{"id":268710,"date":"2022-07-05T13:56:44","date_gmt":"2022-07-05T11:56:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268710"},"modified":"2022-07-05T13:56:44","modified_gmt":"2022-07-05T11:56:44","slug":"rritja-e-cmimeve-te-ushqimeve-voa-mijera-familje-ne-shqiperi-ne-kushte-mbijetese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rritja-e-cmimeve-te-ushqimeve-voa-mijera-familje-ne-shqiperi-ne-kushte-mbijetese\/","title":{"rendered":"Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve, VOA: Mij\u00ebra familje n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb kushte mbijetese"},"content":{"rendered":"<p>Rritja e ndjeshme e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve e ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn p\u00ebr mij\u00ebra familje n\u00eb kushtet e varf\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Qarku i Gjirokastr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb prekurit, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e familjeve me ndihm\u00eb ekonomike jetojn\u00eb n\u00eb zonat ku papun\u00ebsia prej vitesh \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb. Institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb mbrojtjes sociale thon\u00eb se 6 muajt e fundit kan\u00eb rritur ndihm\u00ebn p\u00ebr familjet me shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Tregu i sendeve t\u00eb p\u00ebrdorura \u00ebsht\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nj\u00eb tregues i varf\u00ebris\u00eb s\u00eb qindra familjeve q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb dot t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat. Por koh\u00ebt e fundit rritja e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve po i shtyn qindra familje n\u00eb kushte mbijetese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga lagjet e Gjirokastr\u00ebs q\u00eb quhet \u201cBlloku i furrave\u201d, P\u00ebllumb Kuci, 55 vje\u00e7, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb dhe e sh\u00ebnon emrin n\u00eb lista p\u00ebr t\u00eb marr\u00ebn buk\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi ushqimesh fare pran\u00eb banes\u00ebs.\u00a0 Fluks f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb pediatrin\u00eb e Lezh\u00ebs, mjeku: Jan\u00eb rritur rastet me Omicron n\u00eb 10 dit\u00ebt e fundit, prind\u00ebrit t\u00eb ken\u00eb kujdes\u2026<\/p>\n<p>\u201cJeta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb pasi \u00e7mimet jan\u00eb rritur tej mase dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur ta p\u00ebrballosh. Un\u00eb aktualisht nuk kam asnj\u00eb t\u00eb ardhur, figuroj i papun\u00eb\u201d, thot\u00eb ai. P\u00ebllumbi po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb proces t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike n\u00eb Bashki.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb m\u00eb tej se deri para pak koh\u00ebsh jetonin n\u00eb familje me pensionin e t\u00eb atit, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb. Thuaj me at\u00eb pensionin e tij rrotulloheshim, nd\u00ebrsa tani po t\u00eb vesh tek ai dyqani ushqimor mund t\u00eb shoh\u00ebsh q\u00eb e marrim buk\u00ebn me list\u00eb. \u00cbsht\u00eb viti 2022 dhe e ham\u00eb buk\u00ebn me list\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Majlinda, nj\u00eb fqinje, po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike n\u00eb familjen e saj. Ajo e humbi mb\u00ebshtetjen ekonomike n\u00eb bashki pasi u fut p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb pun\u00eb, por tani e ka t\u00eb pamundur t\u00eb punoj\u00eb prej problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore. Kishim at\u00ebher\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, por ma pren\u00eb se u futa n\u00eb pun\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ma rikthejn\u00eb, megjith\u00ebse i kam th\u00ebn\u00eb burrit t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb interesohet n\u00eb bashki se mos na e rikthejn\u00eb pasi un\u00eb nuk shkoj m\u00eb n\u00eb pun\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Majlinda thot\u00eb se k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshihej tek personat me invaliditet dhe udh\u00ebtoi edhe n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer aplikimin, por ende kjo nuk i \u00ebsht\u00eb aprovuar. Majlinda , djali dhe bashk\u00ebshorti jetojn\u00eb tani vet\u00ebm me t\u00eb ardhurat q\u00eb burri siguron kur punon n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pjesshme ku t\u00eb mundet.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje n\u00eb jo pak raste i marrin ushqimet me list\u00eb, thot\u00eb Natasha Shena q\u00eb shet n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl ushqimore duke treguar fletoren e detyrimeve t\u00eb klient\u00ebve. Puna \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb keq, \u00e7mimet jan\u00eb ngritur, por rrogat nuk jan\u00eb ngritur; ku do falen t\u00eb varf\u00ebrit , tek ne dyqanet e vogla se tek t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb i kan\u00eb me lek\u00eb, ne i kemi me lista\u201d , thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Natasha thot\u00eb se \u00e7mimet e produkteve kryesore ushqimore jan\u00eb rritur dhe kjo rritje vazhdon p\u00ebr artikujt kryesor\u00eb ushqimor\u00eb. Mielli, sheqeri, orizi, vaji edhe makaronat, k\u00ebto jan\u00eb rritur . Ka vajtur vaji 4 mij\u00eb lek\u00eb, sheqeri nj\u00eb mij\u00eb e treqind, kryeministri tha do ulen k\u00ebto t\u00eb shport\u00ebs, do ngelen stab\u00ebl. Por sot i mor\u00ebm furnizimet e muajit ne dhe jan\u00eb rritur, vaji 4 mij\u00eb, orizi nj\u00eb mij\u00eb e pes\u00ebqind, ky m\u00eb i liri se ai tjetri \u00ebsht\u00eb me dymij\u00eb lek\u00eb, edhe bulmeti, kosi,qum\u00ebshti jan\u00eb rritur me nj\u00ebqind lek\u00eb sot p\u00ebr lit\u00ebr nga sa ishin muajin e kaluar, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Detyrimet n\u00eb list\u00eb, p\u00ebr jo pak familje, Natasha i ka fshir\u00eb pasi e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb paguajn\u00eb. Nuk kam shpres\u00eb. I paguajn\u00eb gjysmat e njer\u00ebzve, jo t\u00eb gjith\u00eb. Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk paguajn\u00eb, kan\u00eb dy vjet dhe ik\u00ebn ato. Her\u00eb i fshijm\u00eb po na ndihmon Zoti se kemi dhe pak pun\u00eb dhe ua falim detyrimet. I ndihmojm\u00eb edhe njer\u00ebzit, p.sh. perimet q\u00eb ngelen ua japim falas se i besojm\u00eb n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e tyre se edhe ne s`kemi qen\u00eb t\u00eb pasur, t\u00eb varf\u00ebr kemi qen\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Sociale Shtet\u00ebrore n\u00eb Gjirokast\u00ebr drejtuesja Magdalena Margariti thot\u00eb se p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor 2022 \u00ebsht\u00eb rritur masa e ndihm\u00ebs ekonomike. Drejtoria rajonale e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror trajton rreth nj\u00eb mij\u00eb familje me ndihm\u00eb ekonomike, nga rreth 1100 aplikant\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Qarkun e Gjirokastr\u00ebs. Jan\u00eb mb\u00ebshtetur me dyfishim t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr periudh\u00ebn janar \u2013 qershor familjet q\u00eb kan\u00eb mbi tre f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vje\u00e7 dhe 10 % rritje t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike kan\u00eb p\u00ebrfituar familjet e tjera q\u00eb trajtohen. Vazhdimisht qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb programe mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto familje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn dhe rritjen e \u00e7mimeve dhe p\u00ebr t`u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo. Zonja Margariti thot\u00eb se nuk sheh si zgjidhje p\u00ebr shum\u00eb familje ndihm\u00ebn ekonomike, por pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb se ndihma ekonomike nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Ndihma ekonomike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb shteti u jep k\u00ebtyre familjeve t\u00eb varfra p\u00ebr t\u00eb zgjidhur disa probleme. Por nuk mund t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebq\u00ebnie duke jetuar vet\u00ebm me ndihm\u00ebn ekonomike. Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb aplikant\u00eb tek ne apo p\u00ebrfitues, t\u00eb orientohen drejt pun\u00ebsimit. Ne po bashk\u00ebpunojm\u00eb intensivisht koh\u00ebt e fundit me zyrat e pun\u00ebs p\u00ebr t`i orientuar aplikant\u00ebt p\u00ebr ndihm\u00eb ekonomike, apo p\u00ebrfituesit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d , thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Zonja Margariti thot\u00eb se zonat m\u00eb t\u00eb prekura nga nevojat ekonomike jan\u00eb ato ku nivelet e papun\u00ebsis\u00eb jan\u00eb tejet t\u00eb larta. Bashkit\u00eb q\u00eb kan\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb familjeve me ndihm\u00eb ekonomike jan\u00eb Bashkia Memaliaj, Bashkia Tepelen\u00eb, Bashkia K\u00eblcyr\u00eb ku ndihet m\u00eb shum\u00eb nevoja p\u00ebr mb\u00ebshtetje apo ndihm\u00eb finaciare t\u00eb k\u00ebtyre familjeve\u201d, thot\u00eb ajo. Ndihma ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rreth 80 dollar\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr rreth 62 mij\u00eb familje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe me rritjen e \u00e7mimeve kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet modeste p\u00ebr t\u00eb p\u00ebballuar nevojat.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, ndihma ekonomike dhe pagesa e papun\u00ebsis\u00eb sh\u00ebnuan r\u00ebnie 6 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb nivel komb\u00ebtar krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021. Analist\u00ebt e ekonomis\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se qeveria po d\u00ebrgon fonde t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb raport me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb krijuar nga rritja e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhetin e shtetit. Rritja e ndjeshme e \u00e7mimeve, m\u00eb par\u00eb nga pandemia COVID-19 dhe tani edhe nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, ka shtuar nevoj\u00ebn e familjeve t\u00eb varf\u00ebra q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e ndjeshme e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve e ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn p\u00ebr mij\u00ebra familje n\u00eb kushtet e varf\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Qarku i Gjirokastr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb prekurit, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e familjeve me ndihm\u00eb ekonomike jetojn\u00eb n\u00eb zonat ku papun\u00ebsia prej vitesh \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb. Institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb mbrojtjes sociale thon\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":268711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268710","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268710\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/268711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}