{"id":268833,"date":"2022-07-05T17:01:35","date_gmt":"2022-07-05T15:01:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268833"},"modified":"2022-07-05T17:01:35","modified_gmt":"2022-07-05T15:01:35","slug":"flet-hyqmet-zane-protesta-e-opozites-me-7-korrik-eshte-ndaj-keq-qeverisjes-varferise-cmimeve-te-larta-korrupsionit-dhe-shpopullimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/flet-hyqmet-zane-protesta-e-opozites-me-7-korrik-eshte-ndaj-keq-qeverisjes-varferise-cmimeve-te-larta-korrupsionit-dhe-shpopullimit\/","title":{"rendered":"Flet Hyqmet Zane: Protesta e opozit\u00ebs m\u00eb 7 korrik, \u00ebsht\u00eb ndaj keq-qeverisjes, varf\u00ebris\u00eb, \u00e7mimeve t\u00eb larta, korrupsionit dhe shpopullimit"},"content":{"rendered":"<p>Thirrja p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ndaj padrejt\u00ebsive galopante t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje ndaj popullit t\u00eb vet, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb luks p\u00ebr demokrat\u00ebt, q\u00eb e ideon at\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb edhe p\u00ebr socialist\u00ebt e mashtruar, q\u00eb po e vuajn\u00eb t\u00eb keqen. T\u00eb d\u00ebgjosh Arben Ahmetaj e qeveris\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur niveli i jetes\u00ebs s\u00eb popullit, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb thuash se jemi vendi i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr mir\u00ebushqyerjen si\u00e7 u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb populli nuk kishte buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Justifikimet q\u00eb po p\u00ebrdoren nga kryeministri Rama me lojra tinzare fjal\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ministrat e korruptuar dhe mafioz\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb deviz\u00eb edhe p\u00ebr europian\u00ebt se qeveria shqiptare e meriton jo vet\u00ebm mospranimin n\u00eb Bashkimin Europian, por edhe cil\u00ebsimin e nj\u00eb vendi n\u00eb kontinentin europian m\u00eb i korruptuari dhe me nj\u00eb kompleks negativitetesh kriminale q\u00eb ia kan\u00eb nxjerr\u00eb kallajin propogand\u00ebs zhg\u00ebnjyese t\u00eb nj\u00eb kryeministri, q\u00eb e nisi qeverisjen me shprehjen \u201cnuk keni par\u00eb gj\u00eb akoma\u201d dhe q\u00eb po e vazhdon me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm me nj\u00eb spirale t\u00eb ngritur lart.<\/p>\n<p>Shpesh na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se pushteti fitohet me vot\u00eb dhe mbahet me drejt\u00ebsi, por kurr\u00ebsesi t\u00eb mund t\u00eb mendosh se zgjedhjet e blera dhe t\u00eb shitura sjellin pushtetin, q\u00eb i sh\u00ebrben popullit dhe q\u00eb nuk do ket\u00eb kurr\u00eb drejt\u00ebsi. Faktet kan\u00eb treguar se ky lloj pushteti \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb vet\u00ebm me oligark\u00ebt q\u00eb u jep tendera me 99 % t\u00eb vler\u00ebs, bile edhe i subvencionon, por \u00ebsht\u00eb super i padrejt\u00eb me popullin e vet edhe ndaj atyre q\u00eb e kan\u00eb votuar me hir apo me pahir. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj qeverisjeje lypsen protestat, t\u00eb cilat e rr\u00ebzojn\u00eb qeverisjen e keqe jo vet\u00ebm ndaj demokrat\u00ebve, por edhe ndaj vet\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe q\u00eb i b\u00ebn karshill\u00ebk edhe europian\u00ebve me batuta idioteske.<\/p>\n<p>Jemi b\u00ebr\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb arrogance qeveritare ndaj popullit t\u00eb vet, si me rritjen galopante t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb mallrave t\u00eb shport\u00ebs, por edhe t\u00eb naft\u00ebs, benzin\u00ebs dhe gazit, t\u00eb gjith\u00eb\u00e7kaje, q\u00eb ka lidhje me jetes\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb pagesave t\u00eb pun\u00ebs dhe rrogave t\u00eb \u00e7do niveli, ve\u00e7 t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb deputet\u00eb dhe qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse e gjith\u00eb kjo situat\u00eb super e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit, ka nj\u00eb stepje kur thuhet se duhet protestuar, a thua se protesta do jet\u00eb frik\u00eb se mos i shtyp qeveria?! Tomas Xheferson, nj\u00eb nga baballar\u00ebt themelues t\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cKur populli i frik\u00ebsohet qeveris\u00eb s\u00eb tij, aty ka tirani, kur qeveria i frik\u00ebsohet popullit t\u00eb vet, aty ka liri\u201d. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb liria ishte d\u00ebshira e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga diktatura staliniste, por kurr\u00ebsesi nuk ishte menduar q\u00eb pas 31 vjet\u00ebsh shqiptar\u00ebt po p\u00ebrjetojn\u00eb arroganc\u00ebn e nj\u00eb qeverisje n\u00eb llojin e vet m\u00eb t\u00eb keqe dhe kurr\u00eb nuk mund t\u00eb mendosh se demokracia do jet\u00eb nj\u00eb aspirat\u00eb e af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Sjelljet tipike diktatoriale deri aty sa Kryeministri i thot\u00eb nj\u00eb gazetari se p\u00ebr tre muaj do jet\u00eb n\u00eb ridedukim, duket se Edi Rama, kryeministri m\u00eb i padrejt\u00eb i postdiktatur\u00ebs po e merr t\u00eb shkuar\u00ebn diktatoriale si nj\u00eb model p\u00ebr t\u00eb ardhmen, sepse ai mendon dhe vepron me q\u00ebllimin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb s\u00eb ardhmes si nj\u00eb mision nga baballar\u00ebt e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb ngarkuar nga partia e shoku Enver?! Dhe nga ana tjet\u00ebr b\u00ebn referenca amerikane p\u00ebrmes ambasadores amerikane Yuri Kim si zbatim i porosive t\u00eb modelit soros dhe atij putinist.