjet e fundit. Rregullat q\u00eb u miratuan ishin t\u00eb tretura, mir\u00ebpo edhe ato q\u00eb u vun\u00eb u shkel\u00ebn masivisht m\u00eb 25 prill. Prioritet i madh \u00ebsht\u00eb rikonceptimi apo vendosja e rregullave se si t\u00eb mbajm\u00eb shtetin jasht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet politik dhe k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb edhe OSBE. Ndaj neve na duhet t\u00eb veprojm\u00eb se nj\u00eb shtet q\u00eb vepron me q\u00ebllimin e vet\u00ebm se si t\u00eb fitoj\u00eb partia n\u00eb pushtet, sigurisht q\u00eb i hap rrug\u00ebn edhe krimit t\u00eb organizuar. K\u00ebshtu q\u00eb nd\u00ebrhyrja logjike n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb dig\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Sigurisht, n\u00ebse na duhet t\u00eb shtojm\u00eb rregulla t\u00eb reja p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs. \u00cbsht\u00eb baseni m\u00eb i madh i votave t\u00eb lira nga \u00e7do lloj presioni e patronazhisti q\u00eb ekziston dhe duke votuar aty ku ata kan\u00eb vendbanimin n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo si pretendon PS me nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb q\u00eb kjo do jet\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rrotacionin politik. Ka nj\u00eb seri \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb forcuar. \u00cbsht\u00eb shtrirja m\u00eb tej e votimit elektronik. Por besoj q\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja duhet t\u00eb shmanget me \u00e7do kusht nj\u00eb pazar mes Ram\u00ebs dhe nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb PD t\u00eb evitohet nj\u00eb pazar q\u00eb do \u00e7oj\u00eb n\u00eb ndryshimin e sistemit zgjedhor q\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb Ram\u00ebs pushtetin sa m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duket vazhdimisht q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrezik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Ram\u00ebs primin e maxhoranc\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr mandatesh pa vota kjo vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb Rama t\u2019u garantoj\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar politikisht personave t\u00eb caktuar. Ky nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi as i opozit\u00ebs, as i shqiptar\u00ebve. Ne, nga ana tjet\u00ebr, do ta denoncojm\u00eb \u00e7dolloj marr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebtij lloji dhe deputet\u00ebt do ta kuptojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb 94 votat p\u00ebr Kushtetut\u00ebn dhe 84 votat p\u00ebr Kodin Zgjedhor duhet t\u2019i p\u00ebrdorin me kujdes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Rama t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb 2020, q\u00eb duke ndryshuar rregullat garantoi nj\u00eb mandat n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me ish-kryetarin e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ju that\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr reform\u00ebn e re territoriale, a keni ju propozime konkrete, jeni p\u00ebr shtim apo reduktim t\u00eb bashkive?<\/p>\n<p>Grupi sapo ka nisur pun\u00ebn dhe do t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha propozimet ekzistuese dhe idet\u00eb e reja. Do mbledhim edhe opinionet nga rajonet e ndryshme. Ka pasur q\u00eb n\u00eb 2014 model shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Propozime p\u00ebr 80 apo 90 bashki. 384 bashkit\u00eb dhe komunat ishin t\u00eb tep\u00ebrta, por ajo q\u00eb b\u00ebri PS ishte nj\u00eb veprim me q\u00ebllim elektoral. Ka shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb e duan bashkin\u00eb m\u00eb af\u00ebr. 61 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhaket\u00eb q\u00eb i q\u00ebndron ngusht\u00eb nevoj\u00ebs qytetare p\u00ebr t\u2019u mir\u00eb qeverisur. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh bashkis\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb qeverisjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nivel lokal. Demokracis\u00eb lokale. Sigurisht, ky do jet\u00eb nj\u00eb debat qoft\u00eb i nivelit politik, por edhe i nivelit teknik dhe mbi baz\u00ebn e standardeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju that\u00eb se i druheni nj\u00eb ndryshimi t\u00eb sistemit zgjedhor nga PS me ata q\u00eb ju i konsideroni si pseudoopozit\u00eb. Sipas jush do duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemi? Ky sistem q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hibrid, q\u00eb nuk gjendet kund dhe \u00ebsht\u00eb toksik. Ka nevoj\u00eb q\u00eb ky sistem t\u00eb ndryshohet me t\u00eb gjith\u00eb elementet e tij brenda se vitin 2020 nuk b\u00ebri reform\u00eb, por p\u00ebrkeq\u00ebsoi. Ky sistem duhet ndryshuar dhe me konsensus duhet t\u00eb shohim nj\u00eb sistem q\u00eb na \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe n\u00eb balanca mes pushtetet dhe nga ana tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb efikasitetin e nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por e b\u00ebr\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb pazari q\u00eb m\u00eb jepni dy ose tri bashki n\u00eb hart\u00eb dhe t\u00eb duket sikur kam arritur di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb garanto nj\u00eb sistem mbijetese, por un\u00eb do t\u00eb jap jet\u00ebgjat\u00ebsi n\u00eb pushtet me primin ku shumica merr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar pa vota, ky do ishte nj\u00eb pazar i sh\u00ebmtuar. K\u00ebt\u00eb e kam denoncuar q\u00eb n\u00eb tetorin e vitit t\u00eb kaluar e kjo del gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pah. Ne do b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb ta bllokojm\u00eb sepse k\u00ebto pazare s\u2019jan\u00eb n\u00eb interesin e shqiptar\u00ebve, sepse jan\u00eb pazare p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb vul\u00eb dhe t\u00eb mbijetosh n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb politike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve, por n\u00eb interesa individuale apo oligarkike.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb sistemi m\u00eb i volitsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Do ishte e parakohshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb flas p\u00ebr konsensus t\u00eb projektoja tani cili do ishte sistemi. Ne na duhet nj\u00eb sistem q\u00eb garanton p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe nj\u00eb sistem q\u00eb garanton balanca. Nj\u00eb nga arsyet se p\u00ebrse sot sistemi i vitit 2008 do ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm m\u00eb, \u00ebsht\u00eb sepse kan\u00eb r\u00ebn\u00eb kontrollet dhe balancat e jashtme mbi Kryeministrin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Kryeminist\u00ebr i fort\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e keqe sa koh\u00eb ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kontrollojn\u00eb, por nj\u00eb Kryeminist\u00ebr i fort\u00eb pa kontroll \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm. Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb dikur. Sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faza q\u00eb nuk di ende ku \u00ebsht\u00eb vet\u00eb, Parlamenti \u00ebsht\u00eb noter i Kryeministrit, ndaj duhet nj\u00eb sistem q\u00eb t\u00eb nxirrte nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb do duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjej m\u00eb shum\u00eb interesave n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe t\u00eb mos ishte nj\u00eb qeveri q\u00eb vendos brenda dit\u00ebs. Ne duhet t\u00eb bllokojm\u00eb trendin e autokracis\u00eb ku po shkon Shqip\u00ebri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Grupit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, shprehet se kryetari i Grupit t\u00eb PD-s\u00eb, Enkelejd Alibeaj, ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me Kryeministrin Rama q\u00eb t\u2019i \u201cjap\u00eb\u201d primin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb disa bashkive. Vendosja e primit n\u00ebnkupton q\u00eb partia q\u00eb del me m\u00eb shum\u00eb mandate nga zgjedhjet, merr 10 mandate plus [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":268510,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268503","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268503\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/268510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}