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebkush e mendon dhe e percepton realitetin sikur t\u00eb jet\u00eb ushqyerje me g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs shqiptare. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb stomaku i mendjes t\u00eb mos e p\u00ebrtyp dot t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb po e p\u00ebrjeton ky populli yn\u00eb, duke besuar se e ardhmja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, edhe pse i thua t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn! A thua se ne ose jemi t\u00eb destinuar t\u00eb vuajm\u00eb t\u00eb keqen e err\u00ebsir\u00ebs, ose duhet ta \u00e7ajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn me t\u00eb v\u00ebrtetat tona q\u00eb po thon\u00eb edhe Partia Demokratike me aleat\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Udh\u00ebkryqi n\u00eb t\u00eb cilin jemi sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keq se sa ai i viteve 1990 \u2013 1991, sepse jemi n\u00eb pragun e nj\u00eb d\u00ebshtimi komb\u00ebtar nga sjellja e pap\u00ebrgjegjshme e nj\u00eb kryeministri, q\u00eb na rikthen si t\u00eb re Open Ballkan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb i kemi t\u00eb hidhura dhe i kemi vuajtur t\u00eb keqen q\u00eb na servir\u00ebn emisariati serb si n\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe sot. Pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria shkon deri aty sa e gjith\u00eb makineria e propogand\u00ebs s\u00eb kryeministrit me patronazhist\u00eb e me kriminel\u00eb, po i b\u00ebn hosanara Lindjes s\u00eb Putinit dhe po p\u00ebrbuz Europ\u00ebn Per\u00ebndimore. Ndoshta edhe europian\u00ebt e kan\u00eb spikatur k\u00ebt\u00eb tipar dallues t\u00eb nj\u00eb kryeministri, q\u00eb sillet si Enver Hoxha n\u00eb vakt q\u00eb tha se do b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb dhe demokratike dhe b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb e izoluar dhe diktatoriale.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb pragun e v\u00ebnies n\u00eb dyshim se a jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb shqiptar\u00ebt kur mashtrohen, g\u00ebnjehen, dhunohen, varf\u00ebrohen, kriminalizohen? Prandaj protesta e nj\u00eb populli meriton v\u00ebmendjen e vet, sepse populli q\u00eb nuk proteston ndaj padrejt\u00ebsive, fiton diktatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua gjithnj\u00eb t\u2019i referohem President\u00ebve Amerikan\u00eb se n\u00eb t\u00ebrwsin\u00eb e tyre kan\u00eb th\u00ebn\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vepra, q\u00eb mbeten t\u00eb pashlyera duke drejtuar nj\u00eb popull, q\u00eb ndodhet sot n\u00eb at\u00eb stad q\u00eb e kemi zili. Franklin Rusvelt \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cLiria e v\u00ebrtet\u00eb individuale nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pasiguri ekonomike dhe pavar\u00ebsi. Njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb uritur dhe pa pun\u00eb jan\u00eb l\u00ebnda me t\u00eb cilat prodhohen diktaturat\u201d. Jo m\u00eb kot drejtori i shkoll\u00ebs amerikane teknike Harry Fuls i tregoi personalitetit t\u00eb madh Lef Nosi at\u00eb eksperimentin q\u00eb b\u00ebri me nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb ua pak\u00ebsoi buk\u00ebn dhe ushqimin dita dit\u00ebs nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb konviktit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se a do protestonte ndokush p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cpadrejt\u00ebsi\u201d t\u00eb q\u00ebllimshme dhe vuri re se asnj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs nuk u ankua tek drejtori, ndaj dhe nxori konkluzionin se \u201cNj\u00eb popull q\u00eb nuk proteston, ai shkon dhe do provoj\u00eb diktatur\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thirrja p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ndaj padrejt\u00ebsive galopante t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje ndaj popullit t\u00eb vet, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb luks p\u00ebr demokrat\u00ebt, q\u00eb e ideon at\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb edhe p\u00ebr socialist\u00ebt e mashtruar, q\u00eb po e vuajn\u00eb t\u00eb keqen. T\u00eb d\u00ebgjosh Arben Ahmetaj e qeveris\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur niveli i jetes\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":268835,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268833","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268833\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/268835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}